31 dhjetor 2008

URIM PËR MIQTË E MI!

Gëzim Ajgeraj, shkrimtar

www.metaforapoetike.de.vu

www.gezimajgeraj.blog.com


URIM PËR MIQTË E MI!


Urime miqtë e mi! Urime, urime!
Le të jetë edhe ky një vit i mbarë, me të mbara.
Dhashtë zoti të jetë ashtu.

Viti që lamë pas, le të jetë vit i kujtesës për të mirat, që mundë të ua ketë sjellë.
PËR SHTETIN E RI...

Le ti mbledhim ato në një natë, siq i mbledhim brenda një çasti në kujtimet tona, si vit i sukseseve që mundë të ua ketë sjellur. Jemi njerzë dhe të ligat që na përcjellin, duhet bëhemi të fortë, ti përballojmë ato.

Kemi ecur si një atlet, në një vrap me plotë pengesa. Kemi pasur rënje e ngritje.
Por hapat gjithmonë na kan shpier drejt qëllimeve tona.
Urojmë ti kemi arritur ato. Urojmë që të gjitha planet dhe dëshirat të u jenë plotësuar.
Le të jetë ky vit, vit i dëshirave të plotësuara.
Vit që na mbetet në kujtesë, për të mira, ME PAVARËSIN...

Hap të mbarë miqtë e mi! në vitin që po hyjmë.
Le të jetë ky udhëtim i ynë nëpër këtë vitë; vit i punës, sukseseve, të mirave, vit i përmbushjes së planeve tuaja.

Këtijë udhëtimi, merrni me vete te mirat; urtinë, bëmirësinë, humanizmin, sinqeritetin, dashurinë për të ua falur të tjerëve, vetëm atëherë do të ndjeheni të lumtur.
Lumturia do tu përcjellë në jet.
Lëreni: armiqësinë, urrejtjen, të keqen.
Bëjeni akull atë, me acarin e natës së fundit të vitit. Le të ngrihet ajo, në akullnajat e acarit, e ti shkrijë harresa e kohëve te ikura.
Të shkuara e të harruara!

Le të hyjmë ne mëngjezin e parë të vitit të ri, plot hare, gaz e kënaqësi, të na përcjellë ajo gjat vitit.
Gëzuar miqtë e mi, gëzuar, gëzuar.

Le të gëzojmë të gjithë së bashku sepse vetëm atëherë do të jemi të lumtur. Lumturin që e ndërtojmë, tu a falim të tjerë, bashkë me dashurinë.
Urime, urime miqtë e mi!
Gëzuar!

Në vitin e ri: 2009

TREGIME PËR FËMIJË - Gëzim Ajgeraj

GËZIM AJGERAJ


http://www.metaforapoetike.de.vu/
http://www.gezimajgeraj.blog.com/


LETËR GJYSHIT

Xhineta sotë i kishte mësuar të gjitha shkronjat e alfabetit në shkollë, vraponte e gëzuar me çantën në dorë drejtë shtëpisë, që ti tregonte sa ma parë nënës dhe babait, se tani më dinte të shkruante.
Gëzimin e sajë po e vërente edhe nëna nga dritarja e kuzhinës, ku po e pregatiste ushqimin e drekës.
Nënë – thirri voglushja derisa po hynte në derë,
tani di të shkruaj, dhe ju hodhë nënës në përqafim.
Të lumtë bija ime, të lumtë- e shtërngoi nëna në përqafim dhe e puthi në faqe.
Të lumtë voglushja ime – përshpëriti babai nga prapa.
Tani më i kamë mësuar të gjitha germat, baba, dhe ju hodhë në përqafim, do ti shkruaj edhe gjyshit një letër , që ti tregoj se kam mësuar të shkruaj.
Sa do të gëzohet gjyshi kur ta sheh letrën tënde – i tha nëna , duke ja lëmuar flokë Xhinetës dhe vazhdoi punët në kuzhinë, ndërsa babai e mori Xhinetën për dore dhe hynë në dhomën e ditës, për ti shkruajtur gjyshit letër.
Xhineta e mori një fletë dhe lapsin dhe nisi të shkruajë letër.
Papritmas ajo e hodhi lapsin mbi tavolinë dhe filloj të qajë,- unë nuk di ta shkruaj fjalën gjyshë, unë nuk di të shkruaj shqip, fliste e zemruar.
Qetsohu moj bijë, qetsohu - e mori në ledhatim babai, edhe atë do ta mësojmë.
Alfabeti ynë ka më shumë shkronja, ato janë:tridhjetë e gjashtë, pra ka më shumë se alfabeti i gjuhës gjermane.
Unë dua ta mësojë edhe alfabetin tonë – fliste duke dënesur Xhineta.
Do ta mësosh, do ta mësosh – ja lëmoi flokët babai dhe u zgjua nga vendi.
Nga mesi i librave të veta , ai e nxorri një abetare që e kishte sjellur nga Kosova, kur kishte qenë për pushime.
Kjo është abetarja e jonë mojë bijë,këtu është i
shkruar alfabeti i gjuhës shqipe, ja vuri përpara librin Xhinetës dhe filloi të ja mësoi germat të cilat nuk i kishte mësuar në alfabetin e gjuhës gjermane.
Xhineta filloi të buzëqeshë dhe me një interesim të madhë përqendrohej në mësimin e babait.
Është më e mirë abetarja e jonë, ajo na mëson më tepër, përshpëriti me një zë të ëmbël Xhineta, që tani më ishte qetsuar.
Po bija ime, ajo ka më shumë germa, na mësonë më tepër.
Pas tri ditë mësimi me babain, Xhineta i mësoi edhe germat që nukë i kishte mësuar në shkollë dhe u gëzua shumë.
Tani di të shkruaj – kërcente nga gëzimi nëpër dhomën e ditës Xhineta.
Mori një letër dhe lapsin dhe i shkroi gjyshit dhe gjyshes në Kosovë.
Nënë – thirri Xhineta, sa do të gëzohen gjyshi dhe gjyshja kur ta marrin letrën.
Të lumtë bija ime.
Të lumtë – i uroi babai Xhinetës.
Të falemënderit baba – ju falemënderua Xhineta babait, që ja mësoi të gjitha shkronjat.
Xhineta e mori letrën dhe vrapoi deri në postën më të afërme të qytetit, në sportelin e postës
,xhaxhi i tha: dua që këtë letër ta dërgoj në Kosovë – ja dha letrën xhaxhit në sportel dhe të hollat për pullën postare që ja kishte dhënë babai,dhe u kthye e gëzuar në shtëpi.

Zvicër, 09.02.99.


GABIMI I DRILONIT

Driloni,Artani,Vjosana,Ardiani, janë që prej dy vitesh bashkë, ata kanë ardhur me prindërit e tyre këtu në mërgimë dhe jetojnë në një qytetë.
Qdo ditë shkojnë në shkollë bashkë, luajnë, mësojnë, bile edhe në grupin e recitatorëve janë të gjithë së bashku që prej dy vitesh.
Ata për qdo festë i pregaditë mësuesi i mësimit plotsues në gjuhën shqipe, ku me recitimet e tyre i kënaqin mërgimtarët tanë.
Edhe mësuesi është shumë i mirë dhe punëtorë, ai nuk përtonë fare, për qdo festë me grupin e voglushëve pregaditë recitime dhe këngë.
Para qdo koncerti ai u caktonë poezi fëmijëve, pastajë për qdo fundëjave mbanë pregaditje , që ditën e festës, fëmijët të dalin sa më të mirë.
Driloni – është anëtarë i grupit letrarë, por është ca i llastuar, shpeshë mungonë edhe në prova, bile një ditë i kishte thënë Vjosanës:
Unë jamë më i miri , recitatorë i grupit, mua s`më duhen pregaditje – i kishte folur me mburrje.
Të gjithë shokët kishin qeshur – ha ha ha
dhe ai ishte hidhëruar, e kishte ikur nga loja.
Fjala kishte shkuar edhe te mësuesi.
Një ditë para shokëve, mësuesi tha: të gjithë jeni të mirë, ndërsa ti Drilon je ca mburravec, por ti duhet ta largoshë atë veti, sepse do të të kushtojë në jetë.
Driloni, nuk foli gjë, vetëm e uli kokën në bankë.
Mësuesi, për mungesat e tija i kishte treguar edhe babait të Drilonit, bile babai i kishte thënë se:
Ai nga shtëpia niset e më thotë se shkova në prova dhe ikë me biqikletën e tijë.
Kështu mësuesi e kishte zbuluar se edhe babain e kishte gëjyer, bile ishte nevrikosur shumë.
Porë asnjëherë mësuesi nuk e kishte larguar nga koncertet, duke shpresuar se Driloni do të përmirsohet.
Erdhi dita e 28. Nëntorit, të gjithë fëmijët ishin veshur bukur dhe ishin bërë gati për në festë, secilit i dridhej zemra se cili do të recitojë më bukur, kush do të prezentohet më mirë para masë së tubuar në sallë.
I pari në skenë duhej të dilte Driloni, pasi që spikeri e kishte paralajmëruar emrin e tijë.
Ecte Driloni me mburrje drejtë binës, bile para se të filloi të recitoj, harroi fare të përshëndesë siqë e kishte mësuar mësuesi dhe ja filloi vjershës:
28. nëntori
në sheshin e Vlorës
ka festë Shqipëria
aty ka dalë sotë
e tërë arbëria
u dukë sikur i ngeli në fytë, filloi ti rrudhë krahët, shikoi disa herë majtas dhe djathtas, por si kujtohej se si kujtohej vjersha.
Në sallë plasën duartrokitjet e të pranishmëve.
Driloni kokë ulur u largua nga bina dhe posa doli prapa perdes ja plasi vajit.
Ju erdhi shumë keqë edhe shokëve, të gjithë e rrethuan por nuk kishin fjalë që ta ngushëllonin.
U afrua edhe mësuesi, mos qajë Drilon, herën tjetër do të pregaditesh më mirë dhe sDo ta harroshë më kurrë, filloj të ja lëmoi flokët mësuesi, duke u munduar që ta qetsojë.
Më falë zoti mësues, unë më asnjëherë sdo të mungojë në prova, do të jemë më i rregullt dhe të betohem se do të mësojë më mirë, - sikur gjeti forcë Driloni dhe u qlirua nga fajsia që e kishte bërë.
Të lumtë Drilon- foli Vjosana.
Të lumtë- i thanë edhe Artani dhe Ardiani, bëre mirë që gabimin e pranove edhe para mësuesit, dhe u kapën në përqafim të gjithë shokët.
Ashtu pra, ju tha mësuesi, për festat tjera do të dalim edhe më të pregaditur.
Dhe njëmendë ashtu ndodhi, Driloni më asnjëherë nuk mungonte në prova, edhe me shokë ishte shumë i sjellshëm, bile në konkursin e recitatorëve që u organizua në qytetin tonë , për nderë të flakës së janarit, ai e zuri vendin e parë dhe mori një komplet librash si dhuratë.

Zvicër, 10.02.99.


LULE PËR MARTINËN

Fare afër fushës së tenisit, u ushtronë Martina, banonë edhe Xhineta, nj¨r voglushe shqiptare nga Kosova, e cila ka ardhur me babain në Zvicër para dy viteve.
Ajo qdo ditë në kohën e lirë, zbretë në fushën ku ushtronë Martina dhe fillonë të luanë nëpër fushë me topa tenisi.
Martina e donë shumë Xhinetën, bile shpeshë ajo i bënë edhe dhurata.
Këto ditë Martina gjendet në një turnir tenisi, në Australi, ajo atje e ka fituar qmimin e parë në garën e tenisit, për femra, ndërsa Xhineta është mërzitur shumë dhe menxi e pretë kthimin e sajë.
Xhineta sotë është zgjuar herët, është pastruar, i ka larë dhëmbët, është krehur, bile në flokë ka vënë edhe kordele.
Ndërsa mamaja që e dinë arsyen e gëzimit të sajë,sikur dëshironë ta provokojë ca.
Dukesh shumë e bukur Xhineta – i tha nëna.
Falemënderit nënë – ju përgjigjë me zërin e sajë të ëmbël dhe ju hodhë në përqafim.
Sotë do të kthehet Martina, do të dalë i tërë qyteti ta presë atë nënë, i tregon Xhineta.
Do të dalësh edhe ti – e pyet nëna Xhinetën.
Po nënë, pa tjetër, ajo është shoqja më e mirë e imja, ajo më donë shumë, shpeshë më mësonë të luaj edhe tenis. Unë dua të ja bëjë edhe një dhuratë asajë, dua të ja bëjë një tufë me lule.
Po bija ime – ju përgjigjë mamaja, me gjithë dëshirë, do të gëzohet edhe Martina kur të të shohë.
Po mami, por unë do të ja bëjë dhuratën nga të hollat e arkës sime.
Qeshi mamaja e i tha, po ti blenë babai mojë bijë lulet.
Xhineta e ka një arkë të vogël, që herë pas here babai i sajë të hollat që ja jepë i ruan, që kur të rritet ato të holla ti ketë për vehte.
Unë kamë dëshirë nga të hollat e mia të i blejë lulet për Martinën, mami.
Jo bijë, babai nuk ka dëshirë ti hargjoshë ato të holla, ato do të duhen kur të rritesh, babai do ti blejë lulet më të mira.
Xhineta sikur e hetoi këmbëngulsin e nënës,më nuk deshi ta zgjatë bisedën.
Mirë mami – sikur e pranoi kërkesën e mamasë.
Sa të rregullohet babai dhe dalim së bashku.
Mbasi u rregullua baba edhe nëna, morën rrugën për në drejt lulishtes së qytetit, aty i zgjodhi një tufë me lule vetë Xhineta, lulet i pagoi babai.
Pastajë Xhineta me babain dhe mamanë, dolën

në qytetë për ta pritur Martinën, aty kishte dalë i tërë qyteti.
Xhineta menxi e priste ardhjen e Martinës,dhe ja papritmas u dukë vetura e sajë, të gjithë njerzit e pritën me duartrokitje, hidhnin lule përmbi veturën e sajë, ndërsa Xhinetën nuk e nxënte vendi që ta takomte sa më parë.
Para fushës së tenisit, xhaxhi shoferi e ndali veturën dhe nga ajo doli Martina me një medaljon në qafë dhe një kupë të artë që e kishte fituar në Australi.
Drejtë sajë vrapoi voglushja Xhineta me lule në dorë, - këto lule për ty Martina,urime,urime urime përshpëriti Xhineta dhe ju hodhë në përqafim.
Falemënderit Xhineta,falemënderi shumë, paske dalë edhe ti sotë dhe e puthi në faqe voglushen e voigël Shqiptare.
Sa më ka marrë malli për ty, nuk kamë luajtur fare këto ditë, vetëm pranë televizorit e kam përcjellë lojën tënde, sa jamë gëzuar.
Faleminderit- i tha edhe një herë Martina dhe e përqafoi edhe një herë, pastaj ajo u ngjitë në binë ku ishte pregaditur më parë që ajo të mbajë një fjalim para qytetarëve të tubuar.
Ceremonia e kremtimit vazhdoi deri në mbrëmje, ndërsa Xhineta e vogën nuk i ndahej Martinës.

Ceremonia vazhdoi deri natën vonë, ndërsa Xhineta me babain dhe mamanë u ngjitën lartë në banesën e tyre që e jishin fare pranë fushë së tenisit, ku ushtronte Martina.
Atë natë edhe Xhineta ishte ndjehej shumë e kënaqur, edhe një herë para se të shkonte në gjumë ju falemënderua mamasë dhe babait që ja kishin plotsuar dëshirën dhe shkoi për të fjetur.

Zvicër, 13.2.99.


NË BJESHKËT E HAIDIT

Dielli vetëm sa i kishte lëshuar rrezet në dritare,Mimoza ishte zgjuar nga gjumi, atë gati tërë natën nuk e kishte zënë, nga meraku për shëtitjen që ja kishte premtuar babai këtë fundjavë në bjeshkët e Haidit.
Mimoza vetëm sa i ka mbushur tetë vjetë dhe shkonë në klasën e parë në shkollën fillore, në një qytetë të Zvicrës.
Tani i ka mbushur dy vite që ka ardhur me babain në Zvicër, por asnjë herë nuk i hiqet mendja nga vendlindja, qdo ditë ajo i kujtonë shokët dhe shoqet atje në Kosovë.
Fundi i javës për Mimozën vjenë shumë i gëzuar, sepse babai i sajë i ka dy ditë të lira dhe ato i shfrytëzonë për shëtitje dhe vizita, e që edhe Mimoza shkonë me ta.
Që prej ditës kur e ka shikuar në televizion filmin e vizatuar për voglushen Haidi, Mimoza vazhdimishtë i kërkonë babait që të të dalin në bjeshkë, pasi që jetojnë fare pranë tyre.
Këtë të shtunë ata kanë vendosur të shkojnë në shëtitje.
Mir mëngjesë babi, mirmëngjesi mami- përshëndeti mimoza dhe nxitonte që sa më parë ti pastronte faqet dhe dhëmbët dhe të bëhej gati për shëtitje, pastaj i krehu flokët dhe u vedhë.
Sa e hershme na qenke bërë sotë Mimoza- i tha mamaja.
Mimoza sikur u ndie krenare dhe mori guxim që të nxitoj e ti bëjë gati edhe këpucat për në bjeshkë.
Pasi u pregaditën dhe i bënë gati gjërat ushqimore, e hëngrën mëngjezin e u nisën me veturën e babait deri ku ishte fundi i rrugës automobilistike.
Unë do të eci e para,- tha mimoza dhe nisi të vrapojë drejtë bjeshkës përpjetë.
Babai dhe mamaja, shpeshë ndaleshin dhe pushonin, ndërsa Mimoza vazhdimishtë ecte e
para, dëshira që të arrijë sa më parë lartë në bjeshkë e mundonte së tepërmi.
Ty nuk ta kalonë askushë sotë Mimoza- i tha mamaja me gjysëm zëri, sepse ishte e mbushur frymë nga lodhja.
Dua të arrijë sa më parë mama- dhe hapi krahët, e nisi vrapin duke thirrur: Haidi, Haidi,Haidi
Dhe këndonte këngën e haidit në gjuhën gjermanishte,të cilën e kishte mësuar nga televizori.
Më në fundë, pas një rruge të gjatë dhe të lodhëshme që e kishin bërë, babai, mamaja dhe Mimoza, arritën në shtëpizën alpike, ku sipas legjendës kishte jetuar voglushja Haidi me gjyshin e sajë.
Ajo ishte një shtëpizë e vogël, rrëzë bjeshkëve, brenda ishin disa enë të cilat i kishin shërbyer gjyshit të Haidit, për mjeljen e bagëtive, si dhe disa enë të tjera që ishin përdorur për pregaditjen e ushqimit.
Mimoza dukej shumë e lumtur, sepse asajë ishte plotësuar ëndrra dhe dëshira e sajë që e kishte munduar prej kohësh.
Babai sikur e kishte hetuar gëzimin e Mimozës dhe sa për ngacmim e pyeti:u kënaqe Mimoza?
Po babi- ju përgjigj ajo, të faleminderit shumë, që ma plotësove dëshirën, ju falemënderua voglushja.
dita kishte ikur, dersa të tre ishin drekuar, me ushqimin që e kishin marrë me vehte dhe kishin shetitur bjeshkëve për rrethë.
Tani mundë të shkojmë- propozoi Mimoza, edhe babai që e kishte kuptuar se voglushes ishte plotësuar e gjithë dëshira që e kishte pasur, për ti bërë vizitë shtëpizës së Haidit, u pajtua me propozimin e së bijës dhe morën rrugën teposhtë bjeshkës.
Pasi ishin kthyer diku rreth mbrëmjes, Mimoza menxi kishte pritur të hanin darkë , të pastrohej dhe të shkojë në gjumë.
Ajo atë natë fjeti shumë e qetë, nga lodja e rrugës që e kishte bërë, ndësa të nesërmen u zgjua shumë e lumtur dhe me plotë kujtime për vizitë në shtëpizën e Haidit.

Zvicër,11.2.99.

GABIMI I DRILONIT

Albani dhe Driloni janë shokë të mirë, ata mësojnë në një klasë e janë nxënës të klasës së katërt, në shkollën fillore në një qytezë të Zvicrës.
Janë shokë të pa ndarë edhe gjatë kohës së lirë, në shëtitje, në mësime edhe në shkollë.
Shpeshë ata shëtisin edhe me biqikleta shetitoreve të qytezës.
Ata qdo të mërkurë pasdite e kanë të lirë, nuk kanë mësim në shkollë, prandajë edhe shpeshë dalin shëtisin së bashku.
Një të mërkurë Albani erdhi para banesës së Drilonit, e shtypi zilen dhe para derës qëndronte hipur mbi biqikletë.
Pasi doli Driloni para derës,Albani i tha:Drilon,pasi që sotë është kohë e mirë, unë mendova që të shkojmë në pishinën e qytetit.
Driloni ofshani një herë u ndalë ca dhe mendoi, kamë shum dëshirë , por nuk di fare notë, më e keqja se babai dhe mamaja gjenden në punë, e unë nuk i kamë pyetur fare.
Sa për notë, do të të ndihmojë unë- i tha me një farë krenarie Albani, duke rrahur gjoksin e vetë, eja të shkojmë.Fjalët e Albanit, ja thyen mendjen
Drilonit, shpejtë e shpejtë u futë brenda , i mori rrobat për larje, pastaj edhe biqikletën dhe ikën
drejtë pishinës.
Albani e njihte notin, pasi që në Kosovë ishte mësuar ujrave të Drinit të bardhë, sepse fshati i tijë gjendej afër lumit dhe noti për të ishte sportë i njohur, ndërsa Driloni vinte nga zonat e thella të Malësisë së Vêrrinit, prandaj edhe nuk kishte pasur mundësi ku të moesohej notë.
Eja, eja, - e thirrte Albani, që notonte ujit të pishinës.
Kamë frigë, sprapsej Driloni, do të provoj ku nuk është shumë thellë
Hidhu, unë do të të ndihmojë, hidhu.
Pas disa lutjeve të Albanit, Drilonit sikur ju mbushë mendja, mori hovë mbi pushimoren e pishinës dhe u hodhë në ujë, por pa pritmas ai u fundosë në fundë të ujit.
Këtë fundosje të Drilonit e kishte vërejtur me kohë edhe kujdestari i pishinës, i cili pa një pa dy u hodhë në ujë dhe e shpëtoi Drilonin nga rreziku, pastaj e nxorri në skajin e pishinës e filloi ti japë frymarrje në gojë, deri sa Driloni filloi të kollitej dhe të vjellë.
Për rreth tyre ishin mbledhur shumë njerzë dhe me keqë ardhje e përcillnin ngjarjen e Drilonit.
Pasi i zgjua dhe kaloi rreziku, kujdestari i pishinës, e mori me veturën e tijë dhe e solli në spitalë, kur mjeku e konstatoi se rreziku i kishte kaluar ai e solli deri në shtëpi, për të cilën edhe
Driloni tani më e kishte kuptuar gabimin, ju falemënderua shumë xhaxhi kujdestarit të pishinës dhe i kërkoi të falur me premtimin se një gabim të tillë më nuk do ta bënte kurrë.
Për ngjarjen e Drilonit u njoftua edhe babai me telefonë nga ana e kujdestarit të pishinës, i cili u shqetsua shumë dhe i qortoi edhe Drilonin e Albanin, të cilët i dhanë fjalë se më kurrë nuk do të shkonin në pishinë pa prindërit dhe pa lejen e tyre.



Udhëtimi për në Kosovë

Ardi i vogël ka dy vite e gjysmë që jetonë në Zvicër,ai tani shkonë në klasën e pestë, ndërsa sivjetë për pushimet e tetorit , ka vendosur që me babain me mamanë e vëllaun Artanin ti kalojnë pushimet në
Kosovë. Pasi që atje edhe lufta ka përfunduar.Ka ditë që as gjumi nuk e zë, ai ka mallë për gjyshin e gjyshen , djalin e xhaxhait Durimin,për shokët e shkollës atje në kosovë, çdo ditë ai fletë për shokët, çfarë do të u dërgojë atyre për dhurata , si do të kalojë atje, shpeshë edhe humbet në mendime, dhe koha nuk i shkonë
çdo ditë i numronë në kalendarë dhe i thotë babait, sa të gjata më duken këto ditë,
ndërsa babai e qetsonë duke i lëmuar flokët dhe i jepë shpresë. Natën e fundit, përpara udhëtimit ai as që vuri gjumë në sy, gjithë natën këndoi në vehte, s`përmbahej do të nga gëzimi.Të nesërmen fluturimi i aeroplanit ja mbushi fytyrën me buzëqeshje, ai shpeshë e pyetë babain ; kemi edhe shumë udhëtim babi? dhe shikonë nga dritarja e vogël e aeroplanit.
Ja edhe pakë, sa të kalojnë dy orë dhe do të aterojmë në aeroportë. Pas dy orëve aeroplani ateroi në aeroportin e Shupit prej nga pastaj me autobusë vazhdoi rrugën drejt Kosovës.
Ardi çëndronte i heshtur, dhe nganjëherë pyeste babain: Kurë do të hyjmë në Kosovë.
Bjeshkët që e përcillnin rrugës gjarpërore, e sollën në hyrje të Kaçanikut, pa pritmas u thye heshtja .Ja Kosova tha me zë të lartë Ardi, dhe u gëzua shumë, i shihni ato shtëpi të djegura, erdhëm në kosovë - ju drejtua babait.Prej ku e di e pyeti babai ? Ardin sa për kuriozitet.Ja tha : kjo është kosova , këto shtëpi të djegura i shikoni, i ka djegur Serbia,unë i kamë parë në televizorë, të kujtohet babi ? pyeti ai.po, po tha babai, shikimi i tijë tretej atyre shtëpive mbi shpatije, të bëra shkrum e hi nga barbaria e armikut.A kemi edhe shumë rrugë babi ?e pyeti Ardi, deri në fshatin tonë.
Kemi edhe një orë , i tha babai.Vështrimi e tijë tani më ishte bërë i dhimbshëm,ai e mbylli gojën,nuk fliste fare më, ndërsa shikimin e mbante jashtë dritareve të autobusit, kah shtëpit e djegura.Edhe pse babai vazhdimishtë e ngacmonte ai nuk fliste fare,skenat e shtëpive të djegura që i çfaqeshin nga dritarja e autobusit,ja vodhën gëzimin e kthimit në atëdhe, kështu gjatë gjithë rrugës deri në fshatin e tijë ai nuk e foli as një fjalë më.Vrapi i tijë drejtë përqafimit të gjyshes, e mbushi lotë mallëngjimi atë, e përqafoi fortë gjyshin e gjyshen, sa u qmallën atë mbrëmje.

Tregime për fëmijë nga Gëzim Ajgeraj

Gëzim Ajgeraj

www.metaforapoetike.de.vu

www.gezimajgeraj.blog.com


LOTËT E ARDIT

Nisja e aeroplanit dhe ngritja e tijë drejtë qiellit, herë pas here po e shqetësonte Ardin. Ishte hera e parë që po fluturonte me aeroplan. Babai i tijë prej vitesh gjendej në mërgim dhe këtë vitë përfundimishtë kishte vendosur ti merrte me vete në Zvicër Ardin e Tanin dhe mamanë e tyre. Ai ishte ulur në ulësen e aeroplanit afër një dritareje të vogël dhe vazhdimishtë shikonte përtej krahëve të aeroplanit që i gjasonin krahëve të një shqiponje. Aeroplani sa po ishte ndarë nga pista e aterimit dhe po i merrte lartësitë. Kjo po e bënte shumë kurioz Ardin që shikonte nga lartë. Prapa po mbetej aeroporti i Prishtinës ndërsa për rreth fshatrat dhe qytetet e Kosovës. Fushat plotë grunaja e lulkuqe mes tyre. Tymtarët e termocentralit të kosovës që po nxjerrnin shëlluga tymi drejtë qiellit përpjetë, kishin mbetur shumë poshtë dhe dukeshin si statuja të vogla në tokë. Aeroplni tani më i kishte marrë lartësitë dhe po vazhdonte fluturimin. Ardi që deri në ato qaste krahas gëzimit që e kishte pasur se po fluturonte për herë të parë me aeroplan, herë pas here e kishte ndier edhe një dozë frike. Megjithatë kurioziteti i tijë e kishte përqëndruar krësisht jashtë aeroplanit. Tani më që ishte liruar nga ajo dozë frike e oscilimeve të herë pas hershme të aeroplanit, duket se është qetësuar. U kthë nga mamaja e tijë dhe i tha;
- Mami, e shikon sa e bukur duket Kosova, - deri sa me gishtin tregues, drejtonte kah dritarja e vogël e aeroplanit
- Po biri i mamit, Ajo është shum e bukur, më e bukur nga të gjitha vendet e botës, - iu përgjegjë mamaja dhe i lëmoi flokun.
Ndërsa Tani që po rrinte ulur në ulësen tjetër të aeroplannit, po shikonte përtej dritareve dhe nuk po e fliste asnjë fjalë. Dorën e kishte vënë në faqe dhe ishete thelluar në mëndime. Ku ta dishë se nga kishte vajtur në ato qaste ai. Ndoshta mëndja i keshte ngelur tek shokët, gjyshja e gjyshi nga të cilët kur ishte ndarë, e kishin pushtuar faqeve pika loti. Gjatë gjithë rrugës nuk kishte folur asnjë fjalë më.
Nëna që ua kuptonte brengën, herë pas here ua lëmonte flokun dhe u thoshte:
- Do të kthehemi përsëri gjatë kohës së pushimeve.
Kjo nuk i nxirrte nga heshtja asnjërin nga fëmijët, që po i pushtonte gjithnjë e më tepër përmallimi.
Deri sa nëna po po i rregullonte ca plaqka në qantën e sajë, Ardi përsëri kishte humbur mendimeve përtej dritares së aeroplanit. Faqeve të tija po rridhnin lotë përmallimi. Vetëm atëherë kur i vuri duartë mbi faqe dhe filloi ti fshijë ato, nëna e kuptoi se ai po qante. Sa u pikëllua dhe ajo. E afroi afër vetes dhe e përqafoi.
- Do të kthehemi përsëri, e ngushëlloi ajo.
Ndërsa aeroplani, vazhdoi fluturimin e tijë, drejtë alpeve të Zvicrës.

1997

NË KOPSHT ZOOLOGJIK

Ka disa jave që Ardi e Tani, kan ardhur tek babai në Zvicër. Përmallimi i tyre për shokët e shoqet në Kosoë, për gjyshin e gjyshen, vendlindjen, sikur u rritet qdo ditë. Ata zgjohen të mërzitur qdo mëngjez. Vetëm kur humbin brenda obligimeve të ditës në shkollë, sikur qlirohen ca nga ai mallë. Në mbrëmje babai mundohet të u qëndrojë afër duku u munduar ti largojë nga ai përmallim, ndërsa për qdo fundëjavë i nxjerrë në shëti nër vende të ndryshme. Këtë fundëjavë ai u ka premtuar se do ta vizitojnë një kopsht zoologjik afër qytetit të Cyrihut. Ardi është zgjuar herët, e lau fytyrën dhëmbët dhe ëshë veshur. Edhe tani është zgjuar dhe po bëhet gati. Ndërsa mamaja e ka bërë gati mëngjezin. pasi e hëngrën mëngjezin, me veturën e babait udhëtuan për në qytetin ku gjendej kopshti. Gjatë rrugës Ardi disa herë e kishte pëtuar babain;
- Ka edhe shumë rrugë deri në kopshtin zoologjik?
Babai e kishte kuptuar se Ardin e ngacmonte dëshira për të arritur sa më parë në kopsht. Ai nuk kishte qeë asnjeherë në kopsht zoologjik. Në Kosovë nuk kishte asnjë kopsht zoologjik, prandajë nuk kishte pasur mundësi të vizitonte ndonjë kopsht. Ai gjatë gjithë rrugës u fliste për vendet e ndryshme, pejsazhet e bukura përskaj rrugëve, liqenet e shumta që i ka Zvicra etj.
- Ja arritëm, - tha babai, deri sa po e kërkonte një vendë për parkimin e veturës.
- Ua, - kërceu Ardi nga gëzimi dhe i ngriti duart lartë.
Edhe Tani u gëzua shumë, nga se dëshira për të vizituar një kopsht zoologjik e kishte ngacmuar gjithmonë.
Babai e parkoi veturën dhe të gjithë së bashku, u drejtuan drejtë hyrjes së kopshtit, i i nxori katër bileta dhe hynë të gjithë së bashku.
Ardi e Tani po nxitonin përpara mamasë dhe babait. Kurioziteti që sa më parë të shihnin se q'kishte në kopsht, po i ngacmote vazhdimisht. Edhe babai ndjehej i lumtur nga se sa do pakë kishte arritur të i nxirrte nga ai përmallim i atyre ditëve të para të ardhjes në Zvicër. Në hyrje të kopshtit shfaqej një mini liqe i vogël brenda dhe për rreth të cilit kishte plotë shpezë të ndryshme, si; pulëbardha, shota nga më të bukurat, dhe shum lloje të tjera shpezësh që ishte e vështirë të i njihje me emra të gjitha. Për qdo lloj shpeze, skajë liqeni ishte e vendosur një pllakë ku paraqitej lloji i shpezëve dhe emrat e tyre. Ndërsa Ardi dhe Tani po kënaqeshi nga këto pamje që po i ofronte kopshti. Përtej skajit të liqenit ishte një pishinë e delfinëve dhe një amfiteatër për publikun që po e përcillte lojën e delfinëve.
- Duam të hyjmë dhe ne, - ju lutë babait, Tani.
- Po, - i tha babai dhe preu edhe katër bileta për hyrjen në amfiteatrin e delfinëve, brenda kopshtit.
Kërcimet mbi ujë dhe pikat tjera të programit nga loja e delfinëve, i mahniti voglushët. Kurrë nuk e kishin ditur se një delfin mundë të jetë kaq i afërt me njeriun. Ndërsa lja e tyre dirigjohej nga një puëtor i kopshtit, i cili pas qdo loje i qëraste delfinët, me peshqë të vegjël.
Kur përfundoi loja e delfiëve, të gjithë e përcollën me duartrokitje fundin e programit edhe Ardi e Tani.
- U kënaqët? -i pëti babai të dy voglushët.
- Po, - u përgjigjën thuaj se njëzërit Tani e Ardi.
Ata vazhdua pastaj shëtinë e tyre nëpër kopsht. Ishte një pjesë e veqantë e ndërtuar për majmunët, që më tepër i gjasonte pamjeve të gjunglës, që voglushët i kishin parë në televizion.
- Ua majmunët, - tha Ardi i befasuar dhe vrapoi drejtë skajit të murit që e përkufizonte zonën e lëvizjes së tyre. Voglushët u habitën nga akrobacionet e tyre. Ndërsa njerzit që po shikoni për rreth, herë pas here u jepi gjëra ushqimore, si banane e gjësende tjera ushqimore.
Ardi që në xhep i kishte ca bobone, i nxori ato dhe nga afërsia përmes telave ua hodhi turmës së majmunëve. Kjo e gëzoi shumë Ardin. Shëtia e tyre nëpër kopshtë vazhdoi gjatë gjithë ditës. Aty kishte edhe luanë, ujq, ari, derra të egër, pastajë elefantë dhe qka jo tjetër. Të dy voglushët ishin mahnitur nga gjithë ato qfarë panë gjatë kësaj dite në kopshtin zoologjik të Cyrihut.
Rreth mbrëmjes ata u kthën të lumtur në banesën e tyre.
Edhe babai ndjehej i gëzuar, nga se të paktën kishte arritur të i largonte nga ai mallë që i brente voglushët.

1997, Zvicër


ARDIN S'E ZË GJUMI

Mesi i natës kishte ikur dhe Ardin ende spo e zinte gjumi. Herë majtas e herë djathtas rrotullohej në krahë nëpër shtratin e tijë dhe prapë spo e mirrte gjumi. Ishte përmalluar për shokët në vendlindje, për gjyshin e gjyshen. Kishte disa muaj që atijë i mungonte vendlindja, ndërsa malli sa ikni ditët e rritej. Edhe këtë natë atë sikur e ka pushtuar dhe nuk e lenë të flej. Janë kujtimet e vendlindjes që e trazojnë dhe nuk e lënë të mbyllë sy. Ka ditë dhe netë që malli për vendlindjen i trazohet si një lumë që se ndalë rrjedhën, por sa vjen e shtohet. Shtohet dhe malli i Ardit për lojën në vendlindje, shokët; Albanin, Flamurin, Artën, pastaj pë gjyshin e gjyshen që kanë ngelur ë vetmi atje në Kosovë. Janë këto kujtime që tan po i sillen vërdallë nëpër kokë dhe spo e lënë të vë gjumë në sy. Ai u zgjua nga shtrati dhe u afrua tek dritarja. E hapi atë dhe dy brrylat e tijë të vegjël i vuri mbi parmakun e dritares ndërsa duart i vuri në faqe dhe po e vështronte topthin e hënës lartë në qiell. Ajo po shkëlqente mbi shtëpitë e qytezës, ndërsa Ardi po përpiqej ta largonte mallin që e kishte pushtuar. Nga dhoma tjetër, babai e kishte dëgjuar kërcëllimën e dritares dhe ishte zgjuar.
- Ende ske fjetur? - u dëgjua zëri i babait tek dera.
- Nuk më merrë gjumi, baba! - u përgjigj Ardi trembshëm nga befasia.
Babai iu afrua ngadalë dhe filloi të ia lëmoi flokun, deri sa po shikonte andej nga po shikonte Ardi.
- Natë plotë shkëlqim, - përshpëriti babai.
- Po baba, - shtoi Ardi.
- Po ti tani duhet të fleshë, shpirti i babait, - tha ai dhe e mori përdore Ardin, deri tek krevati.
- Ti nesër duhet të shkosh në shkollë dhe nëse nuk flen, se përballon dot ditën, - vazhdoi babai, tek po e mbulonte Ardin.
Babai e kuptonte mirë mallin e Ardit ndaj edhe brengosej shumë. Munohej të ia lehtësonte atë mallë, me shetitë e dryshme gjatë fundëjavës vizitat, por e kishte shumë të vështirë. Ai gjatë i qëndroi pranë shtratit Ardit deri sa e zu gjumi.

1997, Zvicër


GABIMI I DRILONIT

Driloni,Artani,Vjosana,Ardiani, janë që prej dy vitesh bashkë, ata kanë ardhur me prindërit e tyre këtu në mërgimë dhe jetojnë në një qytetë.
Qdo ditë shkojnë në shkollë bashkë, luajnë, mësojnë, bile edhe në grupin e recitatorëve janë të gjithë së bashku që prej dy vitesh.
Ata për qdo festë i pregaditë mësuesi i mësimit plotsues në gjuhën shqipe, ku me recitimet e tyre i kënaqin mërgimtarët tanë.
Edhe mësuesi është shumë i mirë dhe punëtorë, ai nuk përtonë fare, për qdo festë me grupin e voglushëve pregaditë recitime dhe këngë.
Para qdo koncerti ai u caktonë poezi fëmijëve, pastajë për qdo fundëjave mbanë pregaditje , që ditën e festës, fëmijët të dalin sa më të mirë.
Driloni – është anëtarë i grupit letrarë, por është ca i llastuar, shpeshë mungonë edhe në prova, bile një ditë i kishte thënë Vjosanës:
Unë jamë më i miri , recitatorë i grupit, mua s`më duhen pregaditje – i kishte folur me mburrje.
Të gjithë shokët kishin qeshur – ha ha ha
dhe ai ishte hidhëruar, e kishte ikur nga loja.
Fjala kishte shkuar edhe te mësuesi.
Një ditë para shokëve, mësuesi tha: të gjithë jeni të mirë, ndërsa ti Drilon je ca mburravec, por ti duhet ta largoshë atë veti, sepse do të të kushtojë në jetë.
Driloni, nuk foli gjë, vetëm e uli kokën në bankë.
Mësuesi, për mungesat e tija i kishte treguar edhe babait të Drilonit, bile babai i kishte thënë se:
Ai nga shtëpia niset e më thotë se shkova në prova dhe ikë me biqikletën e tijë.
Kështu mësuesi e kishte zbuluar se edhe babain e kishte gëjyer, bile ishte nevrikosur shumë.
Porë asnjëherë mësuesi nuk e kishte larguar nga koncertet, duke shpresuar se Driloni do të përmirsohet.
Erdhi dita e 28. Nëntorit, të gjithë fëmijët ishin veshur bukur dhe ishin bërë gati për në festë, secilit i dridhej zemra se cili do të recitojë më bukur, kush do të prezentohet më mirë para masë së tubuar në sallë.
I pari në skenë duhej të dilte Driloni, pasi që spikeri e kishte paralajmëruar emrin e tijë. Ecte Driloni me mburrje drejtë binës, bile para se të filloi të recitoj, harroi fare të përshëndesë siqë e kishte mësuar mësuesi dhe ja filloi vjershës:
28. nëntori
në sheshin e Vlorës
ka festë Shqipëria
aty ka dalë sotë
e tërë arbëria
u dukë sikur i ngeli në fytë, filloi ti rrudhë krahët, shikoi disa herë majtas dhe djathtas, por si kujtohej se si kujtohej vjersha.
Në sallë plasën duartrokitjet e të pranishmëve.
Driloni kokë ulur u largua nga bina dhe posa doli prapa perdes ja plasi vajit.
Ju erdhi shumë keqë edhe shokëve, të gjithë e rrethuan por nuk kishin fjalë që ta ngushëllonin.
U afrua edhe mësuesi, mos qajë Drilon, herën tjetër do të pregaditesh më mirë dhe sDo ta harroshë më kurrë, filloj të ja lëmoi flokët mësuesi, duke u munduar që ta qetsojë.
Më falë zoti mësues, unë më asnjëherë sdo të mungojë në prova, do të jemë më i rregullt dhe të betohem se do të mësojë më mirë, - sikur gjeti forcë Driloni dhe u qlirua nga fajsia që e kishte bërë.
Të lumtë Drilon- foli Vjosana.
Të lumtë- i thanë edhe Artani dhe Ardiani, bëre mirë që gabimin e pranove edhe para mësuesit, dhe u kapën në përqafim të gjithë shokët.
Ashtu pra, ju tha mësuesi, për festat tjera do të dalim edhe më të pregaditur.
Dhe njëmendë ashtu ndodhi, Driloni më asnjëherë nuk mungonte në prova, edhe me shokë ishte shumë i sjellshëm, bile në konkursin e recitatorëve që u organizua në qytetin tonë , për nderë të flakës së janarit, ai e zuri vendin e parë dhe mori një komplet librash si dhuratë.

Zvicër, 10.02.99.

FOTOGRAFIA E GJYSHIT

Në vitrinën e dhomës së ditës, ku babai i Ardit ruan shum gjëra te qmueshme muzeale, si dhurata, stoli të gravuara nga mjeshtër të nryshëm, kupa futbolli etj, aty pranë e ka vendosur edhe fotografin e gjyshit. Plaku plisbardhë dhe me flokë të thinjura si bora e sharrit, me rrudha në ballë, i fiksuar në fotografi, është gjyshi i Ardit, për të cili ai ndjenë shumë mallë. E kujton se kur ishte në Kosovë, ai e donte shumë, ulej i tregonte përralla kur ishte i vogël, i jepte bonbone e qokollata, shpeshë i blente edhe rroba, nga se babai ishte në mërgim. Këtë përkujdesje të gjyshit, ai e ruan me shumë respektë dhe sa herë që ofrohet tek vitrina, ndalet dhe e shikonë gjyshin në fotografi. Kjo e mallëngjen së tepërmi nga që nganjëherë i mbushen sytë lotë.
Sa kalojnë ditët gjithnjë e më shpeshë afrohet tek portreti i gjyshit. Mamaja e ka vërejtur se Ardi gjithnjë e më shumë ndien mallë për të.
- Të ka marrë malli pë gjyshin? - e pyeti një ditë ajo, deri sa Ai po shikonte në drejtim të portretit.
- Ai pohoi vetëm me kokë dhe nuk foli asgjë. Një mallëngjim nga brenda sikur e shtynte në vai, sikur nuk gjente forcë të fliste se mundë të i dilni në lotë.
- Së shpejti do të vijnë pushimet dhe ne do të shkojmë në Kosovë, - foli nëna sa për ta qetësuar.
Ai vrapoi drejtë nënës e përqafoi atë dhe vrapë iku poshtë në oborrë të luaj me shokë.
Duket se fjalët e mamasë i dhanë shpresë dhe e gëzuan atë, prandajë dhe iku i gëzuar në lojë me shokët.

qershor, 1997

GABIMI I TONIT

Albani dhe Toni janë shokë të mirë, ata mësojnë në një klasë e janë nxënës të klasës së katërt, në shkollën fillore në një qytezë të Zvicrës.
Janë shokë të pa ndarë edhe gjatë kohës së lirë, në shëtitje, në mësime edhe në shkollë. Shpeshë ata shëtisin edhe me biqikleta shetitoreve të qytezës.
Ata qdo të mërkurë pasdite e kanë të lirë, nuk kanë mësim në shkollë, prandajë edhe shpeshë dalin shëtisin së bashku.
Një të mërkurë Albani erdhi para banesës së Tonit, e shtypi zilen dhe para derës qëndronte hipur mbi biqikletë.
Pasi doli Toni para derës,Albani i tha:Ton, pasi që sotë është kohë e mirë, unë mendova që të shkojmë në pishinën e qytetit.
Driloni ofshani një herë u ndalë ca dhe mendoi, kamë shum dëshirë , por nuk di fare notë, më e keqja se babai dhe mamaja gjenden në punë, e unë nuk i kamë pyetur fare.
Sa për notë, do të të ndihmojë unë- i tha me një farë krenarie Albani, duke rrahur gjoksin e vetë, eja të shkojmë.Fjalët e Albanit, ja thyen mendjen
Drilonit, shpejtë e shpejtë u futë brenda , i mori rrobat për larje, pastaj edhe biqikletën dhe ikën drejtë pishinës. Albani e njihte notin, pasi që në Kosovë ishte mësuar ujrave të Drinit të bardhë, sepse fshati i tijë gjendej afër lumit dhe noti për të ishte sportë i njohur, ndërsa Toni vinte nga zonat e thella të Malësisë së Vêrrinit, prandaj edhe nuk kishte pasur mundësi ku të moesohej notë.
Eja, eja, - e thirrte Albani, që notonte ujit të pishinës.
Kamë frigë, sprapsej Toni, do të provoj ku nuk është shumë thellë
Hidhu, unë do të të ndihmojë, hidhu.
Pas disa lutjeve të Albanit, Tonit sikur ju mbushë mendja, mori hovë mbi pushimoren e pishinës dhe u hodhë në ujë, por pa pritmas ai u fundosë në fundë të ujit.
Këtë fundosje të Tonit e kishte vërejtur me kohë edhe kujdestari i pishinës, i cili pa një pa dy u hodhë në ujë dhe e shpëtoi Tonin nga rreziku, pastaj e nxorri në skajin e pishinës e filloi ti japë frymarrje në gojë, deri sa Toni filloi të kollitej dhe të vjellë.
Për rreth tyre ishin mbledhur shumë njerzë dhe me keqë ardhje e përcillnin ngjarjen e Tonit. Pasi i zgjua dhe kaloi rreziku, kujdestari i pishinës, e mori me veturën e tijë dhe e solli në spitalë, kur mjeku e konstatoi se rreziku i kishte kaluar ai e solli deri në shtëpi, për të cilën edhe Toni tani më e kishte kuptuar gabimin, ju falemënderua shumë xhaxhi kujdestarit të pishinës dhe i kërkoi të falur me premtimin se një gabim të tillë më nuk do ta bënte kurrë. Për ngjarjen e Tonit u njoftua edhe babai me telefonë nga ana e kujdestarit të pishinës, i cili u shqetsua shumë dhe i qortoi edhe Tonin e Albanin, të cilët i dhanë fjalë se më kurrë nuk do të shkonin në pishinë pa prindërit dhe pa lejen e tyre.

1997, Zvicër


UDHËTIMI PËR NË KOSOVË

Ardi i vogël ka dy vite e gjysmë që jetonë në Zvicër,ai tani shkonë në klasën e pestë, ndërsa sivjetë për pushimet e tetorit , ka vendosur që me babain me mamanë e vëllaun Artanin ti kalojnë pushimet në
Kosovë. Pasi që atje edhe lufta ka përfunduar.Ka ditë që as gjumi nuk e zë, ai ka mallë për gjyshin e gjyshen , djalin e xhaxhait Durimin,për shokët e shkollës atje në kosovë, çdo ditë ai fletë për shokët, çfarë do të u dërgojë atyre për dhurata , si do të kalojë atje, shpeshë edhe humbet në mendime, dhe koha nuk i shkonë
çdo ditë i numronë në kalendarë dhe i thotë babait, sa të gjata më duken këto ditë,
ndërsa babai e qetsonë duke i lëmuar flokët dhe i jepë shpresë. Natën e fundit, përpara udhëtimit ai as që vuri gjumë në sy, gjithë natën këndoi në vehte, s`përmbahej do të nga gëzimi.Të nesërmen fluturimi i aeroplanit ja mbushi fytyrën me buzëqeshje, ai shpeshë e pyetë babain ; kemi edhe shumë udhëtim babi? dhe shikonë nga dritarja e vogël e aeroplanit.
Ja edhe pakë, sa të kalojnë dy orë dhe do të aterojmë në aeroportë. Pas dy orëve aeroplani ateroi në aeroportin e Shupit prej nga pastaj me autobusë vazhdoi rrugën drejt Kosovës.
Ardi çëndronte i heshtur, dhe nganjëherë pyeste babain: Kurë do të hyjmë në Kosovë.
Bjeshkët që e përcillnin rrugës gjarpërore, e sollën në hyrje të Kaçanikut, pa pritmas u thye heshtja. Ja Kosova tha me zë të lartë Ardi, dhe u gëzua shumë, i shihni ato shtëpi të djegura, erdhëm në kosovë - ju drejtua babait.Prej ku e di e pyeti babai ? Ardin sa për kuriozitet.Ja tha : kjo është kosova , këto shtëpi të djegura i shikoni, i ka djegur Serbia,unë i kamë parë në televizorë, të kujtohet babi ? pyeti ai.po, po tha babai, shikimi i tijë tretej atyre shtëpive mbi shpatije, të bëra shkrum e hi nga barbaria e armikut.A kemi edhe shumë rrugë babi ?e pyeti Ardi, deri në fshatin tonë.
Kemi edhe një orë , i tha babai.Vështrimi e tijë tani më ishte bërë i dhimbshëm,ai e mbylli gojën,nuk fliste fare më, ndërsa shikimin e mbante jashtë dritareve të autobusit, kah shtëpit e djegura. Edhe pse babai vazhdimishtë e ngacmonte ai nuk fliste fare,skenat e shtëpive të djegura që i çfaqeshin nga dritarja e autobusit,ja vodhën gëzimin e kthimit në atëdhe, kështu gjatë gjithë rrugës deri në fshatin e tijë ai nuk e foli as një fjalë më. Vrapi i tijë drejtë përqafimit të gjyshes, e mbushi lotë mallëngjimi atë, e përqafoi fortë gjyshin e gjyshen, sa u qmallën atë mbrëmje.
Tetor, 1999


GËNJESHTRA I KA KEMBËT E SHKURTA

Qershori është muaji i qershive.
Goni përderisa po luante me shokë, ishte ndarë nga ata dhe kishte hyrë në qershitë e xha sokolit. Ato ishin plotë kokrra të të kuqe. Ai shte ngjitur në pemë, kishte mbledhur kokrra qershie, bile kishte thër edhe degë, tek po mblidhte qershi.
Shokët e kishin qortur për dëmin, por Ai as që i kishte përfillur qortimet e tyre. Bile ishte lvdëruar karshi tyre se ishte më i zoti nga ta.
Rreth pasdites, Xha Sokoli ishte ankuar tek babai i Tonit për dëmin që e kishte bërë djali i tijë.
Ky gjest e kishte prekur thellë në shpirtë, xhaxhi Gimin. I kisht premtuar xha Sokolit se këtë problem do ta rregullonte.
Kur u kthë Toni në shtëpi, babai i tha: - Toni, xha Sokoli është ankuar se ke hyrë qershitë e tija.
Nuk është e mundur, - nguli këmbë Beni dhe hiqej sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Nga këmbëngulja e Benit, babai i tië ngriti dyshim edhe në tregimin e xha Sokolit. Megjithatë ai këtë dyshim nuk ia tha kujtë pos mamas së Benit.
Beni pasi ishte bindur se e kishte mashtruar babain, kishte kërkuar nga ai që ta lejonte të dilte në lojë tek shokët.
Shko, por ama kujdes mos më sjell ndonjë sherr ë shtepi, - e porositi babai.
Mos u brengos fare, - i premtoi babait, se nuk do të bënte asnjë dëm.
Beni iku në lojë për tek shokët dhe shoqet e lagjes. Në kodrën e fshatit, atje ku gjendej stadiumi i futbollit, po luin të gjithë shokët dhe shoqet e benit.
Beni, përpara se të hynte në lojë, iu lutë shokëve e shoqeve, që te mos tregonin askund, për dëmin e Benit.
Unë, nuk mundë ta gënjejë xhaxhi Gimin, - tha Vjollca.
As unë, - ia priti Ardi
As unë - tha Goni.
Ju të gjithë, nuk jeni shokë të mirë, - tha Toni i mllefosur, dhe iku drejtë shtëpis së tijë.
U ktheve, - tha babai, kur e pa benin tek po hynte tek porta e madhe.
Po, - tha Toni, me gjysëm zëri.
Nuk i gjete shokët?
Toni, e uli kokën dhe nuk foli asgjë.
Eja dhe ulu këtu tek ne, - e luti babai tonin.
Aty pranë ishte ulur edhe mamaja e tijë.
Toni, - tha babai, dhe për një qastë ofshau thellë. Ti më herët na ke gënjër dhe gati gati, më vure ne dyshim, rreth ankesës së xha Sokolit. Ai kishhte pasur të drejtë. Unë dhe mamaja, këtë e kemi zbuluar në rrobat e tu të shqëra dhe në dëllin e qershis, që ishte ngjitur nëpër rroat e tua.
Tek po i thnote këto fjalë bbai i Tonit, në derë u dukën shokët dhe shoqet e Tonit së bashku me xha Sokolin.
Toni u ndie ngushtë atyre qasteve dhe i kërkoi të falur babait, për shqetësimin që ia kishte sjellur. Ai i kërkoi të falur edhe xha Sokolit dhe shokëve të tijë. Ndërsa babait i premtoi se një gabim të tillë s'do ta përsërishtë më kurrë.
Xha Sokoli, ishte treguar zemërgjerë. Ai me vete kishte sjellë edhe një enë të mbushur plotë me qershi.
Pasi morën kokrra qeshie nga dora e xha Sokolit, të gjithë voglushët ikën për në lojë. Ndërsa xha Sokoli dhe xha Gimi, ndenjën gjatë duke llafosur në kopshtin e shtëpisë.

Qershorë, 2000, Vërri.

Gëzim Ajgeraj: TREGIME PËR FËMIJË

Gëzim AJGERAJ

www.metaforapoetike.de.vu
www.gezimajgeraj.blog.com


TRENAT DHE TONI

Rrezja e parë e diellit, tonin e gjeti në dritare , aty ai e kalon kohën.Dritarja e tijë është në katin e katërt të aparatamentit i cili gjendet fare pranë stacionit të treneve. Toni me babain, të ëmën dhe vëllanë gjenden që prej pesë vitesh në mërgim dhe tani shkonë në klasën e gjashtë , ai është nxënës i shkëlqyeshëm , por e ka një hallë që e mundon çdo ditë .
Sa herë gjenë kohë të lirë ulet në një ulëse pranë dritares, hedhe dy duartë në faqe, shikimin e tretë diku pas udhëtimitë trenave dhe humbet mendimeve ,nganjëherë përshëndetë me dorë.Babai e ka kuptuar brengën e tijë dhe ka filluar të merakoset për të.
- Një ditë tek po rrinte në dritare ju afrua pranë dhe e pyeti : A më thua Toni , çfarë të mundonë?
- Ai po hezitonte ti tregojë babait , por pas insistimit të dytë të babait, atijë ju mbushën sytë me lotë dhe u përgjigjë :po i shikojë trenat baba, njëri nga këta me siguri shkonë edhe në Kosovë, ah sikur të mi merrë edhe dëshirat e mia me vehte.
- Dotë shkojmë edhe ne një ditë me trenëToni,i tha babai, -deri sa po ja Lëmonte flokët, bile shumë shpejtë,tani për pushime verore.
- Sa u gëzua Toni,brofi në këmbë dhe e përçafoi babain, ju lutë që të ja tregonte edhe ditën i udhëtimit, dhe pasi e shikuan mirë në kalendarë datën e pushimeve, ata e vendosën ti rezervonin biletat e udhëtimit.
- Që nga ajo ditë, Toni i shikonte me kënaçësi trenat nga dritarja e tijë , por gjithmonë rrinë i gëzuar dhe i numronë ditët në kalendarë.
7. korrik 2000. Zvicër.



NË GJENEVË

Albana është vashë nëntë vjeçare , ajo shkonë në shkollë në klasën e dytë në një çytet të Zvicrës. U lind në Kosovë, dhe gjashtë vite ëshstë rritur atje.
Babai i sajë kishte ikur nga Kosova, para se të lindë Albana , ai kishte qenë i ndjekur nga policia Serbe. Ajo dhe vëllai i sajë më i madhë Dritoni, Janë rritur largë babait, pas gjashtë viteve edhe Albana, Dritoni dhe mamaja Me shumë mundime arrijnë në Zvicër.
Albana tani i ka tre vite çë gjendet në Zvicër, gjuhën gjermane e ka mësuar që kur ishtë në kopshtë. Babai i sajë merrë pjesë nëpër tubime të ndryshme dhe demostrata që organizohen anë e mbanë Zvicrës, në njërën nga to, ai e kishte premtuar se do ta merrte edhe Albanën. Sa ishte gëzuar ajo, atë ditë ishte zgjuar herët, e kishte pastruar fytyrën,i krehu flokët, është veshur bukur dhe në flokë e ka vënë një kordele të kuqe. Edhe babai ështe i kënaqur kur e pa të bijën e tijë të veshur aqë bukur me ngjyrat kuç dhe zi. Kishin udhëtuar gjatë deri në Gjenevë, diku me fillimin e pasdites edhe demostrata kishte filluar, Albana ishte lutur babait që të ja blente edhe dy flamuj të vegjël me shqiponjën dy krenare ,njërin për ta vendosur në veturë dhe njërin për ta valëvitur.Babai ja bleu me gjithë dëshirë. Ajo ndihej shumë e gëzuar, sa herë që turma bartiste , liri, liri , edhe ajo zëshëm bërtiste liri, liri, dhe i ngriste dy gishta me njërën dorë, kështu gati gjatë gjithë potestës kishte bërtitur.Atë e kishin fotografuar edhe shumë fotografë dhe kamermanë të ndryshëm, ajo ndihej shumë krenare përpara tyre.Pasi kishte mbaruar demostrata ata kishin marrë rrugën drejtë qytetit të tyre,ndihej shumë e gëzuar atë ditë, në mbrëmje u kthyen, në banesë , dhe e shikuan televiziorin, që jepte inserte nga kjo demostratë, sa u gëzua kur e pa vehten në televizion,e përçafoi babain dhe mamanë dhe iku për të fjetur. Tani për çdo ditë e kujtonë atë demostratë dhe u fletë me ëndje shoçeve të saja.

BUKA E GJYSHES

Shtatori posa i kishte ardhur, ende me atë ngrohtësin e verës,por jo për fëmijët , nanat ,baballarët, gjyshet, që do ti shpinin nipat dhe mbesat në shkollë. Dyert e shkollës më s`do të hapeshin në vërri , fëmijët më s`do të kenë shkollë, gjyshet s`do ti çojnë nipat dhe mbesat në shkollë, ishte urdhëri i satanait të zi i ardhur nga karpatet e veriut. Dielli sapo e kishte prekur majën e kullës së vjetër e të pushtuar nga varfëria, vetëm gjyshja dhe kulla ja dinin plagët njëra tjetrës.Papritmas sikur filloi të shembej bjeshka,çfar ndodhi pyeti gjyshja , voglushët që ishin gjendur rreth sajë me vajin e tyre, sikur e kishin ngushlluar dhe i kishin dhënë forcë, oborri u mbush në tymë e muret u tymosën. Plasi lufta i kishte thënë nusja, dhe si një shqiponjë i kishte mbledhur fëmijët nën sjetull dhe i kishte marrë rrugën drejtë pyellit, eja pas meje i kishte thënë gjyshes dhe ishte nisur pas nuses e cila i kishte mbushur krahët dhe shpinën me kalamajë . Britmat e vogëlushëve, gjyshen sikur e tërhiçnin pasë, ndërsa lutjet e drejtuar zotit ishin të pa ndërprera që ti shpëtonin nipat dhe mbesat, sa herë kishte ëndërruar ajo që në një ditë shtatori doti merrte për dore e ti çonte në shkollë, e mësuesit ti thoshte: ja merri edhe këta dy nipa të mi, e ti shkruante djalit të vetëm atje në gurbet për nipat e gjyshes, por kjo luftë sikur ja morri ëndrrat e gjyshes. Koka që herë herë e rrotullonte mbrapa, sikur ja shtonte edhe një plagë në gjoks, nipat dhe mbesat ishin plaga e sajë, shpeshë nëpër kokë i rretullohej mendimi, vetëm sa të i strehojë nipat dhe mbesat dhe do të kthehem në kullë, luginës së fshatit ju bashkua edhe turrma e gjyshes.Krismat nga bjeshkët nuk kishin ndalur, flakë dhe tymi e kishin mbuluar fshatin.
Ndërsa uria kishte filluar të ua gërryej barkun vogëlushëve, bukë kërkonin ata.
Gjyshja nuk munë ti shikonte voglushët e sajë të uritur, ajo pas dy orë ishte kthyer në kullë e kishte gatuar bukën ndërsa tymi i shporetit të ndezur nën hajatin e shtëpisë, nuk dallohej fare në tymin e kullave që digjeshin për rrethë, buka dukej pjekur kishte thënë gjyshja, nipat duan bukë, e mua ska ç`më duhet jeta pa ta. Granata që e kishte goditur kullën, kishte rënë edhe mbi trupin e gjyshes, por ajo nuk ishte nënshtruar, Ishte mbështetur për muri dhe mes duarve të sajë rredhonte gjakë nga plaga e gjoksit , ajo ishte e pa fuçishme më, kishte vetëm aqë fuqi sa ta shikoj rrjedhjen e gjakut, gjithë oborrit të kullës, o zotë kishte thirrur, po nipat çfar do të hanë ata. Pas një përpjekje të gjatë me jetën kishte vdekur, ndërsa sytë e sajë kishin ngelur hapur të drejtuar kullës.Vonesa e gjyshes e kishte shqetsuar nusen,e cila skajeve të kullave që digjeshin kishte arritur deri te porta, rrjedha e gjakut sikur e kishte pritur te që ti tregoj se gjyshja kishte marrë plagë të rënda dhe kjo rrjedhë e shoqëroi deri te trupi i gjyshes i mbështetur nën hajatin e kullës. Nënë, nënë , e kishte thirrur nusja, por gjyshja s`përgjigjej dotë, vetëm dora e djathtë i kishte mbetur drejtuar kah shporeti ku piçej buka. Nusja u mbush në lotë. Njëherë shikoi përrrethë e mblodhi forcën dhe trupin e gjyshes e vendosi në brendi të kullës në katin përdhesë.
Pastaj e mori bukën dhe ikur deri në pyllë ku i kishte lënë fëmijët. Të gjithëve u kishte rrëfyer për vdekjen e gjyshes, përveç kalamajve të cilët e anin bukën e gjyshes. Natën e kishin kaluar në pyllë, ndërsa mëngjezi kishte qenë edhe më i ashpër nga granatat e armikut. Armiku që tani më kishte hyrë në fshat ishte i tërbuar dhe ato pakë shtëpi që kishin mbetur pa u djegur, në fillimë i plaqkiste e pastaj ua vente zjarrin.Lajmin për vdekjen e gjyshes, voglushët e kishin marrë vesh, pas lagimit të forcave armike nga fshati.
Malësi e Vërrinit, 1999.



GJYSHI I SËMURË

Nëna dhe babai i Zanës kishin shkuar te daja në qytetë, në shtëpi kishte mbetur vetëm ajo dhe gjyshi, porë papritur gjyshi
U sëmurë dhe u shtri në krevetë. Zana moj bijë – i thirri asajë gjyshi, më sjellë pakë ujë, kamë temperaturë, dhe dua të pi një tabletë.Po gjyshë, ja menjëherë,nxitoi ajo, e mbushi gotën me ujë
Dhe ja afroi gjyshit,urdhëro gjyshë, ja zgjati gotën me ujë gjyshit, të faleminderit moj bijë. Gjyshë dotë shkojë ta thirri mjekun në ambullancë. Po ti ende je e vogël moj Zana, i tha gjyshi.Gjyshi po ti ke nevojë për mjekun dhe unë e di ku gjendet ambulanca, e mësova atë ditë kur isha për vizitë te mjeku me babain.
Ajo mori vrapin drejtë ambulancës së fshatit. Brenda në ambulancë kishte shumë njerzë, e shikonin me habi, ajo ecte drejtë zyrës së mjekut, dhe trokiti në derë e mjekut. Urdhëroni udëgjua një zë nga brenda dhe ajo hyri brenda. Mjeku e shikoi me habi, urdhëro moj vogëlushe, qfarë të mundonë? E pyeti mjeku. E kamë gjyshin e sëmurë në shtëpi, prandajë erdha të ju lajmërojë që të vini ta kontrolloni xhaxhi mjekë. Mjeku duke e shikuar zanën me habi dhe duke e shikuarë në fytyrën se sa ishte mërzitur Zana, mjeku e kuptoi se ajo e kishte një hallë të madhë,
e mori qantën edhe Zanën për dore dhe erdhi në shtëpi, te
shtrati ku ishte i shtrirë gjyshi. Ja ky është gjyshi imë xhaxhi mjek, të lumtë moj Zana, paskeni mbesë të mrekullushme, e lavdroi ai, deri sa po i afrohej gjyshit. Xhyshit ja mbushën sytë lotë nga gëzimi kur epa se mbesa etijë e kishte bërë një punë aqë të menqur. Xhaxhi mjeku e kontrolloi xhyshin, i dha edhe barna, dhe kur e mbaroi kontrollin, ai i uroi shëndetë gjyshit dhe e përgëzoi edhe Zanën dhe u largua. Ai shko. Më vonë edhe babai me maman u kthyen, e kur morën veshë për e të bijës së tyre, ata u gëzuan shumë dhe e përgëzuan për veprimin e mirë.

Grabs, 23.10.97.Zvicër.



BUSTI I SKËNDËRBEUT

Liridona e cila para dy viteve ka ardhur në mërgim, me mamanë dhe vëllaun e sajë flamurin,janë të vendosur në një qytet në lindje të zvicrës,ajo shkonë në mësime parashkollore dhe është shumë e sjellshme. Në kohën e lirë kur kthehet nga shkolla,ajo e ndihmonë mamanë në punët e shtëpisë, në kopshtë, i vaditë lulet në ballkon dhe shumë punë tjera,edhe në shkollë është e dalluar,shkonë pastër e krehur dhe e veshur mirë,dhe rrobat e veta asnjëherë nuk i përlyen. Babai i sajë punonë që prej vitesh në mërgim,shumë vite i ka kaluar largë familjes,por tani më që vitet kan filluar ta mundojnë, ai e solli në mërgim Liridonën,Flamurin dhe mamanë etyre,në Kosovë kanë mbetur vetëm gjyshi dhe gjyshja, për të cilët ai mërzitet shumë dhe muaj për muaj u dërgonë të holla.
Ai shpeshë për pushime shkonë në shqipëri, sepse në Kosovë është i përndjekur nga akupatori serbë, kur kthehet nga Shqipëria,sjellë shumë simbole, emblena dhe punime tjera,gjat pushimit të fundit që e kishte bërë, e kishte sjellë edhe një bustë të Skënderbeut të punuar nga një skulptorë shqipëtarë.
Këtë bustë liridona i ka propozuar babait që ta vendosë në vitrinë dhe i kishte thënë se për të dotë kujdesem unë,sa ishte gëzuar babai për dëshirën e Liridonës. E dinë i kuj është ky bustë? - e kishte pyetur babai, po baba ishte përgjegjur ajo, më ka folur gjyshi për trimërin etijë, ai është kryetrimi ynë legjendarë Gjergj Kastriot Skëndërbeu, ishte përgjigjur gojë plotë. Të lumtë bijë,e kishte përçafuar babai dhe e kishte puthur në façe,ashtu si të paska treguar gjyshi është, edhe unë këtë bustë do të ta besojë ty çë të kujdesesh për të. Kështu çdo mëngjezë dhe sa herë ka kohë të lirë, Liridona e pastronë bustin e skëndërbeut, që të shkëlqej në më mirë,dhe gjithmonë këndonë hymnin kombëtar, ajo ndihet shumë e gëzuar dhe krenare. Ndërasa sa herë e dëgjonë babai,e përçafon dhe i mbushë sytë me lotë nga dashuria për atëdheun që nuk mundë ta shohë. Edhe Liridona tregonë dashuri të madhe për bustin e kryetrimit skëndërbe.

Zvicër, 6.4.99.


Dëshira e Valbonës

Me të u kthyer nga mësimi ,Valbona e përçafoi mamanë dhe i tha; mama, në kinemanë e çytetit këto ditë është duke u çfaçur filmi i Haidit, shokët dhe shoqet e klasës sonë kanë vendosur që të shkojmë së bashku në kinema të gjithë, ti e dinë se unë e pëlqejë filmin e sajë shumë.
Po bijë e mamit, ju drejtua mamaja, duke ja lëmuar flokët, edhe ne nuk kemi asgjë kundër, edhe ti dotë shkosh në kinema me shoqet e shokët e klasës.
Valbona u gëzua shumë, e përçafoi edhe një herë mamanë dhe i tha të faleminderit mama. Që me ditët e para kur kishte ardhur në zvicër,i kishte treguar babai shumë tregime për Haidin, dhe nga ato tregime të babait,ajo ishte e frymëzuar shumë, i kishte thënë babait,kur ta mesojë gjuhën gjermane, do ta lexojë edhe unë atë libër. Tani më ajo shkonë në klasën e pestë, shkruan dhe lexonë shkëlqyeshëm, e ka lexuar edhe librin për Haidin e vogël të autorit Johanes Spiri, dhe i ka përlqyer shumë, ky libër i ka lënë mbresa të veçanta, shpeshëherë delë në ballkon,e hedhë shikimin bjeshkëve dhe gjithmonë mendonë se ku gjendet tani Haidi.
Valbona me babin mamanë dheh vëllaun e vetë gjenden pranë bjeshkëve ku ka jetuar Haidi,prandaj edhe regjioni quhet Haidiland*.
Unë e kamë edhe një dëshirë ju drejtua ajo mamasë: Dua që edhe babi të vjenë në kino, ai gjithmonë më ka thënë se e pëlqen filmin për Haidin.
Me siguri i tha mamaja,edhe ai e pëlqen.
Dhe kur u kthye në mbrëmje babai,ajo i tregoi për filmin që do të luante në kino. Babi e pranoi me kënaqësi kërkesën e voglushes së tijë. Sa u gëzua Valbona, dhe e vendosën që ditën e shtunë me shoqet dhe shokët e klasës, edhe babai të shkojë në kienema për ta shikuar filmin e Haidit. Ajo e përqafoi babain me shumë dashuri, për dëshirën që ja plotësoi.

Zvicër,2 çershorë, 2001.


FOTOGRAFIA E GJYSHIT

Në vitrinën e dhomës së ditës, ku babai i Ardit ruan shum suvenire te qmueshme muzeale, si dhurata, stoli të gravuara nga mjeshtër të ndryshëm, kupa futbolli etj. Aty pranë e ka vendosur edhe fotografin e gjyshit. Plaku plisbardhë dhe me flokë të thinjura si bora e sharrit, me rrudha në ballë, i fiksuar në fotografi, është gjyshi i Ardit, për të cili ai ndjenë shumë mallë. E kujton se kur ishte në Kosovë, ai e donte shumë, ulej i tregonte përralla, i jepte bonbone e qokollata, shpeshë i blente edhe rroba, nga se babai ishte në mërgim. Këtë përkujdesje të gjyshit, ai e ruan me shumë respektë dhe sa herë që ofrohet tek vitrina, ndalet dhe e shikonë gjyshin në fotografi. Kjo e mallëngjen së tepërmi, sa që nganjëherë i mbushen sytë lotë.
Sa kalojnë ditët gjithnjë e më shpeshë afrohet tek portreti i gjyshit. Mamaja e ka vërejtur se Ardi gjithnjë e më shumë ndien mallë për të.
- Të ka marrë malli pë gjyshin? - e pyti një ditë ajo, deri sa Ai po shikonte në drejtim të portretit.
- Ai pohoi vetëm me kokë dhe nuk foli asgjë.
Një mallëngjim nga brenda sikur e shtynte në vai, sikur nuk gjente forcë të fliste se mundë të i dilni në lotë.
- Së shpejti do të vijnë pushimet dhe ne do të shkojmë në Kosovë, - foli mamaja sa për ta qetësuar.
- Ai vrapoi drejtë mamasë, e përqafoi atë dhe vrapë iku poshtë në oborrë të luaj me shokë.
Duket se fjalët e mamasë i dhanë shpresë dhe u gëzua, prandajë dhe iku i gëzuar drejtë oborrit.

Çershor, 1997



DËSHIRA E VOGLUSHIT

Ditën e parë të shtatorit, Albani mbeti i vetmuar në lagje. Të gjithë shokët dhe shoqet me të cilët luante qdo ditë, kishin filluar në klasën e parë. Me që ai ende nuk i kishte plotësuar shtatë vjetë, nuk mndë të fillonte së bashku me shokët e lagjes, edhe këtë vitë në klasën e parë. Dëshira e kishte munduar gjatë gjithë verës për të vazhduar në shkollë, por një ditë kur e pëti mamanë, ajo i tha;
- Ende nuk i ke vitet për të shkuar në klasën e parë, vitin tjetër edhe ti do të shkosh me shokët në shkollë - i tha nëna, Albanit.
- Por unë gjtë githë vitit kamë shpresuar, pastj edhe ny lagje o të mbetem vetëm, - nguli këmbë ai.
- Unë të kuptoi ty, - tha mamaja tek po ia lëmonte flokun, - por kjo është rregull shkollore dhe pa i plotësuar vitet nuk guxojnë edhe mësuesët në shkollë, të të pranojnë. Me rënësi është, që ti të jesh i pregaditur m moshë, që kur të fillonë në mësimee të munë të përballosh planin mësimor për klasën e parë, - shtoi mamaja.
- Albanit nu i mbushej mendja nga fjalët mamasë. Të nesërmen ai ishte zgjuar herët, i lau faqet u veshë dhe me shokët e lagjes, iku për në shkollë.
- Na paska ardhur dhe një shok klase, - tha mësuesi, tek po shikonte drejtë Albanit, që ishte ulur në bankën e fundit. - Si të quajnë, voglush? - pëti mësuesi.
- Alban, mësues, - u përgjigj ai.
- Sa vjeq je?
Fillimish, Ai nguroi të tregonte vitet, por pritja e mësuesit dhe heshtja e shokëve e shoqeve të klasës, sikur e detyronte të tregonte.
- Gjashtë, - foli me një gjysmë toni, Albani.
- hë, hë, - bëri në vete mësuesi, dhe për një qastë heshti. Alban, ti dhe këtë vitë, duhet të rritesh, ndërsa vitin tjetër, së bashku do te mësojmë në klasën e parë, - tha mësuesi.
Këto fjalë të mësuesit, e bindën voglushin, ai u kthë në shtëpi, i kërkoi të falur mamasë së tijë dhe i tregoi se vitin që do të vie i kisht premtuar edhe vetë mësuesi, se do ta pranonte në klasën e parë.

Shtatorë, 2000


GËNJESHTRA I KA KEMBËT E SHKURTA

Qershori është muaji i qershive.
Goni derisa po luante me shokë, ishte ndarë nga ata dhe kishte hyrë në qershitë e xha sokolit. Ato ishin plotë kokrra të të kuqe. Ai shte ngjitur në pemë, kishte mbledhur kokrra qershie, bile kishte thër edhe degë, tek po mblidhte qershi.
Shokët e kishin qortur për dëmin, por Ai as që i kishte përfillur qortimet e tyre. Bile ishte lvdëruar karshi tyre se ishte më i zoti nga ta.
Rreth pasdites, Xha Sokoli ishte ankuar tek babai i Tonit për dëmin që e kishte bërë djali i tijë.
Ky gjest e kishte prekur thellë në shpirtë, xhaxhi Gimin. I kisht premtuar xha Sokolit se këtë problem do ta rregullonte.
Kur u kthye Toni në shtëpi, babai i tha: - Toni, xha Sokoli është ankuar se ke hyrë qershitë e tija.
Nuk është e mundur, - nguli këmbë Beni dhe hiqej sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Nga këmbëngulja e Benit, babai i tijë ngriti dyshim edhe në tregimin e xha Sokolit. Megjithatë ai këtë dyshim nuk ia tha kujtë pos mamas së Benit.
Beni pasi ishte bindur se e kishte mashtruar babain, kishte kërkuar nga ai që ta lejonte të dilte në lojë tek shokët.
Shko, por ama kujdes mos më sjell ndonjë sherr ë shtepi, - e porositi babai.
Mos u brengos fare, - i premtoi babait, se nuk do të bënte asnjë dëm.
Beni iku në lojë për tek shokët dhe shoqet e lagjes. Në kodrën e fshatit, atje ku gjendej stadiumi i futbollit, po luanin të gjithë shokët dhe shoqet e Benit.
Beni, përpara se të hynte në lojë, iu lutë shokëve e shoqeve, që te mos tregonin askund, për dëmin e Benit.
Unë, nuk mundë ta gënjejë xhaxhi Gimin, - tha Vjollca.
As unë, - ia priti Ardi
As unë - tha Goni.
Ju të gjithë, nuk jeni shokë të mirë, - tha Toni i mllefosur, dhe iku drejtë shtëpis së tijë.
U ktheve, - tha babai, kur e pa benin tek po hynte tek porta e madhe.
Po, - tha Toni, me gjysëm zëri.
Nuk i gjete shokët?
Toni, e uli kokën dhe nuk foli asgjë.
Eja dhe ulu këtu tek ne, - e luti babai tonin.
Aty pranë ishte ulur edhe mamaja e tijë.
Toni, - tha babai, dhe për një qastë ofshau thellë. Ti më herët na ke gënjyer dhe gati gati, më vure ne dyshim, rreth ankesës së xha Sokolit. Ai kishhte pasur të drejtë. Unë dhe mamaja, këtë e kemi zbuluar në rrobat e tu të shqëra dhe në dëllin e qershis, që ishte ngjitur nëpër rroat e tua.
Tek po i thnote këto fjalë bai i Tonit, në derë u dukën shokët dhe shoqet e Tonit së bashku me xha Sokolin.
Toni u ndie ngushtë atyre qasteve dhe i kërkoi të falur babait, për shqetësimin që ia kishte sjellur. Ai i kërkoi të falur edhe xha Sokolit dhe shokëve të tijë. Ndërsa babait i premtoi se një gabim të tillë s'do ta përsëris më kurrë.
Xha Sokoli, ishte treguar zemërgjerë. Ai me vete kishte sjellë edhe një enë të mbushur plotë me qershi.
Pasi morën kokrra qeshie nga dora e xha Sokolit, të gjithë voglushët ikën për në lojë. Ndërsa xha Sokoli dhe xha Gimi, ndenjën gjatë duke llafosur në kopshtin e shtëpisë.

Qershorë, 2000, Vërri.

DËSHIRA E VOGLUSHIT

Ditën e parë të shtatorit, Albani mbeti i vetmuar në lagje. Të gjithë shokët dhe shoqet me të cilët luante qdo ditë, kishin filluar në klasën e parë. Me që ai ende nuk i kishte plotësuar shtatë vjetë, nuk mndë të fillonte së bashku me shokët e lagjes, edhe këtë vitë në klasën e parë. Dëshira e kishte munduar gjatë gjithë verës për të vazhduar në shkollë, por një ditë kur e pëti mamanë, ajo i tha;
- Ende nuk i ke vitet për të shkuar në klasën e parë, vitin tjetër edhe ti do të shkosh me shokët në shkollë - i tha nëna, Albanit.
- Por unë gjtë githë vitit kamë shpresuar, pastj edhe ny lagje o të mbetem vetëm, - nguli këmbë ai.
- Unë të kuptoi ty, - tha mamaja tek po ia lëmonte flokun, - por kjo është rregull shkollore dhe pa i plotësuar vitet nuk guxojnë edhe mësuesët në shkollë, të të pranojnë. Me rënësi është, që ti të jesh i pregaditur m moshë, që kur të fillonë në mësimee të munë të përballosh planin mësimor për klasën e parë, - shtoi mamaja.
- Albanit nu i mbushej mendja nga fjalët mamasë. Të nesërmen ai ishte zgjuar herët, i lau faqet u veshë dhe me shokët e lagjes, iku për në shkollë.
- Na paska ardhur dhe një shok klase, - tha mësuesi, tek po shikonte drejtë Albanit, që ishte ulur në bankën e fundit. - Si të quajnë, voglush? - pëti mësuesi.
- Alban, mësues, - u përgjigj ai.
- Sa vjeq je?
Fillimish, Ai nguroi të tregonte vitet, por pritja e mësuesit dhe heshtja e shokëve e shoqeve të klasës, sikur e detyronte të tregonte.
- Gjashtë, - foli me një gjysmë toni, Albani.
- hë, hë, - bëri në vete mësuesi, dhe për një qastë heshti. Alban, ti dhe këtë vitë, duhet të rritesh, ndërsa vitin tjetër, së bashku do te mësojmë në klasën e parë, - tha mësuesi.
Këto fjalë të mësuesit, e bindën voglushin, ai u kthë në shtëpi, i kërkoi të falur mamasë së tijë dhe i tregoi se vitin që do të vie i kisht premtuar edhe vetë mësuesi, se do ta pranonte në klasën e parë.

Shtatorë, 2000

29 dhjetor 2008

Poezi- Etja pikon

Gëzim Ajgeraj

www.metaforapoetike.de.vu


ETJA PIKON

E kam lënë diku një etje ku ditës mi frynë me mall
Një shpresë e mbushë pritje që ikjet i mbanë gjallë

Dhe një këngë për kthim ku jehona thyhet brigjeve
E kushtrimit të sajë burrat vdesin vigjeve

E n'ato kroje t'etshme ku gurët skuqin brigjet
Për ditën e bardhë trimëria në kullë digjet

Për tokë besë e fjalë para kohe vdiset
Gurët kthehen ne legjenda e kënga qiellit ngjitet

E n'ato kulla të lashta ku etje pret e gjallë
Dhe ia merr një kënge nën lisa plotë mall

Asaj kënge të vjetër plotë legjenda e lisa
Dhe ia merr këngës për trima e plisa

E n'ato kulla të lashta ku rrënja mbanë gjallë
Ku pritja varet frengjive e na pret plotë mall

2000, Zvicër

Poezi - Pikon Malli

Gëzim Ajgeraj

http://www.metaforapoetike.de.vu/


PIKON ETJA

Varur teposhtë strehët pikojnë stalaktiteve
Dimri loton me ngrohtësin e erës
Poshtë acari ngriitet stalagmiteve
Dimri nuk i dorzohet pranverës

Pika të tjera ikin përtej
Erës tej i tretë bora
Loti i dimrit fshihet nën dhe
Kur e shtrydh të mërdhin dora

Këtijë ekuinoksi po e kërkoj diellin
Ta ngrohe shpirtin e etjen plotë mall
Këtu larg në këto dite prilli
Pikojnë Alpet pranverës në Sharr

Zvicer, prill, 2008

POROSI PËR BREZAT PAS NJË RIKTHIMI

Ju lash nëpër djepa tek rriteshit ninullave
Kur këndonin nënat për ardhjet e bardha
Sotë ju çenki rritë e çenki bërë burra
Sot, kënga për ju më fton nëpër dasma

Ju urojë nga zemra lumturi e dritë
Trashëgimnis sujë tek rritni në djep
Amanet ndër breza atdheun e lirë
Ta ruajmë si sytë sa te ketë dritë jeta

Se sa e sa breza ranë para nesh
Në luftë për ketë ditë e për këtë liri
Ti nderojmë ata ti kujtojmë përhera
Si frymëzim ndër breza nëpër ardhmëri

Atdheut plotë shpresë për ju i këndova
Për dritën e bardhë që ne na mungoi
Dhe për brezin tuaj dritë përherë kërkova
Kosova e re me ju të gëzoi

Dhe mirë, erdh kjo ditë u pamë me liri
Ju ishit me fat ta gëzoni këtë ditë
Ah, ky brezi imë vuajti me robëri
Me bishën e shekullit e hoqi te zitë

Na rrahu burgosi thellë nëpër qeli
Na vrau na preu e na dogji kulla
Mirë që erdhi dita u ngritëm për liri
Mbushëlluan malet rreshtat plot me burra

E hodhëm përtej barbarin e zi
Andej nga veriu po nga kishte ardh
U desh të ia kthenim me gjuhën e tij
Ndryshe, s'kish Kosova këtë dite të bardhë

Pra, ju brezi i ri porositë kujtoni
Barbarit të veriut kurr mos i besoni
Në frengji e kulla përjetë vigjëloni
Satanën e veriut ne ballë ta shënjoni
Ndryshe lirinë tuaj nuk do të mundë ta mbroni.

Prizren, 2008

MES MALLIT

Përtej nesh larg ikën malli
Neve na braktisë mbetemi vetmuar
Larë pas shtatëdhjet e shtatë bjeshkëve rrëzë Sharri
Ndalet e pushon mes hijeve freskuar

Herë herë djeg e herë sjellë freskinë
E pa hetueshëm kthehet plot fllad
Na lenë te harruar bashkë me vetminë
Me vete, vetëm dëshirat na i bartë

Në këto ditë mes Alpeve i harruar
Çdo qastë e merr arratinë
Neve na len përvëluar
Rrëzë Sharri e gjen freskinë

Vëlla i dashur, sa shumë djegin motet
Kur cucërr mes mallit i vetmuar rri

24 prill 2008, Zvicër


UDHË

Mik i dashur
Etjen ia shtrydhim mallit
E ia nxjerrim
Lotin udhëve
Me të i vadisim
Vijat e moteve
Po ku ta gjej
Një kënge
E ti gëzoi
Mbathcat e kthimeve
Unë pengëmarr(ll)i

23 prill 2008, Zvicër



PARA NISJES

Para se të të marrin udhët
Ëndrrat zbresin nga kujtesa
Ikja ikë ikës
Loti bëhet shi
Digjet balli

Përpara përshëdetjes me miq
Përpara nisjes
udhët marrin udhë
çasteve të vetmis
Vetëm ti dhe ikja e jote
Digjen pritjes

2008

ATDHEU NË VAZO

Alpeve i veshur plotë mallë
Vjen si një lule në vargë
Me aromë trëndafilash

Hynë ne vazon mbi tavolinë
Heu,
ç' mall më ndezë
Kjo lule
e ardhë
nga atdheu

2008

JU KENI TË DREJTË

Ju keni të drejtë të na quani udhëtarë
Paskemi ecur shumë globit anë e mbanë
Udhët qenkan thënë vetëm për shqiptarë
Ikjet edhe udhët zemrat na i ndanë

I shikojë kolonat dhe ofshamën derdhë
Vallë pse ky mallkim paska rënë mbi ne
Breza e brezni udhët i kanë mbledhë
Mallkojnë harrimet mbetën pa atdhe

Ah, ky fati ynë i djegur në mall
Trashëgim ndër breza farë për harrim
Ju keni të drejtë kur thoni udhëtar
Se këto mbathcat tona spo njohin kthim

Ju keni të drejtë kur na quani udhëtarë
Udhët s'njohin tjetër si udhëtar Shqiptarë

Zvicër 2008


MBASE DHE JU DO TË NA KUPTONI

Ju kur na thoni s'keni mall
Ju që s'keni derdhur asnjë pikë lot
Mos i provofshi këto udhë larg
Do të mallkoni për jetë e mot

Ju që lakmoni udhët tona
Për ju që udhët janë veç përrallë
Mos na qortoni kur ç`përmallona
Edhe kur malli na djeg mbi ballë

Mbase dhe ju do të na kuptoni
Kur derdhim lot e çmallim mall
me mallin tonë të paktën bashkohuni
Se udhët tona nuk janë përrallë

Zvicër, 2008



UDHË MËRGIMTARËSH

Shpresës plotë mashtrim marrin arratinë
udhëve u raftë pika ato harrim-ndjellëse
ca plaçka me vete dhe mallin mbi shpine
dhe dhimbjen që therë mes zemre

Hapave të tyre prapa shkon harrimi
si qyqe në kullë mbyllet e kaluara
horizontit ikjeve hapëron mallkimi
malli përvëlon nisë digjet e shkuara

Prapa u shkon harrimi diell i përënduar
ikjeve e udhëve vie erë pendimi
horizontit largët yje të harruara
udhë mërgimtarësh udhëzënë mallkimi

Zvicër, 2008

AI PLAK I URTË

Nëpër rrugicat e këtij qyteti
Takoj çdo dite të urtin plak
Herë i them unë mirëmëngjesi
Herë herë ndërroj dhe ndonjë fjalë

Është ritmi i ynë në përditshmëri
unë e blejë gazetën Ai bën sheti
çmallim dhe mallin e arratisë
Herë ndonjë kafe ulem e pimë

Tek binte shi në një mëngjes
Se pashë më plakun atë ditë vjeshte
S'kish kujë t`i thoja as mirëmëngjesi
Atë e gjeta në faqe gazete

Sa dhimbje ndjeva sa zbrastësi
U theva në shpirt me plotë trishtim
Ai kishte ikur në përjetësi
Mbeta i vetëm në këtë mërgim

Skam kujë t`i them as mirëmëngjesi
Më mungon plaku plotë urtësi
Shpirtit të tijë i pastë ndjesë
Digjem në dhimbje mungesës tij

Buchs, 2008, tetorë


KUJTIMET E BABAIT TIM

Përtej Pashtrikut dielli rrëshqiste
Terri pikonte lartë mbi Sharr
Më zgjonë kujtime larg fëmijërie
Kur mbledheshim sofrës radhë radhë

Kur binte muzgu teposhtë katundit
Dritat shkëlqenin qetë e qetë
E nëpër kulla zhurmat kur mbylleshin
Te Gurra e Hasës dëgjoheshin dhentë

Diku mes lagjes qengjat blegërinin
Babai plotë mall motet kujtonte
Blegerimën e deleve tek e dëgjonim
Kish nostalgji për kopenë tonë

Dikur shumë herët një moti larg
Kujtonte gjyshin babain e tij
S`kishte mërgim as udhë larg
Kur kish kopenë dhe një mulli

Ah, ato vite e digjnin në mall
Kujto rininë plotë nostalgji
Tridhjet e pesë vite dikur largë
Kish tretë kurbetit mosha e tij

Tek kujtonte vitet e na rrëfente
Hëna si drapër përtej shkëlqente
Numëronim yjet ne nga dritarja
Motra e vëllezër gjithmonë na mbledhte
Dhe na tregonte gjyshja përralla

Malësi e Vërrinit, 1997

POEZI - Gëzo

Gëzim Ajgeraj

www.gezimajgeraj.blog.com
www.metaforapoetike.de.vu

GËZO

Gëzo plisëbardh sot për lirinë
për lirinë e pavarësinë

Gëzo Kosovë vendi imë
Që nga Vlora deri në Prishtinë

Ti këngëtarë atje në kor
Merr një këngë letë jehoi

merr një këngë për dëshmorë
edhe bjeshka të gjëmoi

Ti punëtorë në uzinë
Bëj një vepër për lirinë

Që të rroj nëpër shekuj
Si kujtim për pavarësinë

Ju mësues nëpër shkolla
Hapni librin e lirisë

Shpjego sot sa të zgjatë ora
Shpjego rrugën e pavarësisë

Ti poet e shkrimtarë
Thuaj vargut radhë e radhë

Këndoi bukur ditës së bardhë
Dritë për brezat që sot ka ardhë

Thua vargut për liri
Shpalos dëshirat si di ti

Dritë breznive në ardhmëri
Mbushëllo vargun me dashuri


Këtë frymë lirie bart ndër breza
Të gëzojnë sa të jetë jeta

17 shkurt 2008

POEZI -MIGLIMA VARGJESH ME MALL

Gëzim Ajgeraj

MIGLIMA VARGJESH ME MALL

1.
Ç`trazim fjalësh
Kësaj nate vonë
Ndjenjë mëmëdheu

Milingona vargjesh
Më zgjojnë etjen

Ç`pikëllim mërgimi
Ra mbi letër

Digjet balli i vargut

2.
Në kopshtin e dhimbjeve
Çdo ditë bie shi
Me pika mëmëdheu

Janë lotët e mallit
Shkunden retë e udhëve
Mbi ylberet e largësive

Etja shuhet
Përmallimit

3.
Çdo ditë shaloj
Kuajt e mallit
E i përcjellë tek ti

Krelave të tyre
U lidh gërshetat e të falave

Mallëngjimin
E vesh si dhëndërr
Ylbereve të kthimeve

Sa larg më je ti

4.
Prapë po bie shi
Mbi lirikë

Nëpër mallin e vargut
Vërshojnë pikat e fjalëve
Tek struken strehës së përmallimit

Sa i pa fat o varg
Që u shkrove mallëngjimit

5.
Sonte ti përkëdhela muzgjet
Miglimave të errësirës
Mblodha kujtimet
E i përqafova me mall

Sa e zjarmishme erdhi mbrëmja
Në restorantin Helvetia

6.
Humbellave të udhëve
Aromë harrimi
Ç`largësi në mes

Vetëm ylberet e kujtimeve
Nisen plotë mall
Ëndrrave të sfilitura

Largësia frynë
Harrimit

7.
Nga vorbulla e ikjeve
Po derdhet kupa e mallit

Ylberet e ikjeve
Anojnë kthimeve
Shalojnë shpresat

Heu....
Udhës s`po i duket fundi.

Zvicër, 2008

24 dhjetor 2008

DIANETIKA DHE PERSONALITETI KRIJUES APO POLITIK

Gëzim Ajgeraj


DIANETIKA DHE PERSONALITETI KRIJUES APO POLITIK

Le ta kemi parasysh njeriun krijues apo politikanin dhe ta zbërthejmë atë sipas metodës së Dianetikës. Duam të themi le ta zbërthejmë shëndetin mendorë te këtyre dy karaktereve që vumë në spikamë. Le ti zbërthejmë, për ti parë se sa jemi në vigjilencë të përceptimit real dhe jo real të përceptimit të tanishmes apo realitetit që na rrethon neve. E gjithë filozofia e të tanishmes është e lidhur ngushtë me të kaluarën dhe të ardhëmen. Kur i vëmë në peshojë këto tri kohë dhe intelektualin apo politikanin në anën tjetër, na del një kaos që vështirë të shihet drita shkëlqyese e të ardhmes. Kjo na del nëse gjërat shihen nga prizmi negativ i çështjes. Pse mos ti shohim nga ky prizëm, kur punët nuk na kanë shkuar mbarë në të kaluarën. Edhe nëse ka pasur veprime dhe punë të mira, në detin e gjithë atyre të këqijave që kaluam, është shumë vështirë ndarja. S'duam të mohojmë se nuk kishte veprime të mira, por ato kanë qenë individuale dhe as që duam të hyjmë atyre detajeve. Me që nuk kishim pushtet tonin, arsyetimi se problemi është prekur nga këndi kritik, i qëndron, siç qëndron edhe një pjesë e krijuar dhe e veshur me këtë vello. Flasim krejt për një çështje tjetër dhe as që do të ndalemi tek këto problematika të kohës së shkuar. Megjithatë gjatë shtjellimit të mëposhtëm të temave që u prekën, do të na del se këto çështje kanë shumë rëndësi, sepse është individi pjesë edhe e kohës së shkuar që do ta zbërthejmë. Pra, nuk duam të mbetemi as tek Dianetika si shkencë e shëndetit mendorë, por njeriun tonë duam ta vëmë në pasqyrën e ligjeve dianetike, për të parë se si ishim, si jemi dhe kush do të jemi? Le ta marrim një krijues, dhe ta zbërthejmë ate, për ta parë sa është në gjendje ta përceptoj realitetin e tanishëm dhe ta pasqyrojë atë ne krijimtari. Sa është në gjendje të rikthehet në të kaluarën, sa ka qenë në gjendje ta përceptojë atë, a ka jetuar brenda rrjedhave reale, apo brenda atyre që i kane shtruar interesat, koha, situata apo edhe interesat e ngushta, duke anashkaluar misionin e përgjithshëm, që ka personaliteti krijues. Nëse ai ka qene viktimë e kohës dhe nuk është përballur realisht me realitetin, por ka qenë në shërbim të interesave të caktuara, si e sheh sot atë realitet dhe mos sërish rrëshqet interesave xxx, si do të mundë ta ndërtoj vizionin e shëndoshë për të ardhmen. Këtu pra na del problemi që e zbërthen dianetika. Ajo vërteton se veprimet e gabuara në të kaluarën, shumë herë janë vërtetuar edhe si gabime në të tanishmen. Sepse vetë përballja e trurit me të kaluarën, me jo realitetin, krijonë apo bartë të meta që ndryshe të akceptohet e tanishmja, kur i kemi parasysh ndryshimet tek ne. Të jemi më të qartë, akceptimi i gabueshëm i të kaluarës, krijon premisa me defekte për mos përballje me realitetin, pra gjithmonë duke e pasur kohën dh këtë kaos, - gërshetim interesash tek ne. Ta lëmë krijuesin, a nuk kemi politikan të tillë, edhe sot. Sa janë në ballë të situatës ata dhe si e perceptojnë realitetin e tanishëm? Pra, sipas metodës dianetike të rikthimit, duhet të pësim: Cila është e kaluara e tyre? Pra, duke e pasur gjithmonë parasysh sistemin e huajë që patë dominuar tek ne dhe nëse politikani ka qenë i lidhur me të, automatikisht ndryshimet e tanishme sjellin tek pikëpyetja e jonë. Larg mohimit, dorën në zemër për ata që punuan drejtë. Po kthehemi tek e tanishmja ndryshe, kur komplet shërbimi rreth interesave ka ndryshuar. Pra vijmë tek pika, se i aberruari i kohës ë shkuar do të kaloi llapsusit të po atyre interesave të së kaluarës, dhe koha e tanishme sërish do ti ikë aberrimit. Kur i kemi parasysh këto dy kohë, pa tjetër se edhe e ardhmja do të çaloi. I morëm këto krahasime, për të sqaruar më konkretisht kohët dhe njeriun tek ne. Për të mos e keqkuptuar problemin vetëm në aspektin negativ, përsëri sipas dianetikës egzistonë njeriu Clear dhe ai i aberruar.

Përceptimi i të tanishmes

Përceptimi i të tanishmes apo metoda e përballjes me realitetin. E trajtojmë këtë çështje për faktin se përceptimi të tanishmes ndryshon nga një individ në tjetrin, dhe kjo është e rëndësishme edhe për fatin e ndërtimit të së ardhmes. ka shumë arsye pse e trajtojë këtë çështje e cila gjatë shtjellimit do të kuptohet. Përceptimi sa më real i të tanishmes nga individi, sipas shkencës së Dianetikës është i lidhur ngushtë me realitetin individual te se kaluarës së individit. Pra, në një far mënyre individi që është në gjendje të përballet me realitetin e të shkuarës ai do të jetë në gjendje ta përceptoi drejtë edhe të tanishmen. Dhe përballja me të kaluarën kërkon zotrimin e aftësisë së rievokimit apo rikthimit. Aftësia e rievokimit apo rikthimit, i jep hapsië egzaminimit të figurave shqisore të regjistruara në kohë dhe në ngjarje të caktuara. Dhe ky kthim në konkluzionet e parafytyrimit të së shkuarës është një ndihmë e konsiderueshme në studime, kërkime apo edhe akceptime sa më reale të të tanishmes. Pra është një rizgjim i ndjenjave, për ta zgjeruar aftësinë e përceptimit tek individi që përballet me një çështje të caktuar në kohën e tashme. Sipas neve, gjatë këtyre zbërthimeve na dalin dy çështje që lidhen me njëra tjetrën. E para, se sa ka qen real individi në përceptimet e tija në të kaluarën, që lidhet drejtë për së drejti me veprimet e tija. Apo sipas dianetikës, ka qenë në fazën e njeriut Clear apo atë të Aberruar. Nëse ka qenë në të parën, pa tjetër se edhe me të tanishmen do të jetë në gjendje të përballet. Por e gjithë kjo, po lidhet me problemin e dytë të çështjes, rievokimin apo rikthimin i cili u jep hapësirë egzainimit të figurave shqisore të regjistruara më herët. Dhe nëse ato figura që individi është përballë në te kaluarën në gjendjen Clear, është shumë afër mundësisë që edhe me realitetin e tashëm të jetë ashtu. por nëse individi ka qenë në gjendjen e aberruar në përballje me realitetin në kohën e shkuar, sërish do ta ndjejë një gjendje të tillë. Për ta thjeshtësuar këtë që e thamë, do të sqarojmë; ushqimi i trurit në të kaluarën me gjëra të gabuara, do të krijojë gjithmonë premisa tek individi për gabime në përballje me realitetin. Dhe së dyti, aftësia e rikthimit, do ta kthej pikërisht në ato zbatica që i pasur dikurë, që hapin mundësi gabimi në përceptimin e të tashmes. Kjo s`do të thotë se individi nuk do të jetë i korigjueshëm, me punë vullnet dhe dëshirë arrihen të gjitha. Dhe për këto çështje merret dianetika e cila përmes metodave të sajë, ne masë të caktuar ja arrin. Por ne u munduam që përmes këtij shkrimi të bëjmë një ndarje apo klasifikim në mes të asajë që mundë të quhet Clear dhe aberrim, përmes metodës së përeptimit të tanishmes, duke i vënë në paralele gjendjen e individit dhe metodën e rikthimit.

Gëzim Ajgeraj, 12.10.05, Buchs - CH.

Dianetikë - Teknologji e shërimit shpirtëror apo Shkenca e shëndetit mendorë.

Clear - Person racional, për faktin se ai formulon zgjidhjet më të mira të mundëshme që ai bënë mbi bazë të dhënave që ka nga këndvështrimi i tij.

Aberracion - Largim nga mendimi apo sjellja racionale.


www.metaforapoetike.de.vu

TREGIM-GJURMËT NUK FSHIHEN LEHTË

Gëzim Ajgeraj


GJURMËT NUK FSHIHEN LEHTË

- Vapa e verës përcëllonte kudo,ndërsa djersët i rridhnin ballit si pikat e shiut që po mungonte prej kohësh. Në të dy skajet e lagjes, dy të rinj paralajmëronin vozitësit e automjeteve që kalonin aty pranë të ulnin shpejtësinë e makinave.
- Ngrihet shumë pluhur, - tha njëri nga të rinjët, tek po kujdesej për ngadalësimin e komunikacionit, fasada është ende e freskët dhe ngjitet pluhur mbi të.
- Për rreth shtëpisë, një bojaxhi, po shikonte se mos diku kishte mbetur ndonjë njollë që i kishte shpëtuar brushës, apo edhe muri nuk e kishte marrë si duhet ngjyrën.
- Duket shumë më e bukur tani, - i tha Shpendi i cili sa po ishte kthyer nga Mërgimi. Tek po e vështronte fasadën e zbardhur të shtëpisë në fund të fshatit, brenda shikimit të fasadës përpjetë po kërkonte gjurmë të një kohe të shkuar e plotë sakrificë, që brenda tij i ruante ende si kujtime të pa harruara të kohëve të ilegales.
- Bukur tha ai, - kujtojë se nuk ka mbetur asnjë gjurmë nga e kaluara, ah sa shumë më ka munduar ajo ngjyra e kuqe që ishte e shkruar, dhe ofshau, tri herë më është dashur ta lyej të njejtin vend dhe prapë tejdukej.
- Nuk fshihen edhe lehtë ato gjurmë, jo - tha Shpendi, janë gjurmë kohe. Brenda tijë po bluante mendimin e një moti të ikur, po ku mbetën gjurmët e asaj kohe tani, vallë a do të mbetet ndonjë gjurmë diku, apo nuk do të dihet asgjë pas disa dekadave? ndoshta vetëm në kujtesën e atyre që e rrotulluan atë kohë. Kjo po i mbillte trishtim. Sa e pa fat është ajo kohë që nuk shkruhet askund, pëshpëriti në vete, - ajo rrezikon të humbet dhe kështu humbë një histori, një kohë, një epokë, bashkë me ne.
- Më ka shpenzuar shumë ngjyrë ky mur, vazhdoi bojaxhiu, - tek po e shikonte atë, pastaj ajo ngjyra e kuqe që ka qenë e shkruar në mur, e ke parë me siguri, për këto pesëmbëdhjet vite sa ka qenë aty? nuk mbulohej lehtë – u ankua ai.
- Edhe rrobat i paske prishur, - ndërpreu Shpendi.
- Më duhet ti hudhë edhe ato, - vazhdoi Ai, - është tharë ngjyra në to dhe nuk vishen më.
- Edhe ne dikur, i kemi hudhë nga një palë rroba, ia preu Shpendi me një të qeshur, po ti ja për ngjyrën dhe rrobat, është dhuratë e imja, fasada e kësaj shtëpie, le të shkëlqej edhe më bukur ajo sot në liri.
- Gojë hapur mbeti bojagjiu prapa pasqyrës së veturës që po ikte teposhtë rrugës së fshatit, në drejtim të qytetit, të cilën po e ngiste Mërgimi i shoqëruar nga Shpendi.


Gëzim Ajgeraj, Malësi e Vërrinit, verë, 1999.

www.metaforapoetike.de.vu

Gëzim Ajgeraj - Tregim

Çlirimtarët


Dritëdielli sa po kishte filluar të i shpërndante rrezet mbi malet e mbuluara me borën e fillim marsit që shkrihej ngrohtësisë së pranverës që po vite. Ndërsa tufat e borës që aty këtu ishin shkrirë kodrave për rreth, krijonn imazhin e hartve të deformuara që vinin me stuhitë ballkanike. Pranvera e dytë e luftës po fillonte, maleve të Vërriit. Ende nuk ishi mbuluar plagët e betejës së shtatorit, ndërsa bora që po shkrihej, po i shpaloste ato me gjithë vrazhdësinë e krimit të okupatorit barbarë. Ato hapeshin si një gjoksit të Vërrinit si një si një plagë që kullonte vazhdimishtë dhe e pretë melhemin e dorës magjike për shërim. Kullat e rrënuara, të bëra blozë e hi, përhapnin imazhet e një kohe barbare që kaloi këto anë, vrau, dogji e poqi dhe iku, por krimin e la plagë në zemër të këtyre anëve. Barbarët nuk kishin ikur, ata vetëm ishin larguar nga këtej, ndërsa trupit të atdheut vazhdonin krimet e etjes së tyre barbare mbi popullatën kosovare. Këtijë mendimi po bredhte komandanti, deri shikimi i tijë po derdhej shtëpive të fshatit të byera rrënoja. Këto imazhe ja shtonin neverin edhe më tepër atijë. Nuk kishte kush ë i ndërtonte ato, njerzit ishin vrarë, kishin ikur nga aty, pastajë lufta po vazhdonte, nuk i dihej të ardhmes. Ajo shte në prag, si një bombë me sahat dhe mundë të plaste në qdo qastë. Komandanti gjithmonë po dredhte këtyre mendimeve, deri sa ushtarët po rreshtoheshin në oborrin e shtëpisë kazermë, për ngritjen e flamurit dhe marrjen e detyrave të ditës që po fillonte. Ai po e kontrollonte gatishmërinë e ushtarëve dhe gjendjen e tyre fizike, për të i zëvendësuar shokët që kishin bërë roje gjat natës. Një oshtimë zëri që i erdhi nga fundi i fshatit, ja ndërpreu parakalimin përballye rreshtit të ushtarëve, ai e byeri një kthim mbrapa dhe e hodhi shikimin përtej nga vinte jehona e zërit. Drejtë tijë po vinte një vashë, me hapa të trazuara dhe herë herë e hidhte shikimin mbrapa nga po vite. Ajo sa afrohej, e bëhej më e lodhur, vrapi ja kishte vjedhur fuqinë, ndërsa me dorën që i shtërngonte hijet e gjoksit, mundohej ta ruante frymarrjen që ja kishte shpejtuar vrapi.
Ç'ka ndodhur? - pyeti komandanti.
Ajo ende po afrohej, nuk po mundë të përgjigjej, deri sa u afrua fare pranë rreshtit tye ushtarëve dhe komandantit.
Po vijnë ushtria armike, me tanke e blinda, - erdha të ju lajmëroi, mezi i nxorri këto fjalë, nga lodhja.
Komandanti, për një qastë u ndalë shikoi të gjithë ushtarët, pastaj hodhi shikimin kodrave për rreth fshatit, dhe ju drejtua ushtarëve; të gjithë nëpër pozicione - urdhëroi ai, ndërsa ju: - ju drejtua vashës ai, keni bërë punë të shkëlqyeshm me lajmin e sjallë, tani do të ju lutesha të largoheni nga zona, sepse kët do të ketë luftë.
Unë kam ardhur të luftojë bashkë me ju, komandant, të lutem më jepni një pushkë dhe mua - foli vasha e me një këmbëngultësi që i dha të kuptojë edhe komandantit, se nuk duhej zgjatur më tepër.
Ja automatikun tim, - ju drejtua ai, dhe këta karikatorë me fishekë.
Pa folur asnjë fjalë, ajo e mori armën dhe karikatorët dhe u nisë drejtë pozicioneve nga shkuan ushtarët tjerë.
Krismat e tankeve armike drejtë pozicioneve të UçK-së, paralajmëruan fillimin e luftës, të asaj dite të përgjakshme në Vërri. Lufta s'pushoi deri në mesin e natës që erdhi. Deri në plumbin e fundit, luftuan djemtë e tre njësiteve të UçK-së, kundër tremijë e tetëqind ushtarëve dhe artilerisë armike, në mbrojtjen e trojeve stërgjyshore. Tufat e borës së pranverës, u skuqën me gjakun e ushtarëve të lirisë, ndërsa rënja e tyre me shikimin kah dilli, e solli pranverën e parë të lirisë në Kosovë.

Mars, 1999

www.metaforapoetike.de.vu

TREGIM-Qastet e dhembjes

Gëzim Ajgeraj



Qastet e dhembjes

Ora dhjetë, e gjeti të zgjuar si zakonishtë vonë, mbrëmë ai kishte bredhur dhëmbjes dhe kujtimeve të shokëve të rënë heroikishtë në vijën e frontit.
Shpeshë sytë ishin mbushur lotë, gjithë natën nuk kishte mundur ti mbyllte sytë, deri para agut të mëngjezit.kafeja çë priste në tavolinën e punës i dukej pelin sa edhe vet nata që kishte ikur, hamendja e bënte nevrik sepse kohën e fundit ajo kishre filluar ta mundonte së tepërmi. Rënja e shokve i kishte hapur një Plagë të re në shpirt. Penda që rrinte prej dy ditesh mbi fletore i dukej se po rrjedhonte gjake e ftonte ne dy luftim aq me tepër dhembja e shpalosjes se kujtimeve shuhej në lotë, parakalimi gjat gjithë asaj nate ja ngacmonte lotin e shpesh ja pushtonte faqet , le te qmallem tha një herë sepse edhe burrat qajne thote i urti , ndersa thenja e nje miku te pendes diku ne nje varge . se
Aje qe ska lote as dashuri ska
E ligshtoje edhe më, syte e mbushur me lote , thirrja e zonjes nga prapa shpines e nxorri nga kujtimet... tu ftof kafeja i dashur, pergjigjja ju dukë e tepert,e lakmonte qetsin deshironte te kthehej kujtimeve ne per banka kur bisedonin me shoket per idealet, lirine e atdheut te rabëruar, per ikjet e zeza e ardhjet e bardha,mendojë në vehte asnje herë nuk e paskam kuptuar se sa e paskan dashur kosoven ata djemte ,dhembja përsëri e pushtoi lavdi ju qoftë pershpetit ne vete, zonja sikur ja kishte kuptuar deshiren qetesishte ishte larguare,ju tani jeni deshmore te atdheut, deshmore te vërrinit, pasi pershperiti këto dy fjalë sikur mori forcë të shfletoje albumit e kujtimeve, thirrjet e tyre nëpër demostrata peripetite e udhtimeve te tyre për në shqipëri, thirrja e mesuesit drejtuar malsise per nje kryengitje te përgjithshme,sukseset ne organizime dhe ne themelimin e uçk-së deri te lufta ne fronte , ofshama e thelle që i doli nga dhemja e shpirtit ja ndërpreu kujtimet , mjafte i tha vetjes mallkoje udhet e mergimit fatin e emrit te mergimtarit. Te fala qe e kishte percjelle qyshë në pranveren e luftes.. pushkë dhe barote do te ju dergojme sa te doni sikur e qetsoje mire tha me vete qe sot per sotë e kemi edhe mergaten ndryshe kush do ta ndihmonte kosoven .dote ju dergojme sa te doni dhe sa te jete nevoja klithi ne vete , deri ne qlirimin e plote, klithmen qe e nxorri nga mlleifi ndaj armikut ndrythte brenda grushtit te djathtë , liria don gjakë tha dhe shterngojë fortë penden mbi fletoren e shënimeve dhe shenoje: ju ishit drita dhe syri i atdheut, me ju ka shkelqime liria pa ju na mbyte erresira, ju lulëkuqet e atdheut, pishtarët e lirise . Sa qaste i shkrepi ideja se veprën e tyre do ta ndriqoje deri ne shkelqime , ditve te bardha qe do te vijnë . Lavdi klithi në vehte, lufta po vazhdonë tha ajo kerkon pushkë dhe barote u zgjua dhe iku udhetimit të fjalës se dhënë.

3. Shtatore , 1998.Zvicër.

http://www.metaforapoetike.de.vu/

TREGIM-Prita

PRITA

Kolona e të rinjëve e kishte kaluar qindëshen, ndërsa karvani i kuajve tani më numëronte mbi tetëdhjetë. Ajo zgjatej pa ndërprerë, derisa kolona e ushtarëve me karvanin e kuajve kalonte fshatrave të malësisë. Brenda vullnetarëve të lirisë, mbretronte disponim i pa parë ndonjëherë, ndërsa vullneti për rrugën e nisë shprehet kudo në fytyrat e tyre. Vulleti i tyre, shpeshëherë shpërthen edhe në këngë, ndërsa atdheu merrë forcë me ta. Nata e qetë e verës së luftës, e shpërndante trokun e kuajve nëpër pyjet që i visheshin bjeshkës deri në anën tjetër të shpatijeve. Pastaj ai zë shtrihej teposhtë luginës dhe tretej gurgullimave të lumit që rridhte teposhtë nga bjeshkët. Nga një herë dhe ndonjë zë i ushtarëve që bisedonin mes vete, dëgjohej aty. Nëpër këtë qetësi nate, hëna shpërndante rrezet, që ndriqonin në rrugëtimin e ushtarëve të lirisë. Zhurma e trokut të kuajve dhe ndonjë gurë që rrotullohej herë pas here, ishin arsyeja që komandanti kërkojë më tepër qetësi dhe kujdesë nga ushtarët.
Ju lutem, për më tepër qetësi dhe kujdesë, tha ai, pastaj edhe kuajtë bënjë mjaftë zhurmë.
Urdhëri u bartë nga njëri ushtarë tek tjetri, deri në fundin e kolonës.
Pastajë jemi grup i madhë dhe shumë afër kufirit, mundë dhe të na hetojnë, shtoi ai.
Një heshtje e plotë ra në mesin e ushtarëve, pos trokut të kuajve i cili s'ndalej.
Dikush pa i njohur rregullat e udhëtimit, e ndezi shkrepsën për ta ndezur një cigare. Ndërsa shkëlqimi i dritës u shpërnda si një shkëlqim rrufeje në mesin e turmës. Drita u shpërnda me shpejtësi deri përtej kolonës që u hetua edhe përtej shpatit.
Rafalet e rojeve të kufirit që binin drejtë grupit të ushtarëve dhe karvanit të kuajve, nuk i dha mundësi asnjërit nga ushtarët, as edhe komandantit që e drejtonte grupin, të tërhiqte vërejtje për të mos e ndezur shkrepsën.
Të gjithë bini për tokë, urdhëroi komandanti nga fillimi i kolonës.
Vetëm troku i kuajve, që bënin lëvizje të pa kontrolluara në ato çaste dëgjohej aty pari dhe rafalet që s'pushonin.
Grupi i ushtarëve, filloi të marrë pozicione prapa gurëve dhe shpatijeve.
Një kundërpyergjigjie shpërtheu rrëmbyeshëm në drejtim të forcave armike, dhe gjithqka pushoi matanë.
A, jeni të gjithë? - pyeti komandanti.
Njëri pas tjetrit, të gjithë ushtarët filluan t'i tregojnë emrat e tyre.
Nuk mungoi askushë.
Vetëm disa kuajë të shtrirë që ende përpiqeshin lëvizjeve të fundit, nuk u zgjuan më.
Asnjë krismë nuk u dëgjua, ndërsa grupi i furnizimit e vazhdoi rrugën në betimin e dhënë për sigurimin e armatimit dhe mjeteve tjera për luftën çlirimtare.

Vërri, gusht 1998 Gëzim Ajgeraj


http://www.metaforapoetike.de.vu/