30 janar 2009

Tregim: Dhembshuri

TREGIM

Gëzim Ajgeraj

http://www.metaforapoetike.de.vu/
http://www.gezimajgeraj.blog.com/


DHEMSHURI

Ora dhjetë e gjeti të zgjuar si zakonisht.
Ai mbrëmë kish bredhur me dhembj kujtimeve të tij, dhe kish ndier dhembshuri për shokët e rënë.
Gjatë atyre përsiatjeve, sytë i mbusheshin me lot.
Gati gjithë natën nuk kish mundur t'i myllte sytë dhe, mëngjesi e gjeti duke menduar për luftën, njerëzit e tij, Malësinë e Vërrinit.
Kafeja e mëngjesit i dukej pelim si dhe vetë nata që kish ikur.
Hamendja e bënte nevrik, sepse kohët e fundit ajo kish filluar ta mundote së tepërmi.
Rënia e shokëve i kish hapur një plagë të re në shpirt.
Pena që rrinte prej dy ditësh mbi fletore i dukej se po rridhte gjak, sikur e ftonte në dyluftim, aq më tepër dhembja e shpalosjes së kujtimeve shquhej me lot, parakalimi gjatë gjithë asaj nate ia ngacmonte lotin, që shpesh ia pushtonte faqet.
Le të çmallem, - tha një herë, sepse edhe burrat qajnë, thotë një urti, ndërsa thënja e mikut të penës diku në një varg; "ai që s'ka lot, as dashuri s'ka" i dukej tamam një varg i përjetuar.
Dhe, duke menduar thellë, zëri i zonjës nga prapa e ndërpreu nga kujtimet.
"T'u ftoh kafeja, i dashur".
Por përgjigja iu duk e tepërt, e lakmonte qetësinë dhe dëshironte t'u kthehej atyre kujtimeve të hershme kur bisedonte me shokët për atdheun e robëruar, për ekzilin, kthimin tinëz kufirit si Muri Kinez, dhe mendoi prapë, duke thënë se asnjëherë nuk i paskam kuptuar sa e dashkan Kosovën, ata djem trima...
Dhembja e pushtoi përsëri, duke pshertirë thellë me vete.
Zonja prapë e kish thirrur, por ai ishte thelluar dhe nuk mund ta këpuste dot nga ajo qetësi boshe mbase, herë-herë vulgare, duke kujtuar prapë dëshmorët e Vërrinit.
Dhe për një moment përshpëriti dy-tre fjalë, nuk ja vuri fort veshin, por sikur mori forcë, shfletoj albumin e kujtimeve, iu kujtuan demostratat në qytetin Prizren, ato në Hagë, Gjenevë, Bernë e Cyrih, thirrjet e shokëve, udhëtimet për në shtetin amë, dhe prapë ishte ndaluar, duke lëshuar një pshërtimë të thellë, sall dhembshuri, se mbase lufta ishte një çast tjetër, nuk qetësohej lehtë, as mund kush ta mallkojë.
Mallkoi këto udhë të mërgimit, o Shpend Vërrini, - tha me vete.
Kish kontaktuar me mërgatën dhe ata i kishin thënë se mirë do të ishte të udhëtonim për në atdhe, këtu s'ka pranverë sivjet, atje kanë nevojë për ndihmën tonë.
Duke kujtuar disa sekuenca të imëta, u mbështet në njërin brryl dhe e zuri një ankth i çudtshëm, saqë Vërrini i doli përpara në tym e flak.
Kish ndier mllef ndaj armikut, kish bërë disa vija mbi fletë, dhe, mbi të gjitha kish klithur: "Mallkuar" Por shpejt ishte zgjuar dh nga larg sikur i kish ardhur një zë: "Liria do gjak", ndërsa ai e kish shtërnguar penën, duke derdhur vargje me dhembshuri e mllef, iu bë se një dritëz e përhitur i hyri në sy, nuk shihte dot, përpara i dolën lulëkuqet e atdheut, varret e dëshmorëve.
U mallëngjye aq shumë, saqë kah mesdita doli në rrugë, por nuk kish ide nga të shkonte.
Kur u kthye në shtëpi duke mos çuar kokën tha vetëm një fjalë:" Unë po shkoj".
Dhe kur e pyetën: "Ku?", ai bëri vetëm një shenjë në ajër, diç si shkronja K. e madhe e asgjë më tepër...

Tetorë, 1998

Tregim: Copat e dorëshkrimit të djegur

Gëzim Ajgeraj

http://www.metaforapoetike.de.vu/
http://www.gezimajgeraj.blog.com/


COPAT E DORËSHKRIMIT TË DJEGUR

Apologjia e krimit kishte ndodhur, ishin rrokullisë ditë e muajë, edhe ditëbardha kishte hapëruar dheut të Arbërit. Barbarët kishin ikur drejtë veriut, prej nga kishin ardhur, jo me dëshirën e tyre, sepse filozofia e luftës gjithmoë ka njohur humbës dhe fitues. Ata që kishin humbur luftën, papa i kishi lënë gjurmët e krimit, tokën e shkrumbuar, kodra të mbushura me varre, plagë të hapura, fëmijë bonjak, nëna pa djem e nuse pa burra. Të mbijetuarit, nuk kishin kohë t¨i gëzonin ditës së bardhë, ata sanonin plagët, rindërtonin kullat e rrënuara, jetën e shkatëerruar nga barbari që iku. Dita e bardhë që erdhi, na gjeti mbi hirin dhe blozën e kullës së bërë shkrumë e hi, përpëlitjeve të paktën për të bërë një vendë natën e parë të lirisë. Hirit të biblotekës shprisheshin shkronjat, që kush e di për sa shekuj ishin mbledhë ato, për ta ruajtur lashtësinë e gjuhës sonë. Përpjekjeve për të i mbledhur ato hirit, të paktën për ta bërë një faqe bashkë, copëzat e dorëshkrimit të djgur, grimcoheshin hirit, ndërsa shkronjat që herë herë fshiheshin në letrën e djegur treteshin blozës që shëndrrohej në grafite të zeza duarëve. Zjarri i kishte pëpirë gjithçka, ndërsa thirrja e kujtesës se mos të paktën nga arkiva e memorjes është ruajtur diq, ngjallë frikën e mëkatit. S'dua të bëjë dy herë krim, i thirri vehtes, s'dua që edhe unë të jemë bashkëpjesmarrës në këtë krim, ndoshta i ka mbuluar harresa, le të u mbetet krimi atyre që u takonë. Ndërsa kujtimi për dorëshkrimin e djegur, le të mbetet si kujtim i dhembshëm për autorin.
Gëzim Ajgeraj, 1999, Malësi e Vërrinit.

Tregim: Unaza

TREGIM

Gëzim Ajgeraj

http://www.gezimajgeraj.blog.com/
http://www.metaforapoetike.de.vu/


UNAZA

Shkëlqimi i unazës në pasqyrë, ia vodhi shikimin derisa pastronte palat e flokëve që vezullonin nga yndyra e lulevjollcës. Por dora i mbeti e shtërnguar e gjysma e majave të krehërit e ngritur flokëve. Ai i mbylli sytë dhe për një çast iu turbullua pamja, ofshama iku grykës së ventilatorit bashkë me kundërmimin e dhëmbëve ende të pa larë. Nga bota e kujtimeve të dikurshme, filloi ta largoi mykun e harrimit, për t'iu kthyer mendimeve të moteve të ikura, udhën e të cilave moti e kishte humbur divaneve të buta të perëndimit. Asnjëherë deri në atë qastë s'e kishte vrarë mendjen se kishin ikur pesë vjet, nga dita e ndarjes, se si i shkrepi rrufeja e mendimeve, apo shkëlqimi i unazës ja vrau instiktin e ndërgjegjies që moti e kishte humbur.
Oh zot, klithi në vete, ku jam unë, mbështeti duart mbi faqe, por prapë shkëlqim i unazës në pasqyrë, ia ngacmoi ethet e albumit të kujtimeve rinore. Pesë vjet, përshpëriti me vehte, pesë netë, pesë orë, pesë minuta, pesë, pesë...
Vallë ku mundë të jet ajo tani, - pyeti vehten, po edhe ajo, mundë të jet harruar ëndrrave të dashurisë të ndonjë djali,... jo, jo, - i dha shpresë vehtes, ajo i ruanë kujtimet e takimeve tona, nuk e shkelë besën.
I marrë, - ia ktheu vehtes në pasqyrë, ti... flet për besë, ti... që njëmijë herë e shkele unazën, vrave zemër e prishe ëndrra, ti... ti i pa besë që shkele besën e tokës, dheut të të parëve, ti... tiiiii.
Zemrimi, tani më e kishte hudhur humnerave të pendimit, ndërsa kujtimet e moteve bashkë, ja shponin ethet e zhgënjimit, njëra pas tjetrës.
Dita e fejesës, kishte qenë kulmi i gjithë atyre ditëve të ëmblla rinore, - sa mirë! - i tha vehtes.
Dita vraponte kujtimeve, ndërsa nata, shkrihej takimeve, - kurrë s'e kishim menduar ndarjen, sa herë i kishim thënë njëri tjetrit; do të jetojmë në Kosovën tonë, do të i rrisim fëmijët si lisat, ahhh, sa të lumtur do të jemi.
Buzëqeshja e sajë, ja ngaconte ëndrrat, oh zot, - klithi me vehte, sa më paska marrë malli.
Sa i marrë paskam qenë, - gjykoi vehten.
Ndjenja e pendimit, tani më ja kishte pushtuar të gjitha hapsirat, ndërsa qëndrimi brenda lëkurës së tradhëtisë, ja nxirrte të gjitha vlerat e njeriut normal.
Këtijë pendimi po bredhte ato qaste, ndërsa koka po i vlonte nga pendesa.
Dita e ndarjes, ja ngacmoi ndjenjën e kthimit, - kur ju kujtua ajo, sikur e ndjeu një lehtësim brenga kafkës që po i vlonte nga pendimi.
Mbase do të ikë dhe unë, si shumë shokë të mi, vetëm sa të rregullohem me azil, e do të të marrë dhe ty, - i kishte thënë ditën e ndarjes.
Kur ju kujtua kjo fjalë, e ndjeu vehten shum rëndë, paja ju errësua pë një qastë, ndërsa loti i sajë në qastin e ndarjes i doli si pika shiu përpara.
Do të të pres, sa të jetë toka dhe dielli, i kishte thënë në qastet ndarjes, ajo.
Sa të jetë toka dhe dielli, - përsëriti me vehte.
O zot, po ku mbeta unë, ku është besa? - fjala ja ngacmoi idenë e udhëve që po e pritnin.
Në koridor u dëgjua zëri i zonjës Haidi; I dashur, ikën dhjetë minuta, na pretë motra e ime në Cyrih.

Verë, 2000, Zvicër

Tregim:Përshëndetja

Gëzim AJGERAJ

TREGIM

PËRSHËNDETJA

Taket e saja, e tërhoqën shikimin e të gjithë mysafirëve në sallën e restorantit. Për mua që humbë gjithmonë magjis së fjalës në libra, gjithçka që sillet përtej tavolinës, i takon një bote tjetër. Asgjë s`më hyn në vesh, sidomos gjuha e huaj që më rrethon gjithandej. Kjo nuk i takonte injorancës a mospërfilljes siç mundë të ketë pandehur zonja, e cila ishte ulur në tavolinën tjetër përballë meje. Ndoshta ishte ndier edhe e fyer dhe sikur e kishte pritur çastin që të paktën një herë ta hidhja shikimin në drejtim të saj.
Mirëdita, zotëri, - përshëndeti ajo nga tavolina përballë.
Mirdita - përshëndeta, i rezervuar.
Një fytyrë e njohur, që duhet ta kem takuar diku. Po përpiqesha ta nxirrja nga kujtesa, momentin se nga e njihja atë zonjë. Asgjë s`po mundë të nxirrja nga e kaluara. Akuzoja veten se në takime me njerëz, tregohesha nga njëherë i pa interesuar për nohje të mëtutjeshme. Kjo më vinte shpeshherë në pozita jo të volitshme. Ishte më keq atëherë kur tjetri më thirrte në emër. Megjithatë, zonja nuk ishte ndonjë e njohur që i takonte njerzëve të afërt që duhej ti mbaja në kujtesë. Aq më tepër për faktin, se ajo nuk i takonte nacionalitetit tim. Këtë e dija.
Gjatë kisha gërmuar kujtesës, deri sa zonja nga tavolina tjetër, më vidhte me një shikim, sikur donte të thonte diq.
Nga kujtesa, s'dilte gjë. Me siguri ka n ikur vite dhe të njohurit e rastit kanë ikur harrimit.
Si jeni?- zotëri, - Pyeti zonja.
Mirë, - thashë, po ju?- vazhdova disi i habitur.
Mirë, mirë - u përgjigj ajo, - po piktori?
Hë, hë, gjithçka e qartë, - përshpërita në vete, - ka qen një takim i shkurtë, në trotuaret e qytetit, gjatë një shetitje që po e bënin piktori dhe zonja - Ai ka gjashtë vite që është kthyer në atdhe, atëherë kur i kthyen azilantët - i përgjigja shkurtë.
E di, e di - tha ajo, - e keni takur nga ajo kohë.
Jo, - i thash shkurt.
E ruaj një kujtim shumë të çmuar nga ai, -vazhdoi zonja, - kam jë pikturë të punuar enkas për mua, në banesën time.
Hë, hë thash me vete, i tillë paska qen piktori, ndoshta me ngjyrat dhe pëlhurën time, për zanat e malit që kurrë nuk m'i pikturoj, - më vjen mirë, - e thash, sa për ta përfillur llafin e zonjës.
Kemi kaluar kohë të gjatë bashkë, vazhdoi zonja, - por martesën e tij kam mësuar vetëm pasi ai ishte kthyer në atdheun e tij dhe kjo më ka fyer së tepërmi, - tha ajo.
Ndoshta raportet tuaja i keni marr sy mbyllur, zonjë, - iu përgjigja shkurtë
Shumë e drejtë, një pjesë fajit më takon dhe mua, - plotësoi ajo.
Po e takove, i sjellni përshëndetje, - porositi ajo.
Gjithsesi, - i thash zonjës dhe premtimin e dhënë, gjatë pushimit të kafes së pasdites e shkrova mbi letrën e bardhë.

7 prill 2005, Lichtenschtajn - Zvicër.

Tregim: Lulet përskaj rrugës

Tregim

Gëzim AJGERAJ

LULET PËRSKAJ RRUGËS

(Shokut tim të fëmijërisë; H. M)

Një tufë me lule përskaj rrugës, mi trazoi dhembjet. Në një cep të rrugës që qon nga qyteti P. në drejtim të kufirit me atdheun, jo shumë larg rrjedhës së Lumbardhit ku ngjitet me Drinin, një emër i skalitur mbi gurë dhe një tufë me lule aty pranë, më ndalën në udhëtimin tim me makinë. Kujtimet më kthyen në bankat e shkollës. Ç'nuk do të bëja që atyre kujtimeve të fëmijërisë të mos u shtohej kjo dhembje e sotme. Mu në ato çaste kur mbi gurin e memertë e lexova emrin H..., mu kujtua shoku imë që ka ikur përpara kohe nga kjo botë. Kujtimet dhe dhembja nisën të përzihen bashkë. Muza e dhembjes më ngacmoi. Ti ndrydhë brenda meje, janë bërë shumë ato, ti lë për njëherë tjetër, vetëm sa më rëndojnë këtij udhëtimi. Do ti shpalosë bashkë me dhembjet në një vend. Aty përskaj rrugës, nëpër fijet e barit të pranverës për rreth gurit, të mbuluar me lule, nisë dhembja. Erërat e kujtimeve më shpiejnë në voglin e hershme kur luanim si fëmijë në lagje. Mblidhnim qershi se kush do ti gjente kalaveshët më të mire, për vesh. Kokonim si zogj, mbi një kalavesh rrushi e i këndonim këngë atdheut. U rritëm bashkë, unë me prind e pa të diku larg në mërgim, e ai jetim pa babain. Me duart e skamjes e të mjerimit rrita e tij. Në një Abetaren e mësuam ABCED-ën, Lulin e vocërr e lexonim për ditë. Edhe karrikën shpesh e ndanim përgjysmë. Ja matnim rritën e njëri tjetrit. Vetëm studimet na ndanë por jo edhe udhët e mërgimit që na vodhën të dyve. Ti shkruaj të gjitha dhembja është trazuar e po ë mashtron. Ajo veç se po shtohet. Nuk më besohet se shoku imë H. M. aksidentalisht, të ketë ikur kaq shpejtë nga ne, të paktën pa një lamtumirë. Ndjehem i trishtuar, loti po më tradhëton. Kujtimet nuk mundë ti shfletojë më, ato ishin ngurtësuar mbi gurë. Syve nuk kisha dëshirë të u besoja më. Është portreti i tij, apo guri po më mashtron. Buzëqeshja ishte ngurtësuar mbi pllakën e gurtë dhe po heshte. Përskaj një tufë me lule mbi lëndinën e bleruar. Një qastë i dhembshëm që nuk di si ta spjegoi dot të tërin. Provova ta marrë veten, por ato çaste më përplasën shpatit të bleruar mbi rrugë. Nuk e di, vërtet nuk di si u gjenda atyre çasteve. Megjithatë, e ngushëllova veten; vdekja vjen gjithmonë e pa pritur, dhembja na mbetet përherë si plagë ndër ne. Zbrita poshtë rrugës dhe në ato qaste mu kujtua Migjeni, vëllau i dy motrave jetime, pasardhëset e shokut tim, një çlirim nga dhembja e ndjeva në shpirt.

Verë, 2004, Prizren

TRI POEZI NGA: Qazim Thaçi

Qazim THAÇI
_______________

KËNGA SI PËRKUSHTIM

Larg nga vendet e huaja jehu i këngës dëgjohet
Si kitarë shumëzuar telash
përkushtim kanjushë e verdhë
At-dheu ka trazuar zemrat
Në Albulenën e Skënderbeut
Doboviku pret kumtin si zë rrufeje
Ç’ duhet grisur për të harruar dhembjen
Dhembjen e këngës, zërin e Atdheut
Duke ec nëpër mallin e vendlindjes
Si të udhëtohet për në zenit
Kur mungon kënga
Pashtriku shkrin borën
Për mallin e Jusufit
Për qëndrimin e Kadriut
Bardhoshi vigjilon si
Kalorës mitik i janarit.
Kush e vrau këngën
Këngën e lirisë?????

Prizren,22 janar 09.


A MUND TË DILET NGA VETJA

(Përkushtim)

Saherë që të dua
Pyes veten a dilet nga vetja?
Sa herë të kujtojë
Pyesë veten a harrohet vetja?

E di se shpirti Yt
Ka zjarr e ka mall
E di se sytë e tu
Kanë frikë e dashuri

Pse më akuzoni
Që e dua miken time
Fatmjerë, që e dua dhe
E shijojë dhembjen me të

A dilet nga vetja
Kur mungon kujtimi ?
A harrohet vetja
Kur shpirti zvogëlohet ?

Më thuani se si vdiset
Për dashuri?
Më thuani si jetohet
Pa sytë e saj?


VOGËLSIA IME DASHURI

Edhe qielli ka pak kaltërsi
Për zemrën e sajë të madhe

Edhe fusha ka pak erë lulesh
Për shpirtin e sajë të gjerë

Edhe kënga ka pak gëzim e dhembje
Për afshin e saj të dashurisë

Mali ka lisa që i ngjanë asaj
Mali ka zogj që kanë këngën e sajë

Plot tri dekada pikësim dashurie
Mas vogëlsinë time më lartësinë e sajë

23 janar 2009

Malli, metaforë në mes

Gëzim Ajgeraj

http://www.metaforapoetike.de.vu/
http://www.gezimajgeraj.blog.com/

MALLI, METAFORË NË MES

1.

Zjarri mes nesh i doxhi të gjitha
kujtimet kohëperenduara e ëndrrave
udhë pa mbarim

hapat e voglis që i bëmë bashkë
pluhur i harrimit
mbuluar i ka

vetëm kujtimet shëtisin mallit
të fjalëve tona
ne të dy largësi në mes

***
Digjet zjarrit
në flakën e largësive
që s'shuhet mes nesh

është vullkani ku digjen vitet
mos ju tremb përshkimit të jetës
të të zejë trishtimi i asajë që po ikën

vjeshta po vie e verdhë
dimrin paralajmëron

shtrohet ecjes tënde
si borëbardha
e di

mbrëmë kam ecur
ëndrrave të voglisë

***

Një gurë në malësi
e di se më pret
këtu as varrë s'kamë

i huaj përjetë
mbi një kodër Vërrini
pretë hija

dhe balta e errët
ku prehet përjetësia

atje këndonë qyqja më bukur
mbi degët e dushkut plotë hije


2.
Nata plot hënë të shoqëron
përpara ditëve tua plotë shpresë
librat fletoret shënimet më s'do të flenë
gjumit tënd të trazuar

Si të agojnë mëngjezet
pa diellin e sharrit

zjarri i mallit tënd
e djeg qdo ëdër
në shpresën e dritës

***
Ti lis i atdheut
i rrahur erërave të ballkanit
pathëshmëria e jote
hijëzon qëndresë
vakë zemrat e nënave
atje e këtu
me shpresën e kthimeve
që rritet ditëve
të mbathcave tua

***
Merimangë është bërë qielli
përpara derës së votrës

kullën e mbyti pritja
ditëve pa ty

nënlokja e qulli shaminë
shi bie pa pra qiellit të sajë

vjeshta po afronë
dil sa s'të ka zënë borëbardha

***
3.
Shtatit tëndë ende therin kohëkuqet

Në dhembjen time ikjet e zeza
përshkojnë rrjedhën

kur të ndahen motligat
si të dalë nga kjo ëndërr

***

O nënlokja e ime
e kalitur furtunave
nëpër mote barbare

je bërë lulëbozhure
që skuqesh qdo ditë
nga secili
që kalon andej pari
plagëve tua

e unë
e mbledhë zemrimin barbar
e rrebelohem
nga dhembjet e plagëve

***

Kullës ende s'ia kam fshirë blozën
mi ruan kujtimet

dhembja ka hyrë në palcë
si zjarri i kullës djegë

ka mote në vetmi
jam bërë zog shtegëtar

ti atje e unë këtu
metaforë e mallit në mes

13.5.04, Zvicër


MALLI

Folezës së kujtimeve u trazua
iku diku në rini
një malë plotë me dëshira
hapëroi pa më pyetur tek ti

Më la diku të vetmuar
zjarri i kujtimeve u rizgjua
drejtë teje ka fluturuar
moj gërshetëza me sy të shkruar

25.2.04


KUJTIMET

Ikën kujtimet diku largë rinisë
një mbrëmje tek e vëja poezin në gjumë
po kthehesha nga shëti e shatërvanit
kjo natyrisht është plagë, dhembë shumë

Ndaj i falem shkëlqimit të hënës
që ma mbajti dritën në parmak
çfarë ti japë vargut ti marrë amzës
ti e din moj flokë përdredhura shtatëgjatë

diku në memoaret e zemrës
ëndrrat të thurin vargë.

26.2.04

KUJTIMET 1

Ëndrrat mi morën rrugët e ikën
një bjeshkë plotë me lule e dëshira
dhe vargu që aqë gjatë e prita
u arratis mallit e erdhi tek ti

e presë të më kthehet fjala
të paktën të bukurës poezi
iku me ëndrrat dhe malli
mbërtheu diku tek ti

diku shpalosin gërshetin e kujtimeve
qlodhen në dashuri

26.2.04

DËSHIRË E VRARË

I fali pranvera një lule në ballë
Një vashë me sy deti më mbyti në mallë
Dritën i dha dielli qiellit flatëruar
Bardhësin e bores flokë praruar

Të lehtë i dha krahët flutur përmbi lule
Më vrau flatër e sajë ëndrrat mi përkule
E lig u shtrua kënga se më mbyti vetmia
Shpresa u bë ëndrra përvëlon largësia

Bukuri e sajë vret ëndrrat e bardha
Dehet ligësia e shtrohet përpara
Bëhen ëndrrat pluhur në këmbët e sajë
Mollë e ndaluar një dëshirë e vrarë

Tani, largë e kërkojë e dehem në mallë
Ëndrra ndizet prush e zemra plot zjarrë
E ikin kujtiet pervëlonë vetmia
Mes largësive tona urë dashuria

Ah, ni kjo dëshirë sa më bën te mjerë
E ndjek nga pas veq ëndrrat mi vjedhë
Tek hija e sajë humbet e harruar
Digjen flakë shpresat diku të vetmuara

Mars, 2004

Poezi: Nga notesi i poetit

Gëzim Ajgeraj

http://www.metaforapoetike.de.vu/
http://www.gezimajgeraj.blog.com/


FJALË PËR LIDHJEN

Me ju kur shushojë flasë me historinë
shpalos të kaluarën ardhjet të ushqehen
Mbretëris së juajë ideali prinë
të sotmes së ardhë rrezet i shkëlqehen
Shkëndijë e dritës më prin në guxim
me atë fanarë mi ndriqon trimërisë
është një ideal që nuk don kthim
liri e atdheut dritë e ardhmërisë
nje shkëndijë prej stralli ndizet para jush
mi fletë historisë tash njëqindenjëzetepesë vjetë
flakadanin ndezur sma shuan askushë
ështe dritë për breza flaka e lirisë
Me zjarrin e ndezur që se shuaj kurrë
atdheut i këndojë me prushin e etjes
lirisë i këndojë legjendat e trimave
flakadani i juaj dritë e së ardhmes

Prizren, qershorë, 2003


FJALË QË MË MUNGON

Duhamë e sajë m'i frynë gjakut ndër deje
Ndizet zemërimi e vrulli s'ndalet
qielli nxihet e shemben rrufetë
dridhen bjeshkët mbushëllojnë malet

Klithmë e sajë skuqet ndër votra
ndrydhen kodrat e hapen varret
etja ndizet për qiellin e lirë
boncë e gjakut shpërthenë e nuk ndalet

Dritës së sajë ndizet një etje
s'e ndalë vrapin nëpër histori
është etja e gjakut që rritet ndër deje
Dritë që jepë jetë në ardhmëri

Tani kur e shoh e se prekë me dorë
Etja rrjedhë lum plotë tërbim
Dritë e sajë s'është më metaforë
Është etje shpresë e dheut tim

28.3.2004, Prizren

Poezi: Për vargum

Gëzim Ajgeraj

http://www.metaforapoetike.de.vu/
http://www.gezimajgeraj.blog.com/


PËR VARGUN

Gjethet e mendimit rriten
Në kërcellin e ajthshëm të fjalës
Po ku i ka rrënjët lisi i këngës

LISI I DHEMBJEVE

Gurëve të fjalës lëshon rrënjë
bëhet metaforë e plagës
fjala në varg

Dhembjeve e shpalosë lëvozhgën e fjalës
lulkuqe mbushen vargjet
në metaforën e pikëllimit

E ushqej me shpresën e shkëlqimit të dritës
prapë vesë e kapë mendimin
nëgjethet e fjalës

Me se ta vadis mallin
Në këtë vapë fjale
lis i dhembjeve të mia

2004


THATËSI E FJALËS

Kanë shterruar gurrat e mindimit
thatësi e fjalës
u terën vargjet

Alfabeti i ikjeve po digjet mallit
verës pa vargë

Metafora e pikëllimit
i shtrydhë dhembjet e udhëve
as pikë për lotë ska mbetur
për tëia freskuar ballin

as kokërr djerse nuk gjen
pë tye ia shtrydhë zjarrin

vetëm shkrumë
në muzën përvëluar
të mendimit.

shkurt, 2004




PIPAT E FJALËS

Pipojnë ato sytheve të etjes
blerohen lisat e vargjeve
dhembjet harbijnë vargut
stinëve pa arbitë

Bryma e ikjeve i zventonë
pika loti lëngojnë vargut
vapës së mallit

Me pesticidin e etjes i spëkasë
për mbrojtje nga moti i ligë i udhëve
prapë stinëve të mallit zbresin

pipojn ato trollit tëdhembjes
lëshojnë gjethe fjalës
e bëen vargë

dhjetor, 2003


IKJE E VARGË

Je përmallim udhëve në largësi
heshtje e harruar assesi
shpërthim i zjarrit në gji
një pikë loti
ku malli pikonë poezi

Je gjëmë Sharri bjeshkë me dhembje
jo tufë bore e harruar hije
por diell që rrezaton
shtatit të Vërrinit
gjithsesi

Jo lum i shterrur rrjedhës ndër mote
as liqe i tharë verës pa shi
por gurrë Vërrini që shuan etje
vargë i përmallimit
poezi

Je ikje e trazuar botës
zog i arratisur në vetmi
shpresë e mbathcave të kthimeve
vargë i pa shterrur
poezi

E diel, 29.2.2004


VJESHTË NË VARGË

Po thahen degët e vargut
lisi i poezisë u çveshë
vjeshta harboi metaforës

Gjelbrimi i fjalës po zverdhet
lisave të krasitur të vargut
u ngjitën përkushtimet serioze

1999

NDRYSHIM

Kam iur largë
përtej Arbërisë
me ëndrra në duar

i zhuritur mallit
vizatoj kujtimet
e ikjeve

tani po kthehem

asgjë e bukur
s'i paska mbetur lules

e paskan krasitur
nga rrënja
çveshur e kanë

dhe lulkuqen e farës
e fletët
tha i kanë

lulja ime Arbëreshë
në ç'duar paske rënë

11 shkurt 2000


VARGË ME UDHË

Në kullën e mendimit po ndodhë brishtësia
E zeza ka harbuar vargut plotë pikëllim
Një vetmi që djegë është vetë largësia
vjen e zhuritë mbi fjalën me tërbim

Muranave përplaset fjala plot mallëngjim
Ndizen germat flakë deri në harrim
udhët edhe ikjet ndizen përvëlojnë
ky udhëtim ikjeve vargë për metaforë

15 mars 2004, Zvicër

19 janar 2009

TANI I NGROHIM ZEMRAT NË DIELLIN E LIRISË

Gëzim Ajgeraj

http://www.gezimajgeraj.blog.com/
http://www.metaforapoetike.de.vu/

1.

TANI I NGROHIM ZEMRAT NË DIELLIN
E LIRISË

Veten. atdheun ushqyem me ideal. Me shpresë për
liri. Nga terri i errësirës i nxorrëm shkëndijat e
dritës. Ushqyem qëndresën. Vdekjen e bëmë të
pavdekshme. Hymë edhe legjendave. Me zjarr e
përzumë natën. Terrin shekullorë.

Tani i shërojmë plagët. I ngrohim zemrat.
Me ardhjet e mira. Të bardhat. Në diellin
e ngrohtë të bardhësive të lirisë.

Mars 2008

2.

JU DUA NJEREZIT E MI, JU DUA SA ATDHEU

Merrni njerëzit e mi mbëlsi nga të fala ime. Atë që
zemra ma thotë. Sa mall kam. Sa etje. Për ju të mirët.
Të dashurit. Merrni pakë dashuri nga dashuria e ime.
Neve këtu në Alpe na dogji malli

Unë, çdo ditë u përcjellë dashuri. Të fala. Dhe
çlirohem nga zjarmia e mërgimit. Udhëve. Ikjeve. Ju
dua njerëzit e mi. ju dua sa Atdheu...

Mars, 2008

3.

HËNËS IA VRAS DRITË ME MALLIN

Djegë jam nëpër mall. Udhë, udhë.... Ikje.
Gjeografi e harta i përpinë motet. Vitet mes
Alpeve. Buzë *Rajnës një shpresë ma freskon
ballin. Për kthimet. Për mbathcat që një ditë
do ta ngarkojnë mallin. Udhë ti japë. Udhë...

Vërrini më pret. Dhe hëna mbi Sharr që sonte
ia vrasë dritën me mall. Këtu në Alpe.

18. janar 2009, Zvicër.

*Rajna: Lum që rrjedhë pjesës lindore të Zvicrës.

11 janar 2009

Poezi: Qytetit tim

Gëzim Ajgeraj

www.metaforapoetike.de.vu
www.gezimajgeraj.blog.com


UDHËVE TË MIA NDJEJË
NOSTALGJI PËR TY
(Qytetit tim)

NOSTALGJI

Qiellit tënd
nostalgjia bjer si pika shiu
e shtrohet shtatit tënd
si fllad lumbardhi
shesheve tua

seq më mungon
në këto udhë
ikje
e më fton
në sedrën tende

UNË VAZHDOJ TË TË DUA

Ti vazhdon
të më presësh
ikjen time
e dogji malli
pa ty

më merrë njëherë
në gjirin tënde
në ngrohtësinë tende
që ta shijojmë
dashurinë

TANI MË

Nëpër këtë udhëtim
kthehem i shpalosë ditët
kur ishim bashkë
me serenadat e verës,
aromën e zambaqeve të tua
e këngën e lumëbardhit
tek e shoqëron nën kala
mbrëmjen tone

Tani më
ato janë bërë etje
i mbyti malli
i mbrëmjeve pa ty




PËR SONTE

Sonte e ndaj
vetëm një dëshirë

Të jem
pranë shesheve tua
e me gotën
e mallit tone
ta shtrydhim deri në
pikën e fundit
etjen e mallit tonë
buzë shadërvanit

SHPRESA MË MBANË

Vitet po ikin
pa njëri tjetrin

Shpresa më mbante
se një ditë
do të jemi bashkë
e ta djegim
këtë mallë
të udhëve të mia


Dashuria për ty
fle thellë në shpirtin tim

VAZHDOJ TË TË DUA


Unë vazhdoj të të dua
me afshin e parë
tani kur pranvera
i trazonë kujtimet
nostalgjia të të kem pranë
më ka pushtuar

etja u dogj mallit për ty
nëpër këto udhë të mia.

22. 3. 2006, Zvicër

POEZI:ETJE E TRAZUAR

Gëzim Ajgeraj

www.metaforapoetike.de.vu
www.gezimajgeraj.blog.com

HARRIMIT NUK I BESOJË

Ende mbaj shpresë
se ti më do
me afshin e parë

largësia më bën të vuaj
herë herë bëhet
gjelozi

harrimit nuk i besojë
dashuria
është parajsa e ime
ku ti
prehesh

ËNDRRA TË TRAZUARA

Ëndrrat tona
i dogjën këto largësi

si të ia bëjë me udhët
që më mbajnë peng
kësaj nate
dhe kujtimet
Trazuara
për ty


GJITHÇKA U BË ETJE

Me ditën
kur ma fale dashurinë
shpresat u mbëltuan
brenda meje,

ti hyre pa pritmas
mes ëndrrave
plotë buzëqeshje
ndërsa unë humba
brenda teje

gjithçka u shëndrrua
në etje



VARGU M'I BËNË ROJE
DASHURISË PËR TY

Në vetminë e udhëve
Ti më mungonë

s'më ka mbetur asgjë
pos lapsit një copë letër
dhe qiriut

me vargun
e mbajë afër dashurinë
tonë



ENDE KA KOHË

Nëse kam vonuar
e kanë ikur motet
pa ti thënë të gjitha
për atë që dhemb
mes nesh

Largësia nuk i ka zbehur
ëndrrat rrijnë zgjuar
i bëjnë roje
pritjes

ende ka kohë

SHPRESË

Mungesa e jote në
këto largësi, është bërë
zjarr, që digjet në mes
ëndrrat ndrydhen shpresës
se një ditë, sa do e parëndësishme
të jetë ajo, të bjerë në parajsën
tonë, që të na i shtrydhë mallet
që na dogjën

shpresa vdesë e fundit

4 mars 2006, Zvicër

Poezi: Apo tjetërsim?

Poezi

Gëzim Ajgeraj

www.metaforapoetike.de.vu
www.gezimajgeraj.blog.com

NATA E TJETËRSIMIT
(Kusheririt tim; Sabri Ajgeraj)

Kujtimit të tije heshtin fjalet
dhembja ngritet ngritjes se tije
tjetersimit qe na ndau e e mori

ndoshta ty te thirri jeta me vdekjen
me dhembjen qe dhemb mes nesh
për te na lëne pikëllimit me natën

Ne tani i gdhendim kujtimet e jetes
tjetersimit i ndezim qirinjet e drites
nje lutje per shpirtin tend emrit që na e la

Dhembjen e shtrydhim heshtjes
kokrrën e lotit e derdhim
per natën që erdhi pa ty

Zemres i japim force
me ritakmin tone ne boten e tjetersuar
që na pretë.
17 nëntor 2002

UDHËHARRIMIT

ikjet qe na moren na lane harrese
kohes qe na djege i ndezim pendese
ja shuajme etjen ballit shpresen e bejme gure
nje shikim udhëmbathcave qe s'u pame kurre

malli na qone leter e na prete hijeve
i freskone ditët e zjarmin tonë
kah i djegim ditët e udhëve e ikjeve
e udhëtimit tone harrimi verbonë

Udhet qe na more na i zbardhen vitet
koha e permallte e shkruan harrimin
nje gure ndër lisa rri e pretë sigurtë
udhë e tjetërsimit na e pretë kthimin

9.nëntor 2002, Zvicer

IKJE E SHKRUMË

Na morën udhët na i vodhën te gjitha
ditën e shtrydhim ne mish të ashtit
natës ja matim terrin e ja pijmë pelinin mallit
zgjuar na gjejnë mengjezet e anjura mbi ne

Këngën e kemi vajë këtijë udhëtimi
ikjeve tona u prinë udhëve alpike
diellit tonë plotë shkrumë
shkëlqimin kah ja shuajmë

Ditët udhëtojnë pa ne atdheut
udhët në detin e pendës mbyten
si trupë qiriu do të shkrihemi
ikjet t'i djegim me ne

Se kohëmbathca s'po vie
ditëkthimeve pa ne
motet do të i zbardhim kokave
t'i thinjëmë motet që po ikin me ne

10. nëntor 2002,Zvicër

Kohëndara në letër

Na mori një ikje, një kthim na e do
kohendara ne dysh, mos na mallko

shkruaji udheve leter e thirri kthimit
t'i lënë ijet mbathcat e përtej harrimit

kohës na i thuaje mallit na kërko
mungesës te votra mos na mallko

Na e ruaje emrin gdhende ne gure
deri ne tjetersim e s'u pam kurrë

Dhe thuaji udheve me nje lamtuire
u pam n perralle neper nje erresire

nentor 2002,Zvicer

Në kujtim të mikut

Tregim

www.metaforapoetike.de.vu
www.gezimajgeraj.blog.com

Iljaz PROKSHI

Gjithçka për një ëndërr

Në çastin kur kënduan xhelat e parë, më iku ëndrra. Në një cep të kullës së gurtë, të rrënuar tashmë, jo shumë larg rrugës, e pashë nga dritaret se si përftoi një korb. Ç’ nuk do të jepja të dija përse ishte mbrëmë mbi lagjen time, në ishte për të mirë apo për të keq. Asaj nate të bekuar ta ndanim pikëllimin me ditën bashkë, ishte shumë me zor. Pikërisht kur ai fluturoi, m’u kujtuan shëtitjet tek Fusha e Mollës, ato kujtime që nisën të më përzihen lëmsh një nga një. Është një sagë e madhe për t’ thënë të gjitha. T’i hedh dosido nuk mundem. T’i fshij ndiej siklet. A t’i hedh mënjanë apo jo?, thashë me vete. Në dhomë isha fill i vetëm. Dyshemeja ishte shumë e çrregulluar, nga jashtë ndiheshin vaje të rënda, pikëlluese. Në këtë farë ëndrre të mbrapshtë m’u përzien të gjitha. Nxora një letër të shkruaja së paku diçka, por edh dora nuk më bënte. Një poemë të gjatë e kisha në plan që, në njëfarë mënyre do t’i mbulonte të gjitha dhembjet e njeriut. As kjo nuk më qetësoi. Si mund të bëhet që vëllai im M., të humbasë aq shpejt jetën, të ndahet nga ne aq papritur, pa lamtumirë Vajet s’pushonin. Të nesërmen nuk guxova t’ia rrëfeja askujt ëndrrën, ngaqë të gjitha ishin bërë një realitet. ,,Je ti që të deshëm aq shumë...je ti apo unë po trilloj?” Ai ishte kthyer dhe heshte në qoshen e kullës. Nuk bëzante. Një zë më tha: ,,Po buzëqesh”.Unë pyeta: ,,Ai?” Por nuk mora përgjigje. Çfarë? Çfarë? Lotët më shkonin fytyrës teposhtë, saqë më dukej se po hiqeshin copa mishi nga trupi im. Dhimbja dhe ëndrra u bënë njësoj; ishin të pambarim. Një natë e kobshme dhe tejet e mërzitshme, që nuk mund ta shpjegoj dot kurrë të tërën. As të qetësohem. Nuk do ju bezdis. Gjithë ëndrra më bëri copë-copë. Megjithatë, vdekja është gjithmonë e vetmuar, ndërsa dhembjen e ndiejnë të gjithë. Fatkeqësisht.

Prishtin,15.9. 2005

Dy poezi nga Arkiva: Në kujtim të mikut tim të ndjerë

Iljaz Prokshi

www.metaforapoetike.de.vu
www.gezimajgeraj.blog.com

ME BESONI

(Miqve te mi)

A më besoni ju miqtë e mi
se jam i sinqertë
ju flas haptas me ndjenja dashurie
A besoni se ndiej mallin
e pashuar për ju
shpeshherë ulem në ndonjë cafe
apo restorant
marre një kafe për vete dhe për ju
fill i vetëm
me halle që as ju mbase s'i dini
dhe ju mbase keni halle
por hallet janë të ndryshme
e gjatë asaj ndenje
marrë ndonjë copë letër e shkruaj
po çfarë te shkruaj ne këtë amulli kohe

A ua merr mendja ndonjëherë
se e keni diku një mik
një vëlla qe ju do
se unë kështu ju mendoj përherë
një dite oh një dite sa kisha dashur
të ulemi te katërtit bashkë
ne një restorant duke çuar nga një gëllënjke
me usiki te forte
t'i kujtojmë vuajtjet gëzimet dhembjet
te bëjmë gaz për te hequr mërzinë
te dëgjojmë njeri-tjetrin me dashuri
te flasim për hallet e njeri-tjetrit
për familjet për problemet
për artin përgjithësisht
te dimë me saktësisht
çfarë shkruan Flori Gëzimi Engjelli
ç'bën maestro Hajdi
se Shkrimi është i Shenjte
dhe secili nga ne kemi nga një Engjëll te Mire
që na prinë në jetë

Tash dëgjomëni
gjejeni pakëz kohe
qe kurrë s'i mjafton njeriut
dhe ejani ju te mërgimit
te takohemi ne Prishtine
apo ku do t'ua do zemra
sall ne
ta heqim një çikë këtë mallëngjim të zi
te mos e harrojmë atë dite
sepse ata qe harrojnë
s'dinë as te dashurojnë
o miqtë e mi
ti Gëzim
ti Flori
ti Engjëll
ti Hajdar
Është me mirë te jetosh
është me mire te dashurosh
A me besoni përnjëmend

Prishtine, 18 nëntor 2005

Iljaz Prokshi

S'KAM DOT FJALE

Ju po heshtni o miq
une besomeni s'ka cast as dite
qe s'mendoj per ju
e shikoj qiellin blu
dhe yjet naten kur ben kthejllet
nje kenge ia marr me ta
E prape kthehem ne vete
duke menduar
se ku jane o Zot miqte e mi
Flori Gezimi Engjelli Hajdari Femi
si i kalojne ditet ata
E di se lexoni shume
e percillni shtypin e dites
ndersa une zihem me hesin
me Kafken dhe Borhesin
i coj te fala Kadarese
e dialogoj me Qsjen e madh
per cikerrime ketu ne Prishtine
Nuk e di a me degjoni
apo po flas o miq
kam zene te hesht edhe vete
nje djall ma ze udhen perdite
e fluturon tek Fushes se Mellenjave
aty ku u zhvillua Beteja e Kosoves
e pati vrare Miloshi Sulltanin
tani zihen djajte e verdhe
se na paskeshe qene i tyre
ai bir Drenice ishte
e dine te gjithe te mite
Dhe tani prape ulem ne taverne
pi nje gote uski
mendoj per nje titull
te ri te librit me poezi
mbase do te jete DJALLI I VERDHE
apo Engjelli vrau djallin
mos u bezdisni per mua
edhe pse e ndiej veten te vetmuar
e kane liruar Fatmirin
ne Gjyqin e Hages
dhe do i lirojne edhe te tjeret
sepse ata qe luftuan me djaj
burgu nuk i mban dot brenda
Ja ta ngrisim nga nje gote
ne shenje dashurie o miq
dimri s'mund ta ndale dot
pavaresine e Kosoves
as dashurine e perjetshme per te
Oh ky qiell
kjo toke aterore
sa shume e duam
dhe s'di a dime ta duam njesoj
nese jo mos harroni
permbi krye na rri shqiponja
kurre s'kam besuar sa shume ju dua

Prishtine,05.12.2005

05 janar 2009

TREGIME; KRISMAT E LIRISË

Gëzim Ajgeraj

Www.metaforapoetike.de.vu
www.gezimajgeraj.blog.com

KRISMAT E LIRISË

VULLNETARËT
Thirrja e atdheut ishte shpërndarë në të gjitha skajet e botës, ndërsa pushkët e lirisë po thirrnin djalërinë shqiptare anembanë botës për t’ i dalë zot atdheut. Sepse dheu i Kosovës po digjej e përgjakej në çdo cep nga ushtria barbare e okupatorit serb. Shkrumbi e gjaku që derdhej damarëve të tokës sime e shpon dhembjen e çdonjërit shqiptar jashtë atdheut. Dhe djalëria militante tani po i ktheheshin atdheut, pushkëve të lirisë. Në korrik të nëntëdhjetenëntës i gjeti gati drejt Malësisë së Vërrinit. Gjithçka e kishin bërë gati, rrobat, armët dhe gjërat e tjera të nevojshme për udhëtim. Mëngjesi i së shtunës, i gjeti të zgjuar; gjatë tëtë natës ata nuk bënë një sy gjumë. Duam të çmallemi, thoshte Rexha, pastaj lufte është dhe kush e di a shihemi më, dhe nëse shihemi, vetëm në Kosovën e lirë. Kur i tha këto fjalë, sytë iu mbushen me lotë, vetëm në liri, shtoi Sabriu e Qaza që ishin bërë gati për nisje. Fokusi i kamerës, shënonte çastet e fundit të kujtimeve me vëllezërit dhe shokët në mërgim. Me t’u nisur shumicës iu mbushen sytë me lot, por secili mundohej të përmbahej përpara vullnetarëve të lirisë. Betimi në flamur, përpara nisjes, u dha forcë të gjithëve, ngaqë mu zemra e alpeve po niseshin trimat e atdheut me flamurin kuq e zi në gji. Televizioni zviceran shënoi edhe intervistën e parë publike.
Po shkojmë për të vdekur, tha Rexha. Për lirinë e atdheut, të djemve të Vërrinit shënuan fundin e nisjes së tyre vullnetare në rrugën e atdheut. Prapa tyre mbetën kujtimet e viteve në mërgim, që ndrynin në vete, duke u ndarë kush e kush me ata që kishin kaluar një kohë të gjatë; kish të atillë që nuk mund të rrinin pa qarë, në ndarje, por edhe gjatpëe rrugës. Atheu, megjithatë ishte pika më e dashur dhe vetëm ai mund t’ua lehtësonte dhembjen...
1998
PRITA
Kolona e të rinjve e kishte kaluar qindëshen, ndërsa karvani i kuajve mbi tetëdhjetë. Ajo zgjatej pa ndërprerë, derisa kolona me karvanin e kuajve kalonte fshatrave të Malsisë. Nata e qetë e verës së luftës, e shpërndante trokun e kuajve, nëpër pyjet që i visheshin bjeshkës përpjet dhe herë-herë ndihej ndonjë fjalë të ushtarëve, që bisedonin mes vete. Nëper këtë qetësi nate, hëna shpërndante dritën e saj bjshkëve, që ua ndriçonte rrugën ushtarëve të lirisë. Nga gumzhima e herëpashershme e zërave të tyre, prijësi i grupit kërkoi më tëpër qetësi, për shkak të përhapjes së zërave matanë shpatit, ku bënin roje kufitarët.
-Ju lutem për më tepër qetësi, tha ai. Sepse edhe ashtu troku i kuajve bënë mjaft zhurmë.
Një heshtje e plotë i kaploi të gjithë, vetëm troku i kuajve s'pushonte dot.
-Jemi grup i madh, foli ai përësëri, ka rrezik të na hetojnë.
Dikush pa i njohur rregllat e udhëtimit, e ndezi shkrepsën që të ndizte një cigare. Shkëlqimi i dritës u shpërnda mes grupit. Rafalet e rojave të kufirit, që u drejtuan nga grupi, nuk i dhanë mundësi asnjërit nga ushtarët as edhe komandantit që e drejtonte grupin për furnizim, për tërheqje vërejtje. Të gjithë bini për toke, u dëgjua një zë nga fillimi i kolonës. Vetëm kuajt që në lëvizje të pa- kontrolluara shpërndaheshin kodrave, ngelën në këmbë, ndërsa grupi i ushtarëve iu vesh kodrës. Krismat e armëve shpërthyen si një rrëbesh shiu, dhe përtej gjithçka pushoi.
-A jeni të gjithë?, tha komandanti.
Të gjithë ushtarët filluan t’ i tregojnë emrat, nëpër atë errësirë. Nuk mungoi askush. Vetëm disa kuaj të shtrirë që ende përpiqeshin lëvizjeve të fundit, nuk u zgjuan me dhe krismat e rojave të kufirit që nuk u dëgjuan më gjatë asaj nate. Grupi i furnizimit, e vazhdoi rrugën me betimin e dhën për sigurimin e armatimit, dhe mjeteve tjera për luftën çlirimtare.
gusht 1998
KUNDËRSULMI
Mëngjesi i gjashtëmbëdhjetë korrikut që kishte aguar plot shkëlqim, sapo kishte filluar t’ i ngrohte ushtarët që gjatë tërë natës kishin qëndruar nëpër pozicinet që e përkufizoin zonën e lirë të shpallur nga shtabi lokal i UÇK-së. Ata po i gëzoheshin ditës që po agonte plot diell e shkëlqim, gëzimi i tyre shihej buzëqeshjeve dhe ndonjë shakaje që e bëni me njëri-tjetrin. Lufta tanimë ishte bërë pjesë e jetës së tyre, ndërsa armët krahut pjesë e trupit të tyre. Pozicionet që e përkufizonin zonën e lirë, ishin stëpitë e tyre pa kulme ku e kalonin pjesën me të madhe të kohës në gjendje gatishmërie, gjatë gjithë kësaj vere. Ishte kjo përditshmëria e jetës së tyre nën emri e luftëtarit të lirisë. Zhurma e blindave të armikut, prishi qetësinë e ditës që sapo kishte filluar, ato po marshonin në drejtim të pozicioneve që e përkufizonin zonën e lirë.
- Po vijnë taket armike, bërtiti komandanti i kompanisë. Të gjithë nëpër pozicione, në gjendje gatishmërie, urdheroi ai.
Dhe e nxori radiolidjen ga rripi që e mbante lidhur për beli, për të lajmëruar komandën e shtabit për rrezikun e mundshëm të ndonjë sulmi.
- Komanda, komanda, u degjua zëri i tij. Artileria armike po marshon drejt nesh, e përcolli zërin përmes radiolidhjes.
- Këtu komanda, u dëgjua një zë, nga brendia e radiolidhjes dhe vazhdoi: Nëese hyjnë brenda vijës së kuqe që na ndanë me ta, hapni zjarr, derisa të vijnë përforcimet. Ede pa përfunduar fjalët që vinin nga komanda, një rrëbesh plumbash e ngriste dheun përpjetë përgjatë vijës së pozicineve, ku qëdronin ushtarët e lirisë.
- Kundërzjarr, tha komandanti i kompanisë.
Dhe plumbat vërshuan nga të gjitha anët e maleve që ishin nën mbrojtjen e ushtarëve tjerë. Dy nga ushtarët e armikut, që i përcillnin blindat nga anash ranë për toke. Matanë dukej vetëm zjarri i plumbave që s’i ndaheshin blindës dhe dheu që ngritej nga rrëbeshi.
- Jepni, trima, i inkurajonte ushtarët komandanti. Zjarrin mos e ndalni.
E gjithë bjeshka villte zjarr, në ndihmë ishin vënë njësitët që i prinin kompanisë, që i mbronte nyjet e rrugëve që shpienin në brendinë zonës. Ndërkaq kënga që kishte filluar, u jepte fuqi edhe më tepër utrimave të lirisë. Snajperisti që qëndronte pranë komandantit , nuk fliste dot asnjë fjalë, as këngën nuk e përcillte; ai ishte përqëndruar prapa dioptrisë së dylbisë që e mbante mbi pushkë, dhe i vëzhgonte lëvizjet armike matanë përroit, që e ndante vijën e luftës. Lëvizjet e tij të vogla, hetoheshin në majën e pushkës nga armiku matanë bregut. Komandanti i kompanisë, pasi e zbrazi një karikatore kundër armikut, e ktheu kokën nga e djathta dhe shikoi njëherë nga ai, nuk foli asnjë fjalë, sikur e kutoi se fjalët ndoshta do t’ia prishnin qëtesinë e tij përpara gjuajtjes. Gjithçka e mbylli në heshtje, deri sa armës se tij i ndërroi karikatorin dhe e vendosi armën mbi dheun, që i mbulonte ata përpara pozicioneve, edhe gjuajtjet i ndali, e dinte mirë, se atij i duhej qetësi dhe koncentrim në pikën e shenjestrës që vështronte. Një krismë e hollë që doli nga arma e snajperistit, mbi blindën që villte plumba në drejtim të pozicioneve të ushtarëve tanë, rrëzoi siluetën mbi blindën armike, dhe të gjitha krimat nga pala armike pushuan. Paniku që kaploi armikun, krijoi rrëmujë në palën armike, dhe artilerinë e tyre, që filluan të zbrapseshin, tek po i tërhiqnin zvarrë dhe dy trupat e ushtarëve të tyre të rënë prapa blindës.
- Të ndalet zjarri, dha urdhër komandanti. Kurseni municionin.
Dita e kundërsulmit rrodhi brenda gëzimit të fitores mbi armikun, dhe përgatitjes për beteja të reja.
korrik 1998
ÇLIRIMTARËT
Dritëdielli sa po i shpërndau rrezet, mbi malet e mbuluara me borën e fillimmarsit që shkrihej ngrohtësisë së pranverës që po vinte. Komandanti i kishte rreshtuar ushtarët e tij dhe po u caktonte detyrat e ditës që po fillonte. Ai po e kontrollonte gatishmërinë e secilit nga ushtarët dhe gjendjen e tyre fizike, ndërkaq për peshën e detyrave që do t’ ua ndante nuk ishte edhe aq problem. Ndërkaq, ata që gjatë tërë natës kishin bërë roje, duhej të zëvendësoheshin për të pushuar ca natën. Një zë që erdhi nga fundi i fshatit, e tërhoqi shikimin e të të gjithë që i pritnin detyrat, ndërsa komandanti bëri disa hapa mbrapa dhe shikimin e përqëndroi tek vasha që po vinte drejt tyre. Kurioziteti e ngacmonte, ndërsa ajo gjithnjë e më tëpër i afrohej shtëpisë kazermë, ku ishin të vendosur ushtarët.
-Çka ndodhur? thirri me zë të lartë komandanti, kurse jehona e zërit u shpërnda teposhtë grykës prej nga lidheshin rrugët e fshatit. Ajo nuk po mund të përgjigjej, lodhja ia kishte marrë fuqinë, dhe me dorën që e shtrëngonte gjoksin, mundohej të ruate frymmëmarrjen, që ia kishte shpejtuar vrapi.
-Po vijnë ushtria armike, me tanke e blinda, erdha t’ju lajmëroj, mezi i nxori fjalët ajo. Ju lutem, më jepni dhe mua një pushkë, iu drejtua komandantit. –Të gjithë nëpër pozicione dhe detyra urdhëroi komandanti, ndersa ti, iu drejtua vashës, ke bërë punë të mirë për lajmin e sjellë. Tani tani do të isha lutur të largohesh nga zona, sepse këtu do të këtë luftë.
-Më vjen shumë keq që duhet t’ ua kthej urdhërat, por unë kam ardhur të luftoj bashkë me ju. Ju lutem me jepni një pushkë.
Komandanti duke e parë këmbëngultësinë e vashës, i zgjati automatikun që e mbante në dorë.
-Ja ia automatikun tim dhe këta karikatorë me fishekë. Ajo rrëmbeu armën dhe u nis vrapë drejt pozicioneve nga shkuan ushtarët tjerë. Krismat e tankeve armike të drejtuara në drejtim të pozicioneve të UÇK-së paralajmëruan fillimin e luftës së asaj dite të përgjakshme. Lufta s'pushoi deri në mesin e natës që erdhi. Deri në plumbin e fudit luftuan tre njësitet kundër tremijë e tetëqind ushtarëve dhe arltilerisë armike në mbrotjen e trojeve stërgjyshore. Borën e pranverës e mbuloi gjaku, ndërsa rënia e tyre me shikimin kah dielli, e solli pranverën e lirisë në Kosovë.
1999
ARTA RANË ME KËNGË NË GOJË
Krismat e armëve mbyteshin jehonës që e përcillnin bjeshkët përreth fshatit. Ndërsa lufta që po vazdonte pa ndërprerë, mbillte vdekje kudo. Rruga e lirisë, e zgedhur nga ushtarët trima që luftonin për çlirimin e atdheut, hapej shkëlqimit të tyre nëpër vijat e frontit, kundër pushtuesit.
-Zjarr thirri komandanti, derisa hodhi bombën, në drejtim të tankut të armikut serb, që po u afrohej pozicioneve. Gjithçka u mbulua në flakë; tanku dridhi tokën rreth pozicioneve; jehona e krismës ndërkaq mbushëlloi malet. Kënga që buronte nga zëri i hollë i komandantit, vazhdoi pas jehonës së krismave. Ndërsa vargu: “Bini djema gjithë sa jemi, luftën mos me e ndalë”, u shpërnda pareshur tek ushtarët e lirisë, të cilët e përcillnin nga goja e tyre, bashkë me krismat. Dhe vargu i këngës vazhdonte: “T'gjithë së bashku për atdhe, jetën kem me dhanë”. Mesit të krismave të pushkëve, kur jehona e tyre tretej në zemrën e maleve, ritmi i këngës përhapej me jehonën e valeve që mbushëllonin malësisë, dhe me vete bartnin moralin e lartë të forcës dhe të luftës për lirinë e atdheut. Dhe kënga s'ndalej, buqimës së krismave të pushkëve, që e përcillnin ritmin e saj. E tërë ajo ditë pranvere me malet e veshura me borë, e treti këngën dhe gjakun, të atyre, që i falen shkëlqimin atdheut.
Malësi e Vërrinit, 1999
TROLLIN NUK E LËSHOJ
Ditën kur e arratis pyllit përpjetë mendoj me vete se bota u rrotullua e ra mbi të, ndjehej shurdhër nga zhurma e artilerisë së akupatorit që granatonte pandërprerë shtëpitë e fshatit. Ktheu, edhe njëherë shikimin mbrapa e me vete tha: “Tërë jetën punova e për pak minuta m’i mori të gjitha zjarri”. Më tej jehona e krismave shpërndahej shpatit përpjetë si një rrufe, që mbytej brenda tymnajave të zhurmës së zjarrit, e atij i dukej sikur i vlonte truri nga ato krisma. Jeta s`qenka asgjë, më mirë do ta pija helmin sesa të largohem, tha me mllef.
- Unë do të kthehem, iu drejtua plakës, nuk me bëjnë këmbët, pastaj ç`më duhet jeta mua, më mirë të vdes në oborrin tim, sepse aty edhe vdekja ka kuptim, ndërsa shikimi i tij tretej andej nga tymi i kullës matanë shpatit. Këmbëngultësia e tij ishte më e fortë se sa kërkesa e plakës, që e shoqëronte gjatë kthimit. Kanë një besë këto troje, tha me vete, po ku më zuri në këtë moshë kjo e mallkuar luftë, e ngushlloi veten. Mosha që ia kishte përpirë fuqinë i shihej kudo rrudhave të ballit të tij, dhe duarve, ku shtrëngonte shkopin, që shpeshherë e quante këmba ime e tretë. Ndërkaq, lutja e tij ishte që plaka të vazhdonte rrugën me gratë dhe fëmijët e tjerë drejt malit. Mirëpo ai e mori vetëm një përgjigje : “Unë nuk të lë vetëm, do të vdesë me ty”.
Kthimin drejt lagjes që po i dilte flaka nga të gjitha anët, nuk e dinte as vetë sesi e kishte bërë, vetëm fati e kishte shpëtuar nga granatat që binin pandëprerë. Pastaj hyri në bodrumin e shtëpisë, që po i dilte flaka në katet e sipërme dhe nga dyert e dollapit në murët e shtepisë e nxori armën e tij, që e kishte ruajtur me dekada. Prapë të erdhi dita moj e uruar, përshpëriti tek po e rretullonte në dorë, ty dhe mua s`na hiqet qafesh ky armik, e dinë ti mirë çfarë do ai. Për një çast iu kujtuan vitet e rinisë, kur ishte luftëtarë i ballit, kujtoi ato vite dhe mallkoi kohën, që kishte rrjedhur pas asaj lufte, mallkoi tradhtitë që ishin bërë, komunizmin dhe mirë që erdhi kjo ditë, fliste me vete. Doli në oborr dhe me mllef, tha se këtu do ta presë hasmin.
- Nuk kam ku të shkoj nga këtu, tjetër shtëpi s`kam as tjetër atdhe.
Plaka ndërkaq mundohej ta shuante zjarrin me ca kova ujë .
- Lëri të gjitha, moj plakë, ato do të digjen se do të digjen.
Dhe ditët e qeta që kishin rrjedhur më pas, përpara trupit të kërrusur të plakut mbi armën e tij, i kishin gjetur edhe dy policë të armikut të shtrirë për toke, në oborrin e shtëpisë.
1999_

04 janar 2009

TREGIM: GJAKU

Gëzim Ajgeraj

www.metaforapoetike.de.vu
www.gezimajgeraj.blog.com

GJAKU

Nën ankthin e dy djemve nëpër vijat e frontit të luftës, nëna e kishte marrë lajmin e vrasjes së gjyshes. Në një skaj të qytetit P, ku ajo ishte e strehuar nga flaket e luftës, jo shumë larg zonës së luftimeve, e kishte marrë lajmin e dhembjes. Ishte ende luftë, dhe brenga pe djemtë e sajë në vijat e zjarrit e gërryente. Ishin ditët dhe netët e ankthit të madh. Lajmet nga fronti vinin, se behej luftë për jetë a vdekje. Kishte ikur dita e katërt e asaj mizerje të madhe. Pikërisht asaj pasditeje, erdhi lajmi i zi. Gjithçka e kishte menduar atyre çasteve. Edhe vrasjen e mundëshme te djemve që nuk kishte asnjë lajm, apo edhe të rinjëve të fshatit kah luftonin nëpër vijat e frontit. Por vrasjen e gjyshes, nuk e kishte besuar kurrë. Dhembja e atyre çasteve, ia kishte vjedhë fuqinë. Një dhimbje plotë me plogështi e kishte pushtuar. Kujtimet bashkë me dhembjen për nënën, ishin mbytur në lot. Unë do të shkoj, - kishte thënë nëna atyre çasteve. Dhe kur e kishin pyetur; ku?. Tek nëna, - u kishte thënë dhe nuk kishte mundur ta ndalte kush. Pas disa orëve ishte gjendur pran varrit të sajë, të cilin ishin duke mbuluar ca bashkëfshatar. Lotin dhe forcën, atyre çasteve i kishte bëre bashkë. Tymit dhe flakës së kullave të Gjeqit, që po digjeshin, kishte arritur deri tek votra e shkrumuar, e fëmijërisë së sajë. Gjithçka e kishte shkrumuar flaka e luftës, pos mureve të gurta dhe gurëve të përgjakura të oborrit. Një krua gjaku kishte rrjedhur mbi kalldërmin e oborrit. Rrjedha e sajë ishte shtrirë teposhtë drejtë *rekës së vogël, që kalonte pranë shtëpisë. Lotët i shkonin teposhtë fytyrës, sa që gjakun mbi gurët e oborrit dhe mureve të shtëpisë, nuk mundë ta dallonte me hirin e flakëve të kullës. Ndiente një dhimbje të madhe, sa që vajet e saja s'pushonin. Gjaku i shtrirë oborrit, e trazonte. Nuk dua të shkelë askush mbi gjakun e sajë, kishte përshpëritur me vete dhe kishte mbushur ca kova uji nga *reka e vogël. Edhe gurët mundë ti shkulje nga oborri atyre çasteve, por gjaku i tharë i gjyshes, nuk shkulej. Ai i gjasonte rrënjëve të futura thellë nëpër gurët e oborrit dhe nuk lahej nga aty. Loti i nënës dhe gjaku i tharë i gjyshes së vrarë, ishin bërë bashkë. Është një sagë e madhe për ti thënë të gjitha. Terri që kishte filluar të binte pranë kullës së shkrumuar, ditën po e nxinte plote trishtim e plagë. Katundi kishte rënë në heshtje dhe po i numëronte varret e ditës që po ikte. As gjyshja më s'do të kthehet për ta ndezur oxhakun e votrës që kishte mbetur në këmbë, pranë kullës së rrënuar. Një natë plotë dhembje e trishtim po fillonte për nënën time, pranë gjakut të gjyshes.

Gjeq (Jeshkovë), 1999

BIBLOTEKA

Gëzim Ajgeraj

www.metaforapoetike.de.vu
www.gezimajgeraj.blog.com

BIBLOTEKA

Lajmi për djegien e Malësisë, ra si rrufe. Nga një sulm barbar, që e bëri okupatori, në anën jugore të qytetit P., mbi disa katunde shqiptare, atdheu sërish u pergjakë. Ç'logjik mundë ti pjellë ato krime, pos barbarit të ardhur nga veriu i zi. Atyre vrasjeve, masakrave e djegieve kishte nisur shtatori. Ishin vrarë fëmijë, gra, pleq e plaka. Ishin vrarë edhe shumë te rinj në mbrojtje të kullave stërgjyshore. Armiku nuk i kishte kursyer as edhe kafshët. Ishin djegur shtëpi e biblioteka. Fusha e male shkrumë e hi. O zot, ç'mizerje. Në çastin kur erdhi lajmi, mu kujtua malësia, lagjia ime e dashur, shtëpia. Për një qastë një dhimbje më trazoi. Jo se më dhimbsej pasuria, larg asaj. Të gjitha ia kisha falur atdheut dhe luftës për liri. Në ato qaste, flaka e qiriut përpara meje, ma kujtoi flakën e kullës. Ta imagjinoj dosido djegien e sajë, nuk është e mundur. Ta fshij nga kujtesa, diç po digjet brenda meje. Si ta ndalë këtë zjarr. Flaka e librave shpërthente përtej mureve të kullës. Thyente dritare e kulme dhe ngjitej qiellit përpjetë. Ajo përbinte pa mëshirshëm shkronja e fjalë. Gjithçka e bukur brenda librit shkrumosej në hi. Digjej Buzuku, Barleti, Naimi, Fishta, Migjeni, Lasgushi, Kadareja, Agolli, Shekspiri, Niqe, Gëte, Tolstoi, Cvajgu,... një botë e tërë. Si ka mundësi që brenda një ore të shkrumosen tridhjetë vitet e krijimit të bibliotekës. Jam unë që po trilloj apo dora barbare që bëri shkrumë e hi. Lajmi për vrasjen dhe djegien e gjyshes në kullë, që erdhi atyre çasteve më tmerroi. Ca pika lot më turbulluan sytë e mi sa, sa që më duhej se po vërbohesha. Dhimbja i kishte prekur majat, sa që flakët e sajë s'shuheshin dot. Çaste të kobshme e të dhimbshme sa që nuk mundë ti përshkruaja më. Mylla librin e kujtimeve bashkë me dhembjen e kobit te asaj dite. Flaka e kriminelit nuk ka mëshirë as për librin, fatmirësisht fuqia e tij e ka një funde.


Shtator 1998, Zvicër

PJESË NGA ROMANI:ROB.ë

Gëzim Ajgeraj

www.metaforapoetike.de.vu
www.gezimajgeraj.blog.com

TREGIM

Në mbrojtje të pozicioneve

Pjesë nga romani; Rob-ë

Deri sa plaku Tafë Vërrini, po rrinte ulur pranë dritares dhe po vështronte përtej saj, shtëpitë e pakta të lagjes që dukeshin nga aty, djali i tijë Shpendi me shokët e njësitit, ende po qëndronin ulur në skajinn e pyllit, ku e kishin gdhirë natën. Ata po vështronin përballë tyre bjeshkën e krykodrës që varej teposhtë deri tek shtëpitë e para të fshatit të ndarë në dy pjesë nga kodra pajtimit në mes dhe lumi që rridhte teposhtë zemrës së fshatit. Në majen e kryekodrës dukej një përzierje e ushtrisë armike që po e vëzhgonin teritorin e fshatrave të Vërrinit dhe qdo lëvizje brenda zonës.
Largë po më duket maja e kodrës, - tha Shpendi, tek po e drejtonte shënjestrën e armës, kah ushtria armike.
Pse? mos don të ja shkrepësh, i tha njëri nga shokët.
Pse jo, por kam frikë se nuk do të arrijë deri atje, plumbi, dhe e lëshoi anash armën e tijë. U mbështet në lisin që ngjitej lartësive, prapa shpinës së tijë, dhe filloi të shikoi qiellin përpjetë.
Dita e dytë e ofenzivës armike, po fillonte, në çastë e pushtuann mendimet, vallë si do të jetë gjendur babai dhe gjyshja, veten e ndiente fajtorë që nuk kishte mundur të gjente kohë të paktën për të i parë, në janë mirë, ju dola nga fjala, - përshpëriti në vete, por babai do ta kuptojë- e inkurajoi veten përsëri, është luftë dhe nuk mundë të i lëshojmë pozicionet.
Fjala, - do të kthehem herë pas here të ju shohë baba, - po e ngacmonte vazhdimisht, ndëkaq rruga drejtë kodrave përpjetë i kishte mbetur si një ndarje e hidhur. Brenga gjithmonë e kishte ngacmuar në do të i gjente gjë babain dhe gjyshen e tijë.
Megjithatë, ata janë në strehimore, të paktë në vendë më të sigurtë, e kishte inkurajuar vehten dhe ishte nisur me shokët përpjetë drejtë pozicioneve mbi kodra.
Derisa shikimin e kishte tretur përtej mbi kryekodër, kujtimet e kishin kthyer tek rruga drejtë pozicioneve që e kishin bërë pas ndarjes me babain.
Mor, po të mos ecim kështu në radhë, se do të na pijë e zeza, po të shpërndahemi pyllit përpjetë, atje në dalje do të bashkohemi, ju dejtua shokëve. Njësiti filloj të shpërndahej, pa folur asnjë fjalë, duke marrë pozicione përpjetë pyllit, dhe duke krijuar një distancë afro dhjet metërshe mes njëri tjetrit, për të vazhduar në brendinë e pyllit, dhe për të dalë përsëri deri në skajin e tijë. Nga ana tjetër e kryekodrës, drejtë daljes së pyllit, fërshkëllenin plumbat e ushtarëve serbë, dukej se lëvizjen e njësitit e kishin hetuar ushtria armike.
Plumbat herë pas here e përshkonin edhe pyllin, një plumbë automatiku, fërshkëlleu krejtë afër Shpendit, lëvizjet në këmbë, tani më ishin bërë të rrezikshme, por ata i mbulonte pylli, megjithatë rreziku sa vinte e shtohej, pylli gjuhej nga të gjitha anët, edhe nga granatat e tankseve armike që gjendeshin ë kodrat për rreth zonës së lirë të shpallur nga UÇK-ja. Tani më të gjithë ushtarët e njësitit, po avanconin drejtë skajit të pyllit, gjithmonë në ecjen barkas deri në skajin e tijë. Një kundër përgjigjie filloi edhe nga ushtarët e njësitit, drejtë pozicioneve armike, pas një shkëmbim zjarri për më shumë se gjysmë ore, Shpendi urdhëroi shokët që të i ndalnin gjuajtjet.
Urdhëri u përcollë nga njëri tek tjetri ushtarë, dhe zjarri pushoi.
Letë krijojmë përshtypjen se jemi zbrapsur, u tha shokëve të njësitit, dhe duhet të hulumtojmë një koridor tjetër, deri sa të krijojmë epërsi me pozicione në drejtim të armikut.
Pas disa qasteve, krismat pushuan edhe nga ana e armikut, ndërsa njësiti tani më e kishte filluar depërtimin në skajin tjetër të pyllit që e shoqëronte gjithë kodrën deri në maja.
Në njërin skajë të pyllit, ushtarët e njësitit u bashkuan të gjithë, dhe pasi e pyetën njëri tjetrin, në ishin mirë, vazhduan përpjetë skajit të pyllit që e shoqëronte një luginë me një rrjedhë të vogël uji.
Dëllinjat dhe lajthishta që e mbulonin anën tjetër të kodrës, digjeshin në zjarre që ishin ndezur nga gjuajtjet e artilerisë armike nga kodrat për rreth që s'po pushonin, mbi shtëpitë e fshatit dhe gjithkah andej nga shihej ndonjë objektë apo edhe stogje bari të fshatarëve granatoheshin pa ndërprerë.
Helikopterët e ushtrisë armike që fluturonin vazhdimishtë lartë hapsirës mbi fshatra, e vëzhgonin situatën poshtë në fshatë dhe iformonin artierinë të vendosur mbi kora për rreth zonës, të cilat pastajë e gjuanin qdo lëvizje.
Duhet të krijojmë distancë në lëvizje - tha; Shpendi, sepse kudo na pretë rrezik nga granatat e artilerisë, edhe nëse biem, jo të gjithë përnjëheri.
Dhe ashtu u bë, njësiti po ngjitej përpjetë skajit të pyllit, duke krijuar largësi mes njëri tjetrit, asnjëri nga shokët e njësitit s'po fliste, të gjithë po i mbanin armët në duar, e qantat me fishekë mbi shpinë dhe me hapat e tyre të fuqishme, po ngjiteshin kodrës përpjetë.
Para se arrinin majën e kodrës, një fërshkëllimë e fuqishme po vinte përpara një granate nga tanku i armikut që po gjuante nga kodra, krismat dhe copat e sajë u mbytën në baltën e një moçalishte, shpërthimi e të cilës ngriti përpjetë copat e dheut e baltës që u përplasën gjithandej.
Vetëm pak metra e ndante njësitin e UçK-së nga vendi i eksplodimit të granatës, njëri nga shokët që ato qaste ishte gjendur fare afër Shpendit, ja vuri dorën mbi kokë dhe u shtrinë të dy prapa lisave, ndërsa copat e granatës dhe balta u shpërndanë gjithandej.
Jeni të gjithë? - pyeti Shpendi deri sa po e kthente kokën mbrapa dhe po i shikonte shokët tek po zgjoheshin njëri pas tjetrit.
Patëm fatë, foli Beka, deri sa po i fshinte copat e baltës që kishin rënë mbi të, ajo ra në vendë të butë, dhe fuqinë e eksplodimit së bashku me copat e sajë ja përpiu dheu - shtoi ai.
Më shumë pate fatë ti e Shpendi, - tha dikush nga mbrapa, ishit shumë më afër sajë.
Krisma e fuqishme, i kishte shurdhuar për një qastë të gjithë, ajo krismë ishte bërë fërshkëllimë në veshët e ushtarëve, që në ato qaste po i fshinin nga rrobat, copat e dheut, që kishin rënë mbi ta.
Të shpejtojmë tha Shpendi, ata na kanë hetuar, dhe ne duhet të largohemi sa më parë nga ky vendë.
Njësiti vazhdoi rrugën me hapa të shpejtuara drejtë kodrës përpjetë rrethit të pyllit.
Nuk kishin mbetur edhe shumë metra, për ta arritur kodrën, njësiti vazhdoi rrugën drejtë sajë, kur e arritën majën e kodrës, Shpendi urdhëroi që të fillonin dhe të i merrnin pozicionet ku i kishin të caktuara më herët nga komanda e zonës. Një nga një, filluan të hyjnë kanalit të istikameve, të hapura shumë më herët nga vetë ushtarët.
E gjithë njëmbëdhjetshja e ushtarëve, u pozicionua istikameve që e përshkonin majën e kodrës si një shirit, prej nga mundë të kontrolloheshin të gjitha lëvizjet e armikut në drejtim të zonës, dhe vazduan të vëzhgojnë për rreth kodrës.
Luftime pati gati gjatë gjithë ditës, shokët e Shpendit u mbajtën të pa lëkundur nëpër pozicione, nëpër atë breshëri granatash që vinin nga tanket serbe të vendosura kodrave për rreth pozicioneve të UÇK-së.
Buzëmbrëmja e solli një shkëmbim të rralluar zjarri, ndërsa kur ra terri, ishin të herë pas hershme gjuajtjet e artilerisë armike, vinte në drjtim të pozicioneve ku ishin të strehuar njësiti i Shpendit..
Ndërsa Shpendi i kishte urdhëruar shokët që të i ndalnin gjuajtjet, sepse ato tani më ishin të kota errësirës që nuk dukej asgjë m'at anë shpatit në drejtim të forcave armike, por edhe i kurseni municionin që ishte aqë me të numruara në qantat e ushtarëve. Ata tani më vetëm po e vëzhgonin teritorin gjithandej dhe qëndronin në gjendje gatishmërie.
Një urdhër nga komanda, urdhëronte që të gjithë ushtarët, natën ta gdhinin nëpër pozicione gjithandej nga ishin të vendosur, për ta mbrojtur zonën e lirë nga ndonjë sulmë tinzar i armikut, që mundë ta ndërmerrte gjatë natës.
Sonte, nuk do të pushojmë fare, - tha Shpendi, dhe fjala e tijë u përcollë nga ushtari i dytë, në të tretin, e kështu me radhë deri tek i fundit.
Asnjëri nga ushtarët, nuk ndezi as edhe më të voglën dritë, as edhe cigare, që mos të hetohej nga armiku, sepse vendi mundë të granatohej çdo qastë nga takset e armikut.
Mëngjezi i gjeti të lodhur e të dërmuar, nga pagjumësia dhe mungesa e ushqimit që s'kishin futur asgjë në gojë, të gjithë po qëndronin nëpër pozicione, dikush prapa një lisi e dikush istikameve, ndërsa përqëndrimi i shikimeve të tyre ishte drejtë kryekodrës, nga po përziheshin ushtarët e armikut.
Do të kemi përsëri luftë, tha Shpendi, tek po i vëzhgonte lëvizjet e ushtarëve të armikut, atje lartë në kryekodër, lëvizjet e tyre na japin të kuptojmë se po ripozicionohen, vazhdoi ai, por ju duhet të i kurseni plumbat në maksimum, çdo plumbë për kokë armiku, sepse nuk i dihet se sa do të zgjatë kjo ofenzivë armike.
Një krismë, nga blinda e ushtrisë armike atje mbi kryekodër, e filloi ditën e dytë të luftimeve, ndërsa jehona e sajë u shpërnda grykës teposhtë malsisë, dhe u mbytë luginave e pyjeve përtej shpatijeve.
Lufta filloi, - tha Shpendi, të gjithë në gatishmëri nëpër pozicione.
Ushtarët, prapa armëve të tyre, filluan të marrin në shënjestër pozicionet armike përballë tyre, në anën tjetër të kodrës.

Gëzim Ajgeraj, tetor 1998

NJËSITI I VËZHGIMIT

Gëzim Ajgeraj

www.metaforapoetike.de.vu
www.gezimajgeraj.blog.com

NJËSITI I VËZHGIMIT

Arave misërnike që shtriheshin në të dy krahët e asfaltit, shpërndahej shushurima e gjetheve të tallave që i kishte pushtuar një erë e lehtë vere. Asnjë zhurmë tjetër s'dëgjohej, pos zhurmave të herëpas hershme që vinin nga brendia e qytetit që vezullote dritave dhe mbytej në ankthin e luftës.
Shpati dhe Sharri po vëzhgoni nga pozicionet lëvizjet e forcave armike që mundë të kalonin rrugës teposhtë drejtë kufirit.
S'ka lëvizje, -tha Shpati deri sa shikimin po e hidhte drejtë hyrjes së qytetit.
Dhe unë s'po shohë asgjë, - ja priti Sharri. tek po vështronte nga maja e një peme ku kishte hipur, qyteti duket si mortje, megjithëse është edhe natë.
Erë lufte, bie kudo, vazhdoi Shpati, duke e ulur zërin, sikur dëshiroi të i bëjë me dije dhe sharrit për kujdes në ton, sepse nata, zërin e shpërndan largë dhe mundë të hetohen nga forcat armike me të cilat nuk i ndante as edhe kilometri.
Për një qastë u vendos një heshtje në pozicionin ku po vëzhgonin dy ushtarët e UçK-së, vet shushurima e tallave të misërnikeve s'po pushotne, ndërsa puhiza e lehtë e erës e thente vapën e natës së gushtit.
Këtu lartë bënë më freskët tha Sharri.
Ndoshta do të ishte më mirë të zbrisje poshtë tani, urdhëroi Shpati, mundë të kaloi diç rrugës dhe nga aty ku je, do të gjendesh në pozitë jo të mirë.
Mirë thua, tha Sharri dhe filloi të lëshohej lehtas teposhtë pemës
Kur zbriti poshtë në tokë, uhhhhh, - ofshau ai, qenkam lodhur tha, deri sa po largote armën nga shpina ku e kishte hedhur.
Qëndrimi në pemë, kërkonë energji dyfish më tepër, sepse vihen në lëvizje shumica e muskujve të trupit, të cilat kanë mbingarkesë herë pas here, pastajë ne jemi edhe të pa pregaditur sa duhet fizikisht, tha shpati
Po ti shpat, ishe gjatë në mërgim? - pyeti Sharri
Vitet ikën shpejtë, dhjetë pranvera na ke munguar më thotë nëna, po ti?
Një më pakë, - dhe u bë mirë që erdhi kjo ditë, për të ju kthyer Kosovës, se ndryshe do të na digjte malli si qiriun, pa u hetuar fare në vite po plakeshim
Vendë i bukur ishte Zvicra, por me Kosovën tonë nuk ka, natyra i ka falë bukurinë, edhe pasuri ka mjaftë, po ja që i ka ra hasmi në qafë e nuk e lenë të ngritë kokën, - po ty si të është dukur Gjermania?
S'ka vendë më të bukur se Kosova, prandajë edhe erdha të i dalë zotë, - dhe me dorë e djathtë po e shtërngonte armën.
Dëgjohen zhurma makinash, foli me zë të ulët Shpati, i dëgjon ti?
Për një qastë aty pranë ra një heshtje, ndërsa një shkrrap-shkrrape e armës, ja kujtojë dhe Sharrit, që plumbin ta vendoste në gjendje gatishmërie.
Janë zhurma kamionësh, - shtoi Sharri, po vinjë teposhtë shiritit të asfaltit dhe e bëri gati armën, duken se janë njësi e motorizuar e armikut- deri sa po e zgjaste kokën përtej tallishteve të misrit.
Ne nuk do të shtiejmë të parët,sepse nuk kemi urdhër,vetëm nëse jemi të detyruar, do ta vëzhgojmë situatën dhe lëvizjet, pastaj nëse parakalojnë këndej, mundohu të i numrosh të gjitha makinat dhe paisjet përcjellëse - urdhëroi Shpati.
Lëvizja e makinerisë që poazhdonte të rridhte teposhtë rrugës, për një qastë u ndalë vetëm dritat e makinave që vezullonin përpara tyre, tregonin se ato ishin ndalur, ndërsa zhurma e tyre shpëndahej fushave të gjëra që shtriheshin përskaj rrugës.
Duket se janë ndaluar dhe po vëzhgojn, - shtoi Shpati, tek po mundohej të shihte lëvizjet e disa ushtarëve për rreth makinave.
Po, po, -foli Sharri, ata janë ndalur dhe duket se diq po vëzhgojnë, pastaj kanë dhe qenë me vehte, e dëgjon lehjen e tyre,- por të përqëndruar janë krahut tjetër të asfaltit.
Duhet të ketë ndodhur diq, lëvizjet e tyre nuk janë si në rrjedha normale - tha Shpati.
Tani kujdesë dhe mba në sy qdo lëvizje, në mos ndonjë nga ta të kalojë dhe në anën tonë, atëherë do të jemi të detyruar të hapim zjarrë,por vetëm pas meje, - urdhëroi shpati.
Kolona e makinave u drejtua në parkingun e një depoje me material ndërtimor dh aty filluan të parkohen. Nga kamioët dhe xhipat ushtarak, filluan të zbresin uhtarë e policë të ushtrisë armike. Nga një makinë ngjyrë e gjelbërt në të mbylltë dolën disa eprorë dhe një njeri me rroba civile. Ndërsa nga një shtëpizë vogël që shërbete për rojet e depos, doli pronari i sajë, i cili në ato qaste e njohu burrin me rroba civile.
Q'kërkoni këtu ju drejtua atijë? - dhe i përmendi emrin.
Mbylle gojën dhe shporru, thirri burri në rroba civile me një zë kërcënues
Pronari i depos nuk guxoi të fliste më, ai u mbyllë heshtjes së frikës dhe hyri në makinën e tijë me të cilën u zhdukë prapa dritave të sajë, që ndriqonin shiritit të asfaltit në drejtim të qytetit.
Ndërsa ushtarët dhe policët u shpërndanë misënikeve në anën tjetër të shiritit të asfaltit, dhe filluan marrjen e pozicioneve, me shpinë të kthyer nga rruga dhe dukej sikur pritni që nga ana tjetër e fushës së qytetit të vinte dikush në pritë. Edhe njësiti i ushtarëve me qentë që i mbanin me nga një zingjirë përdore, hynë brendisë së arave të mbushura me tallishte.
Ndërsa personi në rroba civile, së bashku me oficierët i prinin ekspeditës ushtarake, që po marshonte arave përtej rrugës.
Ata po marshojnë në anën tjetër të fushës, - tha Shpati, nuk janë shenja të mira, ka ndodhur diq serioze me siguri, po ti e identifikove personi në rroba civile?
Është natë, dhe nuk jamë i sigurtë, por për nga ajo makinë me targa civile, më duket shumë e njohur, ajo makinë kalonë qdo ditë këtej.
Për mua edhe makina, por edhe personi , janë të identifikuar,ai është një bashkëpunëtor i okupatorit dhe rastin patjetër duhet lajmëruar në komandë, pastaj le të vendosë komanda, për masat e mëtutjeshme.
E tani duhet të kthehemi në komandë, sepse edhe ata nuk do të kthehen më mbrapa - vazhdoi Shpati, e shehë se edhe makinat po largohen nga aty dhe po ikin drejtë bazës së tyre.
Mendonë se s'do të kthehen më? - përsëriti Sharri
Shumë i sigurtë! - pohoi Shpati, duhet të ket ndodhur diq në rrugën tjetër që shpie kah Drini, atje janë dëgjuar shumë krisma aty rreth mesit të natës,por ajo pjesë është jashtë përkufizimit të zonës së lirë, këtë ma pohoi njësiti pararojë kur më dorzoi detyrën.
Me siguri, po ti e njehë mirë strategjin ushtarake të armikut ti Shpat.
Jo edhe aq, por ja që lufta na detyroi të mësojmë edhe këtë artë, pastaj me këtë armikë, jemi mësue mor Sharr, s'e kemi të sodit, moti na ka ra në qafë, po ne ecim tani, se edhe mëngjezi po afronë, duhet të lajmërohemi në komandë.
Lajmi që u shpërnda si një rrufe gjat atijë mëngjezi nga komanda, ishte shumë i hidhur, në një pritë diku jashtë zonës së lirë, kishte rënë në krye të detyrës komandanti dhe ishin plagosur rëndë dy rojet e tijë.

Gusht 1998

TREGIM: PAMJE E VERDHË

Gëzim Ajgeraj

www.metaforapoetike.de.vu
www.gezimajgeraj.blog.com

PAMJE E VERDHË

Sapo e porosita kafen e mëngjesit, erdhi lypësi i vogël. Në njërin skaj të Shatërvanit të qytetit, ku isha ulur , jo shumë larg kroit, një dorë e zgjatur kërkonte lëmozhë. Kurrë s'do të kisha pier kafe, vetëm të mos ta shihja atë dhembje të njomë. Atij çasti të mallkuar ta pija pikëllimin e asaj pamje të verdhë, skish me keq. Pikërisht atyre çasteve, rashë në amullinë e vargjeve Migjeniane, që nisën të rrjedhin një nga një. Është një ndjenjë e dhimbëshme kur i kujton; "Kafshatë që s'kapërdihet asht, or vlla, mjerimi, kafshatë që të mbetë në fyt edhe të zë trishtimi kur shef ftyra të zbeta edhe sy t’jeshilta që t'shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin të tan jetën e vet derisa të vdesin". Është ndjenjë e dhimbshme, ti përjetosh ato. Aq më e dhimbëshme ti jetosh. Një përjetim i atyre çasteve, është një zgjim i dhimbshëm. Ndjenja humane që kurrë s'më kishte munguar nisë e zgjohet. O zot, thashë me vete. Një dorë e vogël që kërkon mëshirën e lëmoshës, i gëzohet humanizmit. Në tavolinë isha fill i vetëm. Kafeneja gumëzhinte bashkë me njerëzit që kalonin rrugëve të qytetit. Përtej vitrina të mbytura në shkëlqimin e arit. Zhurma makinash që shpojnë kupën e qiellit dhe këngët e muzikës pa nota. Xhami e kisha që ftojnë njerëzit në lutje. Në këtë farë përzierje kisha humbur i tëri. Shfletova gazetën, ta mashtroja veten me gënjeshtrat e politikës, por më dhimbënin sytë. Se si më ngelen ata sy të vegjël me atë fytyrë të verdhë e thatake dhe ajo dorë e vogël e zgjatur, brenda kujtesës sime. Nuk mundë të qetësohesha. Doja të shkruaja diç, por dora nuk më bënte. Lypësi i vogël, që shkonte tavolinë më tavolinë, ma kishte vjedhur disponimin e asaj dite. Pamja e tij e zbehtë më tërhiqte gjithandej nga shkonte. Çastet ishin ngrirë brenda dhembjes dhe zemërimit për kohën brenda të cilës përpëlitemi. Dhembja më kishte zbehur të tërin. Kafenë e piva bashkë me pelinit asaj dite plotë verdhësi.

Prizren, Gusht, 2005

TREGIM: PAROLLAT

Gëzim Ajgeraj

www.metaforapoetike.de.vu
www.gezimajgeraj.blog.com

PAROLLAT

- Vapa e verës përcëllonte kudo,ndërsa djersët rridhnin ballit si pikat e shiut që po mungonte prej kohësh. Në të dy skajet e lagjes, dy të rinjë paralajmëronin vozitësit e automjeteve që kalonin aty pranë të ulnin shpejtësinë.
- Ngrihet shum pluhur, - tha njëri nga të rinjët, tek po kujdesej për ngadalësimin e komunikacionit, fasada është ende e freskët dhe ngjitet pluhur në të.
- Për rreth shtëpisë, një bojaxhi, po shikonte se mos diku kishte mbetur ndonjë njollë që i kishte shpërtuar brushës, apo edhe muri nuk e kishte marrë si duhet ngjyrën.
- Duket shumë më e bukur tani, - i thashë bojagjiut, tek po e vështroja fasadën e zbardhur të shtëpisë në fundë të fshatit. Brenda shikimit tim fasadës përpjetë po kërkoja gjurmë të një kohe të shkuar e plotë sakrificë, që brenda meje i ruaja ende si kujtime të pa harruara të kohëve të ilegales.
- Bukur tha ai, - kujtojë se nuk ka mbetur asnjë gjurmë nga e kaluara, ah sa shumë më ka munduar ajo ngjyra e kuqe që ishte e shkruar, dhe ofshau, tri herë më është dashur ta lyej të njejtin vendë dhe prapë tejdukej.
- Nuk fshihen edhe lehtë ato gjurmë, jo - i thashë bojaxhiut, jan gjurmë kohe. Brenda meje po bluaja mendimin e një moti të ikur, po ku mbetën gjurmët e asajë kohe tani, vallë a do të mbetet ndonjë gjurmë diku, apo nuk do të dihet asgjë pas disa dekadave? ndoshta vetëm në kujtesën e atyre që e rrotulluan atë kohë. Kjo po më mbillte trishtim. Sa e pa fatë është ajo kohë që nuk shkruhet askundë, i thashë vehtes, ajo rrezikon të humbet dhe kështu humbë një histori, një kohë, një epokë, bashkë me ne.
- Shtrirja e rrënjëve të okupatorit, brenda atdheut tonë të robëruar, e kishte vështirsuar tepër aktivitetin e nëntokës apo siq e quanim ndryshe veprimtarinë e grupeve ilegale të cilat në programin e tyre e kishin çlirimi e atdheut nga okupatori shekullor.
- Netët e fillimëmarsit, po iknin brenda një aktivitetit të shtuar të punës me grupin, dhe dita e caktuar duhej të na gjente në ballë të detyrës e me një pjesë të kryer të punëve. Njëmbëdhjet marsi i pranverave të kuqe po vinte, i kuq si kudo në pranverat kosovare. Detyra e marr, duhej kryer. Nata e dhjetëmarsit përplot hënë, shokët në dhomë po i bënë nevrikë.
- Po ku doli dhe kjo hënë sonte, tha Shpendi, deri sa po shikonte rreth dritares, hapsirën përtej sajë.
- Sikur na e bënë për inatë, shtoi Shpati.
- Duhet të gjejmë zgjidhje, - thash, detyra duhet kryer brenda natës së sontme, njëmbëdhjet marsi vie një herë në vit, dhe jo qdo ditë.
Kjo fjalë i preu dilemat e dyshimit, shpendi mbështeti kokën në murin e bardhë të dhomës, që ngrihej pas tijë, Shpati i lidhi duart për rreth gjurit të vetë, ndërsa Sharri s'po fliste fare, dukej se të gjithë po e vrisnin mendjen tek zgjidhja më e mirë për aksionin.
- S'u kthye ende Graniti, - e pyeta Shpendin, që herë herë vezhgonte kah dritarja me shikimin për gjatë rrugës.
- Vetëm sa s'ka hyrë brenda, ma preu ai, - që shikimin e kishte përqëndruar përtej dritares.
Një kërcëllimë e lehtë e portës së oborrit, dhe ca hapa të lehta përpjetë shkallëve, e përcollën hyrjen e Granitit, në dhomën ku po pritnim. Dukej fare i zbehtë, një brengë si duket po i brente buzagazin e tijë që e kishte gjithmonë.
- Erdhe Granit?,- i thashë
Ofshau njëherë, dhe u ulë pranë derës ku zakonishtë ulej.
- ç'kemi në teren?, - e pyeta
Punët jo edhe aq mirë, - tha; lëvizjet jan shtuar nëpër fshat pastajë edhe kjo hënë, se ç`na është bërë sherr sonte, ndërsa komunistët ende po mbajnë mbledhje në zyrën e fshatit, isha në vëzhgim edhe atje, nga prapa zyrës ku po mbanin mbledhje arrita ta dëgjojë edhe këtë; sonte duhet të rrimë të gjithë të zgjuar dhe të ruajmë fshatin, në secilën lagje duhet të ruani nga dy dhe të gjendeni në qdo qoshe të sajë, ata nuk duhet të na njollosin neve, emrin e partis sonë, të shtetit. në mos të ndodhë që nesër fshatin ta kemi të mbushur parolla apo pamflete, sytë e juajë sonte duhet të jenë bërë katër që të mos u shpëtojë asgjë, ndërsa elementët e dyshimtë dhe shtëpitë e “nacionalistëve” të jenë në shënjestër të syrit tuajë çdo çastë. Ata nuk do të jenë të qetë, do të përpiqen të na njollosin përsëri, sikur qdo vitë në këtë kohë, por vigjilenca e juajë kësaj radhe duhet të fitojë mbi ta, po i kapëm, të gjithë do të përfundojnë në burgë, ndërsa për këtë do të jetë mirnjohës edhe lidhja socjaliste në Prishtinë dhe ajo në Beograd, kështu po u fliste kryetari i tyre, më tepër nuk qëndrova, sepse qdo qastë ata mundë të dilni nga mbledhja.
- Dhe ti për këtë u shqetësove kaq shumë? - foli me humor Sharri.
- Mor, sonte do ti zbukurojmë shtëpitë e fshatit, se s'bënë, që nesër ato të duken më të bukura, do ti skuqim ato me ngjyrat më të bukura që i ka kosova, kështu e donë marsi i pranverave të kuqe, - ndërpreu Shpendi.
- Unë nuk u shqetësova për ta, me helmin e tyre jemi mësuar qdo ditë e natë, por kjo hënë q'mu ka veshur sonte mbi fshatë si për inatë.
- Shpati spo fliste fare, dukej se zemrimi i kishte hipur në maje të hundës, dhe sikur donte që detyrën e vetë, të zgjohej dhe ta kryente menjëherë.
- Edhe kjo punë do bëhet, do bëhet se s'bënë, nesër kosova ka festë, ka përlindje, ka përvjetore dhe marset e pranverave të kuqe të demostratave do të kujtohen, do të jemi të mundur, po dështuam, kjo punë do të bëhet që tani, - thashë me zemrim, do ta bëjmë të gjithë së bashku, e nesërmja duhet të na gjejë edhe më të vendosur në idealin tonë. - Traktet që duhet të shpërndahen, janë të gjitha gati, ato do të hudhen nëpër oborret e shtëpive të fshatit aty ku ka mundësi, të ngjiten nëpër dyer dhe mure aty ku është mëse e përshtatshme, edhe ngjyrën gati e kemi, nga një litër dhe ga një brushë do ta marrim, Shpendi, Shpati dhe unë. Fshatin do ta ndajmë në tri pjesë dhe nëpër muret që i dini ju më së miri, se janë të dukshme dhe fasada të bukura, të shkruhet me shkronja të mëdha, sa jemi ne vetë në kyembë;Kosova Republikë. Dhe pasi ta kemi përfunduar aksionin, do të shpërndahemi secili nëpër shtëpitë tona. Keni kujdes në gjurmë, në rroba dhe gjithqka tjetër që mundë të krijojë mundësi dyshimi tek armiku. Dita e nesërme duhet të na gjejë me rroba tjera. Mundohuni të jeni sa më të pa dukshëm këto ditë dhe sa më konspirativ me masat. Kjo do të ndodhë edhe në paralagjet e qytetit, dhe shokët atje jan vënë të gjithë në gjendje gatishmërie, kështu do ta kemi më lehtë të ia humbim gjurmët armikut.
- Mesi i natës kishte ikur ndërsa hëna po bëhej edhe më e shëndritshme mbi borën e sharrit që i mbulonte kodrat e Vërrinit m'at anë përballë fshatit, ndërsa rrugëve të fshatit ajo ndriqonte si një llampë neoni që nuk lenë qoshe pa depërtuar. Vetëm lehja e ndonjë qeni, aty këtu, e prishte qetësinë e asaj nate marsi.
- Koha ta shuajmë dritën tha Shpati, kështu mundë të japimm shkas për dyshim, pastaj dhe drita e hënës mjaftonë.
- Mirë thua, ju drejtova shpatit, është kohë gjahu tani dhe argatiët e dreqit, jaë në gjueti. Graniti që po rrinte ulur pranë derës, fare pa lojtur nga vendi e ngriti dorën e djathtë dhe prapa tijë e shuajti qelësin e llampës elektrike.
- Mirë ja bëre, - tha Sharri, kanë filluar të më djegin sytë nga shkëlqimi i sajë.
- Ndoshta nga pagjumësia, shtoi Shpendi.
- Ka mundësi, pohoi Sharri, këto ditë shum pakë kam pushuar, ditë shumë intenzive dhe me ngarkesë kamë jetuar.
- Ja ka vjedhur gjumin e dashura, e ngacmova Sharrin, sa për ta ndrruar atmosferën. Si duket ai mori veshë hilen e humorit, vetëm me një të qeshur lehtë e mbaroi dhe s'foli gjë.
- Po ne ç'presim tani? - pyeti Shpati, që nuk e nxinte vendi. Lëvizjet e tijë me kokë drejtë dritares, që të nxirrte shikimin përtej shpatit kah shkëlqente hëna, tregonin se ai sa ikte koha e bëhej më e pa durueshme pritja.
- Do të presim edhe ca, ndoshta edhe hëna do të dobësohet, por edhe rojet e natës, rreth mëngjezit do të jenë lodhur, të paktën kështu unë e parashikojë, dhe atëherë kur ata të tërhiqen nëpër shtëpit e tyre, duke menduar se gjithqka përfundoi, ne do të dalim në aksion.
- Përjashta po bënte qetësi, vetëm lehjet e qenëve shpërndaheshin në jehonë malit përtej që nga dritarja dhomës ku po rrinim, dukej si ë pëllëmbë të dorës. Herë pas here dëgjoheshin hapat e nënës në oborr, e cila kohë pas kohe nga meraku i djemve dilte dhe vëzhgonte deri në skajin e lagjes. Pritjes së bezdisshme në dhomë kishte rënë heshtja, jan qaste që nuk të lënë të qetë, të ngacmojnë, të nxitin që sa pë parë të dilet në aksinon, Shpatin s'po e zen vendi, Sharri duket më gjakftohtë ndërsa Graniti duhet të jetë i lodhur, nga një herë po dremitë në gjumë. Edhe mua nuk më nxë vendi, koha pritjes po më krijonë bezdi, ndërsa nata më duket shumë e gjatë. Nuk e di sa herë brend asajë nate nëna kishte dalur në oborr, dhe kishte vazhduar deri tek skaji i lagjes, dikurë edhe ishte shqetësuar se mos na kishte mashtruar gjumi. Hapat e lehta që po ngjiteshin shkallëve, i njihja mirë, ishin hapat e nënës, ajo ecë lehtë sa që mudë të thuash se nuk shkelë në tokë, sa lakmi ja kamë ecjen e sajë, dhe kur ja them. Më përgjigjet; a mos po më ndalë pesha biro, më thoshte. Derën e hapi lehtë dhe nëpër dritën e hënës që po hynte nga dritarja, shikimi i sajë po më kërkonte mua.
- Po ti ende s'ke fjetur o nënë, - i thashë, sa për të i lamëruar se unë isha i zgjuar.
- U bëra merak, thash se mos ju ka mashtruar gjumi, o birë, foli me zë të ulët dhe vazhdoi; jeni të ri, pastaj këto ditë edhe jeni lodhur shumë.
- Jo moj nënë jo, po ti shko tani dhe flejë, mos u brengos për ne.
- Ah, mor birë, ofshau ajo, - e mbylli derën dhe zbriti shkallëve teposhtë.
Nëpër atë dremitje të herë pas hershme, kishte vajtur vonë, një errësirë që e kishte kapluar dhomën, jepte shenja se drita e hënës kishte filluar të dobësohej, ajo po e humbte shkëlqimin si një kandili kur i shpenzohet gazi dhe fillonë të i dobësohet drita.
- Koha, - tha Graniti, që deri atëherë hiqej si i fjetur.
-Më duket se po, i thashë, hëna është dobësuar mjaftë, pastaj edhe mëngjezi po afronë. Të gjithë shokët zgjuar kishin qenë, dhe e kishin pritur me pa durim qastin për aksion. Detyrat i dimë sicili, mudohuni të jeni të pa dukshëm gjat aksioni, ndërsa lëvizjet duhet të i bëni jashtë fshatit deri në pikat e përcaktuara për parolla, mendojë se të gjithë i kemi të qarta detyrat që na presin. Asnjëri nga shokët nuk foli asgjë, u zgjuam të gjithë nga vendet ku ishim ulur dhe u afruam pranë flamurit në murë, gati të gjithë përnjëheri i vendosëm duart mbi të, dhe me betimin e dhënë, zbritëm shkallëve teposhtë. ë bodrumin e shtëpisë, secili nga shokët e mori ngjyrën e brushat, dhe traktet që duheshin shpërndarë.
- Ju priftë e mbara biro, u dëgjua zëri i nënës, nga njërri skajë i shtëpisë.
Pa e folur asnjë fjalë, të gjithë u shpëndamë drejtimeve nga i kishim caktuar.
Detyra që i kishim vënë vehtes u krye si ishte më ë miri, ndërsa brenda lëvizjeve tona nëpër fshatë, nuk pamë asgjë, ashtu siq e kishim planifikuar, rojet siq dukej ishin kthyer nëpër shtëpitë e tyre, mëngjezi i kishte lodhur, pastajë mendimi se gjithka përfundoi në rregull, i kishte mashtruar.
- Qenke bërë kuq me ngjyrë, tha nëna që kishte pritur në skajë të shtëpisë
- Gjithqka në rregull është, i thashë, për të ja larguar brengën, po ti tani merri kët rroba edhe këpucët dhe të gjitha hudhi në zjarrë, nuk duhet të kemi asnjë gjurmë brenda shtëpisë.
- Të nesërmen fshati dhe disa paralagje të qytetit, ishin skuqur me bojë, njerzit po gumzhinin grupe, grupe, ju lumtë dikush thoshte, po bukur e paskan qëndisur shtonte tjetri. Vetë antarët e partisë, të shqetësuar, shpërndaheshin turmave, dhe me dinakëri vëzhgonin lëvizjet e të rinjëve që po shikonin me admirim parollat nëpër muret e shtëpive të fshatit. Ndërsa policia që kishte ardhur në fshat, si e tërbuar po kryente ekspertiza të gjurmëve nëpër muret e shtëpive të skuqura nga dora e nëntokës kosovare.
- Më ka shpenzuar shumë ngjyrë ky murë, tha bojagjiu, tek po e shikonte atë, pastaj ajo ngjyra e kuqe në ka qenë e shkruar në murë, e ke parë me siguri, për këto pesëmbëdhjet vite sa ka qenë aty? nuk mbulohej lehtë.
- Edhe rrobat i paske prishur, - ja preva shkurtë.
- Më duhet ti hudhë edhe ato, - tha ai, është tharë ngjyra në to dhe nuk vishen më.
- Edhe ne dikur, i kemi hudhë nga një palë, ja përcolla me një të qeshur, po ti ja për ngjyrën dhe rrobat, është dhuratë e imja, fasada e kësaj shtëpie, le të shkëlqej edhe më bukur ajo sotë në liri.
- Gojë hapur mbeti bojagjiu prapa pasqyrës së veturës që po ikte teposhtë rrugës së fshatit, në drejtim të qytetit, të cilën po e ngiste Mërgimi i shoqëruar nga poeti.

Gëzim Ajgerj, Malësi e Vërrinit, mars 2000

SHPËRBLIMI

Gëzim Ajgeraj

www.metaforapoetike.de.vu
www.gezimajgeraj.blog.com

SHPËRBLIMI

Tani më shpërblimi ishte ndarë. Poezia e tij nga juria ishte zgjedhë më e mira. Edhe pse pati shumë dyshime në trupin e jurisë, shpërblimi u nda. Si do që të kishte qen, ai ishte poeti më i mirë i këtij konkurimi. Dyshime e shokëve që kishin ngritur për jurinë, para se të fillonte manifestimi, kishin mbetur vetëm fjalë të pa përfillshme nga radhët e organizatorit. Kush kishte bërë be, se s'do merrte pjesë në konkurse të tilla letrare, një tjetër kishte thënë se ka disa vite që shpërblimet ndahet nga përcaktimet politike të autorit, tjetri në grupe dhe rrethe vicioze, etj. Si do që të kishte qenë në vitet e shkuara dhe sot, këto kishin mbetur vetëm fjalë boshe, që si s`ishin përfillur organizatori.
Tani më dihej fituesi dhe poezia e shpërblyer.
Të tjerët poet, që kishin mbetur jashtë shpërblimit, ishin mbledhur kokë më kokë, atje në kafene e restorantit dhe po e tjerrnin zemrimin e dyshimit.
- Gjithçka është e dyshimt, për mua, - tha dikush.
- As aromë poezie nuk kishte, poezia e shpërblyer - tha tjetri.
Le ti merr ca para, se është i pa punë - u dëgjua një zë i plasur
Plasi qeshura.
Zërat që vinin nga tavolina përtej, sikur na ftonin dhe mua e mikun tim nga Kosova, që ta grinim zemrimin e padrejtësisë.
- Kemi vend dhe për ju, - ftoi pala tjetër.
- Po le ta ndajmë, zemrimin së bashku, - tha miku.
- Por jo edhe shpërblimin, - tha dikush.
Ai siç e pamë, kishte qen i ndarë qysh herët, - fola me zemrim dhe shikimi më ngeli drejtë derës.
- Po na vjen poeti, bashkë me kryetarin e jurisë, - përshpëriti dikush nga mbrapa.
- Bëjini vend, bëjini vend, - na thoshte njëri nga shokët tan më të vjetër.
- Mirëmbrëma, mirëmbrëma, - u dëgjuan zëra që i shoqëronte zhurma e karrigave qe i tërhiqnin nga tavolina tjetër. Një heshtje ra. Askush spo fliste, as s'po uronte.
- Na e morët shpërblimin, - tha njëri nga poetët më në moshë.
- E kishte merituar, - plotësoi dikush.
- Ndoshta kryetari i jurisë, më tepër, - tha miku imë.
Një e qeshur, prapë ra në tavolinë. Vetëm poeti i shpërblyer dhe kryetari i jurisë i munguan atij gazi. Atyre u iku gjaku nga fytyra dhe spo nxirrnin llaf.
Gjithë atë qeshje të zhurmëshme, e ndërpreu kamarieri.
- Ne s'do të pijmë asgjë, foli poeti, se vajti vonë, - dhe shikoi në drejtim të orës mbi murin e banakut.
- Ikim tha tjetri, dhe u zgjuan që të dy.
Natën e mirë - ishte përshpërima e tyre e fundit plotë zemrin.
- Kishte diç, në atë shpërblim, - pyeta unë në drejtim të shokëve në tavolinë.
- Aq, sa për pesë prostituta, - tha dikush në tavolinë, që po shikonte përtej xhamave të restorantit.
Prapë e qeshura e zhurmëshme e pushtoi sallën e restorantit.
Poeti i shpërblyer dhe juristi i tije, tani më po iknin drejtë lagjes së prostitutave.

Prill 2004, Zurich

PSE TREMBEN MIQTË???

Gëzim AJGERAJ

www.metaforapoetike.de.vu
www.gezimajgeraj.blog.com


TREMBA

Pse u trembë ish miku imë i pendës, as sot e kësaj dite nuk e di. Përmes një komunikimi të herë pas hershëm dhe ndonjë takimi aty këtu në ndonjë aktivitet kulturor, mbanim lidhjet me mikun e pendës. E them mik i pendës, sepse të gjithë ata që mbajnë titullin poetit apo shkrimtarit, i dua ti kem miq. Është ves personal i natyrës dhe sinqeritetit tim. Pikërisht kur i kujtoj këto, më dhemb ikja e ish mikut. Arsyen se gjej dot. Ta them do si do nuk mundem. I kujtoj të gjitha, dhe prapë zanafilla më mungon. Ç'nuk do të bëja të dija mendimin e tij. Hiqej si mik i afërt dhe i gatshëm në çdo kohë, për bashkëpunim në interes të kulturës, aktiviteteve dhe organizimeve tjera kombëtare këtu në mërgim, gatishmëri për antologji e vepra të përbashkëta, etj, etj. Ta pranoja si mik, me fillim, dyshoja në sinqeritet, pa llogaritur në potencialin intelektual të tijin. Megjithatë rrugët e miqësisë dhe komunikimit, i lashë te hapura. Ti kujtoj të gjitha, ndiej siklet për mundin e derdhur kotë. Ti fshiej, nuk bën. Herë pas here kisha bërë edhe recensione për vargjet në librushkat e tija, për ta vënë në binar të letrave. Aq më keq, lavdatat e kishin vërbuar, sa që vërejtjet mes rreshtave nuk i kishte përfillur fare. S'do të konstatoja se e kishte vërbuar nami, por dyshimi i hulumtimit tim, aty më nxirrte. Këtë dyshim, ma kishte forcuar edhe më, tregimi i një mikut tim që e njihte më për së afërmi. Bile kjo ma vërtetonte mendimin se miku i pendës ishte trembur nga ankthi i paragjykimeve të veta, se një ditë mundë edhe të kritikohej vargu i tij nga kritika e ime. Pikërisht kësaj frike kishte ikur ish miku, edhe pse asnjëherë nuk e kisha ngacmuar rreth dobësisë së vargut. Tani më ai është strehuar diku dhe jeton jashtë ankthit, se dikush mundë ta këshilloi a qortoi për vargun. Po, po, ai nuk i kthen përgjigjie kujt, nuk u përgjigjet ftesave ku janë shumica e miqëve të pendës. Ata, nuk e ka fare në qejf ti takoi, ka ikur brenda qetësisë së vetë. Çfar të them, fillimisht isha ndier keq dhe ndieja keqardhje për ish mikun. Një takim mes miqëve të pendës, tek po debatohej mungesa e tij, nuk isha i vetmi që e ndaja këtë mendim. Kjo më qetësoi dhe më dha edhe një mësim të mirë. Miqtë e tillë përpara se ti ofrosh duhet situr mirë personaliteti dhe karakteri i tyre. Fatkeqësisht, jo gjithmonë, i kam rrespektuar rregullat e tilla. Kjo na ka vjedhë shumë kohë dhe mundë e që deomos ka qen e dëmshme për mua. Fatkeqësishtë

29.12.2005, Zvicër

Tregim: Vullnetarët

TREGIM

Gëzim Ajgeraj

www.metaforapoetike.de.vu
www.gezimajgeraj.blog.com

VULLNETARËT

Thirrja e atdheut ishte shpërndarë në të gjitha skajet e botës, ndërsa pushkët e lirisë po i thirrnin djalërinë shqiptare, për t'i dalë zot atdheut. Dheu i Kosovës po digjej e përgjakej në çdo cep nga ushtria barbare e okupatorit serbë. Gjaku që derdhej damarëve të tokës arbërore, e shpon dhembjen çdo shqiptari jashtë atdheut. ndërsa djalëria militante, kishin filluar të ktheheshin drejtë atdheut, për të i ngjeshur armët e lirisë. Mes korriku i nëntëdhjet e tetës, Vërrinin e kishte gjetur nën uniformën e lirisë, ndërsa djalëria militante e cila gjendej në mërgim, po pregaditej për kthim. Lista e vullnetarëve shtohej çdo çastë, ndërsa pritja për nisje ishte e besdisshme. Rrobat, armët dhe gjërat e nevojshme për vullnetarët e lirisë, pritnin qdo qastë nisjen nga alpet e evropës, drejtë vijave të frontit në tokat shqiptare. Mëngjezi i së shtunës, që agoi pa vënë gjum në sy, ishte nata e fundit në dhe të huaj.
Duam të çmallemi thoshte Rexha, pastaj luftë është, dhe kush e di se a do të shihemi më, - dhe shtonte; edhe nëse shihemi, vetëm në Kosovën e lirë.
Dhe kur i tha këto fjalë, sytë ju mbushën me lotë.
Vetëm në liri, shtoi Sabriu e Qaza, tek po i bënin gati rrobat për nisje.
Vullneti për rrugën e lirisë, shkëlqente në sytë djelmoshave militantë, që kishin vendosur t'i ktheheshin atdheut, për të i dalë zot.
Nata ishte e gjatë, për vullnetarët, - por ajo po ikte shpejtë për ata që po i përcillnin.
Jeni gati trima, - thirri Rexha, me agun e parë të mëngjezit, - që nga ky momentë fillonë rregulli ushtarak, shtoi ai,- tek po e lëshonte një buzëqeshje të lehtë.
Gati thirrën Sabriu e Qaza, - thuaj se me një zë, dhe mbi shpinë hodhën qantat e stërmbushura me paisje ushtarake.
Qastet e para të mëngjezit të fundit, në alpe, fokusoheshin në dioptrinë e fotoaparateve, për të u shkrirë në kujtime të përjetshme për gjeneratën e epokës së lavdishme. Buzëqeshjet e atijë mëngjezi, shënoheshin memoareve të kameras si një kujtim që gjithmonë do të nxjerrin mallë dhe do ta trazojnë atë.
Orët që po rridhnin, shtriheshin bashkë me shikimet fushave dhe bjeshkëve të Zvicrës, që i përcillnin të dy skajet e magjistrales Buchs - Cyrich.
Arau ishte pritja dhe përcjellja e ushtarëve të lirisë, drejtë atdheut.
Asgjë më e bukur dhe më rrënqethëse nuk po rridhte, se sa qastet e atijë mëngjezi, që po ecnin me hapin e vullnetarëve të lirisë, që po niseshin për t'i dalë zot atdheut.
Betimi në flamur, përpara nisjes është besa që shënon vendosmërinë e djemve të lirisë, se gjakun e tyre do ta shkruanjë maleve të Kosovës, për atdheun e lirë.
Televizioni Zviceran, po fokusonte qastet e para të itervistës, me ushtarët e lirisë
Po shkojmë për të vdekur për lirinë e atdheut, - tha Rexha.
Deri sa Sabriu e Qaza, ngritën grushtat lartë, për simbolikën e vendosmërisë dhe qëndresës në rrugën e nisë.
Prapa përqafimeve të përmallta, mbetën kujtimet e viteve të mërgimit, ndërsa djemt e lirisë, i kishin pritur krahëhapur, rinia heroike e Vërrinit dhe ju kishte bërë vende nëpër istikame, maleve të atdheut.
Pas një viti agoi liria në Kosovë.

Malësi e Vërrinit, 1999 Gëzim Ajgeraj