19 prill 2009

Fletëza nga notesi i poetit të arratisur

Gëzim Ajgeraj

PËR VLERËSIMET DHE VLERËSUESIT

...Vlerësimet e përgjithshme, të cilës do natyre qofshin ato, janë gjithmonë të gabueshme, paushalle dhe të pa peshuara mirë. Një gjykim i përgjithshëm, tregon papjekurin i individit vlerësues. Apo thënë më qartë: gjithçka nuk mundë të futet së bashku me një thes. Gjykime të tilla, sidomos në letërsi dhe mbi të, sot rëndojnë shumë, dhe si të tilla nuk do ti qëndrojnë kohës. Sepse, të vlerësosh, të gjykosh, një letërsi si të përgjithshme, nëse është e mirë apo e dobët, është papjekuri dhe jo seriozitet i cili fillimisht degradon vetë vlerësuesin. Fatkeqësisht, kohët që po i jetojmë, kanë nxjerrë të tillë mendjelehtë mjaft.
..




PËR LIBRIN SI PORTË E HAPUR PËR BOTËN

Libri është porta ku hapen horizontet e jetës

Libri është udhëtimi i juaj nëpër botë, nga dhoma e leximit, përmes diellit

Ai që s`lexon mbytet verbërisë

Libri është çelësi i portës së dijes, në kalanë e Universumit

libri është ylli ndriçues i jetës që njeriu e bartë në xhep

Libri është dielli, në ftohtësin e shpirtit të ngrire

Libri është ushqim i trurit, çfarë është ushqimi për stomakun

Libri është lulja më e mirë e jetës, që ia falë bukurinë njeriut

Gjithçka më e bukur nga kjo botë fshihet në libra

Nëse tre ditë s`ke lexuar, shiko fjalët mos ti zënë myku

Nuk ka libër vlerë ose jo vlerë, ka të mirë dhe të keq

Edhe librat e këqinjë, e kanë anën e mirë

Librave fshihet shpirti i të kaluarës

Libri është më shumë se ar, që shkëlqen tek njeriu

Libri është një lis, ku rriten degët e dijes dhe shkëlqejnë fletëve të jetës

Në librat e mirë fshihen bukuritë e dritës së dijes

Çdo libër është gjuha e komunikimit mes autorit dhe lexuesit

Për lexuesin libri i mirë është kënaqësia më lehtësuese, për shkrimtarin puna më e mundimshme

Shkrimtari jeton mes dy botrave; në shpirtin e librit dhe atë realen

Nëse nuk ke imagjinatë djalli, nuk je i prirur të shkruash

Krijimtaria është pasqyra ku lexuesi e sheh personalitetin krijues

Inspirimi që vjen nga vetvetja, ka origjinalitetin e shpirtit të krijuesit, ndërsa ai nga jashtë ka ndikime

Krijimtaria është një udhëtim drejtë realitetit

libri më i mirë është si shkëlqimi i diellit në verë

libri është shoku që kurrë nuk të tradhton

Një shtëpi pa libra, është si një lum pa ujë

Në një dhomë ku s`ka libër, është njësoj si një pjatë pa ushqim

Më mirë i verbër se sa pa libër

Ai që nuk lexon, i verbër jetën e jeton

Ai që s`lexon, veten e verbon.



Për jetën dhe fatin

Jeto çaste të mira në jetë, që jeta të jetë e mirë

Arti i jetës fshihet në mirësin e përditshmërisë që ju e shihni

Bukuritë e jetës, valëzojnë si valëzat e ujit,

Duhet kërkuar gjatë, njeriun e jetës ta gjeni

Brenda vetë neve ndriçon ylli i fatit tonë

Jeta fillon në dhe, dhe atje përfundon

Fati fshihet pas kërkesës dhe dëshirës suaj

Natyra është pëlhura e bardhë i jetës me piktorin me të mirë nëpër çdo fletë gjethi

Në mozaikun e jetës fshihen fijet e fatit

Fatin duhet kërkuar brenda vetes

Jeta fshihet brenda një fare drithi, zhvillimit duhet ofruar kushtet

Fati është si një flutur, nëse ti e gjuan ajo largohet, nëse din ta ofrosh, ajo do të lëshohet mbi ty.