Gëzim Ajgeraj
PËR VLERËSIMET DHE VLERËSUESIT
...Vlerësimet e përgjithshme, të cilës do natyre qofshin ato, janë gjithmonë të gabueshme, paushalle dhe të pa peshuara mirë. Një gjykim i përgjithshëm, tregon papjekurin i individit vlerësues. Apo thënë më qartë: gjithçka nuk mundë të futet së bashku me një thes. Gjykime të tilla, sidomos në letërsi dhe mbi të, sot rëndojnë shumë, dhe si të tilla nuk do ti qëndrojnë kohës. Sepse, të vlerësosh, të gjykosh, një letërsi si të përgjithshme, nëse është e mirë apo e dobët, është papjekuri dhe jo seriozitet i cili fillimisht degradon vetë vlerësuesin. Fatkeqësisht, kohët që po i jetojmë, kanë nxjerrë të tillë mendjelehtë mjaft...
PËR LIBRIN SI PORTË E HAPUR PËR BOTËN
Libri është porta ku hapen horizontet e jetës
Libri është udhëtimi i juaj nëpër botë, nga dhoma e leximit, përmes diellit
Ai që s`lexon mbytet verbërisë
Libri është çelësi i portës së dijes, në kalanë e Universumit
libri është ylli ndriçues i jetës që njeriu e bartë në xhep
Libri është dielli, në ftohtësin e shpirtit të ngrire
Libri është ushqim i trurit, çfarë është ushqimi për stomakun
Libri është lulja më e mirë e jetës, që ia falë bukurinë njeriut
Gjithçka më e bukur nga kjo botë fshihet në libra
Nëse tre ditë s`ke lexuar, shiko fjalët mos ti zënë myku
Nuk ka libër vlerë ose jo vlerë, ka të mirë dhe të keq
Edhe librat e këqinjë, e kanë anën e mirë
Librave fshihet shpirti i të kaluarës
Libri është më shumë se ar, që shkëlqen tek njeriu
Libri është një lis, ku rriten degët e dijes dhe shkëlqejnë fletëve të jetës
Në librat e mirë fshihen bukuritë e dritës së dijes
Çdo libër është gjuha e komunikimit mes autorit dhe lexuesit
Për lexuesin libri i mirë është kënaqësia më lehtësuese, për shkrimtarin puna më e mundimshme
Shkrimtari jeton mes dy botrave; në shpirtin e librit dhe atë realen
Nëse nuk ke imagjinatë djalli, nuk je i prirur të shkruash
Krijimtaria është pasqyra ku lexuesi e sheh personalitetin krijues
Inspirimi që vjen nga vetvetja, ka origjinalitetin e shpirtit të krijuesit, ndërsa ai nga jashtë ka ndikime
Krijimtaria është një udhëtim drejtë realitetit
libri më i mirë është si shkëlqimi i diellit në verë
libri është shoku që kurrë nuk të tradhton
Një shtëpi pa libra, është si një lum pa ujë
Në një dhomë ku s`ka libër, është njësoj si një pjatë pa ushqim
Më mirë i verbër se sa pa libër
Ai që nuk lexon, i verbër jetën e jeton
Ai që s`lexon, veten e verbon.
Për jetën dhe fatin
Jeto çaste të mira në jetë, që jeta të jetë e mirë
Arti i jetës fshihet në mirësin e përditshmërisë që ju e shihni
Bukuritë e jetës, valëzojnë si valëzat e ujit,
Duhet kërkuar gjatë, njeriun e jetës ta gjeni
Brenda vetë neve ndriçon ylli i fatit tonë
Jeta fillon në dhe, dhe atje përfundon
Fati fshihet pas kërkesës dhe dëshirës suaj
Natyra është pëlhura e bardhë i jetës me piktorin me të mirë nëpër çdo fletë gjethi
Në mozaikun e jetës fshihen fijet e fatit
Fatin duhet kërkuar brenda vetes
Jeta fshihet brenda një fare drithi, zhvillimit duhet ofruar kushtet
Fati është si një flutur, nëse ti e gjuan ajo largohet, nëse din ta ofrosh, ajo do të lëshohet mbi ty.
19 prill 2009
Abonohu te:
Postimet (Atom)