Gëzim Ajgeraj
http://gezimajgeraj.blog.com/
http://www.metaforapoetike.de.vu/
Ç'TI BËJ KËSAJ KOHE MONOTONE
Në fluska bore e lagë e shtrydh në toptha
E nën këmbë të qullura trotuareve
Ç'ti bëjmë kohës unë dhe ky qytet Alpik
Vargjet mërdhijnë mes buzëve
Dhe rimat vërbohen kësaj zymtësie të mjegullt
Ku ta zë vargun nën fluskat e borës qe s'ndalet
Një kafe nën tavernën e kafenesë Edelveis*
Ngrohë çastet dhe avullon monotonin
Këtij përmallimi alpin
Mik i dashur, në Kosovë sot ngrohë dielli
Atje festohet njëvjetori i pavarësisë,
urime...
Zvicër, 17 shkurt 2009
KUJTIMET PËR VENDIN TIM
Përmbi kodrat tua i kam lënë kujtimet
Të mi ruani të blerta nëpër stinë e mote
Unë i mora udhët u lash përmallimet
S'ish dëshirë e imja ish fati i kësaj bote
I lash plotë shpresa e plotë dashuri
Tek rrita pranë jush e lisa te gjatë
Tani kam një mall më përvëlon në gji
Është malli për ju qe më ndjek nga pas
Të mi ruani të freskëta nëpër motet larg
Bukurive tua nëpër fusha e male
Çdo hap që e bëjë përherë ju kam pranë
Ju shtërngoj në gji e ju ngrohë plotë mall
2001, Zvicër
ENIGMË
Çdo ditë gjuaj me pupla
E pres gurë
Dashurin, do ta ruaj për vete
Kohës bizare s'do ti jepem
Shpesh e pyes veten;
Mos jam në kohë të gabuar
A shpirt i mashtruar
Bota rrokulliset
drejt të keqes
Zot, thuamë;
Cila është kjo kohe?
Të ndryshoj
S'e kam ndërmend
Zvicër, mars 2009
05 mars 2009
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment