01 mars 2009

Rubaire politike...

Gëzim Ajgeraj

http://gezimajgeraj.blog.com/

http://www.metaforapoetike.de.vu/


OBORRTARJA DHELPËR

Oborrtare në një mbretëri
E kishin vënë një dhelpër plakë
S'kish më të urtë kjo dinasti
Bënin be qytet e fshatë
E i dhanë post në kryesi
Dhe udhëheqje i besuan
Post të lartë n'hierarki
Dhe pallatin ia dhuruan

Dhelpra veten kur e pa
Në kolltuqe e pallate
s'ecte këmbë dhelpra bishtëkuqe
Me makinë e roje pas
E atje në mes pallati
Në mes puplash hingëllinte
Me bekimin dhe të mbretit
Ethet pulave ua shtinte

Por një ditë nisi belaja
Kur vdiq mbreti në pallat
Dhelpra plakë kjo zonjëmadhja
Hante zogjtë e mbretit plak
Vaj medet për politiken
Në dinasti u bë hataja
Ku hynë dhelpra, more mik
Bjen mbretëria nga e para

pranverë, 2007, Prizren


MINISTRI HUTË

Për ministër në pallat
E kishin vënë një hutin
Ish i urtë ky i ngratë
Për financë e llogarinë

Në tendere ra hataja
Tek ministri plotë projekte
Nëpër financa ra murtaja
Arka e shtetit hyri në xhepe

Korrupsion se jo mahi
Shushullinte tan mileti
Tha ministri nuk e di
Si kam pa, a jeni n'veti

Nuk dha kush as llogari
As ministri tek pushteti
Mbet mileti plotë habi
Arka e zbrazët kur i mbeti
Dhe ministri e ndrroi mandatin
Për bugjetin kush s'e veti

Vjeshtë, 2007, Kosove



FENOMENE LETRARE

E lavdëruan një poet
I dhanë lavde për poezi
Kush vlerësoi vai medet
S'kish asgjë rreshtave tij
Pioner në poezi
Pa shaka e mahi...

2009, Zvicër

Nuk ka komente:

Posto një koment