24 mars 2009

Poezi kushtuar poetit: Din Mehmeti

Gëzim Ajgeraj

http://gezimajgeraj.blog.com/
http://www.metaforapoetike.de.vu/


KLITHMA E LIRISË

(Poetit Din Mehmeti)

Një pishtar drite shkëlqen errësirës
E ndizet mes vargut me të bardhën fjalë
Shkrepëtimë në furtuna për kohë trimërie
Kalluar mes fjalëve për ditën e bardhë

Nën rekëtimë fjalësh në mes të furtunës
Dritë i jep mendimit forcë trimërisë
Tek pëlcasin vargjet m`i thirr guximit
Për ditën e bardhë brezave ardhmërisë

Me këngën e fjalës mbushullon në kulla
Gurë i bën vargjet në themel të lavdisë
Me thirrmën e vargut trimëron dhe burra
Në “Vargjeve të pëlcitura” i këndon lirisë

Mbi qiellin e vrarë flatron me guxim
Plumb e bënë shkronjat e fjalët jehonë
Sa herë vritet dielli e derdhim pikëllim
Këngë i bënë vargjet për emrin Kosovë

“Për ballin e blertë, për emrin e saj”
Klithmë e lirisë atje në Dukagjin
Mes netëve të errëta lëvron në fjalë
Thirrja për qëndresë jehon për kushtrim

1998, Zvicër


*Vargjet të pëlcitura; është një poemë e Din Mehmetit,
e cila u recitua shumë herë nëpër tubimet e shqiptarëve
nëpër Evropë, si thirrje dhe kushtrim për liri.
“Varg i poetit Din Mehmeti.
*Kjo poemë, për mua ka mbetur emblemë e kushtrimit për liri,
gjatë rinisë sime. E shkruar shumë herët dhe me përkushtim, e
ripërpunuar në vitin 2008. *Kjo poezi, është botuar në revistën
“Metafora” nr. 8, që e nxjerr autori i kësaj poezie në Zvicër,
më 2008 (me pak ndryshime të vogla). Poezi e nxjerrë nga
“Albumi i poetit të arratisur”. Zvicër 2009.

Nuk ka komente:

Posto një koment