03 janar 2009

ESE PËR NJË KOHË TË BRISHTË

Gëzim Ajgeraj

http://www.metaforapoetike.de.vu/
http://www.gezimajgeraj.blog.com/


LIRIA BLU

Përtej territ të netëve tona shekullore shtroheshin ëndrrat bardha. Ato na i ndiznin kandil lirisë, për të na i ushqyer shpresat, sa herë që fillonte ti mbyste terri i robërisë. Do të vijë ditëbardha, patjetër, do të na i ndriqonë lirisë së ëndrrave tona. Sa herë që zihej ngushtë shpresa mes nesh, e varnim përtej deti, diku evropës, e ku jo tjetër, ngado që vinte një haber i mirë. Më e bukur se kurrë do të jetë ajo, rrezja do ta matë shkëlqimin me te. Pëllumbat do të hapërojnë lirshëm në qiellin plotë dritë. Ah sa e lakmonim atë. Nuk e dinim se ajo po rritej mes nesh. Hapëronte qiellit tonë. Kot i kishim shtruar ëndrrat fustanshqyerës, e cila gjithmonë na kishte mashtruar. Dhe sa herë që na i kishte prerë rrobat, gjithnjë e më të ngushta. Ah, atdheu imë. Vetëm atëherë kur e kuptuam se kot po i bënim sehir pritjes, shkrepi shkëndija. Si xixë prej stralli u shpërnda ajo mes nesh, për të na i ndriçuar rrugët. Nga rrënjët e gjakut të arbërit, po lindnin lulkuqet, që po i kurorëzonin shpresat. Liria që po lindte mes nesh, ushqehej me boncën e gjakut të arbërit, për të patur shkëlqim në ditët e bardha. Dhamë nga ashti e palca, edhe pikën e fundit të gjakut, për të patur rrënjë liria. Tani më ajo i ka rrënjët në gjak, askush s'mundë ti shkulë kurrë më ato. Me aromën e gjakut u shtrua toka, u nxi qielli e dielli. Damarëve të djalërisë shqiptare rrodhi e u rritë ajo. Me gjakun e voglushëve,nënave, gjyshërve e gjysheve tona u skuqën kullat. Kush thotë se s'u la me gjak kjo tokë. A nuk e shihni ngjyrën e flamurit tonë, ka ngjyrën e gjakut ai. Vetëm atëherë kur gjithë toka u la me gjakun tonë, u zgjua ndërgjegjia e shpresave të përtejdetit. Qiellit tonë shpërndahej ajo, deri sa toka digjej nën këmbë. Hapëroi liria. Nga malet zbritën pishtarët e lirisë, ndërsa nga qielli zbritën dallëndyshet e shpresave. Filloi koha e luleve. Gjithqka që buronte nga dashuria e ëndrrave tona shtrohej mbi to. I përdorëm e i keqpërdorëm ato. Me vend e pa vend. Gjithkujt nuk i falet dashuria që buron nga zemra. Me lule s'priten sundimtarët, të bardh e të zi. Kush thotë se shpëtimtarët vijnë me tanke, mashtrohet. Me lule pritet ushtari, kur kthehet nga fronti me lirinë mbi supe. Mbulohet varri i dëshmorit që ra për atdhe. Me lule s'priten tanket që vijnë nga përtej gardhi. Si prej qielli ra perdja blu e u përzie territ tonë. Liria e mori ngjyrën blu. Me fytyrën e orëligës, harboi fytyrëpudrosur e fustanëshqyer oborrit. Plisëbardhi tha; S'ka q'na duhet ajo, me skafandra e helmetë mbi kokë. Loja vjetër, prapë filloi të luhej. Qiellit ja vizatuan prangat, eklipsin e diellit ja shtruan me perden blu, prapë u nxi qielli. Kjo është liria blu, shikojeni. Kush e kërkonë dritën e së nesërmes, ja vrasim të sotmen. Ashtu u bë. Ti kot i ushqenë shpresat. Rrënkonë ende dhembjes, me një barrë plagë mbi trup, e me një lëmsh dhembjesh, e ndrydhë përditshmërinë. Të vrarët prehen përjetësisë, të gjallët labirintheve të ferrit. Ende ska mbaruar nata e jonë, retë e zeza përzihen motit tonë pa arbitër. kjo ndoshta tingëllon si kumt. Këtu liria ka përmasat e blu-së. E bardha me të zezë, e zeza me të bardhë, përzihen qiellit të pëllumbave. Ferri s'na ndahet, jemi njerëz, o jo? Pranga çdo ditë na prarojnë, prapa grilave, jemi mësuar. dhe trotuaret jan tonat, silueta dorëzgjatur jemi bërë, përpara juve; zotrinjë! Ju pini shampanjë e verë, nën tavernat magjike. Laviret që na i sollët, janë etikë e vrarë e të sotmes. Lulja mbi tank, moti është tharë. Liria ende ska ardhur. Mos harroni, shqiptari s'e shuan kurrë etjen për liri. Të mashtruarit, janë pjesa tjetër e këtijë kumti. Në piramidën e të shtypurve, ende ska aguar mëngjezi, dikush feston me natë. I gëzojnë ata, dritës së rreme. Gjakun e atdheut e ndrydhin kolltuqeve, servilët e blu-së, mashtruesit e të mashtruarve. Kot i gëzojnë ditës, këtu ende ska rrezuar dielli. Neveria ngritet deri në zemrim. Kush thotë se ka mbaruar robëria, sheh ëndrra në mes të natës. Kulla po digjet ende ska ujë për ta shuar, zjarrin që ka harbuar. Po le të digjet thotë plisëbardhi, i laguri për shi se ka dert, jam mësuar me aromën e shkrumit. Gjysh e katragjysh ma la frengjinë, veriun e zi nën shënjestër dhe pushkën mbushur. Po ç'ti bëjë dinastisë blu, argatit të orëligës që iku. Kërkojnë ta ngrisin piramidën e politikës, mbi kurrizin tonë ashtëthyer. Zot të kullës jan bërë,muret ja rrënuan, po frynë gjithandej.Vishuni trashë populli imë, dimër bënë rreth e rreth, kujdes acarit. Mos i ngrohni ëndrrat në diellin e dimrit, pranvera ende ska ardhur. Mes nesh kan harbuar faraonët ardhacak, pa lirinë për ne. Shkojnë e vijnë ata, ngrejë fronte e diktatura, nën maskën e demokracisë. Enden e ç'enden fatit tonë duarlidhur. Zotrinjë, evropa jemi dhe ne. Për ne, buzëqeshja është kurvëri, diktaturës ja njohim duhin. S'është Kosova Egjipt, as vend i piramidave, ska aq skllevër për gurët e Nili-t. Kot i ngritni piramidat e politikës, në tokën gjakut. Këtu i lanë kokat krajlat, vojvodët, arkanët, milloshët e sheshelët. Farë e huaj ska ngul, në dheun e Arbërit. Këtu edhe malet tërbohen, dheu digjet nën këmbë, fushat shtrohen lulkuqe. Kot i ngritni piramidat e ëndrrave mashtruese. Ëndrrat e premtimeve tuaja, janë zverdhur, a nuk i shihni sa të verdha i ka trotuaret Arbëria. Janë mbushur rrugët, e verdha ka harbuar atdheut tim. Kullës i ka rënë mortja, as bukë për sofër ska lënë as kripë. Përtej mureve të verdha, shampanja derdhet lumë, shkëlqenë liria blu. Atdheu imë i verdhë, ta gërryen barkun llapangjozët. Mbi eshtrat e tu të brishtë, rëndonë butësia e kolltuqeve, sa rëndë të kanë dënuar. Asgjë e bukur, si mbeti lules. Ja pijnë motet e liga, rrebeshet, shirat me bubullimë, qiellit plotë mjegullirë, po harbojnë orëligat. Duan të ja krasitin degët, edhe trungun, ditënatë i mprehin shpatat, ligësisë. Rrënjëve kanë harbuar urithët ardhacak, servilët u prijnë përpara. Duan ta thajnë lulen, pardon, ta fshijnë nga faqja e dheut. Qdo ditë ja vrasin shpresat. Kur erdhi liria, tanket me lule i zbukuruam, erdhën çlirimtarët. Kot i ushqëm shpresat e dritës, terri blu ua ndali dritën. Një shkëlqim i quditshëm i ra lirisë, blu-ja u bë eklips i diellit të Kosovës. Çlirimtar të rrejshëm ishin ata. Tamam ashtu, më kishte thënë plisbardhi, në ditën e parë të lirisë. Çlirimtarët vijnë nga malet. Kjo e kishte penguar dikë. Ty çlirimtarë, ta kishin bërë benë ligësitë, me mashën blu, duan të ta nxjerrin gacën e zjarrit tënd. Lubitë vijnë natën, tinëz e ndezin kandilin e dritës, në flakën tënde. Me grafitet e hirit tënd, i shkruajnë përrallat e rreme të atdheut, mbi gjakun tënd. Një ditë do ti zë orëliga e krimit, servilët e dreqit blu. Ti mbahu krenarë. Me gjakun tënd e shkrove historinë e atdheut, pa ty s'kishte dritë për Arbërinë. Të prarojnë pranga qdo ditë, edhe atëherë kur u mungonë argumenti. Drejtësia fitonë gjithmonë. Me baltën e intrigës, s'ngritet kalaja e mashtrimit, furtunë e parë i rrëzonë ato. E vërteta s'prangoset përjetë, kot i ndërtojnë shpresat e bardha, territ tonë. Ne besojmë në të vërtetën, sa do që ju të na e mbyllni errësirave, ajo ka fuqinë e diellit. Një fjalë e jona thotë; sa do që të vonoj, e vërteta një ditë del në shesh. Ju do të mbeteni argatë të ligësisë. Servilë. Ju argat të dreqit, urithë të pa dukshëm, kot na i ndrydhni shpresat, nën emrin e ditëve të bardha. Me shallin e huaj, ja ndrydhni fytin atdheut, farë e prishur, sa shpeshë i ndrroni rrobat. Mbi eshtrat e lirisë, mos ngritni kolltuqe, e nesërmja me petka tjera do të u gjejë, bajraktarë të tradhëtisë. Tashëgimtar të satanës. Me petkun blu janë veshur. Çlirimtarit emrin ia kanë vjedhur e na i ushqejnë shpresat e pritjeve tona. Duan mashtrimin tonë të dytë. Nuk e kishim ditur se djallin e kishin në gji, faraonët ardhacak. Në emër të drejtësisë, grila për çlirimtarët e vërtetë, dikush tha; trashëgimtarët e orëligës që sa po iku veriut të zi. Harbojnë si hijet e zeza, ligësisht më ia përgjakin shtatin atdheut. Me etje shushujzash hapin plagë të reja, ditën kukuvajka bëhen hijet e zeza. Me krrokamë korbash, harbojnë diellit tonë, ska mbetur as dritë as diell për ne. Nënshtrimin se nënshkruaj për të gjallë, se zotë të kësaj toke jemi ne. Etikën ta vrasin qdo ditë atdheu imë, tranzit laviresh të kan bërë, vrasësit e emrit tënd. Ti lulëzojë qdo ditë bordelet, në emër të civilizimit moral. Ku mbeti zakoni i kullës. Ah sa rëndë të kanë q`nderuar Arbëri. Qdo ditë na i gëlltisin ëndrrat, grykësit. Me netët e etjeve tinzare, i vërbojnë rrezet e diellit tonë. Ditën e lëmojnë mbi lëkure, bashkë me zvarranikët e fisit tonë, urithojnë. Natën, bordeleve i qfryejnë etikës. Kujdes atdheu imë, të paktën rrënjët mos ti helmosin. Mos i beso ëndrrës mashtruese, se kur të jeshë zgjuar nga gjumi, duart prangosur do ti keshë, liria nga përtej gardhi do të përshëndetë. Evropëfustanshqera e gardhiqeve tua, do ta pres veshjen e re me lëkurën tënde, mbi hartën e gjeografis së coptuar. Lindje të dhunshme do të kesh Arbëri. Nga molla e kuqe e deri në Çamëri, gjashtë vëllezër e motra do ti keshë, ndarë coptuar përjetë. Prapë e kërkojnë përuljen tënde, nënshtrimin. Këmisha e jote, prapë u skuqë. Kjo është liria e të mashtruarve, liria blu. Korbat prapë gjëmuan, varreve të reja. Prap servilët. Analistët e ç'analistët, me lotë krokodili vajtojnë e ndëshkojnë. Ske faj kur thua, jan nipat e atyre të pesëdhjet e gjashtës, e të tetëdhjet e njëtës. Jan po ata që ta skuqën këmishën, atdheu imë. Qëndro. Sa do të na e shtrydhin boncën e gjakut, majat e qëndresës i rrisim damarëve, i ushqejmë me rrjedhën e gjakut ato e bëhemi të pa vdekshëm. E bëjmë aktin e parë të kapërcimit, duke e ushqyer shkëlqimin e dritës, për ta shkapërderdhur terrin e netëve rrebele. Përulje assesi, vdekjet tona janë lindje, dritës së atdheut. Se etjen e dritës e rrisim në gjak, si boncë e pa shterrur, deri në agun e plotë të mëngjeseve të bardha. Populli imë. Kosovë, si s'tu nda gazepi.

Gëzim Ajgeraj, prill, 2004, Prizren.

ESE; LIRIA E FJALËS

Gëzim Ajgeraj

www.metaforapoetike.de.vu
www.gezimajgeraj.blog.com


LIRIA E FJALËS

Realizimi i sajë, në të shumtën e rasteve ka qenë i cunguar, në vaqnti në vendet e evropës lindore, ku dominonin sistemet moniste, kjo doemos edhe tek ne shqiptarët. Ndrydhja e lirisë së fjalës, është e lidhur ngushtë me lirinë e individit, shoqëris së gjerë, etj. Pra ajo është e lidhur ngushtë me të drejtën individuale deri në atë kolektive. Shikuar nga ky kënd, ndrydhja e sajë, është e dëmshme jo vetëm për individin por për gjithë një shoqëri a kolektivitet të tërë. Me që jemi tek letërsia, liria e fjalës është çelësi për realizimin e veprës letrare. Kur ajo mungon, apo bëhen kufizime qofshin ato të natyrës së brendshme të autorit, për hir të reflektimit apo koncesioneve që mundë ti bartë autori, apo, edhe nga cezura e jashtme, është e pa mundur pasqyrimi komplet i mendimit në një vepër të caktuar. Kësi sojë, dëmet janë të gjithëanëshme. E sonë fjala e autorit, vepra, pastaj dhe shoqëria e gjerë e cila nuk ka mundësi ta absorboj pasqyrën reale të mendimit. Pra nga kjo ndrydhje vijmë në konstatimin pa lirin e shprehjes së lirë, nuk ka as vepër të mirë. Këtij konstatimi vihet në pikëpyetje edhe zhvillimi intelektual i një shoqërie. Për ta ilustruar më së miri lirin e fjalës, ta marrim atë gjatë pjesës së dytë të shekullit të shkuar, në vendet ish sisteme moniste. Kësaj rrjedhe, do të mundë ti ikej as edhe tek ne, nga se pikërisht nga ky vizion dhe vizioni i shikimit nga letërsia botore, letërsia shqipe, e ka pruar më së rëndi nga cungimi i fjalës së lirë. Jo pse duam të mohojmë se nuk janë krijuar vepra në atë kohë, apo nuk është tentuar një shpërthim i fjalës së lirë, por me lirin e plotë të fjalës, pa tjetër se ajo letërsi do të shumë më e avancuar në nivel letrash, në letërsinë botore. Megjithatë nga kjo kohë qetësia e jonë, sidomos kah fundi i perëndimit të sistemeve moniste, na del me një metaforë shumë të fuqishme në krahasim me letërsitë e tjera. Pra, autorët duke qen të detyruar në kërkimin e shprehjes së lirë, fjalën e mbyllin brenda një metafore, nga e cila në mënyrë të tërthortë e shprehnin atë që e mendonin, edhe pse jo plotësisht. Si në Shqipëri, edhe në Kosovë, gjatë kësaj kohe, liria e fjalës, ka munguar dhe këtij konstatimi i qëndrojmë të pa luhatur. Në Kosovë, ka ndikuar sistemi monistë dhe pushteti i huajë, duke e pasur parasysh pozicionin e Kosovës në ish shtetin Jugosllavë, apo thënë më saktë atë Serbë, në pjesën e fundit të këtij pushtimi. Ndoshta do të duhej elaborim më i gjerë i kësaj kohe dhe lirisë së fjalës në këtë kohë, për ta ilustruar në fakte këtë problem, por për ata që i kanë jetuar këto sisteme e njohin mirë lirinë e fjalës. Kjo do të mundë të vërtetohej edhe me këtë se shqiptarët në ish këto pushtete i patën të cunguara edhe të drejtat njerëzore të kufizuara dhe çfarë të thuhet më tepër. Megjithatë, pas luftës së dytë botërore e këtej, letrarët vazhdimisht janë përpjekur, që brenda sajë lirie të kufizuar, të krijojnë pa u ndalur, që në një masë të caktuar ja kanë dalë, sa do e rrezikshme ka qenë realizimi i sajë. Edhe pse ka pasur shumë përpjekje pozitive në realizimin e sajë të plotë dhe në avancim, gjatë kësaj kohe ka gatur edhe elementë nga vetë njerëzit tanë, që janë vënë në shërbim të sistemit, e që shpesë me vetëdije apo pa të, e kanë ndihmuar cungimin e sajë. Ndoshta do të ishte mirë kthimi në të kaluarën, por sa do e hidhur të jetë ajo, ka ndodhur. Persekutimi i krijuesve, ndalesat e publikimit, diferencimet, izolimet etj, e deri tek likuidimet fizike, janë dëshmi e kohës që janë realizuar nga ish pushteti me ndihmën e pa tjetërsueshme edhe njerëzve nga vorbulla e jonë. Këto probleme, thuaj se janë të ngjashme edhe në shtetin amë Shqipërinë, nga se edhe atje, ish sistemi monistë, ka përdorur të njëjtën cezurë ndaj fjalës së lirë. Edhe atje, fjala e lirë ka qenë e ndrydhur, dhe nuk mundë ta mohojë kush. Kjo për faktin se ka ndodhur ngjarje e fakte të cilat e vërtetojnë këtë cungim. Ndalesat, kufizimet, largimet, izolimet, internimet e likuidimet e krijuesve, janë barra që i ngarkohen kohës, nikohsishtë janë ngjarje me fakte që kanë ndodhur. Na duket pak e rëndësishme argumentimi me emra, nga se do të dilnim në një ahje tjetër, por janë fakte të pa mohueshme për kohën. Megjithatë, edhe atje letërsia u zhvillua , edhe pse në përmasa të kufizuara, ajo avancoi mjaftë në krahasim me letërsitë tjera. Nga kjo kohë, na reflektohen edhe probleme tjera, të cilat koha me siguri do ti largojë. Për realizimin e pjesrishëm të fjalës, veprës në disa raste ju dha kozmetikë e sistemit, e cila doemos ishte e dëmshme për letërsinë. Kjo jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë e kudo ne trevat shqiptare. Pra këtu, vijmë te konstatimi, se letërsia shqipe, pa lirinë e plotë të fjalës, gjatë këtyre viteve e ka pësuar shumë, deri në masën e ngeljes prapa në ecjen paralele me lehtësitë tjera. Nuk duam të themi se jemi mbrapa, por vetëm ta mendonim atë, se po ta kishim lirinë e plotë të fjalës, sa e sa vepra do ti kishim, dhe sa do ta avanconim letërsinë tonë në këtë kohë, duke e pasur parasysh se gjatë kësaj kohe pati krijues të niveleve të shkëlqyeshme. Pra, koha e ndrydhjes së fjalës, na sjellë edhe në konstatimin tjetër, se sa e kemi pruar edhe si kolektivitet edhe si letërsi, problemin:mungesa e lirisë së fjalës. Duke e parë se sa e rëndësishme është liria e fjalës, për të duhet përpjekur jo vetëm krijuesit por kujdes i duhur duhet të tregohet edhe nga shoqëria e gjerë në realizimin e plotë të sajë. Në zhvillimet e sotme në tokat shqiptare, kemi tjera zhvillime, në realizimin e fjalës. Pjesërisht ajo është realizuar, me gjithë atë ka potenca të trashëgimisë nga e kaluara, të cilat janë bartur nga individë, në klane të caktuara dhe në institucioni, nga të cilat, herë pas re i dalin pengesa, flasim gjithmonë për krijuesin. Ndoshta do të ishte mirë, të themi se, nëse krijuesi bëhet me veprën e tije, ai që ja nxjerrë të pa larat e një pushteti, klani apo individi, pjesërisht bëhet i izoluar. Këto pengesa, do të vijnë në forma të ndryshme, nëpër institucione, pasoja në jetën private, konsekuenca jo të tipit klasik, por të formave injorante nga e cila do ta sonte vetë autori dhe vepra. Pra këto janë pasojat e trashëguara nga një mentalitet i vjetruar, që ende po bartet në këto kohë tranzicioni të shoqërive tona, nga ai centralistë në sistem të hapur demokratik. Këto pengesa, do të ndihen edhe gjatë tek ne, dhe haraçin e kohëve të censuruara, ende do ta paguajmë, si shoqëri e gjerë. Të jem më i qartë. Mos u pajto me pushtetin, mos u pajto me klanet, mos u pajto me partitë, etj, ti do të jesh në masë të caktuar i ndrydhur. Megjithatë, sot lirin e fjalës nuk mundë ta ndaloj askush, e them në mënyrën klasike. Autori duhet ta thotë fjalën e lirë, pamvarsishtë se do të pëlqehet plotësisht, pa ju trembur sajë. I pëlqeu o si pëlqeu sistemit, kohës, klaneve e individëve. Krijuesi me vete duhet ta bartë lirin e fjalës, ta ushqej atë dhe ta thotë pa ju dridhur aspak gjuha e pendës, se vetëm atëherë do të mundë të realizohej misioni i i fjalës. Në asnjë mënyrë, si krijues nuk duhet të vishemi nën vellon e interesave, sistemeve, klaneve etj, sepse vetvetiu do të krijonim cungim të lirisë së fjalës. Nëse ndalemi tek ky problem, atëherë më lartë qëndron atdheu dhe kombi, si interesa që duhet ti ketë parasysh shprehja e mendimit të lirë, ndërsa realizimi i veprës, duhet të bëhet nën vizionin e fjalës së lirë, pa ju trembur sajë, sepse vetëm atëherë do të realizohej vepër e përkryer. Lirin e fjalës, çdo krijues duhet ta ndërtoj në vetvete, ta ushqejë atë dhe ta thotë me guxim, sepse duke qëndruar nën frikën e robit, nuk e kemi realizuar atë.
Gëzim Ajgeraj,6 mars 2004, Zvicër.

02 janar 2009

TREGIMI PËR JOZEFI-N

Gëzim AJGERAJ

http://www.metaforapoetike.de.vu/
http://www.gezimajgeraj.blog.com/

JOZEFI

Jozef, e quanin njërin nga argusët që kontrollonte natën sigurinë e objekteve të qytetit tonë. Rrobat e tija të blus-ë, kollarja e zhubravitur nga te palarat e kohës dhe era kundërmuese kah ecte ai, ishte uniforma më e pa pëlqyeshme nëpër byrotë tona. Flokët e pa krehura e të përlyera, mjekër pa rruar i gjasonte shtriganëve të natës, kah mi përshkruante gjyshja e ime, nëpër përrallat e fëmijërisë. Punonte Jozefi, orar e pa orar. Lenor i firmës e quanin. Padroni i tij, një kapitalistë i pa shpirt, e shtrydhte deri në palcë, argusin lenor. Ku të gjente kohë, Jozefi i shkretë, e të merrej me veten. Duart e tija të ajhura nga tubat me çelësat, e të gjitha objekteve të qytetit, zhingërrinin ditë e natë nga firma në firmë. Ato i ngjanin baltës vjeshtake, ndërsa thonjët e tij të mbushura me të zeza, sikur gërryenin çdo ditë mbi baltën e zezë. Me gjithat, Jozefi sillej mirë me të gjithë. Shpesh i pyeste hallet e atyre që i takonte kalimthi ne rrugë. Punonte Jozefi pa u ndalur, dhe rrallë kishte kohë te paktën për kafe. Vrapi i tij i gjasonte erës përplot zhëngëllima. Fluturimë bëhej përpara zhëgëllimës së çelësave, beqari dyzetepesë vjeçar, i qytetit tonë.

***

Ishte fillimi i muajit të dytë të vitit. Për çudi, Jozefi erdhi i ndryshuar. Sa po ishte kthyer nga pushimet, ku i kalonte çdo vit. Tajlanda ishte pika e pushimeve të Jozefit. Njëmbëdhjet muaj, punonte ditë e natë. I dymbëdhjeti ishte muaji i Jozefit. Kur binte acari në Alpe, mungonte Jozefi. Ka ikur në vendin e ëndrrave të tija, thonin shokët e tij të punës. Me vete merrte fitimin e gjithë vitit dhe ikte atje, në qetësinë përrallore siç e quante shpesh Jozefi. Gjashtëmbëdhjet orë udhëtonte qiellit, deri sa prekte tokën e ëndrrave të tija. Bankoku i shirave rrebeshe, e priste plotë vërshime e mote të liga. Si bëhej vonë Jozefit, puna e motit. Ishin taksitë, hotelet e mbushura plotë bukuroshe, lëkurëverdha të cilat ia joshnin shijen e tij. Nga vitet e përparme kishte mësuar rrugët e shijes së tij. Kjo nuk e shqetësonte fare turistin e ardhur na Austria. Aziatet e vogla, e mirëpritnin me simpati, të bardhin nga Evropa. Sjellja e tyre përulëse, e bënte të lumtur shpirtin e butë të Jozefit dhe ia shëronte te gjitha ëndrrat e njëmbëdhjetë muajëve të stresit. Ishte muaji i lumturisë, kënaqësisë, dhe çlodhjes shpirtërore për te. E harronte zhingëllimën e çelësave, thirrjen e centralistes, për mes zërit të toki-vokit. E harronte peshën e llampës së dorës, të gjatë gjysëm metër. E harronte thirrjen e padronit, në çdo kohë, kur i mungonin shokët. E harronte vrapin e makinës së tij, nga firma në firmë, nga banka në bankë, nga stacioni në stacion. Tani më ai mbëltonte ditëve të ëndërruara, i rrethuar nga bukuroshet e vogla të Azisë. E gjithë kjo i gjasonte përrallave të pashallarëve e sulltanëve osman. Jozefi i pasur dehej kënaqësisë.

***
Ka ardhur Jozefi, - tha dikush. Për çudi, për kthimin e tij të parakohshëm u përfol shumë atë ditë. Vërtet kthimi i tij, i parakohshëm i çuditi të gjithë. Kishin kaluar vite dhe pushimve të tija, kjo nuk i kishte ndodhur kurrë. vërtet Jozefi ishte kthyer. Dukej i krehur e i rruar në mjekër. Rrobat i mbante të pastërta dhe një kollare të re. Mbahej i rregullt dhe i pastër. Dikush tha është shpenzuar para kohe, ndaj është kthyer në mes të pushimit. Një tjetër tha; Me vete e ka sjellur një Tajlandeze te bukur, që e ka zgjedhur për fatin e jetës. Ç'nuk thuhej. Thuhej se; gruan që e kishte sjellur nga Azia e largët, e kishte blerë me para, nga një biznesmen që merrej me këtë tregëti. Çfarë s'u tha gjatë atyre ditëve. Një urim për martesën që i bëra Jozefit, mësova vërtetë se Ai e kishte sjellë një grua nga atje. Jozefi ishte martuar.

***

Erdhi vera bashkë me vapën e sajë. Jozefi i gjorë përplot strese e lodhje, që mbytej djersës. Çdo ditë e më i demoduar në rroba. Rrobat e tija, tani më e mbanin aromën e djersëve kundërmuese, ndërsa kollarja i gjasonte asaj të parës. Duart e tija e mbanin ngjyrën e baltës së zezë, derisa çelësat i vërzhgëllenin pas hijes së tij. Ky ndryshim tek Jozefi, u kishte rënë në sy të gjithëve. E gjithë kjo, krijonte një ikje, përbuzje ndajë tij. Jozefi i shkretë. Gojët s'ndaleshin. Ato i flatronin fjalë prapa shpine, gënjeshtra e të vërteta, intriga e çka jo tjetër. Jozefi mbetej po ai. I demoduar e përlyer si gjithmonë. Lenor dhe hamall i firmës së tij. E gjithë kjo, e bënte të vuante Jozefin. Ndërsa gojët s'ndaleshin. Dikush tha; Jozefi e ka përzënë gruan e tij, ngase nuk shkonte mirë me nënën, që banonte në të njejtën shtëpi. Një tjetër; se ajo paska dashur ti dërgoj të holla, muaj për muaj, familjes së sajë në Tajlandë. Një tjetër tha: se ajo nuk ishte pajtuar me regjimin aq të pa mshirshëm, te orarit te punës së Jozefit. Një tjetër; Se Jozefi ishte i varfër dhe nuk ishte ai që kishte aktruar në Tajlandë. O zot, ç'nuk flitej për Jozefin e gjorë. Megjithatë, e vërteta qëndronte, se Jozefin e kishte lënë te vuajtur, Aziatja e vogël.

2003, Zvicër

TREGIM - RECENSENTI

GËZIM AJGERAJ

http://www.metaforapoetike.de.vu/
http://www.gezimajgeraj.blog.com/

RECENSENTI

- Udhëtimi drejtë kryeqytetit ia nxiste mallin për atdheun. Edhe pse gjendej në brendinë e tij, Shpendi e ndjente mungesën. Vitet që i kishte kaluar në dhe të huaj, e përcillnin çdo hapë edhe gjate pushimeve. Ato ishin hije e pa ndashme qe i trazonin dhembje. Sërish duhet të kthehem, - dhe sa herë e kujtonte këtë fjalë, e ndiente veten të huaj edhe gjatë këtij udhëtimi me autobus. Fushat që shtriheshin përtej xhamave të autobusit, pejsazhet e bukura të atdheut ia trazonin nostalgjinë për një kthim sa më të shpejtë. Ndërsa krëqyteti që po e priste me atë diell mëngjesi plotë shkëlqim, ishte dukur edhe më i bukur në këto ditë të bardha me frymë lirie. Kjo rritje e qytetit, ky zbukurim e gëzoi shumë Shpendin. Sukseset e atdheut ishin ëndrrat e idealit dhe dëshirave të tija. Largësia përtej atdheut ia kishte shtuar edhe më tepër dashurinë për të. Ndoshta kurrë më të lumtur nuk e kishte ndier veten, se atë mëngjes.
- Mirëmëngjesi, - përshëndeti recensenti, i cili po e priste përpara zyrës së tij, aty afër pallatit të shtypit.
- Mirëmëngjesi, - ia ktheu Shpendi, i hutuar vitrinave të një librarie aty pranë, - kisha humbur fare dhe nuk ju vërejta, - i tha recensentit, tek po përshëndeteshin.
Nga ato që lexova në poezin tuaj, keni bërë përparime të mëdha nga libri i parë, dhe kjo jep shumë shpresë se ju po eci sigurt rrugës së letrave shqipe, - tha recensenti, tek po i mirrnin vendet, në zyrën e tij.
- Ne jemi përpjekur, por ndryshimet më bukur i vëreni ju, - tha Shpendi.
- Pa komplimente, z. Shpend, - shtoi recensenti, - Uni që është shumë i rrezikshëm në poezi, tek ju nuk ndihet fare, përkundrazi, ligjërimi i juaj poetik, motivet dhe temat që i vështroni, stili i kapshëm dhe mesazhi që sjellni ju në poezi, si përceptim i mallit për atdheun, vibrimi i sekuencave shpirtërore mbi dashurinë, njerëzit, mendimin estetik, qasjen psikologjike të subjektit si dhe një varg përjetimesh tjera, janë përjetime të një kolektiviteti të tërë që ju rrethon juve atje në mërgim.
Është e pa mundshme të dilet nga ai rreth, ndaj dhe frymëzimi imë është njeriu i arratisur përtej atdheut, mërgimtari, - plotësoi Shpendi.
Qasja e juaj, kësaj teme më ka bërë përshtypje, sepse diaspora është pjesë e trupit të kombit tonë, dhe pa tjetër duhet të pasqyrohet ajo edhe në krijimtari, - vazhdoi recensenti, duke e shfletuar një letër të shkruar, që e kishte pregaditur si parathënje për librin.
- Paske bërë dhe parathënje, - tha Shpendi.
- Mendoj se do ti shkonte librit, - pohoi recensenti, - pastaj dhe me redaktorin biseduam dhe punën e parathënjes ma besoi mua.
- S'kam asgjë kundër - tha Shpendi.
Unë, vargun tuaj e kam quajtur si; "Simbolikë të fjalës poetike", sepse brenda këtij ligjërimi në varg gjejmë shumë elemente që përbëjnë simbolikën fjalës. Vetë vargu i çlirshëm, kuptimplotë, me sens meditativ, për çfar në plan të parë shquhet lirika peisazhiste, që bartë me vete mesazh të caktuar me parime të qarta poetike. Kjo poezi, sipas meje, kapë një botë të shqetësuar të subjektit lirik, botën e vetmuar largë atdheut, larg njerëzve tuaj, atje në mërgim. Pra, përjetimet në dhe të huaj, kontaktet me njerëzit që kanë vajtur larg atdheut, shqetësimet shpirtërore të tyre, kanë lënë gjurmë të pa shlyera, që më së miri përceptohen në varg. Dhe unë mendoj se kjo poezi e juaja, del e kapshme si një ditar intim, i standardizuar në aspektin e precedimit të figurës poetike brenda strukturës së poezisë që krijohet në të.
Ndarja e vëllimit në cikle, siç e keni bërë ju, mendoj se është e drejtë, - aprovoi recensenti.
- Ka qen një ndarje, nga përceptimet e vargjeve nga ana e ime, që sipas meje, i qëndronin ciklit, si tek "Tingujt e dhembjes", "Botë pa orkestër" apo edhe tek "Heshtja e thyer" - plotësoi Shpendi.
Çfarë mua më ka bërë përshtypje, te poezia hyrëse "Larg atdheut", përceptimi i dhembjes së individit të mërguar që nisë nga gjendja e ndieshme personale dhe vjen deri tek shpresa dhe gjakimi për liri që nuk shuhet, por vazhdon të egzistoj. Për mua është një poezi, që në thelb ka aftësinë e të shprehurit, unitet motivor dhe tematik. Motivet në varg janë të përshkuara nga një frymë pa hezitime por përherë të ndieshme, të ngashëryera. Sikur është një thirrje për ta ndjerë vetminë dhe ëndrrën njerëzore. Së dyti, kjo e bënë të kuptoj lexuesin, ta kuptojë flirtin që bartë bota e brendshme njerëzore, ndaj së bukurës, vetë poezisë. Për mua është një start që mjaft bindshëm arrini idetë, motivet, frymëzimet ti shkrini në varg që sikur vjen tamam në kohën kur do ta "shpëtojë" te mërguarin mbase dhe juve që për një kohë gjendeni jashtë atdheut. Nga kjo konstatoi se vargu i juaj do të gjej lexuesit vetë, nga se kush më mirë se ju ia di origjinën e gamave të individit dhe kolektivitetit, mënyrën e klithmës së mërgimtarit, imazhet, ironinë poetike me kontraste, por që kanë një kuptim të caktuar, që me pakë fjalë përfshihet drama diasporë.
- Më duket se ka dhe diç intime apo personale që e përcjellë përditshmërin time, si një kronike, - ndërpreu Shpendi.
- Pikërisht, këtu doja të dilja dhe mua sikur më tingëllon si një; "Mozaik lirik i një ditari intim", - vazhdoi recensenti - sepse ka mjaftë shqetësim, dhemshuri për fatin e subjektit i cili gjakon përherë liri që i mungon, duke bredhëritur nëpër botë dhe duke e ngritur zërin, vlimin e brendëshëm që kuptohet përmes figurave dhe simboleve, fjalës magjike. Unë nga ky vëllim kamë pikasur tri motive bosht; nëna që simbolizon atdheun, të dashurën që shënjon dashurinë e mallëngjyer, natyra-pikturimi i rrethit, janë pra opcione lirike që u përcjellin por që kanë njëherësh edhe rezonancë: atdhedashurinë, që merr funksion të caktuar stilistik, semantik dhe ideoestetik.
- Thënja e çlirshme dhe me maturi, siç e keni bërë në këtë libër, i cili është një vëllim për njeriun që botën e kundron nga një kënd vetjak, herë-herë i mbushur me emocione të tepruara, por mbi të gjitha, të shprehura me sens poetik. Është kaq i thjeshtë objektivi i përceptimit sa edhe shqetësimi vjen i virgjëror me ngashërime të mëdha, duke e bërë mbase një rizbulim mbi këtë dhembje.
- Për sa i përket emocioneve herë herë të shtërnguara, ato nuk janë apstrakte, sepse lufta për çlirim vjen vetvetiu dhe kuptohet vetëm gjatë leximit mes rreshtave, si luftë për egzistenc, më në fund edhe për art të mirfillshëm, për çfarë ju po e kultivoni në vazhdimësi. Poezitë e pëmbledhura në këtë vëllim, kapin jo etë indin verbal por edhe metaforik, të qasjes poetike të subjektit lirik; shtresat e kujtimeve, mallit të përhershëm, që brenda për brenda përbëjnë një mozaik lirik të shpallur si një ditar intim.
- Po çfarë thuani për stilin e poezisë? - ndërpreu Shpendi.
- Edhe unë, por edhe redaktori, pas një leximi të kujdesshëm, kemi nxjerr përfundimin, si; një zë i mëvetësishëm., mu për faktin se gjërat i vështron në heshtje, ndërsa frymëzimi sikur ju gjen me pendë në dorë, në vetmi, pa zhurmë, dhe sikur bën intenerarin e tyre të mbarë "për shpirtin e trazuar", siç thoni në një varg. Në fund, unë ju porosisë që; ashtu siç edhe shkruani me plotë vetëdije për mision që e ka krijuesi, pa mendje të turbulluar, por me interesime të mëdha për botën dhe njerëzit, të vazhdoni. Pa dyshim se talenti dhe potenciali i juaj krijues do të pasurohet edhe me libra tjerë, që do të jenë edhe pasuri e letërsisë sonë.
- Falemënderit, - tha Shpendi, - pa tjetër se koha do të flasë me ne nëpër libra.
- Libri do ta shoh dritën e botimit shumë shpejtë, ky është edhe mendimi i këshillit redaktues, - tha recensenti dhe e uroi Shpendin për libra tjerë.
- Urojmë, - plotësoi Shpendi dhe që të dy, ikën drejtë redaksisë së njërës nga revistat për fëmijë.

Prishtinë, 2001

Poezi; UDHË E MALL

Gëzim Ajgeraj

www.metaforapoetike.de.vu
www.gezimajgeraj.blog.com


IKJE DREJT HARRIMIT

Në përditshmërinë e udhëve tona
motet e mashtrimit

Zbardhen vitet me bardhësinë e alpeve
na i thirr harrimit

Ç'na dogjën ikjet
ç'zjarrmi

As atje as këtu
plot mall
etje bëhet kthimi
e hartat rendojnë si një thes mbi shpinë

Është e tmerrshme koha ikje
brishtësi e ëndrrave të mashtruara

E unë, kronikoj moteve të mashtrimit
me mallin që djeg në gji
për atdheun tim larg

21 maj 2006

NËN HIJEN E SHPRESËS

Shpresës së mbathëseve
ma zjarrin e mallit
nëpër gjeografinë e udhëve
dhe syrin e përlotur pendimeve
ëndrrat e presin kthimin

21 maj 20006

DERI TE DRITA

Udhët njëherë të marrin
kthimit nuk i dihet

udhëtojmë moteve pa arbitër

deri te dita
dita e shpresës së madhe
mbetur ka edhe shumë
mëngjesi po vononte

21 maj 2006


PIPAT E FJALËS

Pipojnë ato sythave të etjes
blerojnë lisat e vargjeve
dhembjet harbojnë vargut
stinëve pa arbitër

Bryma e ikjeve i zvetënon
pika loti lëngojnë vargut
vapës së mallit

Me pesticidin e etjes i spërkas
për mbrojtje nga moti i lig i udhëve
prapë stinëve të mallit zbresin

Pipojnë ato truallit të dhembjes
lëshojnë gjethe fjalës
e bëhen varg

dhjetor, 2003

Poezi nga Notesi i poetit

Gëzim Ajgeraj

www.metaforapoetike.de.vu
www.gezimajgeraj.blog.com


NJË DITË DO TË MBUSHËLLOI KULLA

(Gruas sime F.....)

F. e dashur u mbushën dy dekada
Me udhët e lamë dhe rininë
Shpresat e kthimet mbetën diku të vrara
Malli për atdheun të dyve na grinë

F. e dashur dhe djemt na u bënë burra
Dheut të huaj pa dashjen tonë i rritëm
Malli përditë na fton atje në kulla
Ku dashurisë tonë plotë ëndrra e ngritëm

F. a dashur etja na përvëlon
Për djemtë me nuset Arbërore
Dëshira orë e qastë atje na fton
Ti mbushëllojmë kullat tona shekullore

F. e dashur një ditë do të kthehemi në kulla
Për djemtë me nuset arbërore
Dëshira përherë atje na fton
Të mbushëllojnë kullat tona shekullore

Zvicër, 2008

POROSI PËR BREZAT PAS NJË RIKTHIMI

Ju lash nëpër djepa tek rriteshit ninullave
Kur këndonin nënat për ardhjet e bardha
Sot ju qenki rritë e qenkeni bërë burra
Sot, kënga për ju më fton nëpër dasma

Ju urojë nga zemra lumturi e dritë
Trashëgimnis suaj tek rritni në djep
Amanet ndër breza atdheun e lirë
Ta ruajmë si sytë sa te ketë dritë jeta

Se sa e sa breza ranë para nesh
Në luftë për ketë ditë e për këtë liri
Ti nderojmë ata ti kujtojmë përhera
Si frymëzim ndër breza nëpër ardhmëri

Atdheut plotë shpresë për ju i këndova
Për dritën e bardhë që ne na mungoi
Dhe për brezin tuaj dritë përherë kërkova
Kosova e re me ju të gëzoi

Dhe mirë, erdh kjo ditë u pamë me liri
Ju ishit me fat ta gëzoni këtë ditë
Ah, ky brezi imë vuajti me robëri
Me bishën e shekullit e hoqi te zitë

Na rrahu burgosi thellë nëpër qeli
Na vrau na preu e na dogji kulla
Mirë që erdhi dita u ngritëm për liri
Mbushëlluan malet rreshtat plot me burra

E hodhëm përtej barbarin e zi
Andej nga veriu po nga kishte ardhë
U desh të ia kthenim me gjuhën e tij
Ndryshe, s'kish Kosova këtë dite të bardhë

Pra, ju brezi i ri porositë kujtoni
Barbarit të veriut kurrë mos i besoni
Në frengji e kulla përjetë vigjëloni
Satanën e veriut ne ballë ta shënjoni

Prizren, 2008




MES MALLIT

Përtej nesh largë ikën malli
Neve na braktise mbetemi vetmuar
Larë pas shtatëdhjet e shtatë bjeshkëve rrëzë Sharri
Ndalet e pushonë mes hijeve freskuar

Herë herë djeg e herë sjellë freskinë
I pa hetueshëm e kthehet plot fllad
Na lenë te harruar bashkë me vetmin
Me vete vetëm dëshirat n i bartë

Në këto ditë mes Alpeve i harruar
Çdo qastë e merr arratinë
Neve a len përvëluar
Rrëzë Sharri e gjen freskinë

Vëlla i dashur, sa shumë djegin motet
Kur cucërr mes mallit i vetmur rri

24 prill 2008, Zvicër

UDHË

Mik i dashur
etjen ia shtrydhim mallit
e ia nxjerrim
lotin udhëve

Me të
i vadisim
vijat e moteve

Po ku ta gjej
një kënge
e ti gëzoi
mbathcat e kthimeve

Unë pengëma(rr)(ll)i

23 prill 2008, Zvicër

01 janar 2009

Poezi; Gëzuar, Gëzuar

GËZIM AJGERAJ

http://www.gezimajgeraj.blog.com/
http://www.metaforapoetike.de.vu/

GËZUAR, GËZUAR

Viti që iku e na la
Kujtimet një nga një i mblodhi
Iku acarit kush s'e pa
Këtë të riun na e solli

Mbeti kujtimeve tona
Me të mira e të liga u shkrua
Të mirat s'do ti harrojmë
Të ligat qofshin të harruara

Le te filloj mbarë nga e para
Në vitin që po fillojmë
Gëzuar, gëzuar u priftë e mbara
Ndrrimin e moteve tek e festojmë

Gëzuar, gëzuar

Zvicër, 2009

TI QË ZEMRËS TIME MI JEPË
DRITË E JETË


Ti në zemren time e ke bërë një shtrat
Flen aty e dashur sa ëmbël sa qetë
Me ëdrrat e mia ti më ledhaton
Sa ma trazon etjen e mallit tim djeg

Të them pa ty jeta më nuk ka kuptim
S`është kompliment por një fjalë zemre
Do të dua per jetë deri në amshim
Ti je frymëzimi bashkë kemi një emër

Të të sjell në varg e të them të dua
Dhe kush mundë të thot sa i marrë që je
Pse jam i sinqertë në zemër të ruajë
Le të flasin smira ta ndalë fuqi ske

Ti je rreze dielli plotë shkëlqim e dritë
Të dua të dua po shkrihem për ty
Më ngrohë më jepë dritë nëpër jetën time
Dashuria e ime për ty ska kufi

Për dashurine tënde malli po më djegë
Për buzët e tua e atë bukuri
Unë larg në mërgim e ti largë Atje
Më përvëloi ky mall e kjo nostalgji

Ç`mu trazua malli e më përvëloi
Për dy sytë e tu e tënden ngrohtësi
Fjala djeg mes buzëve ndjenjat mi trazon
Ma mbushe dhe vargun plotë me nostalgji

Po të pres e dashur mos më le të vuajë
Këtu në vetmi ne këtë vendë te huaj
Nxito sa më parë ëndrrat ti bashkojmë
Pastaj le të vdesim një çastë le të rrojmë

Zvicër, 1997