03 janar 2009

ESE PËR NJË KOHË TË BRISHTË

Gëzim Ajgeraj

http://www.metaforapoetike.de.vu/
http://www.gezimajgeraj.blog.com/


LIRIA BLU

Përtej territ të netëve tona shekullore shtroheshin ëndrrat bardha. Ato na i ndiznin kandil lirisë, për të na i ushqyer shpresat, sa herë që fillonte ti mbyste terri i robërisë. Do të vijë ditëbardha, patjetër, do të na i ndriqonë lirisë së ëndrrave tona. Sa herë që zihej ngushtë shpresa mes nesh, e varnim përtej deti, diku evropës, e ku jo tjetër, ngado që vinte një haber i mirë. Më e bukur se kurrë do të jetë ajo, rrezja do ta matë shkëlqimin me te. Pëllumbat do të hapërojnë lirshëm në qiellin plotë dritë. Ah sa e lakmonim atë. Nuk e dinim se ajo po rritej mes nesh. Hapëronte qiellit tonë. Kot i kishim shtruar ëndrrat fustanshqyerës, e cila gjithmonë na kishte mashtruar. Dhe sa herë që na i kishte prerë rrobat, gjithnjë e më të ngushta. Ah, atdheu imë. Vetëm atëherë kur e kuptuam se kot po i bënim sehir pritjes, shkrepi shkëndija. Si xixë prej stralli u shpërnda ajo mes nesh, për të na i ndriçuar rrugët. Nga rrënjët e gjakut të arbërit, po lindnin lulkuqet, që po i kurorëzonin shpresat. Liria që po lindte mes nesh, ushqehej me boncën e gjakut të arbërit, për të patur shkëlqim në ditët e bardha. Dhamë nga ashti e palca, edhe pikën e fundit të gjakut, për të patur rrënjë liria. Tani më ajo i ka rrënjët në gjak, askush s'mundë ti shkulë kurrë më ato. Me aromën e gjakut u shtrua toka, u nxi qielli e dielli. Damarëve të djalërisë shqiptare rrodhi e u rritë ajo. Me gjakun e voglushëve,nënave, gjyshërve e gjysheve tona u skuqën kullat. Kush thotë se s'u la me gjak kjo tokë. A nuk e shihni ngjyrën e flamurit tonë, ka ngjyrën e gjakut ai. Vetëm atëherë kur gjithë toka u la me gjakun tonë, u zgjua ndërgjegjia e shpresave të përtejdetit. Qiellit tonë shpërndahej ajo, deri sa toka digjej nën këmbë. Hapëroi liria. Nga malet zbritën pishtarët e lirisë, ndërsa nga qielli zbritën dallëndyshet e shpresave. Filloi koha e luleve. Gjithqka që buronte nga dashuria e ëndrrave tona shtrohej mbi to. I përdorëm e i keqpërdorëm ato. Me vend e pa vend. Gjithkujt nuk i falet dashuria që buron nga zemra. Me lule s'priten sundimtarët, të bardh e të zi. Kush thotë se shpëtimtarët vijnë me tanke, mashtrohet. Me lule pritet ushtari, kur kthehet nga fronti me lirinë mbi supe. Mbulohet varri i dëshmorit që ra për atdhe. Me lule s'priten tanket që vijnë nga përtej gardhi. Si prej qielli ra perdja blu e u përzie territ tonë. Liria e mori ngjyrën blu. Me fytyrën e orëligës, harboi fytyrëpudrosur e fustanëshqyer oborrit. Plisëbardhi tha; S'ka q'na duhet ajo, me skafandra e helmetë mbi kokë. Loja vjetër, prapë filloi të luhej. Qiellit ja vizatuan prangat, eklipsin e diellit ja shtruan me perden blu, prapë u nxi qielli. Kjo është liria blu, shikojeni. Kush e kërkonë dritën e së nesërmes, ja vrasim të sotmen. Ashtu u bë. Ti kot i ushqenë shpresat. Rrënkonë ende dhembjes, me një barrë plagë mbi trup, e me një lëmsh dhembjesh, e ndrydhë përditshmërinë. Të vrarët prehen përjetësisë, të gjallët labirintheve të ferrit. Ende ska mbaruar nata e jonë, retë e zeza përzihen motit tonë pa arbitër. kjo ndoshta tingëllon si kumt. Këtu liria ka përmasat e blu-së. E bardha me të zezë, e zeza me të bardhë, përzihen qiellit të pëllumbave. Ferri s'na ndahet, jemi njerëz, o jo? Pranga çdo ditë na prarojnë, prapa grilave, jemi mësuar. dhe trotuaret jan tonat, silueta dorëzgjatur jemi bërë, përpara juve; zotrinjë! Ju pini shampanjë e verë, nën tavernat magjike. Laviret që na i sollët, janë etikë e vrarë e të sotmes. Lulja mbi tank, moti është tharë. Liria ende ska ardhur. Mos harroni, shqiptari s'e shuan kurrë etjen për liri. Të mashtruarit, janë pjesa tjetër e këtijë kumti. Në piramidën e të shtypurve, ende ska aguar mëngjezi, dikush feston me natë. I gëzojnë ata, dritës së rreme. Gjakun e atdheut e ndrydhin kolltuqeve, servilët e blu-së, mashtruesit e të mashtruarve. Kot i gëzojnë ditës, këtu ende ska rrezuar dielli. Neveria ngritet deri në zemrim. Kush thotë se ka mbaruar robëria, sheh ëndrra në mes të natës. Kulla po digjet ende ska ujë për ta shuar, zjarrin që ka harbuar. Po le të digjet thotë plisëbardhi, i laguri për shi se ka dert, jam mësuar me aromën e shkrumit. Gjysh e katragjysh ma la frengjinë, veriun e zi nën shënjestër dhe pushkën mbushur. Po ç'ti bëjë dinastisë blu, argatit të orëligës që iku. Kërkojnë ta ngrisin piramidën e politikës, mbi kurrizin tonë ashtëthyer. Zot të kullës jan bërë,muret ja rrënuan, po frynë gjithandej.Vishuni trashë populli imë, dimër bënë rreth e rreth, kujdes acarit. Mos i ngrohni ëndrrat në diellin e dimrit, pranvera ende ska ardhur. Mes nesh kan harbuar faraonët ardhacak, pa lirinë për ne. Shkojnë e vijnë ata, ngrejë fronte e diktatura, nën maskën e demokracisë. Enden e ç'enden fatit tonë duarlidhur. Zotrinjë, evropa jemi dhe ne. Për ne, buzëqeshja është kurvëri, diktaturës ja njohim duhin. S'është Kosova Egjipt, as vend i piramidave, ska aq skllevër për gurët e Nili-t. Kot i ngritni piramidat e politikës, në tokën gjakut. Këtu i lanë kokat krajlat, vojvodët, arkanët, milloshët e sheshelët. Farë e huaj ska ngul, në dheun e Arbërit. Këtu edhe malet tërbohen, dheu digjet nën këmbë, fushat shtrohen lulkuqe. Kot i ngritni piramidat e ëndrrave mashtruese. Ëndrrat e premtimeve tuaja, janë zverdhur, a nuk i shihni sa të verdha i ka trotuaret Arbëria. Janë mbushur rrugët, e verdha ka harbuar atdheut tim. Kullës i ka rënë mortja, as bukë për sofër ska lënë as kripë. Përtej mureve të verdha, shampanja derdhet lumë, shkëlqenë liria blu. Atdheu imë i verdhë, ta gërryen barkun llapangjozët. Mbi eshtrat e tu të brishtë, rëndonë butësia e kolltuqeve, sa rëndë të kanë dënuar. Asgjë e bukur, si mbeti lules. Ja pijnë motet e liga, rrebeshet, shirat me bubullimë, qiellit plotë mjegullirë, po harbojnë orëligat. Duan të ja krasitin degët, edhe trungun, ditënatë i mprehin shpatat, ligësisë. Rrënjëve kanë harbuar urithët ardhacak, servilët u prijnë përpara. Duan ta thajnë lulen, pardon, ta fshijnë nga faqja e dheut. Qdo ditë ja vrasin shpresat. Kur erdhi liria, tanket me lule i zbukuruam, erdhën çlirimtarët. Kot i ushqëm shpresat e dritës, terri blu ua ndali dritën. Një shkëlqim i quditshëm i ra lirisë, blu-ja u bë eklips i diellit të Kosovës. Çlirimtar të rrejshëm ishin ata. Tamam ashtu, më kishte thënë plisbardhi, në ditën e parë të lirisë. Çlirimtarët vijnë nga malet. Kjo e kishte penguar dikë. Ty çlirimtarë, ta kishin bërë benë ligësitë, me mashën blu, duan të ta nxjerrin gacën e zjarrit tënd. Lubitë vijnë natën, tinëz e ndezin kandilin e dritës, në flakën tënde. Me grafitet e hirit tënd, i shkruajnë përrallat e rreme të atdheut, mbi gjakun tënd. Një ditë do ti zë orëliga e krimit, servilët e dreqit blu. Ti mbahu krenarë. Me gjakun tënd e shkrove historinë e atdheut, pa ty s'kishte dritë për Arbërinë. Të prarojnë pranga qdo ditë, edhe atëherë kur u mungonë argumenti. Drejtësia fitonë gjithmonë. Me baltën e intrigës, s'ngritet kalaja e mashtrimit, furtunë e parë i rrëzonë ato. E vërteta s'prangoset përjetë, kot i ndërtojnë shpresat e bardha, territ tonë. Ne besojmë në të vërtetën, sa do që ju të na e mbyllni errësirave, ajo ka fuqinë e diellit. Një fjalë e jona thotë; sa do që të vonoj, e vërteta një ditë del në shesh. Ju do të mbeteni argatë të ligësisë. Servilë. Ju argat të dreqit, urithë të pa dukshëm, kot na i ndrydhni shpresat, nën emrin e ditëve të bardha. Me shallin e huaj, ja ndrydhni fytin atdheut, farë e prishur, sa shpeshë i ndrroni rrobat. Mbi eshtrat e lirisë, mos ngritni kolltuqe, e nesërmja me petka tjera do të u gjejë, bajraktarë të tradhëtisë. Tashëgimtar të satanës. Me petkun blu janë veshur. Çlirimtarit emrin ia kanë vjedhur e na i ushqejnë shpresat e pritjeve tona. Duan mashtrimin tonë të dytë. Nuk e kishim ditur se djallin e kishin në gji, faraonët ardhacak. Në emër të drejtësisë, grila për çlirimtarët e vërtetë, dikush tha; trashëgimtarët e orëligës që sa po iku veriut të zi. Harbojnë si hijet e zeza, ligësisht më ia përgjakin shtatin atdheut. Me etje shushujzash hapin plagë të reja, ditën kukuvajka bëhen hijet e zeza. Me krrokamë korbash, harbojnë diellit tonë, ska mbetur as dritë as diell për ne. Nënshtrimin se nënshkruaj për të gjallë, se zotë të kësaj toke jemi ne. Etikën ta vrasin qdo ditë atdheu imë, tranzit laviresh të kan bërë, vrasësit e emrit tënd. Ti lulëzojë qdo ditë bordelet, në emër të civilizimit moral. Ku mbeti zakoni i kullës. Ah sa rëndë të kanë q`nderuar Arbëri. Qdo ditë na i gëlltisin ëndrrat, grykësit. Me netët e etjeve tinzare, i vërbojnë rrezet e diellit tonë. Ditën e lëmojnë mbi lëkure, bashkë me zvarranikët e fisit tonë, urithojnë. Natën, bordeleve i qfryejnë etikës. Kujdes atdheu imë, të paktën rrënjët mos ti helmosin. Mos i beso ëndrrës mashtruese, se kur të jeshë zgjuar nga gjumi, duart prangosur do ti keshë, liria nga përtej gardhi do të përshëndetë. Evropëfustanshqera e gardhiqeve tua, do ta pres veshjen e re me lëkurën tënde, mbi hartën e gjeografis së coptuar. Lindje të dhunshme do të kesh Arbëri. Nga molla e kuqe e deri në Çamëri, gjashtë vëllezër e motra do ti keshë, ndarë coptuar përjetë. Prapë e kërkojnë përuljen tënde, nënshtrimin. Këmisha e jote, prapë u skuqë. Kjo është liria e të mashtruarve, liria blu. Korbat prapë gjëmuan, varreve të reja. Prap servilët. Analistët e ç'analistët, me lotë krokodili vajtojnë e ndëshkojnë. Ske faj kur thua, jan nipat e atyre të pesëdhjet e gjashtës, e të tetëdhjet e njëtës. Jan po ata që ta skuqën këmishën, atdheu imë. Qëndro. Sa do të na e shtrydhin boncën e gjakut, majat e qëndresës i rrisim damarëve, i ushqejmë me rrjedhën e gjakut ato e bëhemi të pa vdekshëm. E bëjmë aktin e parë të kapërcimit, duke e ushqyer shkëlqimin e dritës, për ta shkapërderdhur terrin e netëve rrebele. Përulje assesi, vdekjet tona janë lindje, dritës së atdheut. Se etjen e dritës e rrisim në gjak, si boncë e pa shterrur, deri në agun e plotë të mëngjeseve të bardha. Populli imë. Kosovë, si s'tu nda gazepi.

Gëzim Ajgeraj, prill, 2004, Prizren.

Nuk ka komente:

Posto një koment