03 janar 2009

ESE: KULTURË LETRARE

Gëzim Ajgeraj

http://www.metaforapoetike.de.vu/
http://www.gezimajgeraj.blog.com/

DEKLAMIMI I VARGUT PËRPARA PUBLIKUT

Të deklamosh vargun, përpara auditorit, nuk është njësoj sikur kur mbahen fjalime politike, ligjërime në katedra, apo diskutime nëpër mbledhje të ndryshme. Deklamimi i vargut, kërkon një përkushtim të hollë që atë ta bëjë sa më të kapshëm nga auditori. Kur kemi kemi parasysh këtë të dytin, ka dhe shumë elemente tjera , për të depërtuar sa më thellë në shijen e tij. Tek dikush mundë të ndikoj shprehja e qartë e fjalëve, tek tjetri tingulli i zërit,ulja, ngritja e tij, theksi i fjalëve, mënyrë artistik dhe shumë elemente tjera që e ngacmojnë shijen e masës. Pra vargu nuk mundë të deklamohet me stilin e një fjalimi politik, apo një si një diskutim mbledhjes. Gjithçka e humbë efektin përpara atyre që të dëgjojnë. Jo të gjithë njerëzit, kanë shije të njëjtë për vargun, por mjafton një element ngacmues tek tjetri për të ia tërhequr vëmendjen apo edhe ngacmuar shijen. Kjo për sa i përket aspektit psikologjik në raport me masën. Dikush ndoshta edhe mundë të thotë; po ç'rëndësi ka mënyra e interpretimit? Mjafton të jet varg mirë, etj.
Më kujtohet një takim me bashkatdhetarë tanë në Zvicër. Një miku imë poet që kishte ardhur nga Kosova, më kishte çfaqur dëshirën që ta shoqëroja në njërin nga këto takime me mërgimtarë. Përveq qyteteve nga ishim paraqitur, na vie rasti në një provincë të vogël, që nuk e prisnim fare një atmosferë të tillë. Me mikun kishim bindjen (ndoshta edhe të gabuar) se gjithçka ishte e kot në këtë ambient. I propozova idenë e deklamimit artistik të poezis, në mënyrë që ta bënim sa më tërheqës vargun tek këta njerëz dhe atmosferës në sallë, ti sillnim klimë artistike. E merrni me mend ç'ndodhi?. Nga dyzet njerëz që ishin dhe mbi dyqindë libra që i kishte miku, nuk na ngeli asnjë ekzemplarë. Ishte ditë shum me fat për mikun. Mënyra artistike e interpretimeve të vargjeve, kishte depërtuar thellë edhe në ndjenjat e punëtorit më të thjeshtë, që kishte zgjuar interesim.
Ndoshta rreth mënyrës së deklamimit të vargut, nuk do të ndalesha kurrë, po të mos ishte një takim në Bern të Zvicrës. Ishte një deklamim vargjesh nga krijues të ndryshëm. Deri sa dikush nga krijuesit po lexonte vargje, në stilin pak a shumë artistik, një përkthyes i "disa gjuhëve" edhe të shqipes (e që unë në të shumtën e rasteve e quaj përkthyes dokumentesh e çertifikatash), kur e merr fjalën, thotë; Koha e deklamimit artistik të poezisë, moti ka përfunduar.
Dikush qeshi në vete, por e ndrydhi heshtjes. Mua kjo më kishte ngacmuar dhe këtë fjalë e prita me një lloj përbuzje. Ndoshta nuk ishte edhe aq humane. Nuk e zgjata më tepër, për ta ruajtur kënaqësinë e takimit. Më vonë, me njërin nga miqtë e mi të letrave, filluam ta ripërsërisim këtë fjali. Nuk e di se në cilën kohë, na paska egzistuar deklamimi artistik i poezis, e kur paska përfunduar ai. Apo nuk ka shije më për deklamime artistke, etjera etjera. Të gjitha këto pyetje me mikun i stërholluam deri në monotoni. Pra ishte një fjalë e kotë, që ky far përkthyesi e kishte hudhë atë ditë në atë takim. Të paktë ishte një konstatim i shumicës nga të pranishmit.
E gjithë kjo më kishte nxitur disa vite më vonë, për të iu qasë kësaj teme.
Ana tjetër e medaljes. Interpretimi sa më artistik i vargut dhe të gjitha elemente që e bashkëshoqërojnë artistiken, qon mesazhin metaforik të tij në vendin e vetë. Në fakt efektet e vargut bëhen më të kapshme. Ky intepretim artistik, patjetër se duhet ti respektoj normat letrare që mbërthejnë fjalitë. Fillimin dhe mbarimin e vargut. Shenjat e piksimit, fonetikën etj, etj. Të gjitha këto rregulla e përbëjnë atë artistiken dhe deomos se ajo i takon rezultateve dhe suksesit të vargut. Për fund, konstatojmë se kultura artistke e deklamimit të vargut, duhet të ndërtohet tek çdo krijues, sepse kjo është njëra nga shtyllat e suksesit të akceptimit sa më mirë të vargut tek auditori.

Gëzim Ajgeraj, 25.5.2005, Zvicër.

Nuk ka komente:

Posto një koment