03 janar 2009

ANTOLOGËT DHE ANTOLOGJITË

Gëzim Ajgeraj

www.metaforapoetike.de.vu
www.gezimajgeraj.blog.com


ANTOLOGËT DHE ANTOLOGJITË

Të bësh një antologji, do të thot të bësh një përzgjedhje të krijimtaris së disa poetëve dhe ti përmbledhësh në një libër. Cila është ajo përzgjedhje, si bëhet ajo, cilat janë zhvillimet që e përcjellin atë? - ky është problemi! Më herët kishim shum pak antologji ose fare pakë. Koha e prurjeve të mëdha, solli edhe antolog. Kjo është shumë pozitive. Ka antologji të mira, e përjashtime që meritojnë të jenë libra. Por ka të tilla të cilat ia nxjerrin bojën qëndrueshmërisë dhe vlerës së një antologjie. Kuptohet se shoqërin tonë e përcollën shum probleme në të kaluarën, ato deomos u reflektuan edhe në kulturë, në këtë rastë letërsin. Me hapjen e frymës së re demokratike, jo që nuk kishin egzistuar klane, po se po, por ato u parcializuan, siq u parcializua mendimi pluralist politik. Brenda këtyre rretheve u parcializuan edhe letrarët e një mase të caktuar. U krijuan klane, rrethe brenda një mendimi politik, grupe interesash të caktuara e lidhje të tjera. Pra jo edhe e vështirë për tu kuptuar burimi i problemit. Dhe si të tilla, krijimi i antologjive sotë, nga një pjesë e caktuar merret me shumë rezerva. Pra dozat e dyshimit sotë egzistojnë dhe ka shum arsye për to. Dikush për tu mbrojtur thotë; jo pse nuk është përfshirë ai që kritikon, dhe e bënë për smirë ose ndonjë arsye tjetër. Kjo në të shumtën e rasteve nuk i qëndronë anës mbrojtëse. Për deri sa shkilet nëpër dërrasa të kalbura, siq thotë populli, ka vend gjithmonë për kritikën. Por ajo duhet të bëhet me vendë dhe me fakte. Pa u ndalur në detaje apo në emra, që mos ta lëndojmë askënd, por vetëm ndërgjegjien e atyre antologëve, e themi se nga ata që e përcjellin kulturën dhe përcaktimet e individëve antolog, në këtë kohë disa nga këto antologji jan të pa qëndrueshme dhe pa kurrfar vlere. Është një kosh ku hidhet gjithqka pa u selektuar në kritere, por vetëm në interesa. Mjafton tu hidhet një sy disa nga këtyre antologjive. Nëse i kërkoni detajet do ti gjeni të gjitha. Të gjithë të përmbledhurit i idh një interes i ngushtë, një klan, besa edhe mendimi politik etj. Futen aty edhe disa emra të shëndoshë sa për kozmetik, brenda të cilëve, antologët e ndërtojnë murin mbrojtës të kalas së tyre. Janë pra këta antologët e interesa vicioze që shesin kopalla në emër të një bashkimi letrarësh. Apsurde. Apsurde nga se vetëm ata që i njohin problemet nga brenda, kan mundësi ti shohin ato. Dihet se letërsia në radh të parë i detyrohet kombit. Provoni të jeni të tillë të ecni gjithmonë kësaj vije, pa e përfillur epokën e politikës që zhvillohet për rreth juve, për kundrazi duke ja luftuar edhe të metat e sajë, në dobi të atdheut. Do të bini në injorancën dhe mllefin e atyre pendave të parcializuara dhe të lidhura fatkeqësisht ngushtë me llagamin e politikës, që për fat të keq, atdheut tonë ende po vendosin të tillë edhe në kulturë. Duket pak e ashpër kjo, por qelsi i fatkeqësive po fshihet këtu, dhe nga këtu po i burojnë probleme edhe letërsisë. Na vijnë antolog nga klane të caktuara dhe antologjizojnë nga rrethi i klanit. Qudi. Pse asnjërit si bie ndërmend ta kundërshtoj një ide të tillë apo të ndikoj në aspektin pozitiv kah shëndoshmëria e njerzve dhe planeve të tyre. Këto që u thanë, mendoj se është mirë të ilustrohen me ndonjë shembull nga këto zhvillime. Një pot në Zvicër, kishte vendosur të bënte antologji dhe kishte vendosur të antologjizonte rreth 36 poet nëpër gjith botën. Ide e mirë. Një ofertë e tillë më erdhi dhe mua. Idenë e përkraha, por nikohsishtë e kërkova listën e të përzgjedhurve. Pa të keq, përgjigjia ishte pozitive dhe lista në email. Në një analizë të thubtë dhe nga përvoja e njohjes mes krijuesve, më del një antologji partie me mbi 50% të të ofertuarve. Qudi si isha gjendur në atë listë, kur nuk i mbroja qëndrimet e asnjë partie dhe se isha largë tyre. Kërkova kohë për të menduar. Katër oferta radhazi pa përgjigjie. E katërta ishte më specialja, nga se aty kërkoheshin që vetë autorët të paguanin një shumë nga 300 Fr, ose US-dollar. Një shumë sa një gjysëm libri nga 500 kopje sa botohen në Kosovë. Shumë e majme. Diku mbi 10 mijë franga llogariste antologu për fitim. Të antologjizuarit do ta merrnin shpërblimin e tyre, nga tridhjet libra dhe kaq. Festa e antologjisë dhe ca pallavra promovimi do ta mbyllnin këtë investim. Nuk jamë për antologji të tillë i thashë antologut. Dhe ai ua lëshoi mjekrën të tjerëve. Për vete mori ca lavdata dhe i shtërngoi mirë xhepat. Dikush tha; ja kjo puna e antologjive të sotme. Si përfundim, mendoj se një debat i tillë, do ta ndihmonte të paktën shëndoshjen e individëve me prirje të liga, ndërsa shoqëris sonë e në veqanti krijuesit do ti largonte nga këto prirje, për të mos qenë të viktimizuar, - kuptohet në raste të caktuara. Ndërsa antologët të shëndoshen përgjithmonë nga ligësit, që ndonjërin aty këtu e kanë kapluar.

Gëzim Ajgeraj, 7.6.2004, Zvicër

Nuk ka komente:

Posto një koment