03 janar 2009

ESE: FJALAMANËT E FUSHATAVE

Gëzim Ajgeraj

www.metaforapoetike.de.vu
www.gezimajgeraj.blog.com

FJALAMANËT E FUSHATAVE

Mos u beso populli imë, fjalamanëve që atdheun e ndërtojnë në xhep e karrikë! Të shoh të habitur nga parajsa e fjalëve, binave të improvizuara e ekraneve. Maskotat e pudrosura ta kan vënë syrin. Kokrrës sate.Ti atë e dinë. Mbi ty, rëndojnë hijerëndat e zeza që sa po ikën. Ti i pagove më shtrejtë ato. Ti e din. Historia shpeshë përsëritet. Hakmarrja e sajë është e tmerrshme. Atje ku lidhet fati ytë, harbojnë ligësitë. Kush me kokrrën tënde e kush pa të, i kan shtruar sofrat. Han bukën tënde. Pin gjakun tëndë. Verosin në shpinën tënde. Ah këto ligësi. S`po të ndahet gazepi. Prapë i kanë mprehur shpatën e gjuhës. Ta vizatojnë parajsën, jo se rruga e ferrit po na pretë. Prap ta kan vënë syrin. Gjërat e bukura, nuk vlejnë asgjë, nëse u mungon prezantuesi. Të tillë ti ke “mjaftë”. Më mirë e kan mësuar artin e reklamimit të vetes, se asgjë tjetër. Vetëm puna u mungonë. S'ka dert. Kolltuku gjithsesi i pretë. Ty le të të ikën treni. Vjen tjetri thua ti, por ora e jote po vononë. Bota rrotullohet rreth orëligës. E ne rrotullohemi rreth famës. Le të na mbytë ajo e plastuar, që na mbeti therrë te dera. Sardina jemi bërë, i flasim kokë më kokë njëri tjetrit. Edhe fjalime politike i mbajmë. Kush më patriot se tjetri. Harrojmë se po sillemi rreth një rrethi të ngushtë. Bota është e madhe, s'na dëgjon. E neve, i shesim politik. Ty popull i mjerë. Sillemi rreth teje vërdallë, pa qen të zot që zërin tënd ta shpiejm për qoftë edhe një hap, përtej kufijëve të tu. Këso fjalaman polli me bollëk i koha e jonë. Vaj halli ku do vejë kjo puna e jote. Thonë se fushat, do ti shtrojnë me lule. Sheshet do ti bëjmë parajsa. Shkollat, siptalet, lakmia e botës. Model për fqinjët. Kosovën lule mes ballkanit. Sa keq që s'po dëgjon bota. S'do na linte politikan. Zyrat e kombeve të bashkuara do ti mbushte, Kosovarët do ta udhëhiqnin botën. Mos u gëzo populli imë. Mos u beso fjalamanëve megaloman. Jan përrallat e ditës, që ti tregojnë ty. Të shesin kumbulla të pa pjekura. E di. Ti heshtë. Edhe shportën e plehrave e ke bërë gati. Zhurmagjinjët e kësaj bote, shkojn e vijnë, fjalët e tyre mashtrim. Por ti i shqelmon ata. Ti e din mirë. Partit e politikanët jan si lumi kur vërshon. Gurët mbeten. Mbetesh ti i pa lëvizëshmi nga vendi. Ngritu një herë. Ngritu me grushtin tënd të fuqishëm. Ngri dorë mbi ta! Mos i lë të qetë, ndërtesave krenare. Kërko premtifin. Fjalën! Heshtjes tënde, prap pijnë gjak. Ta zverdhin ballin, ti mbushin trotuaret e qyteteve me silueta të ngurta, dorëzgjatur. Dhe prapë aspirojë në shpinën tënde. Shushurijnë rreth teje, ruaju, prap koha e kokrrës po afronë. Ta kanë nevojën, jo se të duan. U duhet lëkura e jote për kolltuk. Të lëmojnë, të vajtojnë plagët, të premtojnë shërim, sillen vërdallë rreth teje si servilë. Ti e din. Dinakëria nuk shkonë gjatë. Fundin e ka në kurth. Premtimet e pa kryera po përsëriten. Gjuha e fushatave përsëri. Mirë e thua nganjëherë ti; jan të pa rëndësishëm, fundin e dinë ku e kanë. Sita e jote është e madhe, i zen të gjithë! Ah, s mirë i ndanë ajo, krundet nga mielli. Të lavdrojnë, të falin zemër, shpirtë. Vajtojnë halleve tua si qyqet në male. S'kanë faj, vetëm të qenit vajtojcë, ta pushtonë zemrën tënde. Janë të vegjël përpara teje, ah sa të mëdhej ndihen ata në shpirtë, harrojë se janë argati i ytë. Krenari e tyre fillonë ditën kur ulen mbi lëkuren tënde, ndaj janë aq modestë në gjuhën e fushatave. Poshtërsin e etjes e ndrydhin në shpirtë. A nuk i ke vënë re, si përulen. Ah, sa hile kanë ato përulje. Ti e dinë dhe unë. Po, i dashuri imë. A nuk e ke vënë re, kur fillonë zemrimi i ytë, i lë forca dhe bëhen engjuj. Ta kanë frikën. Zemrimin ta nuhatin në vetull, se s'u del mirë. Unë e di, sa me rezervë i merrr fjalët e tyre, premtimet. Nganjëherë u përshpërit këtyre gënjeshtarëve të njejtë. Prap të njejtit. Prap ta kan vënë syrin, kokrrës tënde, lëkurës. Po, po i dashuri imë, synim i lakmitarëve do të jeshë, se t kanë nevojën, shpinës sate. Pranajë të lëmojnë, bëhen engjuj. Të njejtë do të keshë gjithmonë. Ajo që ke ti, është e pa shterrshme, - ah, lakmia e tyre. Hapi mirë sytë, populli imë, edhe veshët. Erëra të forta po fryejnë rreth teje, rreth konakut. Orëliga prapë e lakmon. Kthimi i sajë është vdekje. Mburojat bëji gati. Hudhi fjalamanët e fushatave në koshin e plehrave. Zgjidhë ata të vërtetit. Koha e kolltuklinjëve moti ka përfunduar. Zgjidhë më të mirin. Të vërtetin. Kështu foli plisbardhi imë, babai i djalit të vrarë në luftën qlirimtare, pak kohë përpara fillimit të; edhe një fushate, që moti ka filluar.

Prizren, 22 janar 2004.

Nuk ka komente:

Posto një koment