03 janar 2009

DEBATET

Gëzim Ajgeraj

www.metaforapoetike.de.vu
www.gezimajgeraj.blog.com


DEBATET

Debatet për librin janë një parabazë kryesore për para pregaditjen e një vizioni në lartësimin e kulturës ne libra. Nga kjo kulture ndikon ne rritjen e nivelit dhe vlerës ne libra. Duke u nisur nga fryma e sinqerte dhe pozitive qe munde te ngritin debatet ne kulturën letrare, ato shumë janë te mirëseardhura për krijuesin. Pavarësisht se rralle herë kjo thuhet hapur, përvojat na sjellin ne këtë konstatim. Dhe këto debate, zakonisht janë një ndihmese ne shtytjen përpara te artit ne përgjithësi. Dhe duket se debatet me se miri japin rezultatin e vete kur ato inicohen nga lidhjet e shkrimtareve apo nga institucione te kësaj natyre. Vetëm nga aty do te dalin vlerësime te shëndosha. Pra kur nga këto institucione do te ngriheshin ide te cilat do te debatoheshin aty, vlera e tyre për kah rëndësia do ta kishte qëndrueshmërinë e vete. Te tilla debate rreth letërsisë, sot për sot mungojnë tek ne. Urojmë qe e ardhmja te krijoj edhe një kulture te tille, ku ne veçanti do te debatohej hapur për prurjet dhe artin letrare ne përgjithësi.

2008

Nuk ka komente:

Posto një koment