30 janar 2009

Tregim:Përshëndetja

Gëzim AJGERAJ

TREGIM

PËRSHËNDETJA

Taket e saja, e tërhoqën shikimin e të gjithë mysafirëve në sallën e restorantit. Për mua që humbë gjithmonë magjis së fjalës në libra, gjithçka që sillet përtej tavolinës, i takon një bote tjetër. Asgjë s`më hyn në vesh, sidomos gjuha e huaj që më rrethon gjithandej. Kjo nuk i takonte injorancës a mospërfilljes siç mundë të ketë pandehur zonja, e cila ishte ulur në tavolinën tjetër përballë meje. Ndoshta ishte ndier edhe e fyer dhe sikur e kishte pritur çastin që të paktën një herë ta hidhja shikimin në drejtim të saj.
Mirëdita, zotëri, - përshëndeti ajo nga tavolina përballë.
Mirdita - përshëndeta, i rezervuar.
Një fytyrë e njohur, që duhet ta kem takuar diku. Po përpiqesha ta nxirrja nga kujtesa, momentin se nga e njihja atë zonjë. Asgjë s`po mundë të nxirrja nga e kaluara. Akuzoja veten se në takime me njerëz, tregohesha nga njëherë i pa interesuar për nohje të mëtutjeshme. Kjo më vinte shpeshherë në pozita jo të volitshme. Ishte më keq atëherë kur tjetri më thirrte në emër. Megjithatë, zonja nuk ishte ndonjë e njohur që i takonte njerzëve të afërt që duhej ti mbaja në kujtesë. Aq më tepër për faktin, se ajo nuk i takonte nacionalitetit tim. Këtë e dija.
Gjatë kisha gërmuar kujtesës, deri sa zonja nga tavolina tjetër, më vidhte me një shikim, sikur donte të thonte diq.
Nga kujtesa, s'dilte gjë. Me siguri ka n ikur vite dhe të njohurit e rastit kanë ikur harrimit.
Si jeni?- zotëri, - Pyeti zonja.
Mirë, - thashë, po ju?- vazhdova disi i habitur.
Mirë, mirë - u përgjigj ajo, - po piktori?
Hë, hë, gjithçka e qartë, - përshpërita në vete, - ka qen një takim i shkurtë, në trotuaret e qytetit, gjatë një shetitje që po e bënin piktori dhe zonja - Ai ka gjashtë vite që është kthyer në atdhe, atëherë kur i kthyen azilantët - i përgjigja shkurtë.
E di, e di - tha ajo, - e keni takur nga ajo kohë.
Jo, - i thash shkurt.
E ruaj një kujtim shumë të çmuar nga ai, -vazhdoi zonja, - kam jë pikturë të punuar enkas për mua, në banesën time.
Hë, hë thash me vete, i tillë paska qen piktori, ndoshta me ngjyrat dhe pëlhurën time, për zanat e malit që kurrë nuk m'i pikturoj, - më vjen mirë, - e thash, sa për ta përfillur llafin e zonjës.
Kemi kaluar kohë të gjatë bashkë, vazhdoi zonja, - por martesën e tij kam mësuar vetëm pasi ai ishte kthyer në atdheun e tij dhe kjo më ka fyer së tepërmi, - tha ajo.
Ndoshta raportet tuaja i keni marr sy mbyllur, zonjë, - iu përgjigja shkurtë
Shumë e drejtë, një pjesë fajit më takon dhe mua, - plotësoi ajo.
Po e takove, i sjellni përshëndetje, - porositi ajo.
Gjithsesi, - i thash zonjës dhe premtimin e dhënë, gjatë pushimit të kafes së pasdites e shkrova mbi letrën e bardhë.

7 prill 2005, Lichtenschtajn - Zvicër.

Nuk ka komente:

Posto një koment