04 janar 2009

Tregim: Vullnetarët

TREGIM

Gëzim Ajgeraj

www.metaforapoetike.de.vu
www.gezimajgeraj.blog.com

VULLNETARËT

Thirrja e atdheut ishte shpërndarë në të gjitha skajet e botës, ndërsa pushkët e lirisë po i thirrnin djalërinë shqiptare, për t'i dalë zot atdheut. Dheu i Kosovës po digjej e përgjakej në çdo cep nga ushtria barbare e okupatorit serbë. Gjaku që derdhej damarëve të tokës arbërore, e shpon dhembjen çdo shqiptari jashtë atdheut. ndërsa djalëria militante, kishin filluar të ktheheshin drejtë atdheut, për të i ngjeshur armët e lirisë. Mes korriku i nëntëdhjet e tetës, Vërrinin e kishte gjetur nën uniformën e lirisë, ndërsa djalëria militante e cila gjendej në mërgim, po pregaditej për kthim. Lista e vullnetarëve shtohej çdo çastë, ndërsa pritja për nisje ishte e besdisshme. Rrobat, armët dhe gjërat e nevojshme për vullnetarët e lirisë, pritnin qdo qastë nisjen nga alpet e evropës, drejtë vijave të frontit në tokat shqiptare. Mëngjezi i së shtunës, që agoi pa vënë gjum në sy, ishte nata e fundit në dhe të huaj.
Duam të çmallemi thoshte Rexha, pastaj luftë është, dhe kush e di se a do të shihemi më, - dhe shtonte; edhe nëse shihemi, vetëm në Kosovën e lirë.
Dhe kur i tha këto fjalë, sytë ju mbushën me lotë.
Vetëm në liri, shtoi Sabriu e Qaza, tek po i bënin gati rrobat për nisje.
Vullneti për rrugën e lirisë, shkëlqente në sytë djelmoshave militantë, që kishin vendosur t'i ktheheshin atdheut, për të i dalë zot.
Nata ishte e gjatë, për vullnetarët, - por ajo po ikte shpejtë për ata që po i përcillnin.
Jeni gati trima, - thirri Rexha, me agun e parë të mëngjezit, - që nga ky momentë fillonë rregulli ushtarak, shtoi ai,- tek po e lëshonte një buzëqeshje të lehtë.
Gati thirrën Sabriu e Qaza, - thuaj se me një zë, dhe mbi shpinë hodhën qantat e stërmbushura me paisje ushtarake.
Qastet e para të mëngjezit të fundit, në alpe, fokusoheshin në dioptrinë e fotoaparateve, për të u shkrirë në kujtime të përjetshme për gjeneratën e epokës së lavdishme. Buzëqeshjet e atijë mëngjezi, shënoheshin memoareve të kameras si një kujtim që gjithmonë do të nxjerrin mallë dhe do ta trazojnë atë.
Orët që po rridhnin, shtriheshin bashkë me shikimet fushave dhe bjeshkëve të Zvicrës, që i përcillnin të dy skajet e magjistrales Buchs - Cyrich.
Arau ishte pritja dhe përcjellja e ushtarëve të lirisë, drejtë atdheut.
Asgjë më e bukur dhe më rrënqethëse nuk po rridhte, se sa qastet e atijë mëngjezi, që po ecnin me hapin e vullnetarëve të lirisë, që po niseshin për t'i dalë zot atdheut.
Betimi në flamur, përpara nisjes është besa që shënon vendosmërinë e djemve të lirisë, se gjakun e tyre do ta shkruanjë maleve të Kosovës, për atdheun e lirë.
Televizioni Zviceran, po fokusonte qastet e para të itervistës, me ushtarët e lirisë
Po shkojmë për të vdekur për lirinë e atdheut, - tha Rexha.
Deri sa Sabriu e Qaza, ngritën grushtat lartë, për simbolikën e vendosmërisë dhe qëndresës në rrugën e nisë.
Prapa përqafimeve të përmallta, mbetën kujtimet e viteve të mërgimit, ndërsa djemt e lirisë, i kishin pritur krahëhapur, rinia heroike e Vërrinit dhe ju kishte bërë vende nëpër istikame, maleve të atdheut.
Pas një viti agoi liria në Kosovë.

Malësi e Vërrinit, 1999 Gëzim Ajgeraj

Nuk ka komente:

Posto një koment