30 janar 2009

Tregim: Unaza

TREGIM

Gëzim Ajgeraj

http://www.gezimajgeraj.blog.com/
http://www.metaforapoetike.de.vu/


UNAZA

Shkëlqimi i unazës në pasqyrë, ia vodhi shikimin derisa pastronte palat e flokëve që vezullonin nga yndyra e lulevjollcës. Por dora i mbeti e shtërnguar e gjysma e majave të krehërit e ngritur flokëve. Ai i mbylli sytë dhe për një çast iu turbullua pamja, ofshama iku grykës së ventilatorit bashkë me kundërmimin e dhëmbëve ende të pa larë. Nga bota e kujtimeve të dikurshme, filloi ta largoi mykun e harrimit, për t'iu kthyer mendimeve të moteve të ikura, udhën e të cilave moti e kishte humbur divaneve të buta të perëndimit. Asnjëherë deri në atë qastë s'e kishte vrarë mendjen se kishin ikur pesë vjet, nga dita e ndarjes, se si i shkrepi rrufeja e mendimeve, apo shkëlqimi i unazës ja vrau instiktin e ndërgjegjies që moti e kishte humbur.
Oh zot, klithi në vete, ku jam unë, mbështeti duart mbi faqe, por prapë shkëlqim i unazës në pasqyrë, ia ngacmoi ethet e albumit të kujtimeve rinore. Pesë vjet, përshpëriti me vehte, pesë netë, pesë orë, pesë minuta, pesë, pesë...
Vallë ku mundë të jet ajo tani, - pyeti vehten, po edhe ajo, mundë të jet harruar ëndrrave të dashurisë të ndonjë djali,... jo, jo, - i dha shpresë vehtes, ajo i ruanë kujtimet e takimeve tona, nuk e shkelë besën.
I marrë, - ia ktheu vehtes në pasqyrë, ti... flet për besë, ti... që njëmijë herë e shkele unazën, vrave zemër e prishe ëndrra, ti... ti i pa besë që shkele besën e tokës, dheut të të parëve, ti... tiiiii.
Zemrimi, tani më e kishte hudhur humnerave të pendimit, ndërsa kujtimet e moteve bashkë, ja shponin ethet e zhgënjimit, njëra pas tjetrës.
Dita e fejesës, kishte qenë kulmi i gjithë atyre ditëve të ëmblla rinore, - sa mirë! - i tha vehtes.
Dita vraponte kujtimeve, ndërsa nata, shkrihej takimeve, - kurrë s'e kishim menduar ndarjen, sa herë i kishim thënë njëri tjetrit; do të jetojmë në Kosovën tonë, do të i rrisim fëmijët si lisat, ahhh, sa të lumtur do të jemi.
Buzëqeshja e sajë, ja ngaconte ëndrrat, oh zot, - klithi me vehte, sa më paska marrë malli.
Sa i marrë paskam qenë, - gjykoi vehten.
Ndjenja e pendimit, tani më ja kishte pushtuar të gjitha hapsirat, ndërsa qëndrimi brenda lëkurës së tradhëtisë, ja nxirrte të gjitha vlerat e njeriut normal.
Këtijë pendimi po bredhte ato qaste, ndërsa koka po i vlonte nga pendesa.
Dita e ndarjes, ja ngacmoi ndjenjën e kthimit, - kur ju kujtua ajo, sikur e ndjeu një lehtësim brenga kafkës që po i vlonte nga pendimi.
Mbase do të ikë dhe unë, si shumë shokë të mi, vetëm sa të rregullohem me azil, e do të të marrë dhe ty, - i kishte thënë ditën e ndarjes.
Kur ju kujtua kjo fjalë, e ndjeu vehten shum rëndë, paja ju errësua pë një qastë, ndërsa loti i sajë në qastin e ndarjes i doli si pika shiu përpara.
Do të të pres, sa të jetë toka dhe dielli, i kishte thënë në qastet ndarjes, ajo.
Sa të jetë toka dhe dielli, - përsëriti me vehte.
O zot, po ku mbeta unë, ku është besa? - fjala ja ngacmoi idenë e udhëve që po e pritnin.
Në koridor u dëgjua zëri i zonjës Haidi; I dashur, ikën dhjetë minuta, na pretë motra e ime në Cyrih.

Verë, 2000, Zvicër

Nuk ka komente:

Posto një koment