Poezi
Gëzim Ajgeraj
www.metaforapoetike.de.vu
www.gezimajgeraj.blog.com
NATA E TJETËRSIMIT
(Kusheririt tim; Sabri Ajgeraj)
Kujtimit të tije heshtin fjalet
dhembja ngritet ngritjes se tije
tjetersimit qe na ndau e e mori
ndoshta ty te thirri jeta me vdekjen
me dhembjen qe dhemb mes nesh
për te na lëne pikëllimit me natën
Ne tani i gdhendim kujtimet e jetes
tjetersimit i ndezim qirinjet e drites
nje lutje per shpirtin tend emrit që na e la
Dhembjen e shtrydhim heshtjes
kokrrën e lotit e derdhim
per natën që erdhi pa ty
Zemres i japim force
me ritakmin tone ne boten e tjetersuar
që na pretë.
17 nëntor 2002
UDHËHARRIMIT
ikjet qe na moren na lane harrese
kohes qe na djege i ndezim pendese
ja shuajme etjen ballit shpresen e bejme gure
nje shikim udhëmbathcave qe s'u pame kurre
malli na qone leter e na prete hijeve
i freskone ditët e zjarmin tonë
kah i djegim ditët e udhëve e ikjeve
e udhëtimit tone harrimi verbonë
Udhet qe na more na i zbardhen vitet
koha e permallte e shkruan harrimin
nje gure ndër lisa rri e pretë sigurtë
udhë e tjetërsimit na e pretë kthimin
9.nëntor 2002, Zvicer
IKJE E SHKRUMË
Na morën udhët na i vodhën te gjitha
ditën e shtrydhim ne mish të ashtit
natës ja matim terrin e ja pijmë pelinin mallit
zgjuar na gjejnë mengjezet e anjura mbi ne
Këngën e kemi vajë këtijë udhëtimi
ikjeve tona u prinë udhëve alpike
diellit tonë plotë shkrumë
shkëlqimin kah ja shuajmë
Ditët udhëtojnë pa ne atdheut
udhët në detin e pendës mbyten
si trupë qiriu do të shkrihemi
ikjet t'i djegim me ne
Se kohëmbathca s'po vie
ditëkthimeve pa ne
motet do të i zbardhim kokave
t'i thinjëmë motet që po ikin me ne
10. nëntor 2002,Zvicër
Kohëndara në letër
Na mori një ikje, një kthim na e do
kohendara ne dysh, mos na mallko
shkruaji udheve leter e thirri kthimit
t'i lënë ijet mbathcat e përtej harrimit
kohës na i thuaje mallit na kërko
mungesës te votra mos na mallko
Na e ruaje emrin gdhende ne gure
deri ne tjetersim e s'u pam kurrë
Dhe thuaji udheve me nje lamtuire
u pam n perralle neper nje erresire
nentor 2002,Zvicer
11 janar 2009
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment