02 janar 2009

TREGIMI PËR JOZEFI-N

Gëzim AJGERAJ

http://www.metaforapoetike.de.vu/
http://www.gezimajgeraj.blog.com/

JOZEFI

Jozef, e quanin njërin nga argusët që kontrollonte natën sigurinë e objekteve të qytetit tonë. Rrobat e tija të blus-ë, kollarja e zhubravitur nga te palarat e kohës dhe era kundërmuese kah ecte ai, ishte uniforma më e pa pëlqyeshme nëpër byrotë tona. Flokët e pa krehura e të përlyera, mjekër pa rruar i gjasonte shtriganëve të natës, kah mi përshkruante gjyshja e ime, nëpër përrallat e fëmijërisë. Punonte Jozefi, orar e pa orar. Lenor i firmës e quanin. Padroni i tij, një kapitalistë i pa shpirt, e shtrydhte deri në palcë, argusin lenor. Ku të gjente kohë, Jozefi i shkretë, e të merrej me veten. Duart e tija të ajhura nga tubat me çelësat, e të gjitha objekteve të qytetit, zhingërrinin ditë e natë nga firma në firmë. Ato i ngjanin baltës vjeshtake, ndërsa thonjët e tij të mbushura me të zeza, sikur gërryenin çdo ditë mbi baltën e zezë. Me gjithat, Jozefi sillej mirë me të gjithë. Shpesh i pyeste hallet e atyre që i takonte kalimthi ne rrugë. Punonte Jozefi pa u ndalur, dhe rrallë kishte kohë te paktën për kafe. Vrapi i tij i gjasonte erës përplot zhëngëllima. Fluturimë bëhej përpara zhëgëllimës së çelësave, beqari dyzetepesë vjeçar, i qytetit tonë.

***

Ishte fillimi i muajit të dytë të vitit. Për çudi, Jozefi erdhi i ndryshuar. Sa po ishte kthyer nga pushimet, ku i kalonte çdo vit. Tajlanda ishte pika e pushimeve të Jozefit. Njëmbëdhjet muaj, punonte ditë e natë. I dymbëdhjeti ishte muaji i Jozefit. Kur binte acari në Alpe, mungonte Jozefi. Ka ikur në vendin e ëndrrave të tija, thonin shokët e tij të punës. Me vete merrte fitimin e gjithë vitit dhe ikte atje, në qetësinë përrallore siç e quante shpesh Jozefi. Gjashtëmbëdhjet orë udhëtonte qiellit, deri sa prekte tokën e ëndrrave të tija. Bankoku i shirave rrebeshe, e priste plotë vërshime e mote të liga. Si bëhej vonë Jozefit, puna e motit. Ishin taksitë, hotelet e mbushura plotë bukuroshe, lëkurëverdha të cilat ia joshnin shijen e tij. Nga vitet e përparme kishte mësuar rrugët e shijes së tij. Kjo nuk e shqetësonte fare turistin e ardhur na Austria. Aziatet e vogla, e mirëpritnin me simpati, të bardhin nga Evropa. Sjellja e tyre përulëse, e bënte të lumtur shpirtin e butë të Jozefit dhe ia shëronte te gjitha ëndrrat e njëmbëdhjetë muajëve të stresit. Ishte muaji i lumturisë, kënaqësisë, dhe çlodhjes shpirtërore për te. E harronte zhingëllimën e çelësave, thirrjen e centralistes, për mes zërit të toki-vokit. E harronte peshën e llampës së dorës, të gjatë gjysëm metër. E harronte thirrjen e padronit, në çdo kohë, kur i mungonin shokët. E harronte vrapin e makinës së tij, nga firma në firmë, nga banka në bankë, nga stacioni në stacion. Tani më ai mbëltonte ditëve të ëndërruara, i rrethuar nga bukuroshet e vogla të Azisë. E gjithë kjo i gjasonte përrallave të pashallarëve e sulltanëve osman. Jozefi i pasur dehej kënaqësisë.

***
Ka ardhur Jozefi, - tha dikush. Për çudi, për kthimin e tij të parakohshëm u përfol shumë atë ditë. Vërtet kthimi i tij, i parakohshëm i çuditi të gjithë. Kishin kaluar vite dhe pushimve të tija, kjo nuk i kishte ndodhur kurrë. vërtet Jozefi ishte kthyer. Dukej i krehur e i rruar në mjekër. Rrobat i mbante të pastërta dhe një kollare të re. Mbahej i rregullt dhe i pastër. Dikush tha është shpenzuar para kohe, ndaj është kthyer në mes të pushimit. Një tjetër tha; Me vete e ka sjellur një Tajlandeze te bukur, që e ka zgjedhur për fatin e jetës. Ç'nuk thuhej. Thuhej se; gruan që e kishte sjellur nga Azia e largët, e kishte blerë me para, nga një biznesmen që merrej me këtë tregëti. Çfarë s'u tha gjatë atyre ditëve. Një urim për martesën që i bëra Jozefit, mësova vërtetë se Ai e kishte sjellë një grua nga atje. Jozefi ishte martuar.

***

Erdhi vera bashkë me vapën e sajë. Jozefi i gjorë përplot strese e lodhje, që mbytej djersës. Çdo ditë e më i demoduar në rroba. Rrobat e tija, tani më e mbanin aromën e djersëve kundërmuese, ndërsa kollarja i gjasonte asaj të parës. Duart e tija e mbanin ngjyrën e baltës së zezë, derisa çelësat i vërzhgëllenin pas hijes së tij. Ky ndryshim tek Jozefi, u kishte rënë në sy të gjithëve. E gjithë kjo, krijonte një ikje, përbuzje ndajë tij. Jozefi i shkretë. Gojët s'ndaleshin. Ato i flatronin fjalë prapa shpine, gënjeshtra e të vërteta, intriga e çka jo tjetër. Jozefi mbetej po ai. I demoduar e përlyer si gjithmonë. Lenor dhe hamall i firmës së tij. E gjithë kjo, e bënte të vuante Jozefin. Ndërsa gojët s'ndaleshin. Dikush tha; Jozefi e ka përzënë gruan e tij, ngase nuk shkonte mirë me nënën, që banonte në të njejtën shtëpi. Një tjetër; se ajo paska dashur ti dërgoj të holla, muaj për muaj, familjes së sajë në Tajlandë. Një tjetër tha: se ajo nuk ishte pajtuar me regjimin aq të pa mshirshëm, te orarit te punës së Jozefit. Një tjetër; Se Jozefi ishte i varfër dhe nuk ishte ai që kishte aktruar në Tajlandë. O zot, ç'nuk flitej për Jozefin e gjorë. Megjithatë, e vërteta qëndronte, se Jozefin e kishte lënë te vuajtur, Aziatja e vogël.

2003, Zvicër

Nuk ka komente:

Posto një koment