11 janar 2009

Dy poezi nga Arkiva: Në kujtim të mikut tim të ndjerë

Iljaz Prokshi

www.metaforapoetike.de.vu
www.gezimajgeraj.blog.com

ME BESONI

(Miqve te mi)

A më besoni ju miqtë e mi
se jam i sinqertë
ju flas haptas me ndjenja dashurie
A besoni se ndiej mallin
e pashuar për ju
shpeshherë ulem në ndonjë cafe
apo restorant
marre një kafe për vete dhe për ju
fill i vetëm
me halle që as ju mbase s'i dini
dhe ju mbase keni halle
por hallet janë të ndryshme
e gjatë asaj ndenje
marrë ndonjë copë letër e shkruaj
po çfarë te shkruaj ne këtë amulli kohe

A ua merr mendja ndonjëherë
se e keni diku një mik
një vëlla qe ju do
se unë kështu ju mendoj përherë
një dite oh një dite sa kisha dashur
të ulemi te katërtit bashkë
ne një restorant duke çuar nga një gëllënjke
me usiki te forte
t'i kujtojmë vuajtjet gëzimet dhembjet
te bëjmë gaz për te hequr mërzinë
te dëgjojmë njeri-tjetrin me dashuri
te flasim për hallet e njeri-tjetrit
për familjet për problemet
për artin përgjithësisht
te dimë me saktësisht
çfarë shkruan Flori Gëzimi Engjelli
ç'bën maestro Hajdi
se Shkrimi është i Shenjte
dhe secili nga ne kemi nga një Engjëll te Mire
që na prinë në jetë

Tash dëgjomëni
gjejeni pakëz kohe
qe kurrë s'i mjafton njeriut
dhe ejani ju te mërgimit
te takohemi ne Prishtine
apo ku do t'ua do zemra
sall ne
ta heqim një çikë këtë mallëngjim të zi
te mos e harrojmë atë dite
sepse ata qe harrojnë
s'dinë as te dashurojnë
o miqtë e mi
ti Gëzim
ti Flori
ti Engjëll
ti Hajdar
Është me mirë te jetosh
është me mire te dashurosh
A me besoni përnjëmend

Prishtine, 18 nëntor 2005

Iljaz Prokshi

S'KAM DOT FJALE

Ju po heshtni o miq
une besomeni s'ka cast as dite
qe s'mendoj per ju
e shikoj qiellin blu
dhe yjet naten kur ben kthejllet
nje kenge ia marr me ta
E prape kthehem ne vete
duke menduar
se ku jane o Zot miqte e mi
Flori Gezimi Engjelli Hajdari Femi
si i kalojne ditet ata
E di se lexoni shume
e percillni shtypin e dites
ndersa une zihem me hesin
me Kafken dhe Borhesin
i coj te fala Kadarese
e dialogoj me Qsjen e madh
per cikerrime ketu ne Prishtine
Nuk e di a me degjoni
apo po flas o miq
kam zene te hesht edhe vete
nje djall ma ze udhen perdite
e fluturon tek Fushes se Mellenjave
aty ku u zhvillua Beteja e Kosoves
e pati vrare Miloshi Sulltanin
tani zihen djajte e verdhe
se na paskeshe qene i tyre
ai bir Drenice ishte
e dine te gjithe te mite
Dhe tani prape ulem ne taverne
pi nje gote uski
mendoj per nje titull
te ri te librit me poezi
mbase do te jete DJALLI I VERDHE
apo Engjelli vrau djallin
mos u bezdisni per mua
edhe pse e ndiej veten te vetmuar
e kane liruar Fatmirin
ne Gjyqin e Hages
dhe do i lirojne edhe te tjeret
sepse ata qe luftuan me djaj
burgu nuk i mban dot brenda
Ja ta ngrisim nga nje gote
ne shenje dashurie o miq
dimri s'mund ta ndale dot
pavaresine e Kosoves
as dashurine e perjetshme per te
Oh ky qiell
kjo toke aterore
sa shume e duam
dhe s'di a dime ta duam njesoj
nese jo mos harroni
permbi krye na rri shqiponja
kurre s'kam besuar sa shume ju dua

Prishtine,05.12.2005

Nuk ka komente:

Posto një koment