03 janar 2009

NË UDHËN E ARTIT

Gëzim Ajgeraj

www.metaforapoetike.de.vu
www.gezimajgeraj.blog.com

NË UDHËN E ARTIT

Udhëtimi në rrugën e artit është udhëtim me diellin. Nëse dielli ka arritur na ndriçoj e ngrohë botën, ti shtojë jetë e ta zhvilloj në vazhdimësi, shkrimtari ka misionin e shenjtë që këtë në vazhdimësi ta edukojë, ti shpalosë rrugën e dritës, andej nga shkëlqen dielli. Dhe kjo ecje në kohë, nuk edukohet duke treguar përralla gjumi, duke ia bërë udhëtimin parajsë, pa qoftë edhe një metaforë sepse vetë udhëtimi nëpër ëndrrën jetë, është një metaforë.
Nëse si shkrimtar nuk ia ke arritur ta tregosh rrezen e parë të diellit nëpër vazhdimësinë kohë, beteja e misionit tuaj ka dështuar. Dhe duke e pasur parasyshë këtë vazhdimësi kohë që shpeshëher ka qenë e hazdisur, ajo e ka përbirë autorin. Sepse kjo hasdisje e ka luftuar gjithmonë shkrimtarin, por jo gjithmonë njësoj për secilin. Kështu duke qenë vazhdimësia kohë më dinake se krijuesi, për disa krijues ka qenë vdekësore, për disa të tjerë rënje e zakonshme. Me një fjalë nuk ka shkrimtarë që nuk ka rënë në kurthin e sajë. Ndërsa për të tillët që kanë qenë përsiatja e vetvetes ka qenë rënje më e ëmbël. Kësisoj, përkushtimi me vetëdije të plotë në letërsi është një vrap i pa ndërprerë në hapin me diellin. Rënjet e saja nisin vrapit të dritës për ta kapur atë rrezen e parë, për të cilën shumë herë duhet të flijohet nga vetvetja. I gjithë synimi i pendës së shkrimtarit, është ta kapë shkëlqimin e diellit, sepse nga aty do të marrë dritë vazhdimësia kohë. Dh nëse ia ka arritur, ta zërë rrezen e parë, ai ka triumfuar që ti paraprijë vazhdimësisë së edukimit të kohës.

Gëzim Ajgeraj, 16.11.1997, Zvicër

Nuk ka komente:

Posto një koment