03 janar 2009

KULTURË LETRARE

Gëzim Ajgeraj

www.metaforapoetike.de.vu
www.gezimajgeraj.blog.com

UDHËT E ANKTHIT

(Për krijuesin e ri)

Ambicja për të shkruar, mendoj se është dhunti e individit, brenda të cilit, brumoset ajo që munë të quhet letrare, e që një ditë të gatuhet fjala. I gjith ky proces që zhvillohet brenda fazës fillestare shpeshë është e pëshkruar me një dozë frike deri në besimin në fjalën për ta publikuar. I gjith ky proces, është shum i vështirë për të u tejkaluar. Tejkalimi ndodhë atëherë kur krijuesi i ri e fiton besimin në vete, në fjalën e tijë dhe e publikonë atë. Qdo krijues, përpara publikimit, gjithmonë duhet të mendojë se mundë të jetë i dobishëm me veprën e tijë dhe kur ai konsideron se mundë të ketë levërdi mendimi i tijë i publikuar duhet të vendosë për publikim. Tendencat sa për të vënë emër diku apo ndonjë arsye tjeter që është në autorin, do ti bëjë më shum dëm atijë se sa vetë shoqërisë. Nisja dhe lënja në gjysëm të rrugës artin, është dorzim përpara një rruge shumë të mundimshme. Pra asnjëherë shkrimtari nuk mundë ti qëndroj besnik rrugës së artit pa e pasur ideal të lartë për artin. Tentativa për ti ngjarë një X shkrimtari, nuk sjell askund, dhe qdo këso lloj tentative, përfundon në shportë. Në të vërtetë, autori duhet të tentoj ti gjasojë dikuj, por atë ngjajshmëri duhet ta kërkojë brenda vetvehtes dhe atëherë kur ai i ngjanë vehtes, emrit të vetë ka bërë hapë me letërsië. Këtijë synimi duhet kërkuar gjithmonë ngjitjen në shkallët vështira të letërsisë. Konsideratat e të qenit shkrimtarë, pas librit të parë, mendoj se jan të hershme, për një autor të ri. Nga se ajo është vetëm hyrja e parë në portën e letërsisë, sa do të jet në gjendje autori të ecë më tej, këtë e dëshmon vetë me kohën, në vepër. Ai, pra krijuesi i ri, tani më duhet të kërkojë shkallët brenda të cilave duhet ta vazhdojë hapin për ngritje, nga e cila do ta dëshmojë veten dhe emrin shkrimtarë. Apo thënë më shkurtë hapat e më tejme bëhen në përputhshmëri me suksesin. Në këtë rastë, fillimisht kritika e më vonë edhe lexuesi. Krijimtaria e krijuesit të ri, mendojë se asnjëherë nuk duhet të mvaret në ngjajshmëri nga krijimtaria e bashkëmoshatarëve apo edhe pararendësve, kjo aspak s'është e rëndësishme. Krijuesi i ri, duhet ta krijoj stilin e tijë, brenda të cilit siq e përmendëm më lartë do ta gjejë veten, pa i gjasuar askujtë. Autori i ri, të ardhmen e tijë duhet ta mbështet në punë me vetveten. Dua të them, se krijuesi duhet ta ushqejë trurin e tijë, për ta ruajtur freskin dhe energjin brenda vetes. Ai të ardhmen e vetë nuk duhet ta mvarë në askën, kjo është e rrezikshme dhe qon në shterrje të energjisë krijuese të krijuesit. Ai krijimtarinë e vetë duhet ta mbështes brenda kornizave të vetvetes, kuptohet duke pasur parasysh kritikën dhe lexuesin nga të cilët do të moësoj shumë, sidomos pas publikimit. Në këtë vijë duhet ta ndërtojë të ardhmen e krijimtaris së vetë. Krijuesi i ri, duhet të selektoj shumë në fazën fillestare të edukimit të tijë. Kjo për arsyen se edukimi me libra pa vlera artistike, është shum i dëmshëm. Ai duhet ti kërkojë majat e artit letrarë, brenda të cilit do ta edukojë vehten. Dhe këto maja, tani më nuk është e vështirë të gjenden, si në letrat tona ashtu edhe nga letërsia botrore. Për një krijues të ri ballkanas, kujtojë se ushqimi më i mirë i edukimit duhet kërkuar brenda letërsisë botrore, pa u ndalur në shkaqet dhe arsyet që nuk mungojnë. Ai duhet të jetë largë letërsive të ideologjizuara, siq ndhodhi shekullin që shkoi në shumicën e veprave në europën lindore. Krijuesi kurrë nuk duhet të jetë i knaqur me atë që e ka para vetes, gjithmonë duhet të jetë shumkërkues, hulumtues, zbulues i stileve dhe formave të mendimit. Atye duhet ta kërkojë brenda vetes për ta trasuar përpara. Krijuesi i ri, por edhe ata më të vjetrit asnjëherë nuk duhet të synojnë në shpërblime, në këtë rastë shpërblimi nobel. Ai duhet të synoj ta bëjë që vepra e tijë të qmohet gjithandej. Sa për qmime të nivelit letrarë tek ne, të mirfilltë nuk kemi edhe ato që janë dihet si ndahen. Ndërsa për sa i përket nobelit, edhe ai është politizuar se tepërmi kohet e fundit dhe thuaj se e ka humbur fare karakterin letrarë, për të cilin, thuhet se ndahet. Ndajë, e rëndësishme është të krijohen vepra të mira, shpërblimet në të shumtën e rasteve jan të dyshimta dhe mundë të nxjerrin paudhësi, për to krijuesi nuk duhet ta lodhë mendimin fare. Gjat leximit të veprave, gjithsesi qdo krijues e nxitë mendimi se nëse mundë ta bëjë dhe ai një vepër të tillë. Edhe nëse krijuesi në kohën e leximit të veprave të mira, zhgënjehet nganjëherë se ndoshta nuk do të ja arrinë ta shkruaj një vepër te tillë, ai nuk duhet ta humb besimin në veten, gjithmonë duhet ta edukoj veten, me kohë dhe me punë arrihen të gjitha. Mendojë se në botë nuk ka kryevepër, sepse asnjëherë nuk është shpikur një mjet që do ta arrinte ta maste nivelin e vlerave për kryevepra siq aludohet. Krijuesi i ri, kurrë nuk duhet ta humbë besimin në vetvete, ose mundë ta humbë ai që i ka hyrë rastësishtë apo sa për të vënë emër në art. Krijuesi i ri, duhet ta synojë të bukurën e artit, majën brenda të cilës, më shumë se kurrë do ti gjasojë vehtes, emrit të vetë.

Gëzim Ajgeraj,5 maj 2004, Zvicër.

Nuk ka komente:

Posto një koment