19 janar 2009

TANI I NGROHIM ZEMRAT NË DIELLIN E LIRISË

Gëzim Ajgeraj

http://www.gezimajgeraj.blog.com/
http://www.metaforapoetike.de.vu/

1.

TANI I NGROHIM ZEMRAT NË DIELLIN
E LIRISË

Veten. atdheun ushqyem me ideal. Me shpresë për
liri. Nga terri i errësirës i nxorrëm shkëndijat e
dritës. Ushqyem qëndresën. Vdekjen e bëmë të
pavdekshme. Hymë edhe legjendave. Me zjarr e
përzumë natën. Terrin shekullorë.

Tani i shërojmë plagët. I ngrohim zemrat.
Me ardhjet e mira. Të bardhat. Në diellin
e ngrohtë të bardhësive të lirisë.

Mars 2008

2.

JU DUA NJEREZIT E MI, JU DUA SA ATDHEU

Merrni njerëzit e mi mbëlsi nga të fala ime. Atë që
zemra ma thotë. Sa mall kam. Sa etje. Për ju të mirët.
Të dashurit. Merrni pakë dashuri nga dashuria e ime.
Neve këtu në Alpe na dogji malli

Unë, çdo ditë u përcjellë dashuri. Të fala. Dhe
çlirohem nga zjarmia e mërgimit. Udhëve. Ikjeve. Ju
dua njerëzit e mi. ju dua sa Atdheu...

Mars, 2008

3.

HËNËS IA VRAS DRITË ME MALLIN

Djegë jam nëpër mall. Udhë, udhë.... Ikje.
Gjeografi e harta i përpinë motet. Vitet mes
Alpeve. Buzë *Rajnës një shpresë ma freskon
ballin. Për kthimet. Për mbathcat që një ditë
do ta ngarkojnë mallin. Udhë ti japë. Udhë...

Vërrini më pret. Dhe hëna mbi Sharr që sonte
ia vrasë dritën me mall. Këtu në Alpe.

18. janar 2009, Zvicër.

*Rajna: Lum që rrjedhë pjesës lindore të Zvicrës.

Nuk ka komente:

Posto një koment