03 janar 2009

ARGATI I DREQIT

Gëzim Ajgeraj

www.metaforapoetike.de.vu
www.gezimajgeraj.blog.com

ARGATI I DREQIT

Je bërë argat i dreqit, djalli i interesit ta ka pirë medjen! Të shoh të shitur, të vërbuar në mesin e djajëve. Me ty shitet atdheu, komuniteti të cilit i takonë. Tani më i ngjanë servilit. Hija e emrit tënd, kundërmonë erën e të shiturit. Atje ku fillon lakmia e jote, fillonë tradhëtia. Gjëja më e urryer në botë. Për një copë letër, a të drejte nuk shitet kombi. Papirusi i sajë nuk bënë as për atje poshtë. As për një vizë qëndrimi, që ty ta kan dhënë. Ti kujton se populli s'merr vesh nga tradhëtia.Gabohesh. Ai ta lexonë letrën në xhep, edhe tradhëtin tënde, që e ngritë mbi kurrizin e të tjerëve. Djallëzia e jote harbonë rreth një qarku të ngushtë, fillimisht krejt e pa dukshme, në emër të interesit. Djalli ska shpirtë, është i pa ndërgjegjshëm, ska as identitet. Dje ishte ndryshe, sot ka një kohë tjetër, nesër edhe më ndryshe. Kohët kanë ecur, edhe sistemet. Megjithatë, njerzit si ti, mbajnë vulën e gjurmëve të së kaluarës. Vizoioni i ndërron mendjet, njerzit, kohët. Ti mbahesh ende, fundrrinë e së kaluarës, argat i dreqit. Pamvarsia në vetvehte, është elementi kyq i lirisë së njeriut. Ty të mungon ajo, zotyesia për të ia hapur rrugën e lirë vehtes. Mëkat. Ani rruga krijuese, që ke hyrë dhe ti. Po ku u gjetë ajo farë e jote, ta njollosësh pendën. Ka shkrimtar politikan, por s ka shkrimtarë apo kritikë dhe argat të dreqit, ndodhë qudia. Edhe ti; ja shkrimtar o kritikë, ja argat i dreqit. Kjo e dyta të shkon më së miri, largë dy të parave je ti. Ta thotë poeti ty. Ke njollosur gjuhën, kombin, komunitetin kundër tëcilit hapin se ndalë. Hiqesh dhe përkthyes. Qudi e qudirave. Disa miq të mi të penës, më pyetin për ty; nga na piku? Unë të them; Q'do të na bëhesh më? Arratisu heshtjes tënde, je bër gaz i botës, urith i ligësisë. Largë etjes dhe emrit tënd, ndodhin gjëra të mëdha, largë teje ngriten piramidat e kulturës. Arratisu vetmisë sate, fshiej djersën e ballit në luftë me jetën. Larg të ligës. Koha e servilëve ka përfunduar. Letrën tënde ta kanë lexuar në xhep, o dashnor i servilizmit antikombëtar. Mos nxirrë gjuhë kundër vëllaut, ani kundër poetëve. Fushës së minuar po hyn. Kujdesë. Koka rrebele jan ato, nuk i nënshtrohen askujtë. I vogël je. Lëri pendat të qeta, mos ua cëno lirinë, që e kanë ndërtuar me gjakun e pendës, se të vretë zemrmi i tyre, as letër për shportë nuk mbetesh. Edhe njëherë po të them; mos ngri dorë mbi ta! Janë të pa numërt, s`të takon ty ti numrosh ata. Kot aspironë përuljen e tyre. Djallëzia të ka vërbuar, të ngritesh mbi ta. Ndoshta vuan nga ndonjë sëmundje, që ti nuk e din. Do të mbetet gjithmonë mister për ty, virusi i sajë, as ditën kur të nisesh për në botën tjetër, nuk do ta kesh të ditur. Ka një magji, në atë mes, s'më takon mua të ta them. Është punë e shkencës ajo. Ani kritika, klasifikimet autoriale. ma kujtonë epokën e të kuqëve, moti të përënduar. Kritikët dhe "kritikët" janë dy botra të kundërta. Ti i takonë kësaj të dytës. Je bërë shushur i letrave që s'bëjnë as për atje poshtë. Të ka shituar etja e lakmisë. Kujdes, mos e kërko majën e piramidës, se ka një spic atje, e të shpon ku s'duhet. Mbetesh përjetë i përbuzur. Pikërisht nën këtë emër, ndërtonë dosje, klasifikonë penda, denigron e ngritë sipas shijes dhe oreksit të padronit tëndë. Nuk e din se në ç'lojë ke hyrë. Mëndjen ta ka pirë djalli. Ta ka nuhatur lakminë tënde, lum ai për servilin. Nuk e ke vënë re, si të lëmojnë, të ushqejnë, të ngrisi në kup të qiellit, të bëjnë maja e komunitetit nga i cili vjen, dhe ti, rrënqethesh madhësisë sate. Prapë ta thotë poeti ty; njollë e zezë do të mbetesh për jetë, përpara komunitetit të cilit i takonë. Servilizmi i ytë, i ka këmbët e shkurta, bartë emrin e argatit të dreqit.
Zvicër, 1 mars 2004

Nuk ka komente:

Posto një koment