03 janar 2009

ESE: MEGJITHATË VETEN E QUAN POET

GËZIM AJGERAJ

www.metaforapoetike.de.vu
www.gezimajgeraj.blog.com


MEGJITHATË VETEN E QUAN POET

Gjatë kishte ëndrruar të bëhej poet, deri sa një natë, pas një torture që i kishte bërë vehtes, kishte arritur ti shkruante mbi një letër të bardhë, katër vargje të cilat i quate poezia e parë. Për gjatë gjithë ditës kishte filluar të fliste për poezinë, fillimishtë gruas, pastaj shokëve në telefon, e kujt jo tjetër. Prapë nata tjetër, hop... edhe një poezi. Shpesat se një ditë do ta radhiste emrin e tijë në mesn atyre që i kishte ëndrruar kah hera i shtoheshin. Dy tre rreshta dhe një poezi, dhe një një tjetër, edhe një.... vrapi i shkrimit s'kish të ndalë. Pamvarsisht se ato rreshta ende si kishte lexuar askush pos tijë, mendonte se ishte në binarët e letërsisë. E krahasonte vehten me x e y poetin, nganjëher poezia e tijë i dukej më e bukur, më trasparente, rimonte më mirë, e qka jo tjetër. Gjithnjë e më teper i mbushej mendja se në nga një po i shkelte pendat dhe që në hapin e pare, do të radhitej në mesin e tabelës që ai e kishte krijuar. Pak kishte lexuar nga letërsia sepse kishte mbaruar diqka tjetër. Vetëm termin letërsi botrore e njihte, erë nga ajo s`kishte marrë, megjithatë kjo i kishte pëlqyer dhe e citonte shpeshë. Plot imagjintë ishin bërë edhe ëndrrat. Nuk e lenin të qetë ato, bile ja vidhnin gjumin më shum se poezia që ai e quante. E krahasonte veten me të mëdhejtë e letërsisë, bile shpeshë u gjasonte atyre. Kjo ia shtonte lakminë se brenda një dite do të bëhet poet. Nuk kishte kohë për lexim, sepse duhet të shkruante, kështu u thoshte shokëve. Tani më ai po bëhej gati, për realizimin e ëndrrës së tijë. Angazhoj redaktorët barkangjoz, recensentët gjeparosha, e lektorë sahanlëpirës dhe hop... libri i parë. Nga kjo ditë, ai tani më është bërë i madhë, emri i tijë herë pas here ngjitet gazetave. Miqtë e xhepit që i ka krijuar, ja këndojnë herë pas here nga një këngë nëpër gazeta dhe fëp..., ai rritet gjithnjë e më shumë. është radhitur majave, kështu u thotë shokëve që s`marrin erë nga këto gjëra. Bashkëmoshatarët e tijë që shkruajnë, as që i ngjiten për së afërmi, qdo ditë i hudhë në shportën e vetë. E ardhmja e tijë po ecte shkallëve të letërsisë dhe hop... libri i dytë, edhe i treti. është bërë emër. Ka krijuar miq nga shtresa e lartë e shoqërisë, shokët i duket se kan ngelur mbrapa dhe me një përbuzje ironike gjithnjë e më shumë ikë nga ata. Ai flet me modesti për letërsin tonë, edhe pse është edukuar vetëm nga ajo. Tani më ai e ndjenë se vargu i tijë ka avancuar përpara, sa që s'mundë të dallon asgjë nga majat e letërsisë botrore. Ëndrron qmime nëpër konkurse letrare, ende se pati fatin e tillë. Është bërë edhe anëtar i një shoqate të huaj, nga se prej vite ka egziluar në vend tjetër. Klubin letrarë shqiptarë që funksiononte ne këtë vend, e prishi nga brenda. S'na duhet gjë ai, u kishte thënë shokëve. Më mirë. Merret edhe me politikë, e ka për idol edhe një lider, i cili qdo ditë i jepë paqë për ushqim. Tani nëpër takime e organizime private, më lehtë e ka ti fut hundët, në mesin e atyre që nuk kanë haberë letërsise. Organizon konkurse letrare ku mundë ta dërgojë poiezin e vetë secili që ja merrë mendja se di të shkruaj. Ai në juri. E kan zgjedhur shoket e organizimit, është poet. Ndanë qmime letrare të përvitshme. E ka jnë shok prej zemre që herë pas here ja korigjon poezin, qdo vjet ia ndanë shpërblimin. Ska faj, shoku për shokun. Ja njeh shifrën, bile bashkë e shkruajnë, sepse bashkë e ndajnë. Është bërë i madhë edhe për miqtë. U bën viza e sjell poet nga atdheu, për njerzit e përmalluar ne mergim. Ai ne krah të djathtë me miqtë, i tregon përralla mëgimtarëve të lodhur nga malli. Dhe fiu... shkojnë miqtë, bashkë me fletorkën e tijë, të mbushur me poezi. Hop... libri. Ai po rritet. Shokët i kan ngelur hije që ja përlyejnë emrin e gjeneratës. Është radhitur në maja. Bile ka të përkthyer edhe disa poezi në një gjuhë të huaj. Është rreshtuar në mesin e poetëve me nam botror. Ka përkthyer katër pesë poezi me nga tre katër vargje. Tridhjet rreshta të gjitha. E ka nderuar letërsin shqipe përpara letërsië botrore, kjo është fjala më e shpeshtë që e përdorë ndejeve me shokë. Poezin duhet shtrydhur thotë, për të ja nxjerrë lëngun, kur shokët e qortojnë për poezi të shkurta. Kur nxehet, thotë; po ku merrni erë ju nga poezia, mllefoset e ikë. Ai tani më shkruan tamam si majat e pendave botrore, dhe ëndrron nobelin, kështu thotë, edhe pse poezia e tijë është po ajo e natës së parë të shkrimit. Megjithatë veten e quan poet!.

Gëzim Ajgeraj, Zvicër, 10 maj 2004.

Nuk ka komente:

Posto një koment