04 janar 2009

SHPËRBLIMI

Gëzim Ajgeraj

www.metaforapoetike.de.vu
www.gezimajgeraj.blog.com

SHPËRBLIMI

Tani më shpërblimi ishte ndarë. Poezia e tij nga juria ishte zgjedhë më e mira. Edhe pse pati shumë dyshime në trupin e jurisë, shpërblimi u nda. Si do që të kishte qen, ai ishte poeti më i mirë i këtij konkurimi. Dyshime e shokëve që kishin ngritur për jurinë, para se të fillonte manifestimi, kishin mbetur vetëm fjalë të pa përfillshme nga radhët e organizatorit. Kush kishte bërë be, se s'do merrte pjesë në konkurse të tilla letrare, një tjetër kishte thënë se ka disa vite që shpërblimet ndahet nga përcaktimet politike të autorit, tjetri në grupe dhe rrethe vicioze, etj. Si do që të kishte qenë në vitet e shkuara dhe sot, këto kishin mbetur vetëm fjalë boshe, që si s`ishin përfillur organizatori.
Tani më dihej fituesi dhe poezia e shpërblyer.
Të tjerët poet, që kishin mbetur jashtë shpërblimit, ishin mbledhur kokë më kokë, atje në kafene e restorantit dhe po e tjerrnin zemrimin e dyshimit.
- Gjithçka është e dyshimt, për mua, - tha dikush.
- As aromë poezie nuk kishte, poezia e shpërblyer - tha tjetri.
Le ti merr ca para, se është i pa punë - u dëgjua një zë i plasur
Plasi qeshura.
Zërat që vinin nga tavolina përtej, sikur na ftonin dhe mua e mikun tim nga Kosova, që ta grinim zemrimin e padrejtësisë.
- Kemi vend dhe për ju, - ftoi pala tjetër.
- Po le ta ndajmë, zemrimin së bashku, - tha miku.
- Por jo edhe shpërblimin, - tha dikush.
Ai siç e pamë, kishte qen i ndarë qysh herët, - fola me zemrim dhe shikimi më ngeli drejtë derës.
- Po na vjen poeti, bashkë me kryetarin e jurisë, - përshpëriti dikush nga mbrapa.
- Bëjini vend, bëjini vend, - na thoshte njëri nga shokët tan më të vjetër.
- Mirëmbrëma, mirëmbrëma, - u dëgjuan zëra që i shoqëronte zhurma e karrigave qe i tërhiqnin nga tavolina tjetër. Një heshtje ra. Askush spo fliste, as s'po uronte.
- Na e morët shpërblimin, - tha njëri nga poetët më në moshë.
- E kishte merituar, - plotësoi dikush.
- Ndoshta kryetari i jurisë, më tepër, - tha miku imë.
Një e qeshur, prapë ra në tavolinë. Vetëm poeti i shpërblyer dhe kryetari i jurisë i munguan atij gazi. Atyre u iku gjaku nga fytyra dhe spo nxirrnin llaf.
Gjithë atë qeshje të zhurmëshme, e ndërpreu kamarieri.
- Ne s'do të pijmë asgjë, foli poeti, se vajti vonë, - dhe shikoi në drejtim të orës mbi murin e banakut.
- Ikim tha tjetri, dhe u zgjuan që të dy.
Natën e mirë - ishte përshpërima e tyre e fundit plotë zemrin.
- Kishte diç, në atë shpërblim, - pyeta unë në drejtim të shokëve në tavolinë.
- Aq, sa për pesë prostituta, - tha dikush në tavolinë, që po shikonte përtej xhamave të restorantit.
Prapë e qeshura e zhurmëshme e pushtoi sallën e restorantit.
Poeti i shpërblyer dhe juristi i tije, tani më po iknin drejtë lagjes së prostitutave.

Prill 2004, Zurich

Nuk ka komente:

Posto një koment