04 janar 2009

DIANETIKA DHE PERSONALITETI KRIJUES APO POLITIK

Gëzim Ajgeraj

WWW.METAFORAPOETIKE.DE.VU
WWW.GEZIMAJGERAJ.BLOG.COM

DIANETIKA DHE PERSONALITETI KRIJUES APO POLITIK

Le ta kemi parasysh njeriun krijues apo politikanin dhe ta zbërthejmë atë sipas metodës së Dianetikës. Duam të themi le ta zbërthejmë shëndetin mendorë te këtyre dy karaktereve që vumë në spikamë. Le ti zbërthejmë, për ti parë se sa jemi në vigjilencë të përceptimit real dhe jo real të përceptimit të tanishmes apo realitetit që na rrethon neve. E gjithë filozofia e të tanishmes është e lidhur ngushtë me të kaluarën dhe të ardhëmen. Kur i vëmë në peshojë këto tri kohë dhe intelektualin apo politikanin në anën tjetër, na del një kaos që vështirë të shihet drita shkëlqyese e të ardhmes. Kjo na del nëse gjërat shihen nga prizmi negativ i çështjes. Pse mos ti shohim nga ky prizëm, kur punët nuk na kanë shkuar mbarë në të kaluarën. Edhe nëse ka pasur veprime dhe punë të mira, në detin e gjithë atyre të këqijave që kaluam, është shumë vështirë ndarja. S'duam të mohojmë se nuk kishte veprime të mira, por ato kanë qenë individuale dhe as që duam të hyjmë atyre detajeve. Me që nuk kishim pushtet tonin, arsyetimi se problemi është prekur nga këndi kritik, i qëndron, siç qëndron edhe një pjesë e krijuar dhe e veshur me këtë vello. Flasim krejt për një çështje tjetër dhe as që do të ndalemi tek këto problematika të kohës së shkuar. Megjithatë gjatë shtjellimit të mëposhtëm të temave që u prekën, do të na del se këto çështje kanë shumë rëndësi, sepse është individi pjesë edhe e kohës së shkuar që do ta zbërthejmë. Pra, nuk duam të mbetemi as tek Dianetika si shkencë e shëndetit mendorë, por njeriun tonë duam ta vëmë në pasqyrën e ligjeve dianetike, për të parë se si ishim, si jemi dhe kush do të jemi? Le ta marrim një krijues, dhe ta zbërthejmë ate, për ta parë sa është në gjendje ta përceptoj realitetin e tanishëm dhe ta pasqyrojë atë ne krijimtari. Sa është në gjendje të rikthehet në të kaluarën, sa ka qenë në gjendje ta përceptojë atë, a ka jetuar brenda rrjedhave reale, apo brenda atyre që i kane shtruar interesat, koha, situata apo edhe interesat e ngushta, duke anashkaluar misionin e përgjithshëm, që ka personaliteti krijues. Nëse ai ka qene viktimë e kohës dhe nuk është përballur realisht me realitetin, por ka qenë në shërbim të interesave të caktuara, si e sheh sot atë realitet dhe mos sërish rrëshqet interesave xxx, si do të mundë ta ndërtoj vizionin e shëndoshë për të ardhmen. Këtu pra na del problemi që e zbërthen dianetika. Ajo vërteton se veprimet e gabuara në të kaluarën, shumë herë janë vërtetuar edhe si gabime në të tanishmen. Sepse vetë përballja e trurit me të kaluarën, me jo realitetin, krijonë apo bartë të meta që ndryshe të akceptohet e tanishmja, kur i kemi parasysh ndryshimet tek ne. Të jemi më të qartë, akceptimi i gabueshëm i të kaluarës, krijon premisa me defekte për mos përballje me realitetin, pra gjithmonë duke e pasur kohën dh këtë kaos, - gërshetim interesash tek ne. Ta lëmë krijuesin, a nuk kemi politikan të tillë, edhe sot. Sa janë në ballë të situatës ata dhe si e perceptojnë realitetin e tanishëm? Pra, sipas metodës dianetike të rikthimit, duhet të pësim: Cila është e kaluara e tyre? Pra, duke e pasur gjithmonë parasysh sistemin e huajë që patë dominuar tek ne dhe nëse politikani ka qenë i lidhur me të, automatikisht ndryshimet e tanishme sjellin tek pikëpyetja e jonë. Larg mohimit, dorën në zemër për ata që punuan drejtë. Po kthehemi tek e tanishmja ndryshe, kur komplet shërbimi rreth interesave ka ndryshuar. Pra vijmë tek pika, se i aberruari i kohës ë shkuar do të kaloi llapsusit të po atyre interesave të së kaluarës, dhe koha e tanishme sërish do ti ikë aberrimit. Kur i kemi parasysh këto dy kohë, pa tjetër se edhe e ardhmja do të çaloi. I morëm këto krahasime, për të sqaruar më konkretisht kohët dhe njeriun tek ne. Për të mos e keqkuptuar problemin vetëm në aspektin negativ, përsëri sipas dianetikës egzistonë njeriu Clear dhe ai i aberruar.

Përceptimi i të tanishmes

Përceptimi i të tanishmes apo metoda e përballjes me realitetin. E trajtojmë këtë çështje për faktin se përceptimi të tanishmes ndryshon nga një individ në tjetrin, dhe kjo është e rëndësishme edhe për fatin e ndërtimit të së ardhmes. ka shumë arsye pse e trajtojë këtë çështje e cila gjatë shtjellimit do të kuptohet. Përceptimi sa më real i të tanishmes nga individi, sipas shkencës së Dianetikës është i lidhur ngushtë me realitetin individual te se kaluarës së individit. Pra, në një far mënyre individi që është në gjendje të përballet me realitetin e të shkuarës ai do të jetë në gjendje ta përceptoi drejtë edhe të tanishmen. Dhe përballja me të kaluarën kërkon zotrimin e aftësisë së rievokimit apo rikthimit. Aftësia e rievokimit apo rikthimit, i jep hapsië egzaminimit të figurave shqisore të regjistruara në kohë dhe në ngjarje të caktuara. Dhe ky kthim në konkluzionet e parafytyrimit të së shkuarës është një ndihmë e konsiderueshme në studime, kërkime apo edhe akceptime sa më reale të të tanishmes. Pra është një rizgjim i ndjenjave, për ta zgjeruar aftësinë e përceptimit tek individi që përballet me një çështje të caktuar në kohën e tashme. Sipas neve, gjatë këtyre zbërthimeve na dalin dy çështje që lidhen me njëra tjetrën. E para, se sa ka qen real individi në përceptimet e tija në të kaluarën, që lidhet drejtë për së drejti me veprimet e tija. Apo sipas dianetikës, ka qenë në fazën e njeriut Clear apo atë të Aberruar. Nëse ka qenë në të parën, pa tjetër se edhe me të tanishmen do të jetë në gjendje të përballet. Por e gjithë kjo, po lidhet me problemin e dytë të çështjes, rievokimin apo rikthimin i cili u jep hapësirë egzainimit të figurave shqisore të regjistruara më herët. Dhe nëse ato figura që individi është përballë në te kaluarën në gjendjen Clear, është shumë afër mundësisë që edhe me realitetin e tashëm të jetë ashtu. por nëse individi ka qenë në gjendjen e aberruar në përballje me realitetin në kohën e shkuar, sërish do ta ndjejë një gjendje të tillë. Për ta thjeshtësuar këtë që e thamë, do të sqarojmë; ushqimi i trurit në të kaluarën me gjëra të gabuara, do të krijojë gjithmonë premisa tek individi për gabime në përballje me realitetin. Dhe së dyti, aftësia e rikthimit, do ta kthej pikërisht në ato zbatica që i pasur dikurë, që hapin mundësi gabimi në përceptimin e të tashmes. Kjo s`do të thotë se individi nuk do të jetë i korigjueshëm, me punë vullnet dhe dëshirë arrihen të gjitha. Dhe për këto çështje merret dianetika e cila përmes metodave të sajë, ne masë të caktuar ja arrin. Por ne u munduam që përmes këtij shkrimi të bëjmë një ndarje apo klasifikim në mes të asajë që mundë të quhet Clear dhe aberrim, përmes metodës së përeptimit të tanishmes, duke i vënë në paralele gjendjen e individit dhe metodën e rikthimit.

Gëzim Ajgeraj, 12.10.05, Buchs - CH.

Dianetikë - Teknologji e shërimit shpirtëror apo Shkenca e shëndetit mendorë.

Clear - Person racional, për faktin se ai formulon zgjidhjet më të mira të mundëshme që ai bënë mbi bazë të dhënave që ka nga këndvështrimi i tij.

Aberracion - Largim nga mendimi apo sjellja racionale.

Nuk ka komente:

Posto një koment