03 janar 2009

ESE: KËRKO MIKUN ESHËNDOSHË

Gëzim Ajgeraj

www.metaforapoetike.de.vu
www.gezimajgeraj.blog.com


KËRKO MIKUN E SHËNDOSHË

Sot në botë jeta e njerzve është lidhur si një halkë zingjirore njëra me tjetrën. Dhe si e tillë ajo edhe funksinon në përditshmërinë e njerëzimit. Është e pa mundur ta mendosh ndryshe. Ose më mirë të themi, a do të mundë njeriu të jetonte apsolutishtë i pa varur? Kjo s'do të ketë mundë të ndodhur as edhe në epoken e gurit, kur njerëzit kan jetuar shpellave. Pra pamvarshmëria apsolute për ne mundtë të ishte vetëm teori. Le të supozojmë se jemi bindur se lidhshmëria zingjirore e të jetuarit mes njerzve është domosdoshmëri. Janë arsyet e shumta që këtë hallkë zingjirore e bëjnë të qëndrueshme. Pa u ndalë tek arsyet apo lidhjet e hallkës zigjirore, le të ndalemi tek hallka e miqëve që mundë ti krijoj njeriu pranë vetes. Ka ndodhur dhe ndodh shpesh që miqtë vijnë e shkojnë apo edhe e kundërta. Pra njeriu ka nevojë edhe për shok, miq pa qofshin ata edhe jashtë rrethit të ngushtë të gjakut. Askush s'është ngjitur udhëve të suksesit pa ndihmën e dikuj. Udhët e suksesit në jetë janë shkallë shkall dhe ato i ka ndërtuar apo duhet ti ndërtoj dikush. Shprehemi kushtimisht kështu, sepse praktika e dëshmon. Një tregtarë s`do të mundë të ngritej, po të mos i kishte blerësit. Apo një politikan, nuk do të mundë të ngritej në pozitë po të mos i kishte votuesit. Hë pra, po kthehemi prapë tek lidhja e pa tjetërsueshme mes njerzëve për të arritur diç. Unë jam shumë i bindur se rrugët e suksesit e kanë lidhshmërinë në hallkën zigjirore të të jetuarit. Nëse në jetë keni pasur suksese, sprovoni kujtesën e udhëtimit tuaj para sukseseve. Kujtoni miqtë, ata që ju kanë ndihmuar ose ju ndihmojnë që juve të ju shkon mbarë. Por, nëse ndonjë herë keni pasur dhe rënje, kujtoni rrugët e ngritjes dhe rënies suaj. Ju ka ndihmuar dikush? Kërkoni miqtë tuaj. Por përpara se ti kërkoni, sprovoni ata. Kërkoni arsyen e afrimit të tyre tek ju. Sprovoni sinqeritetin, karakterin, besueshmërinë, respektin ndaj jush. Kërkoni arsyet e interesit. Nëse i keni zbatuar të paktën këto këshilla, mundë të jeni prishur shumë shpejtë me shokun ose të keni një shoqëri shumë të gjatë. Nëse miku i juaj i ka përmbushur këto kërkesa ende jeni miq. Nëse jo, me siguri se shoqëria e juaj ka përfunduar shumë shpejtë. Ju ka ndodhur ndonjëher në jetë që nuk keni llogaritur në këto kushte që i thash, por nuk u kanë interesuar këta faktor. Me siguri më vonë jeni zhgënjyer edhe në lëshimet tuaja, nëse jeni nda keq. Një miku im, gjithmonë më fliste për shokë të mirë, miq të mirë, e tjerë e tjerë. Kur e pyeta nëse ai i kishte provuar miqtë e tij, shokët e tij, me ato që i thamë më lartë, mbeti gojë hapur. Filloi të tregonte historira me shokë të braktisur, që herë herë ishte ndarë si mos më keq. Kisha besuar shumë, që në fillim dhe kurrë marrë me karakteret e shokëve që më ofroheshin. Apo tregohesha i sinqertë dhe besoja në sinqeritetin e tjerëve. Shumë vonë isha bindur se krahas vetive të mira që i bartë njeriu, atë e shoqërojnë edhe ligësi që nganjëherë ia kalon egërsirës. Kjo tingëllon ca apsurde, por le ta japim një fakt dhe do të bindemi. Kur njeriu bëhet bishë për tjetrin, a nuk ka veti egërsirash në shpirt. Prandaj është shumë e rëndësishme ti zbatojmë të paktën disa nga ato porositë e më sipërme. Biseda e mikut më kujtonte shumë historira me shok të mirë e të ligë. Kur i tregova mikut se as unë vetë dikur nuk i kisha respektur asnjërin nga parimet e krijimit të shokëve, ai u qetësua dhe u ndie i barabartë në bisedë. Kisha pasur miq e miq, por një pjesë e tyre ku ishin sot? Pse kishin ikur? Miku e gjeti vetë të vërtetën. Vetëm atëherë kur kisha filluar ti zbatoja në praktikë pikat e përmendura, kishin filluar qarjet. Dikush kishte ikur, se i kishte realizuar interesat. Tjetri se nuk ishte pajtuar me mikun e tij më të shkathët, më inteligjent apo edhe ndonjë arsye tjetër. Tjetri e kishte kuptuar se interesi i tij kishte përfunduar dhe nga aty kishin përfunduar edhe hallkat e shoqërisë etj, etj. Unë kisha besuar në sinqeritetin e njerzve, besën, karakterin. Gjithmonë isha nisur nga vetja, se kurrë s`më kishte pushtuar ligësia. Ndaj nuk besoja në ligësinë e tjetrit. Të gjitha këto më kanë kushtuar shumë në jetë, i thash mikut. Me gjithat, sot kam miq dhe ata që i kam, janë pak por të shëndoshë si molla në degë. Pra më mirë pak e të shëndoshë se shumë e të ligj. Pra, edhe për ty lum miku, nga ky qastë e tutje po fillojnë rrugët e shoqërisë tënde të vërtetë. Krijo hallkat e shëndosha rreth vetes, largo ato të ligët nga zingjiri i yt, vetëm kështu do të ecësh i qetë në rrugën tënde. Por kurrë mos u shkëput nga zingjiri shoqëror, se do të tretesh pa hetueshëm nga korozioni i vetmisë.

Gëzim Ajgeraj, 29. 4. 1997

Nuk ka komente:

Posto një koment