03 janar 2009

ESE: FALLGJINJËT E GAZETARISË

Gëzim Ajgeraj

www.metaforapoetike.de.vu
www.gezimajgeraj.blog.com

FALLGJINJËT E GAZETARISË

Kishte kohë që s'kisha lexuar gazetë, jo pse nuk kisha patur mundësi të vija deri tek ato, por se që moti idesë sime kishin filluar ti pengonin parcializmat primitiv të një mentaliteti të vjetruar gazetaresk, që po e bëjnë disa "gazetar" të pjellë në kohë të përënduara. Kjo po më neverit. Ndyshe, gazetat më qajnë kokën qdo ditë në kioskun këtu pranë meje, pastaj në internet e ku jo tjeter. I preferoj shkrimet e bukura, shkrimet me vlera dhe vizon të pastër kombëtar, por i urrejë shkrimet ndarëse, përqarëse, intriguese, degraduese, fyese e ofenduese. Për më teper, më neverisin falgjinjët që shesin koplla ne emrin e atdheut. Quditem sotë kur shohë Fallgjinjë të tillë, që në emrin madhor të qështjes kombëtare, ngriten dhe vajtojnë për atdheun. Po ku ishin dje, ata fallgjinjë. Ku ishin kur në Kosovë derdhej gjaku. Ishin strukur në birë të miut dhe s' ndihej zëri, ose u ndihej për të keq, kundër luftës së shejtë që e zhvillonin djemt e lirisë në male. Pikërisht këta fallgjinjë ishin ngritur atëherë kundër luftës dhe djemve të lirisë, duke i shërbër ndarjes e përqarjes, duke mos i kontribuar atdheut, qoftë edhe me një qindarkë, siq thotë populli. Më kujtohet një thënje dikur, që për mometin spo mundë ta kujtoj nga kushë, kur thotë; ai që nuk i jep atdheut qoftë edhe një qoftë edhe një metelik, nuk ka të drejtë të varroset në tokën e tijë. Ndërsa, për këta falgjinjë, që sot po i shpojnë edhe gjokset e veta, ne emër te atdheut, ka nevojë të përsëritet vazhdimishtë kjo thënje. Kanë harruar, se atdheut nuk i kontribuan, qoftë edhe me një frangë Zvicerane dhe kujtojnë se edhe populli harronë. Ne i njohim të gjithë ata që i kontribuan për të mirë luftës për liri dhe ata që e shanë e e fën atë. Ata falgjinjë, që deri dje e fën e poshtruan e qka jo tjeter luftën, tani na u ngritkan dhe shkruajnë përralla falgjeshash për atdheun. Zotrinjë, mos u besoni atyre, i kanë lajka, patriotizëm mashtrues. Në shpirtin e tyre flen e liga, djalli. "Mirë" e kanë ata, deri sa një pjes e popullit ua lexon kopallat e tyre nëpër disa gazeta. Kjo është neveritëse, por realitet. Lexojë disa shkrime të disa nga këta kopallagjnjët, dhe qeshë me vete. Na u ngritkan ne emër te trojeve shqiptare. Vajtojnë Preshevën, Qamërinë, Kosovën, Shkuin e Ulqinin. Kur ishte lufta për çlrim dhe të drejta të shqiptarëve në këto troje, gjithfar etiketash i vunë asajë. Pes vite pas, pllaka e gramafonit të tyre, qenka rrotlluar në anën tjeter. E pa besurshme. Nuk u besoj a syve as veshëve. Sot na jan bërë edhe analist të përqudnuem te ngjarjeve të marsit `04 në Kosovë. Lokomotivën e tyre e drejtojnë nga ju duhet atyre, para e mbrapa. Bëjnë analiza të protestave, këta falldegjinjë të gazetarisë. Penda e tyre përqarëse, qdo ditë e sakatos atdheun, dy gur si lanë bashkë, as vëllaun me vëlla. Ma kujtonë njëmijë e nëntëqindë e tetëdhjet e njëntën. Pushtetarët që popullin e vetë e etiketonin pa mshirë, e torturonin dhe e vrisnin atë. Garë bëhej në zbulimi e termeve marksiste, për njolla të zeza. Jan po ata, bijët e tyre, trashygimtar besnik të vijës së etërve. Pun e madhe atdheu, kombi. Karrika për ta ishte gjithqka. Vaj halli për ty populli imë. Pjella e jote, ta vretë diellin, shpresat e dritës. Largoi përgjithmonë këto fëlliqësira, hudhi në shportën e harrimit. Këtë farë të prishur të fisit, shartoje një herë e përgjithmonë, që mos të mbijnë më therra në oborrin tënd.

31.mars 2004, Zurich-Prishtinë (Në aeroplan)

Nuk ka komente:

Posto një koment