03 janar 2009

ESE: HUMBJE E KOT E KOHËS DHE ENERGJISË....

Gëzim Ajgeraj

http://www.metaforapoetike.de.vu/
http://www.gezimajgeraj.blog.com/


HUMBJE E KOTË E KOHËS DHE ENERGJIS, ME NJERËZ TË PA PËRMIRSUESHEM

Pse të çuditemi? Humbja e kot e kohës dhe energjisë që e humbë një njeri, për ta edukuar tjetrin kur ky i dyti është i pa përmirsueshëm, është e dëmshme. Do të duket shumë apsurde apo edhe mundë të bishtënohet. Ndoshta do të dukemi edhe shumë injorant, kjo thënje. Le ti shohim arsyet dhe pastaj të gjykojmë. Në traditën tonë, bisedat mes njerëzve herë herë shkojnë në drejtimin e ndihmesës së njëri tjetrit për një çështje të caktuar. Jo se ato munde të jenë këshilla psikologjike, por këshilla të një njeriu më të ditur, më të moshuar, një njeriu me përvojë nga e kaluara e tij etj. Nga këto shtresa të njerëzve ndeshim shumë të tillë kah këshillojnë dikë për një punë të caktuar, në problem apo edhe diç tjetër, duke u munduar ta ndihmoj në zgjidhjen e një problemi apo preokupimi tjetër. Gjithçka në rregull, deri sa tjetri dëgjon me kujdes dhe prapë vazhdon me të tijën. Apo ka raste të tilla kur i këshilluari gradualisht me rrjedhën e bisedës, merr rrolin e këshilluesit. Edhe aty, s'ke pse humb kohë. Pra tek njerëzit që i vëreni se janë të pa korigjueshëm sipas juve, nuk keni pse të humbni kohë dhe energji. Këto që i thamë më lartë, kujtoj se mundë të ju kenë ndodhur dhe juve. Mjafton ta thirrni kujtesën. Të tillë do të gjeni plot në jetë. Jo pse në botë ka njerëz të pa përmirsueshëm, larg apsolutes. Ashtu siç nuk mundë të ketë, njerëz apsolutisht të krisur. Më mirë është të thuhet; ka njerëz që nuk duan te përmirësohen. Ju pëlqen e drejta e vetvetes dhe s'e pranon mendimin e tjetrit, pamvarsisht se e ka drejtë. Unë do ta ilustroj me një fakt nga përvoja e ime dhe ju do te bindeni se tek të tillët është e kot të investohet kohë dhe energji. Njerzit e tillë as edhe nga dështimet jetësore nuk arrijnë të mësojnë diç. Mbeten dhe vdesin të tillë. Një koh të gjatë më kishte rastisur jeta ta takoja një njeri, të cilin që në fillim e kisha vërejtur se për disa çështje kishte nevojë për këshilla. Me sinqeritetin tim, që në fillim i kisha thënë se disa çështje duhet par dhe vepruar ndryshe, sepse janë të dëmshme për vet juve. Gjatë i kisha ofruar këshilla për zgjidhjen e problemeve. Edhe pse që me fillim e kisha vërejtur se këshillat e mia aspak nuk kishin ndikim tek ai. Megjithatë isha treguar tolerantë dhe me që deshe e s'deshe më takonte puna, edhe pse isha bezdisur, vazhdoja me këshilla. I kërkonte vet ato. Dikur isha mëzitur, edhe lodhur. U binda njëherë e përgjithmonë se energjia e shpenzuar për të ishte e kotë. Jo nga huqet që tregonte, por nga mospërfillja që kishte treguar ndaj këshillave të mia. I kisha thirrur injorancës dhe pendimit për kohën dhe energjinë e hargjuar. E takoja çdo herë, por tregohesha mospërfillës ndaj problemeve të tija. Nga këndi i shihja se gjith atë lëmsh e mbështillte vetë. Dhjet vite më vonë, kisha konstatuar se edhe nga dështimet nuk kishte mësuar. Në fakt nuk kishte dashur të mësonte sepse ishte treguar kryeneq. Haraçin e kryeneqësis e pagoi shtrenjtë
Një rast tjetër të njerëzve të pa përmirësueshëm do ta ilustroja me një shembull të dytë: Më binte rasti të takoja herë pas here në ndeja një njeri shumë interesant. Bisedat i zhvillonim në grup dhe me radhë. E fillonim një temë dhe secili nga këndi i vetë jepte kontributin në biseda. Personi që e zura në fjalë, jo që e prishte bisedën, por me huqet e tija të etjes për dukje, llapsuste pa ia nda. I takonte kategorisë së njerëzve të pa ngritur për kah niveli arsimor. Por në bisedë hidhej sikur te ishte me i dituri. Kisha provuar disa herë të ia sillja kujtesën tek kategoria që i takonte, por kot. Një her deri sa po flisnim për revolucionin turk të Ataturkut dhe unë po flisja për kohën e tij, llafazani mendjelehtë hyri mes llafeve dhe na doli se Ataturku dhe revolucioni Turk, kishte ndodhur para pesë viteve, në fakt në fund të shekullit që e lamë. Nuk munda ta përmbaj të qeshurën, qeshën dhe miqtë e tjerë. Ishte evidente se nuk kishte ndikim asgjë në memorien e tij, as edhe kundërshtitë dhe vërejtjet e miqëve që ia kishin bërë herë pas here. Nga ajo kohë me kategorinë e tillë të llafazanëve mendjelehtë kisha vendosur të mos humbisja kohë, në fakt akuzoja veten pse kisha humbur kohë për të lejuar një ulje me të tillë. Ka shumë raste në jetë që njeriu pasi ti ketë tejkaluar situatat e tilla, bindet se trajtesa e jonë mbanë vulën e arsyes. Pra për një njeri intelektual, koha është shumë e vlefshme dhe atë duhet shpenzuar atje ku më ë tepërmi sjellë levërdi kapaciteti i juaj. Sipas një studijuesi amerikan; një njeri inteligjent humbet një të pestën e kohës së tijë të dobishme për të folur me mendjelehtët. Ndërsa sipas Watson-it nga 15 orë në ditë që i ka një individ, për diskutime të pa dobishme humbet tre orë, apo 90 orë në muaj, siç mundë të del një muaj e gjysëm në vit. Në ketë rast është e llogaritur vetëm koha, pa i dhënë llogari energjisë dhe çllegullimve tjera që mundë të ti sjellë një partner jo i përshtatshëm për bisedë. Nuk dua të bëjë prerje me skalper apo kategorizim shtresash, por në disa raste po. Nga njëherë, apo thënë nga përvoja e jonë, humbja e kohës me të tillët gjithmonë ka qenë e dëmshme. Edhe intelektuali duhet ruajtur nga ndonjë ndikim prej tyre sepse ajo pastaj do ti sjellë dëm edhe më të madh. Sepse personat e tillë të pa korigjueshëm apo siç mundë të quhen ndryshe mendjelehtët, janë marrëzisht të dashuruar pas bindjeve të veta dhe të huajat i pranojnë vështirë apo hiq. Pra pikërisht kjo kokëfortësi është pika më e dobët e ndikimit nga i cili duhet qëndruar larg edhe një intelektual. Në fund të fundit, jo vetëm humbja e kohës që do ta shpenzoni, por deshët e s'deshët, nga qëndrimi gjatë pranë mendjelehtëve të tillë mundë të u nxjerrë në vetëkënaqësi, e cila do të jetë e rrezikshme dhe për vetë juve. Të tilla huqe nuk duhet lejuar vetes. E shihni pra, se ju përveq që nuk do të përfitoni asgjë nga të tillët, ka rrezik të humbni shumëçka nga vetja. Me të tillët le të merren psikologët dhe psikologjia. Le të mësojnë nga dështimet, apo edhe le të mbeten të tillë. Bota nuk mund të ndreqet si tërsi Ajo ka batica dhe zbaticë, dhe ato janë pjesë e sajë, siç mundë të jenë edhe njerëzit e tillë pjesë e shoqërisë njerzore. Dhe njeriu për njeriun nuk mundë të jetë gjithmonë i denjë të ia mësoj rrugët e jetës apo edhe të suksesit. Prandaj koha e juaj që aq shumë është e vlefshme, të investohet atje ku nuk ka suksesë, apo rezultat që mundë të evidentohet, pse të humbim kotë. Nuk është injorancë, apo edhe ligësi të mos humbni kohë me të pa përmirsueshmit, sepse në fundë të fundit ju keni kursër kohën, energji tuaj, për ta shpenzuar atë, atje ku vërtet do të zëjë vend suksesi.

Gëzim Ajgeraj, 23.5.1997, Zvicër

Nuk ka komente:

Posto një koment