03 janar 2009

PSEUDONIMET

Gëzim Ajgeraj

www.metaforapoetike.de.vu
www.gezimajgeraj.blog.com


PSEUDONIMET

Pseudonimet apo dytësia e emrave që i përdorin krijuesit e ndryshëm, duke u fshehur prapa tyre identitetin e vetë. Vështrimi i dytësis së emrave, për tu vlerërësuar nëse ka arsye të përdoret ose jo, duhet shikuar periudha të ndryshme të zhvillimeve shoqëroro-politike të një të një shoqërie, brenda të cilit krijoi dhe veproi autori. Nga një kaptinë e veqantë, e zhvillimeve politike në shoqërinë shqiptare, në periudha të caktuara, ka bazë për arsyetim në përdorimin e dytësis së emrit apo pseudonimit. Periudha e rilindjes sonë kombëtare, në letërsinë shqipe të shekullit të kaluar, njeh shumë autorë që përdorën pseudonimet. Kan qenë kohët dhe periudhat e pa volitshme politike, të cilat kan vënë në ndjekje mendimin e lirë krijues. Prandajë dhe krijuesi ka qen i detyruar të maskohet para sanksioneve të ndyshme që i janë vënë. Pra ka qenë dëshira e krijuesit për të publikuar dhe mundësia e kufizuar nga politikat dhe sistemet që i jan vënë në ndekje. Shembuj të ndjekjeve dhe të persekutimeve, historia e letërsisë shqipe e shekullit që iku, njeh mjaftë. Pra, të gjitha këto që po i themi, në shumë raste e arsyetojnë përdorimin e emrit dytësorë. Flasim për periudhën e paraluftës së dytë botërore. Por nëse dalim në gjysmën e dytë të shekullit të shkuar, fshehja prapa dytësis së emri ka qenë gati e pa mundur. Kjo për faktin se sistemet i patën futë në dorë të gjitha institucionet botuese e mediale, brenda të cilit autori nuk ka pasur as mundësinë më të vogël për të iu ruajtur anonimiteti. Me një fjalë, edhe nëpër këto institucione, kan qenë një pjesë e politikave shtetërore. Nuk vëmë në dyshim vlera, por mundësinë e mbrojtjes së autorit si anonimitet përpara politikave shtetërore. E themi këtë shembull, sepse në të shumtën e rasteve krijuesit nuk janë pajtuar me zhvillimet e një kohe, dhe ka pasur nevojë të luftohen të metat. Deri sa krijuesi ka pasë nevojë për liri më të gjërë të shprehjes së mendimit, e cila ka munguar, ka pasur nevojë edhe për mbrojtje. Me gjithatë, kjo periudhë na del gati e pa mundëshme për mbrotje prapa pseudonimit. Dhe, pseudonimi në këtë kohë tek ne, na del më tepër si dekor prapa emrit të krijuesit, se sa mbrojtje të autorit. Gjithë këtë që e themi, e vëmë në raport kundrejtë politikave, ndërsa për sa i përket mbrojtjes individuale të autorit, në raporte private me individ të caktuar, nuk e shohim të arsyeshme përdorimin e dytësisë së emrit. Këtë përdorim e vëmë nën thumbin e dyshimit Krijuesi brenda kësaj qështje, mundë ta përdorë për arsye të thjeshta private, deri tek ato djallëzore. Praktika tek ne e ka dëshmuar këtë. Me rënjen e sistemeve moniste në ballkan, filloi dhe metoda e luftës mediale mes individëve. U bënë shum polemika e debate, të cilat shpeshë përfunduan deri në akuza individuale, mes polemistëve. Qka duam të themi. Shpeshë herë ato u zhvilluan përmes dytësis së emrave deri në zbulimin e vërtetësisë së autorit. Nuk duam ta thumbojmë qështjen vetën në këndin negativ, por sipas neve; arsyeja e mbrotjes së autorit, duhet ta ketë një bazë me qëllime të gjëra që do të qonin në ineres të shoqërisë, për ti hapur rrugë krijuesit, ti sjellë levërdi asajë. Ndërsa të gjitha përdorimet e tjera , për interesa djallëzore, nëse vëhen ata, vënë në dyshim guximin, trasparencën dhe besimin e krijuesit. Mundë të gjenden edhe arsye për kundërshtimin e këtijë mendimi, por niveli kulturor dhe intelektual që është dëshmuar, psh; në zhurnalistikë, forume të ndryshme interneti, e vende të tjera me mundësi paraqitjeje, ka vërtetuar këtë që po e themi. Autori duke qenë i maskuar prapa psedonimeve e emrave, shpeshë e ka harruar etikën njerzore e intelektuale, deri në banalizëm. Pra, ky është një shembull i mirë, për ta vërtetuar keqpërdorimin e dytësive të emrave (Pseudonimeve). Ky keqpërdorim po ndodhë përditë forumeve të internetit, sa që dytësin e emrit e ka banalizuar aq shumë, sa që nuk i ka mbetur arsye përdorimit të tijë. Pse? Sotë mendimi i lirë, pjesërishtë është i lirë dhe nuk ka nevojë për fshehje. S'të ndjek askush. Ndoshta për një kohë, mendimi i krijuesit mundë të jetë i pa përshtatshëm për një rreth a grupacion të caktuar, por kjo ska arsye ta shqetësoj krijuesin, a ta shtyjë deri në maskimin prapa dytësis e emrit. Në fundë të fundit, le të thuhet e vërteta me emrin e vërtetë. Ky duhet të jetë parimi dhe guximi i krijuesit. Vetëm parimeve të shëndosha të etikës së fjalës dhe etikës njerzore të autorit, prapa emrit të vetë të vërtetë duhet të thuhet ajo. Dhe sot për sotë, jam shum i bindur, se tek ne nuk ka fuqi që mundë ta ndalë mendimin e lirë të autorit. Pra nuk ka nevojë as për dekor emrash kur thuhet e vërteta.

Gëzim AJGERAJ, 5. shkurt 2005, Zvicër

Nuk ka komente:

Posto një koment