04 janar 2009

PËR FJALËN E LIRË

Gëzim Ajgeraj

www.metaforapoetike.de.vu
www.gezimajgeraj.blog.com


PËR FJALËN E LIRË

Fjala e lirë, gjatë ishte ndrydhur ndër ne. E shtypnin, e prangosnin e e sakatosnin. E vrisnin ligësitë pamshirshëm. Ajo ndrydhej e ndrydhej gojës. E tret`te diku harrimit e zemrimit. Pëllumbat e sajë të bardhë hapëronin ëndrrave të shpresave tona, për ardhjet e bardha. Dhe prapë ndrydhej etjes për dritë. Atë ia kishin vrarë. E ia vritni me terr e me err. Skafandrat e natës. Të "dinjitetshmit" e pa dinjitetshëm. Gojëlidhësit e moteve të përdala. Në dinjitetin e sajë të nëpërkëmbur, prenin e ç'prein të pa dinjitetshmit. Ditë e natë i mprehnin shpatat. Ia prehnin krahët, flatrat, këmbet. Dhe prapë në terr. S'kish kush ta mbronte atë. As ligj e as kod. Qiellit të sajë glaconin korbat. Tokën nën këmbë ia digjnin skafandrat me helmetë. Frymën ia nxinin bodrumeve të errëta, e mbytej lagështisë. Ajo prapë ndrydhej. Ndrydhej në epruvetën e trurit, ndrydhej, e ndrydhej. Hulumtonin e hulumtonin kimistët e territ të sajë, ta zbulonin barin e shkatërrimit. S'lenin laboratore pa hulumtuar. Me helmë e hekur e ndrydhnin atë. Fuqia e sajë shpërthyese rritej. Unë e njoh shpërthimin e sajë. Ka fuqinë e atomit ajo. Kot përpiqen dhe sotë ta ndrydhin atë. Qiellit të sajë flatrojnë pa frikë pëllumbat e bardhë të lirisë.

Gëzm Ajgeraj, Zvicër, 27. 1. 2005

Nuk ka komente:

Posto një koment