03 janar 2009

ESE: LETRARI I PARTISË

Gëzim Ajgeraj

www.metaforapoetike.de.vu
www.gezimajgeraj.blog.com


LETRARIT TË PARTISË

Të ka zënë opiumi i klanit, o "mik" i letrave. Je vërbuar i tëri, e ke harruar misionin e gjakut të pendës. Je futur mes të "mëdhejve", më të "mëdhejve" se populli. Kështu thoni ju. E ke mbushur pendën me ngjyrën e partisë. Letërsa e jote, e ka marrë ngjyrën e klanit. Letrat ti ka kapluar virusi parti. Njollë e zezë jeni bërë kombit, atdheut qdo ditë i hapni varrë. "Majave" ku fillonë penda e jote, prehen llafazanët e fjalës. Përrallave të tyre, janë shurdhuar dhe mizat. Për ju, vlerat nuk jan asgjë, nëse se kanë ngjyrën e partisë, ato gjithmonë janë "antivlera", jan të vegjël ata. Madhështia e vlerës, sipas teje; sillet brenda rrethit tënd, klanit, të tjerët janë antivlerë. Ju jeni të "mëdhej". Vlera sillet rreth "juve". Edhe fama e pushteti, jan tuajat. Jeni bërë skizofren të tepruar me njollën e zezë në ballë. Harroni se skizofrenia është sëmundje, shkenca ja ka gjetur vendin asajë. Letrari ka rrug tjetër, përpara e rreth tijë vjen letërsia. Ndërsa sot, ju na e pollët një farë tjetër, edhe më të re. Letërsi e parti. Hidhe në shport këtë nocion, lum "miku" i pendës, se të mori djalli. Dilë nga rrethi i klanit, nga mashtrimi. Beso në mbretëreshën letërsi, harroi zhurmagjinjët e fjalamanët. Kupto mashtrimin tënd. Lëri oratorët e gaztorët, programit të tyre, populli ua gjen vendin. Mos lakmo mes dy karrikave, se dëshira e etjes sate, përfundon ku s'duhet. E unë, s'dua të të shoh atje. Duaje pendën, respekto gjakun e sajë, të vërteten. Larg klanenve, etjes së famës tjetërfare, largë atyre rrojnë majat e pendës, shpikësit e dritës, të vërtetës. Tregut të tyre shiten gënjeshtrat, ndërkamcat, dredhitë. Rrojtja e jote në atë mes, më ngacmon dozën e dyshimit. Njollat hostorisë, nuk fshihen me gomë, si vargun kur e korigjon. Jan shum largë, këto dy rrugë. Streohu "mik" vargut tënd, atje ku rronë shkëlqimi i rrezes së dritës, mbëlto mëgjezeve të tija, shëndritë nënqiellin e vargut tënd. S'të takon ty, të ua përzëshë mizat, të "mëdhenjëve" të tu. Për hir të klanit, nuk ngrihet dorë mbi vëllaun, se penda vajton. Ata s'të duan ty, dua kokën tënde, prandajë të lëmojnë, ta ofrojnë karrikën, të ngrisin në qiell. Ke mëndjen, njeri gjithmonë bjerë me kokë nga lartë. Krenaria të ka vërbuar, ruaju fatalitetit të sajë. Lavdi i tyre për ty, është mbajtjeafër, mashë për kapjen e gacave të prushit. Bëjnë se të duan, se ti je maja, se penda e jote është vlera. Mos u beso lavdrimeve të tyre. Ti nuk je maja, as bishti i pendës. Majat jetojnë largë atyre, që ti i quan "bashkëmendimtarët e mi". Strofulla e e majave të pendës, është diku tjetër. Gjiri i popullit e kombit është ngrohtësia e tyre. Ti je largë. Keq je dashuruar në vehten, në klanin tënd. Mal pa derra nuk ka, e din ti këtë. Mos hyjë nën rrethojën e tillë. Vështirë e ke ti dallosh ata, nga aty ku je. Dil njëherë këtej dhe do ta shohësh ku je futur. Sa poshtë ke rënë, me të mjerën pendë. Ti i lavdronë ata, jo ti, penda e jote. E sheh. Dhe ti më thua; tjetër është gjuha e partisë e tjetër penda. S'ndahet ajo. Ka një gjuhë, një tru, një dorë që e ledhaton atë. Lakmia e juajë, është e mbyllur brenda klanit, është e përkohshme ajo, si lumi kur vërshonë. Penda ka pavdekësi dhe ti nuk je i pa vetëdijshëm. Ah, lakmia, është e butë ajo, e ndërtuar nga lëkura e popullit, e ka butësin e mishit të tijë. Pas sajë shkon fama, kështu thuhet në ballkan. Dhe ti kujton vërtetë, se të dyja këto bashkë të ndihmojnë? Gabohesh. Pema e krenarisë dhe etjes sate, i ka futur rrënjët në fush të ligë. Shpejtë do të thahet ajo. Nga një herë, më bënë të dyshoj në vizionin tend. Poshtë më dukesh, shum poshtë. Prap lakmia e jote më përzihet, ta marrë djalli atë të poshtër, sa poshtë i hudhë njerzit. Dhe pastaj, shpëtimin e kërkon në pendë. E gjora ajo, plotë njolla do të ketë. Njollat e lakmis tënde do ta vrasin dhe atë. Ti po deshe vazhdo, as mos i dëgjo fjalët e "mikut" të pendës. Ata që ta duan të mirën, fjalën e lirë, vertikalen e sajë, - ta thonë. Arratisu gjakut të pendës tënde! Lëri klanet e rrethet, le të ndërtojnë gardhiqe e kotare ata, s'është punë e jotja. Ka kush merret me ta. Populli din, qfarë bënë me ta. Rruga e jote është penda. Gëzim Ajgeraj, 28.1.04,Zvicër

Nuk ka komente:

Posto një koment