Gëzim Ajgeraj
www.metaforapoetike.de.vu
www.gezimajgeraj.blog.com
UDHËTIM ME VARGUN
Përshkrimi poetik, i një mërgimi te gjatë jashtë atdheut, ka vargun e dhembjes, mallit, udhëve që e vodhën poetin nga strofulla e tij dhe e braktisën harrimit.
Ikja bëhet klithmë, varg i dhembjes, duke bartur me vete identitetin e bashkëudhëtarëve të tij, që i kaploi rrugë e mërgimit dhe i la udhëve të botës. Një plagë e tillë sa shkon e rritet ajo bënë shtrat në shpirtin e poetit, hynë në varg dhe shpërndahet gjithandej. është misioni i vargut, ai i cili transmeton thirrje;"Larg nga udhët, një herë të marrin ato, e s'të kthejnë më kurrë". Pra vetë vargu, është klithmë e një shpirti të trazuar e plotë shqetësime që të hapë një botë të pa fundme. Në të fiksohen çastet e këtij udhëtimi nëpër vite, këtij kapërcimi njerëzor nëpër jetën tij. I gjithë ky udhëtim, për poetin është një kapërcim përpara një tjetërsimi. Por udhëtmi i poetit është shumë i mundimshëm. Vetë bota e tij e bënë të vështirë atë. Poeti nuk jeton për vete, dhe vetëm ata që bashkëudhëtojnë me artin e të shkruarit, do ta përceptojnë shumë lehtë këtë nocion. Ai digjet për të tjerët. Sepse vetë zjarri i muzës së fjalës, e djeg atë, e ngacmon, nuk e len të qetë. E gjithë kjo është një barrë që sot për sot tek ne, e bartë pa kurrfar shpërblimi. Le të dalim tek udhët e poetit, mërgimi. Na vie si plagë e ngarkuar mbi shpinë që gjithnjë e më tepër rëndohet. Ajo rëndon mbi shpatullat e poetit, hap plagë, ia vjedhë vitet, gjithnjë e më tepër e lodhë atë. Nuk ka shumë magji ne te kuptuarit e peshës së mallit, mjafton njeriu të jetë gjendur larg për pak kohë. Por në vizionin poetik, në udhëtimin së bashku me vargun ajo fiksohet si një metaforë që kap shumë hapësira dimensionale dhe dhembja e sajë thellohet. Pikërisht kjo bëhet plagë, që ia përcjellë edhe vargun e poetit. . Malli bëhet varg e vargu digjet zjarmisë. Dhe ky udhëtim, kërkon mbijetesë, e cila rrënjët gjithmonë i ka në shpresë. Le të jetë ky një udhëtim, përpara tjetërsimit, kthimi një ditë do të vie.
Me gjithat shpresa e mbanë poetin...!
21.4.2005, Zvicër
04 janar 2009
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment