03 janar 2009

ESE: KLUBET DHE SHOQËRITË NË MËRGIM

Gëzim Ajgeraj

http://www.metaforapoetike.de.vu/
http://www.gezimajgeraj.blog.com/

KLUBET DHE SHOQËRITË NË MËRGIM

Nevojat e ruajtjes së kompaktësisë dhe identitetit kombëtar, shqiptarët në mërgim i detyroi që të formoheshin klube dhe shoqëri të cilat do ti bashkonin ata. Këto nevoja dhe shumë të tjera që kërkonte çështja e pa zgjidhur e kombit tonë në atdhe e në veçanti në Kosove, ishin të mëdha dhe si të tilla, kërkonin edhe përkrahjen e mërgatës, e cila nuk i mungoi kurrë. Pra, krahas nevojave të vetë mërgatës, ata i qëndruan krahë edhe nevojave të vet atdheut, që i thirrëte ata. Nuk duam të zbërthehemi tani, rreth atyre nevojave, por më tepër do të fokusohemi rreth atyre në mërgim. Duke e ndjerë veten të huaj në një dhe të huaj, shtrohej domosdoshmëri e një bashkimi mes, i cili është më se i nevojshëm në një dhe të huaj. Kjo për faktin se si i huaj, nuk je i pranuar plotësisht në jetën e përgjithshme të vendit ku gjendesh, prandaj edhe shtrohet nevoja një riorganizimi i cili të paktën do ta zbuste jetën e rendë te mërgimtarit në një dhe të huaj. Një kompaktësi e tillë do të ndihmonte edhe në ruajtjen e identitetit kombëtar, traditës, kulturës etj. Kompaktësia e tillë jo vetëm që shtrohet si nevojë dhe domosdoshmëri e mërgatës, por ajo ka egzistuar, qysh se ka egzistuar mërgata mërgata shqiptare nëpër shtetet e huaja. Le ti marrim shembull egzistimin e shoqatave tek mërgata e vjetër shqiptare përpara e pas viteve 1900 e këtej. Egzistimin e klubeve në Egjipt, Rumani, Itali, Bullgari, etj, të cilat klube, kishin qenë shtylla te fuqishme në ruajtjen, kultivimin dhe përparimin e kulturës shqiptare dhe shkrimit shqip. Le ta kujtojmë në këtë pikë shoqërinë e Stambollit, që njihet me emrin "Shoqnia për botime shqipe", e themeluar në vitin 1879, e cila i vuri detyrë vetes për ti nxitur intelektualët shqiptar të kohës, për shkrimin dhe botimin e librave dhe revistave shqip. Shoqëri të tilla ka pasur mjaftë në ato kohë dhe qen bërë krah i fortë në shërbim të atdheut. Nëpër shoqëritë e tilla patën vepruar intelektual të shquar te kombit, si vëllezërit Frashëri që dhanë shumë për Shqipërinë. E bëmë një paralelizëm, për ta dokumentuar roli që mundë ta kenë edhe sot e kësaj dite, shoqëritë dhe shoqatat në mërgim. Roli i shoqatave në mërgim, ka qen i madh edhe përpara viteve të nëntëdhjeta, edhe pse për nga numri kanë qenë të pakta. Këtu duhet të potencojmë se një pjesë e tyre, nuk kanë qene në vijën drejte të interesave kombëtare, sepse disa nga ato i dirigjonin konzullata i pushtetit të atëhershëm jugosllavë, por këto raporte do të ndryshojnë pas vitit 1981 dhe demostratave në Kosovë. Një frymë e re filloi bashkë me fillet e themelimit të shoqatave atdhetare me vijë të shëndoshë kombëtare. Kohë pas kohe, aktiviteti i tyre është keqëorientuar, duke pasur parasysh luhatshmërin e individëve tëmanipuluar nga pushteti i asaj kohe. Me zhvillimet e përgjithshme në Kosovë, sidomos ato politike, një syqeltësi dhe ndjenjë më reflektuese atdhetare, u zhvillua edhe në mërgim, në këtë kohë sidomos në vitet 1990 këtej, shoqatat atdhetare u rritën në numër të madh si në; Zvicër, Gjermani, Austri, Francë, Itali, Belgjikë, Britani e madhe, Amerikë, etj. Kontributi i tyre tani më ishte vënë në shërbim të vijës kombëtare sepse këtë e dëshmonte aktiviteti dhe përgjigjia e nevojave të atdheut, nga ato. Nëpër këto shoqata u zhvillua aktivitet kombëtar, i cili e zhvilloi dhe e orientoi mërgatën në rrugën e shëndoshë të vijës kombëtare. Pikërisht këtu qëndron edhe madhështia e suksesit të shoqatave. Duke ja shtuar aktivitetet tjera të zhvilluara në to, mundë të themi se shoqatat e mbajtën gjallë frymën kombëtare tek mërgimtarët shqiptarë. Së fundi pas gjithë atyre aksioneve humanitare dhe ndihmave tjera si arsimit në Kosovë për gati dhjet vite, shëndetësisë, dhe jetës sociale në përgjithësi në Kosovë, një pjese bukur e mirë e tyre u vu në përgjigjie edhe të ndihmës për luftën që e bëri UÇK-ja dhe populli i ynë në Kosovë, Maqedoni e Preshevë. Fatkeqësishtë jo gjithë shoqatat gjatë kësaj kohe, u vunë në shërbim të luftës. Me kohën një pjesë e tyre devijuan, u participuan në parti, u privatizuan dhe shumë nga ato edhe u shuan plotësisht. Pra krahas kontributit që e dhanë disa nga shoqatat në mërgim, një pjesë e tyre nuk e merituan të quhen edhe shoqata, sepse nën këtë emër dhe nën këtë ombrelle zhvilluan edhe aktivitete nga më të ndytat. Në këtë kategori te dytë i futim ato shoqata që nën këtë emër, realizuan interesa personale e individuale, individ të caktuar zhvilluan biznese private, u kultivua bixhozi, një pjesë e tyre i pushtuan prostitutat e ardhura nga vendet lindore etj. Për fat te keq, faktet duhet të thuhen si ishin. Por nga përvoja dhe hulumtimet tona, këto lloj shoqata me individët e tyre, duke ,mos e gjetur veten në mesin e atdhetarëve, të shtyrë nga karakteri dhe niveli i ulët i disa individëve dhe nga e kaluara e përlyer e tyre, në një far forme u vunë në rolin e shkatërrueseve të shoqatave atdhetare. Një pjese e tyre edhe ia doli, sepse në njëfarë forme propaganda e tyre, e shtyer edhe nga armiqtë e popullit tonë, një pjesë bukur të mirë e nxorri anash kontributit për luftën. Pra po flasim për vitet e fundit të shekullit njëzet, atëherë kur populli i ynë gjendej në lufte me armikun tonë shekullor, Serbinë. Duke i lënë anash këto lloj shoqata, duhet të nënvizojmë se disa nga shoqatat në evropë, ishin shtylla të fuqishme, në mbështetje të luftës së popullit tonë. Edhe pas luftës një pjese nga ato shoqata e vazhdon aktivitetin e traditës kombëtare në shërbim të atdheut. Nevoja e tyre e egzistimit do të jetë, sa të ketë shqiptarë të mërguar nëpër botë, pamvarsisht se për momentin, është krijuar një lloj pauze që i ka kapluar shumicën nga ato. Nevoja e egzistimit të tyre ndihet edhe sot e kësaj dite, sepse mundë të jenë krah të forte i atdheut edhe në këtë kohë.

6 dhjetor 2005, Zvicër

Nuk ka komente:

Posto një koment