03 janar 2009

ESE; LETËRSIA NËPËR MJEGULL

Gëzim Ajgeraj

www.metaforapoetike.de.vu
www.gezimajgeraj.blog.com

LETËRSIA NËPËR MJEGULL

Shqyrtimi i të gjitha problemeve që e rrethojë letërsinë brenda dhe jashtë sajë, nga njerzë të mirfilltë dhe të pastër që e bëjnë atë, mendojë se do të ndihmonte shumë në vënjen në binarë të duhur të letrave tona. Kjo për faktin se brenda përbrenda letërsisë sonë ka aqë shumë probleme të cilat njëherë e përgjithmonë duhet të stopohen dhe nga aty të fillohet mospërsëritja e tyre. Kjo nuk nënkuptonë zgjidhjen e të gjitha problemeve, por fillon një filtrim i cili do të jetë i dobishëm në kohë. Ndoshta këto probleme do të marrin vite e dekada por më mirë vonë se kurrë të paktën të fillohet me shoshitjen e problemeve brenda letrave tona, në mënyrë që e ardhmja të na gjejë të filtruar. Ndryshe kaosi do të na përcjellë edhe shum mote dhe ne vitë si shoqëri do të dalim të dëmtuar. Sa jemi të denjë të ballafaqohemi me debatin rreth letrave tona, kjo qështje ndoshta do të ishte e vështirë të parashikhej, por shikuar realisht nga problemet që janë grumbulluar në këtë mes, do të dilnin një varg problemesh që nuk janë edhe aq të lehta për tu zgjidhur. Kjo do të prekte sedrën e shum krijuesve në shoqërinë tonë që do të na dilnin të fyer nga këto debate, ndaj edhe u iket atyre. E thashë se do të prekte shum individë, sepse një debatë letrarë do të kërkonte kritere letrare. Jo pse nga njëherë mungojnë kriteret letrare, por elementet tjera që po e përcjellin letërsin dhe letrarin tonë, nga një herë na qojnë në paudhësi. Si zakonisht, këto probleme në debate do të luftoheshn dhe këtu na del ajo formula e heshtjes për një debat letrarë në shoqërinë tonë shqiptare. E themi këtë, sepse letrarët tanë janë përzier edhe shum punëve tjera dhe nga një herë sedra individuale e tyre ka prekur jashtë kornizave të të thirrurit letrarë. E kaluara e popujve të lindjes, deshte e s'deshte, me sistemet që i kishim, në të shumtën e rasteve u përbaltë. Me këtë nuk duam aspak të lëndojmë, sepse edhe në këtë kohë u krijuan vepra të mira dhe dualëm emra të dëshmuar në letrat tona, por një pjesë siq e thamë lartë u viktimizua brenda interesave tjera, që patjetër e dëmtuan letërsinë. Pra brenda gjysëm shekullit të kaluar, nëse e hapim këtë kuti, do të na dalin shum probleme. Pa e vlersuar dhe pa e nënqmuar atë kohë, largë asajë, sepse do ta vlersoj koha dhe qëndrueshmëria e veprave. Le të dalim brenda kohëve të këtijë tranzicioni kur edhe sotë e kësaj dite jo që nuk ka një debat rreth letërsisë, por aq mëkeq ka një kaos brenda sajë. I gjithë ky kaos fshihet brenda nje heshtje për të vazhduar jetëgjatësinë dhe thellimin e problemeve. Mendojë se debatitet letrare mundë të organizoheshin brenda shoqatave të shkrimtarëve, dhe nga aty të nisnin rrugën e mëtejme të shtrirjes së tyre nëpër tribuna, media të shkruara dhe elektronike etj. Dhe për deria sa kjo qështje nuk inicohet nga siq u përmend më lartë, as që mundë të plotësohet nga debatet aty këtu në ndonjë medim apo gazete. Aq më keq kur nëpër këto media na dalin reklamime të klanizuara, ngritje e stërngritje të interesave individuale, lidhjeve klanore, partiake, ideologjike etj. Pra i gjithë problemi i mungesës së debatit letrarë rrotullohet brenda këtyre interesave dhe sa të egzistojnë ato, do të mungoi ai. Pra fati i debatit do të mbetet edhe më tej mbase i ngurtësuar brenda autorit të veprës dhe assesi të përhapet brenda shoqërisë sonë. Problemi i mospasjes së traditës për një debat letrarë, është vërtet qështje që thellon probleme mes individëve, grupeve apo klaneve, por njëher e përgjithmonë ky akull duhet thyer dhe krijuar një burim i ri që do të qonte ujë të shëndoshë në mullirin e letërsisë, ku do të bluheshin të gjitha problemet dhe brenda asajë site që quhet debat, të filtrohej një përvojë e re . Pa le të u thyhen dhëmbët njëherë e përgjithmonë kallëpeve tona nganjëherë të trashëguara. Mungesa e debatit është edhe mungesë e tolerancës mes nesh apo edhe ana tjtër do të mvarej shumë nga pastëria e sedrës shpitërore të neve ballkanasve. Pra këtu do të jetë shum e rëndësishme se kush bën debat, me ç'interesa, me q'arsye e tendenca etj. Edhe ky problem do të kërkonte një pastërti shpirtërore dhe intelektuale që shikuar nga njohja e zhvillimeve në shoqërinë tonë dalin blloqe që vështirë do të thyheshin. Pra edhe këtu kërkohet një vetëdijësim i përgjithshëm, në veqanti të krijuesit tanë , duke i përjashtuar të gjitha interesat tjera jashtëletrare, në mënyrë që të mundë të debatonim rreth letërsisë dhe problemeve të saja. Nga një herë në shtypin tonë paraqiten debate individuale të cilat shpeshë përfundojnë në degradencë, shpifje, kërcënime etj, të cilat japin pasqyrë të keqe në idenë e fillimit të këtyre debateve. Pra egziston një mosgadishmëri e fillimit të debateve gjithandej tek ne, nga se fillimisht duhet të shërohemi nga disa elemente që po e shoqërojnë njeriun tonë, në veqanti letrarët e pastaj për të debatuar e filluar në shërimin edhe të problemeve në letrat tona. Ndërsa debatet letrare duhet kapur në aspektin pozitiv që do ta ndihmonin më së shumti letërsinë dhe do ta avanconin atë në baza të shëndosha. Ndryshe, mungesa e debatit do të ngelet si paaftësi e jona dhe frikë nga ballafaqimi me të të vërtetën e misionit të letërsisë.

Gëzim Ajgeraj, 14. 5. 04, Zvicër

Nuk ka komente:

Posto një koment