30 janar 2009

Tregim: Lulet përskaj rrugës

Tregim

Gëzim AJGERAJ

LULET PËRSKAJ RRUGËS

(Shokut tim të fëmijërisë; H. M)

Një tufë me lule përskaj rrugës, mi trazoi dhembjet. Në një cep të rrugës që qon nga qyteti P. në drejtim të kufirit me atdheun, jo shumë larg rrjedhës së Lumbardhit ku ngjitet me Drinin, një emër i skalitur mbi gurë dhe një tufë me lule aty pranë, më ndalën në udhëtimin tim me makinë. Kujtimet më kthyen në bankat e shkollës. Ç'nuk do të bëja që atyre kujtimeve të fëmijërisë të mos u shtohej kjo dhembje e sotme. Mu në ato çaste kur mbi gurin e memertë e lexova emrin H..., mu kujtua shoku imë që ka ikur përpara kohe nga kjo botë. Kujtimet dhe dhembja nisën të përzihen bashkë. Muza e dhembjes më ngacmoi. Ti ndrydhë brenda meje, janë bërë shumë ato, ti lë për njëherë tjetër, vetëm sa më rëndojnë këtij udhëtimi. Do ti shpalosë bashkë me dhembjet në një vend. Aty përskaj rrugës, nëpër fijet e barit të pranverës për rreth gurit, të mbuluar me lule, nisë dhembja. Erërat e kujtimeve më shpiejnë në voglin e hershme kur luanim si fëmijë në lagje. Mblidhnim qershi se kush do ti gjente kalaveshët më të mire, për vesh. Kokonim si zogj, mbi një kalavesh rrushi e i këndonim këngë atdheut. U rritëm bashkë, unë me prind e pa të diku larg në mërgim, e ai jetim pa babain. Me duart e skamjes e të mjerimit rrita e tij. Në një Abetaren e mësuam ABCED-ën, Lulin e vocërr e lexonim për ditë. Edhe karrikën shpesh e ndanim përgjysmë. Ja matnim rritën e njëri tjetrit. Vetëm studimet na ndanë por jo edhe udhët e mërgimit që na vodhën të dyve. Ti shkruaj të gjitha dhembja është trazuar e po ë mashtron. Ajo veç se po shtohet. Nuk më besohet se shoku imë H. M. aksidentalisht, të ketë ikur kaq shpejtë nga ne, të paktën pa një lamtumirë. Ndjehem i trishtuar, loti po më tradhëton. Kujtimet nuk mundë ti shfletojë më, ato ishin ngurtësuar mbi gurë. Syve nuk kisha dëshirë të u besoja më. Është portreti i tij, apo guri po më mashtron. Buzëqeshja ishte ngurtësuar mbi pllakën e gurtë dhe po heshte. Përskaj një tufë me lule mbi lëndinën e bleruar. Një qastë i dhembshëm që nuk di si ta spjegoi dot të tërin. Provova ta marrë veten, por ato çaste më përplasën shpatit të bleruar mbi rrugë. Nuk e di, vërtet nuk di si u gjenda atyre çasteve. Megjithatë, e ngushëllova veten; vdekja vjen gjithmonë e pa pritur, dhembja na mbetet përherë si plagë ndër ne. Zbrita poshtë rrugës dhe në ato qaste mu kujtua Migjeni, vëllau i dy motrave jetime, pasardhëset e shokut tim, një çlirim nga dhembja e ndjeva në shpirt.

Verë, 2004, Prizren

Nuk ka komente:

Posto një koment