Qazim THAÇI
_______________
KËNGA SI PËRKUSHTIM
Larg nga vendet e huaja jehu i këngës dëgjohet
Si kitarë shumëzuar telash
përkushtim kanjushë e verdhë
At-dheu ka trazuar zemrat
Në Albulenën e Skënderbeut
Doboviku pret kumtin si zë rrufeje
Ç’ duhet grisur për të harruar dhembjen
Dhembjen e këngës, zërin e Atdheut
Duke ec nëpër mallin e vendlindjes
Si të udhëtohet për në zenit
Kur mungon kënga
Pashtriku shkrin borën
Për mallin e Jusufit
Për qëndrimin e Kadriut
Bardhoshi vigjilon si
Kalorës mitik i janarit.
Kush e vrau këngën
Këngën e lirisë?????
Prizren,22 janar 09.
A MUND TË DILET NGA VETJA
(Përkushtim)
Saherë që të dua
Pyes veten a dilet nga vetja?
Sa herë të kujtojë
Pyesë veten a harrohet vetja?
E di se shpirti Yt
Ka zjarr e ka mall
E di se sytë e tu
Kanë frikë e dashuri
Pse më akuzoni
Që e dua miken time
Fatmjerë, që e dua dhe
E shijojë dhembjen me të
A dilet nga vetja
Kur mungon kujtimi ?
A harrohet vetja
Kur shpirti zvogëlohet ?
Më thuani se si vdiset
Për dashuri?
Më thuani si jetohet
Pa sytë e saj?
VOGËLSIA IME DASHURI
Edhe qielli ka pak kaltërsi
Për zemrën e sajë të madhe
Edhe fusha ka pak erë lulesh
Për shpirtin e sajë të gjerë
Edhe kënga ka pak gëzim e dhembje
Për afshin e saj të dashurisë
Mali ka lisa që i ngjanë asaj
Mali ka zogj që kanë këngën e sajë
Plot tri dekada pikësim dashurie
Mas vogëlsinë time më lartësinë e sajë
30 janar 2009
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment