03 janar 2009

ANALISTËT POLITIK

Gëzim Ajgeraj

www.metaforapoetike.de.vu
www.gezimajgeraj.blog.com


ANALISTËT POLITIK

Liria blu, që ka ka zbitur atdheut tim, solli "demokraci". Na polli koha parti politike me bollëk. Lum ne, populli imë. Liri, demokraci, prosperitet, shpresë e ëndrra plotë diell, na solli koha. Liria e ëndrrave tona, hapëron blu gjithandej Kosovës. Zgjohemi blu, i lajmë sytë blu, hamë blupushojmë blu, darkojmë e flejmë blu. Edhe politia e blu-rtë na është bërë. Ajo rrotullohet rreth harkut blu. Rrotullohet e rrotullohet, deri sa i mirren mendtë e bie për tokë. Kohë e politikës. Jan ngritur "politikan" e politikan. Me shkollë e pa shkollë politike. Gjithqka e mundëshme në ballkan. Por kjo kohë politike kërkoi edhe analistë politik. I polli prapë koha, bile me bollëk. Belbëzojn analizave të politikës, ata e belbëzojn, sa thua se do na e zbulojnë ndonjë planet tjetër politik. Na gjëmojnë fjalëve thua se i ka rënë murtaja gjuhës shqipe. Nxjerrin e nxjerrin belbëzima, e asgjë të re nuk thonë. Shëmtojnë ekranet televizie, me brishtësin që ua mbolli koha. Belbëzimës së tyre, i grinë nervat populli përpara monitorëve. Bëhen pshtymë neverie. Mjerë ti Kosovë, ç'kohë jetonë. Dhe populli pështynë e pështynë monitorëve, e thotë; pjella e librezave të kuqe, na është bërë sot analistë politik.

Gëzim AJGERAJ, 12.10.2004, Zvicër

Nuk ka komente:

Posto një koment