04 janar 2009

BIBLOTEKA

Gëzim Ajgeraj

www.metaforapoetike.de.vu
www.gezimajgeraj.blog.com

BIBLOTEKA

Lajmi për djegien e Malësisë, ra si rrufe. Nga një sulm barbar, që e bëri okupatori, në anën jugore të qytetit P., mbi disa katunde shqiptare, atdheu sërish u pergjakë. Ç'logjik mundë ti pjellë ato krime, pos barbarit të ardhur nga veriu i zi. Atyre vrasjeve, masakrave e djegieve kishte nisur shtatori. Ishin vrarë fëmijë, gra, pleq e plaka. Ishin vrarë edhe shumë te rinj në mbrojtje të kullave stërgjyshore. Armiku nuk i kishte kursyer as edhe kafshët. Ishin djegur shtëpi e biblioteka. Fusha e male shkrumë e hi. O zot, ç'mizerje. Në çastin kur erdhi lajmi, mu kujtua malësia, lagjia ime e dashur, shtëpia. Për një qastë një dhimbje më trazoi. Jo se më dhimbsej pasuria, larg asaj. Të gjitha ia kisha falur atdheut dhe luftës për liri. Në ato qaste, flaka e qiriut përpara meje, ma kujtoi flakën e kullës. Ta imagjinoj dosido djegien e sajë, nuk është e mundur. Ta fshij nga kujtesa, diç po digjet brenda meje. Si ta ndalë këtë zjarr. Flaka e librave shpërthente përtej mureve të kullës. Thyente dritare e kulme dhe ngjitej qiellit përpjetë. Ajo përbinte pa mëshirshëm shkronja e fjalë. Gjithçka e bukur brenda librit shkrumosej në hi. Digjej Buzuku, Barleti, Naimi, Fishta, Migjeni, Lasgushi, Kadareja, Agolli, Shekspiri, Niqe, Gëte, Tolstoi, Cvajgu,... një botë e tërë. Si ka mundësi që brenda një ore të shkrumosen tridhjetë vitet e krijimit të bibliotekës. Jam unë që po trilloj apo dora barbare që bëri shkrumë e hi. Lajmi për vrasjen dhe djegien e gjyshes në kullë, që erdhi atyre çasteve më tmerroi. Ca pika lot më turbulluan sytë e mi sa, sa që më duhej se po vërbohesha. Dhimbja i kishte prekur majat, sa që flakët e sajë s'shuheshin dot. Çaste të kobshme e të dhimbshme sa që nuk mundë ti përshkruaja më. Mylla librin e kujtimeve bashkë me dhembjen e kobit te asaj dite. Flaka e kriminelit nuk ka mëshirë as për librin, fatmirësisht fuqia e tij e ka një funde.


Shtator 1998, Zvicër

Nuk ka komente:

Posto një koment