04 janar 2009

TREGIM: SKIZOFRENI

Gëzim Ajgeraj

www.metaforapoetike.de.vu
www.gezimajgeraj.blog.com

SKIZOFRENI

Mendonte sikur të ishte në qiell, në ato qaste, deri sa zhdarravatej tokës, sillej sikur të ishte mbret i të gjithëve sikur botën ta kishte në pëllëmbë, ëndrrat e tija, gjithmonë ja gjuanin kundërshtarët. Pakë besonte në të mbinatyrshmen, sillej sikur të ishte i fshehur nga syri i botës, ndërsa njerëzit i dukeshin si milingona. Shpesh harronte se ishte i barabartë me tjerët, me kokë, me sy, me duar e me këmbë, nën lëkurë njeriu.
Shokët shpesh ja kishin thënë; "Mos shiko në qiell, se mundë të përfundosh në baltë".
Me ironi, i kishte hudhur të gjitha, ishte i dashuruar në veten, sa që nuk ja fshehte dot edhe shoqes së jetës.
Q'ti thoshte e gjora?
Kundërshtimin gjithmonë ja çfaçte me heshtje, deri sa një ditë ja kishte plasur perden e turpit dhe ja kishte thënë troç:
"Mos e shiko botën me sy të mbyllur"
Keq ishte ofenduar, sa që i kishte shtërnguar dhe grushtat.
Ç'merr vesh ti, moj tullace nga njerëzit! - ishte kundërvënë ai me ironi.
Por gruaja që e kishte kuptuar kërcënimin, kishte ikur në dhomën tjetër, ndërsa ai kishte dalë me tërbim nga shtëpia, derisa në kokë e bluante mendimin për gruan e tij filloriste, e ai që kishte kaluar dyer fakultetesh, i dinte të gjithat e kësaj bote.
Kulmit të atij nervozizmi, rrugës përpara i dilnin afishet që paralajmëronin fushtatën e parë zgjedhore të pasluftës.
Tërbimi ju shtua, ndërsa urrejtjen filloi ta nxirrte pështymës të cilën e hudhte mureve mbi to.
Ju kujtua moti i studimeve, kur disa nga shokët i kishin ofruar gazeta të ndaluara.
"Nuk më duhen këto" - kishte refuzuar me përbuzje.
Të gjithë kishin qeshur atëbotë.
"Nuk ta mbanë, ti je frikacak" - i kishte thënë njëri nga ata.
Vetëm intervenimi i tjerëve e kishte evituar atë kacafytje. Pikërisht ai i buzëqesh sot nëpër çdo mur të qytetit.
Ah sikur ta kishe një fuqi magjike, e t'i shqyeja të gjitha këto afishe, e këtë horrin, do ta shqyeja si macen, - mendonte me vete.
Ah ç'më bëre, - shtoi deri sa po grihej nervave.
Po kush është ky për mua, - inkurajoi veten.
I ra në kokë lutja që i kishte bërë tjetri edhe në ditët e lirisë; që të vinte në parti dhe të harronin mërit e vjetra, e të vazhdonin sikur mos të kishte ndodhur asgjë në atë mes.
Por ky, prapë s'kishte pranuar, bile ishte kërcënuar, ndërsa tjetri me gjakftohtësi i kishte thënë:
"Tani më ka ikur Serbia, po ti, gjithë jetën mbete frikacak"
E shikoi afishen me fotografinë e tij dhe instiktivisht i shtërngoi grushtat.
Mirëdita, - erdhi një përshëndetje nga prapa
Ai e ktheu kokën me habi, dhe u ndalë për një qastë, - mirëdita doktor Xhela.
Si jeni? - e pyeti tjetri, deri sa po e shikonte me habi, ish nxënësin e tijë, që i dukej si i humbur.
Mirë, mirë, - tha ai, me një ton të mbytur.
Tjetri e kuptoi se, diç në këtë mes nuk po i shkonte llafit dhe sa për ta ndërprerë monotoninë, i propozoi që një ditë të vinte në zyrë për një kafe, dhe treti trotuareve të qytetit për në vendin e punës, në klinikën psikiatrike.
Ai vazhdoi të shëtiste qytetit, vërtetë si i humbur.
Prizren, 2000

Nuk ka komente:

Posto një koment