04 janar 2009

PJESË NGA ROMANI:ROB.ë

Gëzim Ajgeraj

www.metaforapoetike.de.vu
www.gezimajgeraj.blog.com

TREGIM

Në mbrojtje të pozicioneve

Pjesë nga romani; Rob-ë

Deri sa plaku Tafë Vërrini, po rrinte ulur pranë dritares dhe po vështronte përtej saj, shtëpitë e pakta të lagjes që dukeshin nga aty, djali i tijë Shpendi me shokët e njësitit, ende po qëndronin ulur në skajinn e pyllit, ku e kishin gdhirë natën. Ata po vështronin përballë tyre bjeshkën e krykodrës që varej teposhtë deri tek shtëpitë e para të fshatit të ndarë në dy pjesë nga kodra pajtimit në mes dhe lumi që rridhte teposhtë zemrës së fshatit. Në majen e kryekodrës dukej një përzierje e ushtrisë armike që po e vëzhgonin teritorin e fshatrave të Vërrinit dhe qdo lëvizje brenda zonës.
Largë po më duket maja e kodrës, - tha Shpendi, tek po e drejtonte shënjestrën e armës, kah ushtria armike.
Pse? mos don të ja shkrepësh, i tha njëri nga shokët.
Pse jo, por kam frikë se nuk do të arrijë deri atje, plumbi, dhe e lëshoi anash armën e tijë. U mbështet në lisin që ngjitej lartësive, prapa shpinës së tijë, dhe filloi të shikoi qiellin përpjetë.
Dita e dytë e ofenzivës armike, po fillonte, në çastë e pushtuann mendimet, vallë si do të jetë gjendur babai dhe gjyshja, veten e ndiente fajtorë që nuk kishte mundur të gjente kohë të paktën për të i parë, në janë mirë, ju dola nga fjala, - përshpëriti në vete, por babai do ta kuptojë- e inkurajoi veten përsëri, është luftë dhe nuk mundë të i lëshojmë pozicionet.
Fjala, - do të kthehem herë pas here të ju shohë baba, - po e ngacmonte vazhdimisht, ndëkaq rruga drejtë kodrave përpjetë i kishte mbetur si një ndarje e hidhur. Brenga gjithmonë e kishte ngacmuar në do të i gjente gjë babain dhe gjyshen e tijë.
Megjithatë, ata janë në strehimore, të paktë në vendë më të sigurtë, e kishte inkurajuar vehten dhe ishte nisur me shokët përpjetë drejtë pozicioneve mbi kodra.
Derisa shikimin e kishte tretur përtej mbi kryekodër, kujtimet e kishin kthyer tek rruga drejtë pozicioneve që e kishin bërë pas ndarjes me babain.
Mor, po të mos ecim kështu në radhë, se do të na pijë e zeza, po të shpërndahemi pyllit përpjetë, atje në dalje do të bashkohemi, ju dejtua shokëve. Njësiti filloj të shpërndahej, pa folur asnjë fjalë, duke marrë pozicione përpjetë pyllit, dhe duke krijuar një distancë afro dhjet metërshe mes njëri tjetrit, për të vazhduar në brendinë e pyllit, dhe për të dalë përsëri deri në skajin e tijë. Nga ana tjetër e kryekodrës, drejtë daljes së pyllit, fërshkëllenin plumbat e ushtarëve serbë, dukej se lëvizjen e njësitit e kishin hetuar ushtria armike.
Plumbat herë pas here e përshkonin edhe pyllin, një plumbë automatiku, fërshkëlleu krejtë afër Shpendit, lëvizjet në këmbë, tani më ishin bërë të rrezikshme, por ata i mbulonte pylli, megjithatë rreziku sa vinte e shtohej, pylli gjuhej nga të gjitha anët, edhe nga granatat e tankseve armike që gjendeshin ë kodrat për rreth zonës së lirë të shpallur nga UÇK-ja. Tani më të gjithë ushtarët e njësitit, po avanconin drejtë skajit të pyllit, gjithmonë në ecjen barkas deri në skajin e tijë. Një kundër përgjigjie filloi edhe nga ushtarët e njësitit, drejtë pozicioneve armike, pas një shkëmbim zjarri për më shumë se gjysmë ore, Shpendi urdhëroi shokët që të i ndalnin gjuajtjet.
Urdhëri u përcollë nga njëri tek tjetri ushtarë, dhe zjarri pushoi.
Letë krijojmë përshtypjen se jemi zbrapsur, u tha shokëve të njësitit, dhe duhet të hulumtojmë një koridor tjetër, deri sa të krijojmë epërsi me pozicione në drejtim të armikut.
Pas disa qasteve, krismat pushuan edhe nga ana e armikut, ndërsa njësiti tani më e kishte filluar depërtimin në skajin tjetër të pyllit që e shoqëronte gjithë kodrën deri në maja.
Në njërin skajë të pyllit, ushtarët e njësitit u bashkuan të gjithë, dhe pasi e pyetën njëri tjetrin, në ishin mirë, vazhduan përpjetë skajit të pyllit që e shoqëronte një luginë me një rrjedhë të vogël uji.
Dëllinjat dhe lajthishta që e mbulonin anën tjetër të kodrës, digjeshin në zjarre që ishin ndezur nga gjuajtjet e artilerisë armike nga kodrat për rreth që s'po pushonin, mbi shtëpitë e fshatit dhe gjithkah andej nga shihej ndonjë objektë apo edhe stogje bari të fshatarëve granatoheshin pa ndërprerë.
Helikopterët e ushtrisë armike që fluturonin vazhdimishtë lartë hapsirës mbi fshatra, e vëzhgonin situatën poshtë në fshatë dhe iformonin artierinë të vendosur mbi kora për rreth zonës, të cilat pastajë e gjuanin qdo lëvizje.
Duhet të krijojmë distancë në lëvizje - tha; Shpendi, sepse kudo na pretë rrezik nga granatat e artilerisë, edhe nëse biem, jo të gjithë përnjëheri.
Dhe ashtu u bë, njësiti po ngjitej përpjetë skajit të pyllit, duke krijuar largësi mes njëri tjetrit, asnjëri nga shokët e njësitit s'po fliste, të gjithë po i mbanin armët në duar, e qantat me fishekë mbi shpinë dhe me hapat e tyre të fuqishme, po ngjiteshin kodrës përpjetë.
Para se arrinin majën e kodrës, një fërshkëllimë e fuqishme po vinte përpara një granate nga tanku i armikut që po gjuante nga kodra, krismat dhe copat e sajë u mbytën në baltën e një moçalishte, shpërthimi e të cilës ngriti përpjetë copat e dheut e baltës që u përplasën gjithandej.
Vetëm pak metra e ndante njësitin e UçK-së nga vendi i eksplodimit të granatës, njëri nga shokët që ato qaste ishte gjendur fare afër Shpendit, ja vuri dorën mbi kokë dhe u shtrinë të dy prapa lisave, ndërsa copat e granatës dhe balta u shpërndanë gjithandej.
Jeni të gjithë? - pyeti Shpendi deri sa po e kthente kokën mbrapa dhe po i shikonte shokët tek po zgjoheshin njëri pas tjetrit.
Patëm fatë, foli Beka, deri sa po i fshinte copat e baltës që kishin rënë mbi të, ajo ra në vendë të butë, dhe fuqinë e eksplodimit së bashku me copat e sajë ja përpiu dheu - shtoi ai.
Më shumë pate fatë ti e Shpendi, - tha dikush nga mbrapa, ishit shumë më afër sajë.
Krisma e fuqishme, i kishte shurdhuar për një qastë të gjithë, ajo krismë ishte bërë fërshkëllimë në veshët e ushtarëve, që në ato qaste po i fshinin nga rrobat, copat e dheut, që kishin rënë mbi ta.
Të shpejtojmë tha Shpendi, ata na kanë hetuar, dhe ne duhet të largohemi sa më parë nga ky vendë.
Njësiti vazhdoi rrugën me hapa të shpejtuara drejtë kodrës përpjetë rrethit të pyllit.
Nuk kishin mbetur edhe shumë metra, për ta arritur kodrën, njësiti vazhdoi rrugën drejtë sajë, kur e arritën majën e kodrës, Shpendi urdhëroi që të fillonin dhe të i merrnin pozicionet ku i kishin të caktuara më herët nga komanda e zonës. Një nga një, filluan të hyjnë kanalit të istikameve, të hapura shumë më herët nga vetë ushtarët.
E gjithë njëmbëdhjetshja e ushtarëve, u pozicionua istikameve që e përshkonin majën e kodrës si një shirit, prej nga mundë të kontrolloheshin të gjitha lëvizjet e armikut në drejtim të zonës, dhe vazduan të vëzhgojnë për rreth kodrës.
Luftime pati gati gjatë gjithë ditës, shokët e Shpendit u mbajtën të pa lëkundur nëpër pozicione, nëpër atë breshëri granatash që vinin nga tanket serbe të vendosura kodrave për rreth pozicioneve të UÇK-së.
Buzëmbrëmja e solli një shkëmbim të rralluar zjarri, ndërsa kur ra terri, ishin të herë pas hershme gjuajtjet e artilerisë armike, vinte në drjtim të pozicioneve ku ishin të strehuar njësiti i Shpendit..
Ndërsa Shpendi i kishte urdhëruar shokët që të i ndalnin gjuajtjet, sepse ato tani më ishin të kota errësirës që nuk dukej asgjë m'at anë shpatit në drejtim të forcave armike, por edhe i kurseni municionin që ishte aqë me të numruara në qantat e ushtarëve. Ata tani më vetëm po e vëzhgonin teritorin gjithandej dhe qëndronin në gjendje gatishmërie.
Një urdhër nga komanda, urdhëronte që të gjithë ushtarët, natën ta gdhinin nëpër pozicione gjithandej nga ishin të vendosur, për ta mbrojtur zonën e lirë nga ndonjë sulmë tinzar i armikut, që mundë ta ndërmerrte gjatë natës.
Sonte, nuk do të pushojmë fare, - tha Shpendi, dhe fjala e tijë u përcollë nga ushtari i dytë, në të tretin, e kështu me radhë deri tek i fundit.
Asnjëri nga ushtarët, nuk ndezi as edhe më të voglën dritë, as edhe cigare, që mos të hetohej nga armiku, sepse vendi mundë të granatohej çdo qastë nga takset e armikut.
Mëngjezi i gjeti të lodhur e të dërmuar, nga pagjumësia dhe mungesa e ushqimit që s'kishin futur asgjë në gojë, të gjithë po qëndronin nëpër pozicione, dikush prapa një lisi e dikush istikameve, ndërsa përqëndrimi i shikimeve të tyre ishte drejtë kryekodrës, nga po përziheshin ushtarët e armikut.
Do të kemi përsëri luftë, tha Shpendi, tek po i vëzhgonte lëvizjet e ushtarëve të armikut, atje lartë në kryekodër, lëvizjet e tyre na japin të kuptojmë se po ripozicionohen, vazhdoi ai, por ju duhet të i kurseni plumbat në maksimum, çdo plumbë për kokë armiku, sepse nuk i dihet se sa do të zgjatë kjo ofenzivë armike.
Një krismë, nga blinda e ushtrisë armike atje mbi kryekodër, e filloi ditën e dytë të luftimeve, ndërsa jehona e sajë u shpërnda grykës teposhtë malsisë, dhe u mbytë luginave e pyjeve përtej shpatijeve.
Lufta filloi, - tha Shpendi, të gjithë në gatishmëri nëpër pozicione.
Ushtarët, prapa armëve të tyre, filluan të marrin në shënjestër pozicionet armike përballë tyre, në anën tjetër të kodrës.

Gëzim Ajgeraj, tetor 1998

NJËSITI I VËZHGIMIT

Gëzim Ajgeraj

www.metaforapoetike.de.vu
www.gezimajgeraj.blog.com

NJËSITI I VËZHGIMIT

Arave misërnike që shtriheshin në të dy krahët e asfaltit, shpërndahej shushurima e gjetheve të tallave që i kishte pushtuar një erë e lehtë vere. Asnjë zhurmë tjetër s'dëgjohej, pos zhurmave të herëpas hershme që vinin nga brendia e qytetit që vezullote dritave dhe mbytej në ankthin e luftës.
Shpati dhe Sharri po vëzhgoni nga pozicionet lëvizjet e forcave armike që mundë të kalonin rrugës teposhtë drejtë kufirit.
S'ka lëvizje, -tha Shpati deri sa shikimin po e hidhte drejtë hyrjes së qytetit.
Dhe unë s'po shohë asgjë, - ja priti Sharri. tek po vështronte nga maja e një peme ku kishte hipur, qyteti duket si mortje, megjithëse është edhe natë.
Erë lufte, bie kudo, vazhdoi Shpati, duke e ulur zërin, sikur dëshiroi të i bëjë me dije dhe sharrit për kujdes në ton, sepse nata, zërin e shpërndan largë dhe mundë të hetohen nga forcat armike me të cilat nuk i ndante as edhe kilometri.
Për një qastë u vendos një heshtje në pozicionin ku po vëzhgonin dy ushtarët e UçK-së, vet shushurima e tallave të misërnikeve s'po pushotne, ndërsa puhiza e lehtë e erës e thente vapën e natës së gushtit.
Këtu lartë bënë më freskët tha Sharri.
Ndoshta do të ishte më mirë të zbrisje poshtë tani, urdhëroi Shpati, mundë të kaloi diç rrugës dhe nga aty ku je, do të gjendesh në pozitë jo të mirë.
Mirë thua, tha Sharri dhe filloi të lëshohej lehtas teposhtë pemës
Kur zbriti poshtë në tokë, uhhhhh, - ofshau ai, qenkam lodhur tha, deri sa po largote armën nga shpina ku e kishte hedhur.
Qëndrimi në pemë, kërkonë energji dyfish më tepër, sepse vihen në lëvizje shumica e muskujve të trupit, të cilat kanë mbingarkesë herë pas here, pastajë ne jemi edhe të pa pregaditur sa duhet fizikisht, tha shpati
Po ti shpat, ishe gjatë në mërgim? - pyeti Sharri
Vitet ikën shpejtë, dhjetë pranvera na ke munguar më thotë nëna, po ti?
Një më pakë, - dhe u bë mirë që erdhi kjo ditë, për të ju kthyer Kosovës, se ndryshe do të na digjte malli si qiriun, pa u hetuar fare në vite po plakeshim
Vendë i bukur ishte Zvicra, por me Kosovën tonë nuk ka, natyra i ka falë bukurinë, edhe pasuri ka mjaftë, po ja që i ka ra hasmi në qafë e nuk e lenë të ngritë kokën, - po ty si të është dukur Gjermania?
S'ka vendë më të bukur se Kosova, prandajë edhe erdha të i dalë zotë, - dhe me dorë e djathtë po e shtërngonte armën.
Dëgjohen zhurma makinash, foli me zë të ulët Shpati, i dëgjon ti?
Për një qastë aty pranë ra një heshtje, ndërsa një shkrrap-shkrrape e armës, ja kujtojë dhe Sharrit, që plumbin ta vendoste në gjendje gatishmërie.
Janë zhurma kamionësh, - shtoi Sharri, po vinjë teposhtë shiritit të asfaltit dhe e bëri gati armën, duken se janë njësi e motorizuar e armikut- deri sa po e zgjaste kokën përtej tallishteve të misrit.
Ne nuk do të shtiejmë të parët,sepse nuk kemi urdhër,vetëm nëse jemi të detyruar, do ta vëzhgojmë situatën dhe lëvizjet, pastaj nëse parakalojnë këndej, mundohu të i numrosh të gjitha makinat dhe paisjet përcjellëse - urdhëroi Shpati.
Lëvizja e makinerisë që poazhdonte të rridhte teposhtë rrugës, për një qastë u ndalë vetëm dritat e makinave që vezullonin përpara tyre, tregonin se ato ishin ndalur, ndërsa zhurma e tyre shpëndahej fushave të gjëra që shtriheshin përskaj rrugës.
Duket se janë ndaluar dhe po vëzhgojn, - shtoi Shpati, tek po mundohej të shihte lëvizjet e disa ushtarëve për rreth makinave.
Po, po, -foli Sharri, ata janë ndalur dhe duket se diq po vëzhgojnë, pastaj kanë dhe qenë me vehte, e dëgjon lehjen e tyre,- por të përqëndruar janë krahut tjetër të asfaltit.
Duhet të ketë ndodhur diq, lëvizjet e tyre nuk janë si në rrjedha normale - tha Shpati.
Tani kujdesë dhe mba në sy qdo lëvizje, në mos ndonjë nga ta të kalojë dhe në anën tonë, atëherë do të jemi të detyruar të hapim zjarrë,por vetëm pas meje, - urdhëroi shpati.
Kolona e makinave u drejtua në parkingun e një depoje me material ndërtimor dh aty filluan të parkohen. Nga kamioët dhe xhipat ushtarak, filluan të zbresin uhtarë e policë të ushtrisë armike. Nga një makinë ngjyrë e gjelbërt në të mbylltë dolën disa eprorë dhe një njeri me rroba civile. Ndërsa nga një shtëpizë vogël që shërbete për rojet e depos, doli pronari i sajë, i cili në ato qaste e njohu burrin me rroba civile.
Q'kërkoni këtu ju drejtua atijë? - dhe i përmendi emrin.
Mbylle gojën dhe shporru, thirri burri në rroba civile me një zë kërcënues
Pronari i depos nuk guxoi të fliste më, ai u mbyllë heshtjes së frikës dhe hyri në makinën e tijë me të cilën u zhdukë prapa dritave të sajë, që ndriqonin shiritit të asfaltit në drejtim të qytetit.
Ndërsa ushtarët dhe policët u shpërndanë misënikeve në anën tjetër të shiritit të asfaltit, dhe filluan marrjen e pozicioneve, me shpinë të kthyer nga rruga dhe dukej sikur pritni që nga ana tjetër e fushës së qytetit të vinte dikush në pritë. Edhe njësiti i ushtarëve me qentë që i mbanin me nga një zingjirë përdore, hynë brendisë së arave të mbushura me tallishte.
Ndërsa personi në rroba civile, së bashku me oficierët i prinin ekspeditës ushtarake, që po marshonte arave përtej rrugës.
Ata po marshojnë në anën tjetër të fushës, - tha Shpati, nuk janë shenja të mira, ka ndodhur diq serioze me siguri, po ti e identifikove personi në rroba civile?
Është natë, dhe nuk jamë i sigurtë, por për nga ajo makinë me targa civile, më duket shumë e njohur, ajo makinë kalonë qdo ditë këtej.
Për mua edhe makina, por edhe personi , janë të identifikuar,ai është një bashkëpunëtor i okupatorit dhe rastin patjetër duhet lajmëruar në komandë, pastaj le të vendosë komanda, për masat e mëtutjeshme.
E tani duhet të kthehemi në komandë, sepse edhe ata nuk do të kthehen më mbrapa - vazhdoi Shpati, e shehë se edhe makinat po largohen nga aty dhe po ikin drejtë bazës së tyre.
Mendonë se s'do të kthehen më? - përsëriti Sharri
Shumë i sigurtë! - pohoi Shpati, duhet të ket ndodhur diq në rrugën tjetër që shpie kah Drini, atje janë dëgjuar shumë krisma aty rreth mesit të natës,por ajo pjesë është jashtë përkufizimit të zonës së lirë, këtë ma pohoi njësiti pararojë kur më dorzoi detyrën.
Me siguri, po ti e njehë mirë strategjin ushtarake të armikut ti Shpat.
Jo edhe aq, por ja që lufta na detyroi të mësojmë edhe këtë artë, pastaj me këtë armikë, jemi mësue mor Sharr, s'e kemi të sodit, moti na ka ra në qafë, po ne ecim tani, se edhe mëngjezi po afronë, duhet të lajmërohemi në komandë.
Lajmi që u shpërnda si një rrufe gjat atijë mëngjezi nga komanda, ishte shumë i hidhur, në një pritë diku jashtë zonës së lirë, kishte rënë në krye të detyrës komandanti dhe ishin plagosur rëndë dy rojet e tijë.

Gusht 1998

TREGIM: PAMJE E VERDHË

Gëzim Ajgeraj

www.metaforapoetike.de.vu
www.gezimajgeraj.blog.com

PAMJE E VERDHË

Sapo e porosita kafen e mëngjesit, erdhi lypësi i vogël. Në njërin skaj të Shatërvanit të qytetit, ku isha ulur , jo shumë larg kroit, një dorë e zgjatur kërkonte lëmozhë. Kurrë s'do të kisha pier kafe, vetëm të mos ta shihja atë dhembje të njomë. Atij çasti të mallkuar ta pija pikëllimin e asaj pamje të verdhë, skish me keq. Pikërisht atyre çasteve, rashë në amullinë e vargjeve Migjeniane, që nisën të rrjedhin një nga një. Është një ndjenjë e dhimbëshme kur i kujton; "Kafshatë që s'kapërdihet asht, or vlla, mjerimi, kafshatë që të mbetë në fyt edhe të zë trishtimi kur shef ftyra të zbeta edhe sy t’jeshilta që t'shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin të tan jetën e vet derisa të vdesin". Është ndjenjë e dhimbshme, ti përjetosh ato. Aq më e dhimbëshme ti jetosh. Një përjetim i atyre çasteve, është një zgjim i dhimbshëm. Ndjenja humane që kurrë s'më kishte munguar nisë e zgjohet. O zot, thashë me vete. Një dorë e vogël që kërkon mëshirën e lëmoshës, i gëzohet humanizmit. Në tavolinë isha fill i vetëm. Kafeneja gumëzhinte bashkë me njerëzit që kalonin rrugëve të qytetit. Përtej vitrina të mbytura në shkëlqimin e arit. Zhurma makinash që shpojnë kupën e qiellit dhe këngët e muzikës pa nota. Xhami e kisha që ftojnë njerëzit në lutje. Në këtë farë përzierje kisha humbur i tëri. Shfletova gazetën, ta mashtroja veten me gënjeshtrat e politikës, por më dhimbënin sytë. Se si më ngelen ata sy të vegjël me atë fytyrë të verdhë e thatake dhe ajo dorë e vogël e zgjatur, brenda kujtesës sime. Nuk mundë të qetësohesha. Doja të shkruaja diç, por dora nuk më bënte. Lypësi i vogël, që shkonte tavolinë më tavolinë, ma kishte vjedhur disponimin e asaj dite. Pamja e tij e zbehtë më tërhiqte gjithandej nga shkonte. Çastet ishin ngrirë brenda dhembjes dhe zemërimit për kohën brenda të cilës përpëlitemi. Dhembja më kishte zbehur të tërin. Kafenë e piva bashkë me pelinit asaj dite plotë verdhësi.

Prizren, Gusht, 2005

TREGIM: PAROLLAT

Gëzim Ajgeraj

www.metaforapoetike.de.vu
www.gezimajgeraj.blog.com

PAROLLAT

- Vapa e verës përcëllonte kudo,ndërsa djersët rridhnin ballit si pikat e shiut që po mungonte prej kohësh. Në të dy skajet e lagjes, dy të rinjë paralajmëronin vozitësit e automjeteve që kalonin aty pranë të ulnin shpejtësinë.
- Ngrihet shum pluhur, - tha njëri nga të rinjët, tek po kujdesej për ngadalësimin e komunikacionit, fasada është ende e freskët dhe ngjitet pluhur në të.
- Për rreth shtëpisë, një bojaxhi, po shikonte se mos diku kishte mbetur ndonjë njollë që i kishte shpërtuar brushës, apo edhe muri nuk e kishte marrë si duhet ngjyrën.
- Duket shumë më e bukur tani, - i thashë bojagjiut, tek po e vështroja fasadën e zbardhur të shtëpisë në fundë të fshatit. Brenda shikimit tim fasadës përpjetë po kërkoja gjurmë të një kohe të shkuar e plotë sakrificë, që brenda meje i ruaja ende si kujtime të pa harruara të kohëve të ilegales.
- Bukur tha ai, - kujtojë se nuk ka mbetur asnjë gjurmë nga e kaluara, ah sa shumë më ka munduar ajo ngjyra e kuqe që ishte e shkruar, dhe ofshau, tri herë më është dashur ta lyej të njejtin vendë dhe prapë tejdukej.
- Nuk fshihen edhe lehtë ato gjurmë, jo - i thashë bojaxhiut, jan gjurmë kohe. Brenda meje po bluaja mendimin e një moti të ikur, po ku mbetën gjurmët e asajë kohe tani, vallë a do të mbetet ndonjë gjurmë diku, apo nuk do të dihet asgjë pas disa dekadave? ndoshta vetëm në kujtesën e atyre që e rrotulluan atë kohë. Kjo po më mbillte trishtim. Sa e pa fatë është ajo kohë që nuk shkruhet askundë, i thashë vehtes, ajo rrezikon të humbet dhe kështu humbë një histori, një kohë, një epokë, bashkë me ne.
- Shtrirja e rrënjëve të okupatorit, brenda atdheut tonë të robëruar, e kishte vështirsuar tepër aktivitetin e nëntokës apo siq e quanim ndryshe veprimtarinë e grupeve ilegale të cilat në programin e tyre e kishin çlirimi e atdheut nga okupatori shekullor.
- Netët e fillimëmarsit, po iknin brenda një aktivitetit të shtuar të punës me grupin, dhe dita e caktuar duhej të na gjente në ballë të detyrës e me një pjesë të kryer të punëve. Njëmbëdhjet marsi i pranverave të kuqe po vinte, i kuq si kudo në pranverat kosovare. Detyra e marr, duhej kryer. Nata e dhjetëmarsit përplot hënë, shokët në dhomë po i bënë nevrikë.
- Po ku doli dhe kjo hënë sonte, tha Shpendi, deri sa po shikonte rreth dritares, hapsirën përtej sajë.
- Sikur na e bënë për inatë, shtoi Shpati.
- Duhet të gjejmë zgjidhje, - thash, detyra duhet kryer brenda natës së sontme, njëmbëdhjet marsi vie një herë në vit, dhe jo qdo ditë.
Kjo fjalë i preu dilemat e dyshimit, shpendi mbështeti kokën në murin e bardhë të dhomës, që ngrihej pas tijë, Shpati i lidhi duart për rreth gjurit të vetë, ndërsa Sharri s'po fliste fare, dukej se të gjithë po e vrisnin mendjen tek zgjidhja më e mirë për aksionin.
- S'u kthye ende Graniti, - e pyeta Shpendin, që herë herë vezhgonte kah dritarja me shikimin për gjatë rrugës.
- Vetëm sa s'ka hyrë brenda, ma preu ai, - që shikimin e kishte përqëndruar përtej dritares.
Një kërcëllimë e lehtë e portës së oborrit, dhe ca hapa të lehta përpjetë shkallëve, e përcollën hyrjen e Granitit, në dhomën ku po pritnim. Dukej fare i zbehtë, një brengë si duket po i brente buzagazin e tijë që e kishte gjithmonë.
- Erdhe Granit?,- i thashë
Ofshau njëherë, dhe u ulë pranë derës ku zakonishtë ulej.
- ç'kemi në teren?, - e pyeta
Punët jo edhe aq mirë, - tha; lëvizjet jan shtuar nëpër fshat pastajë edhe kjo hënë, se ç`na është bërë sherr sonte, ndërsa komunistët ende po mbajnë mbledhje në zyrën e fshatit, isha në vëzhgim edhe atje, nga prapa zyrës ku po mbanin mbledhje arrita ta dëgjojë edhe këtë; sonte duhet të rrimë të gjithë të zgjuar dhe të ruajmë fshatin, në secilën lagje duhet të ruani nga dy dhe të gjendeni në qdo qoshe të sajë, ata nuk duhet të na njollosin neve, emrin e partis sonë, të shtetit. në mos të ndodhë që nesër fshatin ta kemi të mbushur parolla apo pamflete, sytë e juajë sonte duhet të jenë bërë katër që të mos u shpëtojë asgjë, ndërsa elementët e dyshimtë dhe shtëpitë e “nacionalistëve” të jenë në shënjestër të syrit tuajë çdo çastë. Ata nuk do të jenë të qetë, do të përpiqen të na njollosin përsëri, sikur qdo vitë në këtë kohë, por vigjilenca e juajë kësaj radhe duhet të fitojë mbi ta, po i kapëm, të gjithë do të përfundojnë në burgë, ndërsa për këtë do të jetë mirnjohës edhe lidhja socjaliste në Prishtinë dhe ajo në Beograd, kështu po u fliste kryetari i tyre, më tepër nuk qëndrova, sepse qdo qastë ata mundë të dilni nga mbledhja.
- Dhe ti për këtë u shqetësove kaq shumë? - foli me humor Sharri.
- Mor, sonte do ti zbukurojmë shtëpitë e fshatit, se s'bënë, që nesër ato të duken më të bukura, do ti skuqim ato me ngjyrat më të bukura që i ka kosova, kështu e donë marsi i pranverave të kuqe, - ndërpreu Shpendi.
- Unë nuk u shqetësova për ta, me helmin e tyre jemi mësuar qdo ditë e natë, por kjo hënë q'mu ka veshur sonte mbi fshatë si për inatë.
- Shpati spo fliste fare, dukej se zemrimi i kishte hipur në maje të hundës, dhe sikur donte që detyrën e vetë, të zgjohej dhe ta kryente menjëherë.
- Edhe kjo punë do bëhet, do bëhet se s'bënë, nesër kosova ka festë, ka përlindje, ka përvjetore dhe marset e pranverave të kuqe të demostratave do të kujtohen, do të jemi të mundur, po dështuam, kjo punë do të bëhet që tani, - thashë me zemrim, do ta bëjmë të gjithë së bashku, e nesërmja duhet të na gjejë edhe më të vendosur në idealin tonë. - Traktet që duhet të shpërndahen, janë të gjitha gati, ato do të hudhen nëpër oborret e shtëpive të fshatit aty ku ka mundësi, të ngjiten nëpër dyer dhe mure aty ku është mëse e përshtatshme, edhe ngjyrën gati e kemi, nga një litër dhe ga një brushë do ta marrim, Shpendi, Shpati dhe unë. Fshatin do ta ndajmë në tri pjesë dhe nëpër muret që i dini ju më së miri, se janë të dukshme dhe fasada të bukura, të shkruhet me shkronja të mëdha, sa jemi ne vetë në kyembë;Kosova Republikë. Dhe pasi ta kemi përfunduar aksionin, do të shpërndahemi secili nëpër shtëpitë tona. Keni kujdes në gjurmë, në rroba dhe gjithqka tjetër që mundë të krijojë mundësi dyshimi tek armiku. Dita e nesërme duhet të na gjejë me rroba tjera. Mundohuni të jeni sa më të pa dukshëm këto ditë dhe sa më konspirativ me masat. Kjo do të ndodhë edhe në paralagjet e qytetit, dhe shokët atje jan vënë të gjithë në gjendje gatishmërie, kështu do ta kemi më lehtë të ia humbim gjurmët armikut.
- Mesi i natës kishte ikur ndërsa hëna po bëhej edhe më e shëndritshme mbi borën e sharrit që i mbulonte kodrat e Vërrinit m'at anë përballë fshatit, ndërsa rrugëve të fshatit ajo ndriqonte si një llampë neoni që nuk lenë qoshe pa depërtuar. Vetëm lehja e ndonjë qeni, aty këtu, e prishte qetësinë e asaj nate marsi.
- Koha ta shuajmë dritën tha Shpati, kështu mundë të japimm shkas për dyshim, pastaj dhe drita e hënës mjaftonë.
- Mirë thua, ju drejtova shpatit, është kohë gjahu tani dhe argatiët e dreqit, jaë në gjueti. Graniti që po rrinte ulur pranë derës, fare pa lojtur nga vendi e ngriti dorën e djathtë dhe prapa tijë e shuajti qelësin e llampës elektrike.
- Mirë ja bëre, - tha Sharri, kanë filluar të më djegin sytë nga shkëlqimi i sajë.
- Ndoshta nga pagjumësia, shtoi Shpendi.
- Ka mundësi, pohoi Sharri, këto ditë shum pakë kam pushuar, ditë shumë intenzive dhe me ngarkesë kamë jetuar.
- Ja ka vjedhur gjumin e dashura, e ngacmova Sharrin, sa për ta ndrruar atmosferën. Si duket ai mori veshë hilen e humorit, vetëm me një të qeshur lehtë e mbaroi dhe s'foli gjë.
- Po ne ç'presim tani? - pyeti Shpati, që nuk e nxinte vendi. Lëvizjet e tijë me kokë drejtë dritares, që të nxirrte shikimin përtej shpatit kah shkëlqente hëna, tregonin se ai sa ikte koha e bëhej më e pa durueshme pritja.
- Do të presim edhe ca, ndoshta edhe hëna do të dobësohet, por edhe rojet e natës, rreth mëngjezit do të jenë lodhur, të paktën kështu unë e parashikojë, dhe atëherë kur ata të tërhiqen nëpër shtëpit e tyre, duke menduar se gjithqka përfundoi, ne do të dalim në aksion.
- Përjashta po bënte qetësi, vetëm lehjet e qenëve shpërndaheshin në jehonë malit përtej që nga dritarja dhomës ku po rrinim, dukej si ë pëllëmbë të dorës. Herë pas here dëgjoheshin hapat e nënës në oborr, e cila kohë pas kohe nga meraku i djemve dilte dhe vëzhgonte deri në skajin e lagjes. Pritjes së bezdisshme në dhomë kishte rënë heshtja, jan qaste që nuk të lënë të qetë, të ngacmojnë, të nxitin që sa pë parë të dilet në aksinon, Shpatin s'po e zen vendi, Sharri duket më gjakftohtë ndërsa Graniti duhet të jetë i lodhur, nga një herë po dremitë në gjumë. Edhe mua nuk më nxë vendi, koha pritjes po më krijonë bezdi, ndërsa nata më duket shumë e gjatë. Nuk e di sa herë brend asajë nate nëna kishte dalur në oborr, dhe kishte vazhduar deri tek skaji i lagjes, dikurë edhe ishte shqetësuar se mos na kishte mashtruar gjumi. Hapat e lehta që po ngjiteshin shkallëve, i njihja mirë, ishin hapat e nënës, ajo ecë lehtë sa që mudë të thuash se nuk shkelë në tokë, sa lakmi ja kamë ecjen e sajë, dhe kur ja them. Më përgjigjet; a mos po më ndalë pesha biro, më thoshte. Derën e hapi lehtë dhe nëpër dritën e hënës që po hynte nga dritarja, shikimi i sajë po më kërkonte mua.
- Po ti ende s'ke fjetur o nënë, - i thashë, sa për të i lamëruar se unë isha i zgjuar.
- U bëra merak, thash se mos ju ka mashtruar gjumi, o birë, foli me zë të ulët dhe vazhdoi; jeni të ri, pastaj këto ditë edhe jeni lodhur shumë.
- Jo moj nënë jo, po ti shko tani dhe flejë, mos u brengos për ne.
- Ah, mor birë, ofshau ajo, - e mbylli derën dhe zbriti shkallëve teposhtë.
Nëpër atë dremitje të herë pas hershme, kishte vajtur vonë, një errësirë që e kishte kapluar dhomën, jepte shenja se drita e hënës kishte filluar të dobësohej, ajo po e humbte shkëlqimin si një kandili kur i shpenzohet gazi dhe fillonë të i dobësohet drita.
- Koha, - tha Graniti, që deri atëherë hiqej si i fjetur.
-Më duket se po, i thashë, hëna është dobësuar mjaftë, pastaj edhe mëngjezi po afronë. Të gjithë shokët zgjuar kishin qenë, dhe e kishin pritur me pa durim qastin për aksion. Detyrat i dimë sicili, mudohuni të jeni të pa dukshëm gjat aksioni, ndërsa lëvizjet duhet të i bëni jashtë fshatit deri në pikat e përcaktuara për parolla, mendojë se të gjithë i kemi të qarta detyrat që na presin. Asnjëri nga shokët nuk foli asgjë, u zgjuam të gjithë nga vendet ku ishim ulur dhe u afruam pranë flamurit në murë, gati të gjithë përnjëheri i vendosëm duart mbi të, dhe me betimin e dhënë, zbritëm shkallëve teposhtë. ë bodrumin e shtëpisë, secili nga shokët e mori ngjyrën e brushat, dhe traktet që duheshin shpërndarë.
- Ju priftë e mbara biro, u dëgjua zëri i nënës, nga njërri skajë i shtëpisë.
Pa e folur asnjë fjalë, të gjithë u shpëndamë drejtimeve nga i kishim caktuar.
Detyra që i kishim vënë vehtes u krye si ishte më ë miri, ndërsa brenda lëvizjeve tona nëpër fshatë, nuk pamë asgjë, ashtu siq e kishim planifikuar, rojet siq dukej ishin kthyer nëpër shtëpitë e tyre, mëngjezi i kishte lodhur, pastajë mendimi se gjithka përfundoi në rregull, i kishte mashtruar.
- Qenke bërë kuq me ngjyrë, tha nëna që kishte pritur në skajë të shtëpisë
- Gjithqka në rregull është, i thashë, për të ja larguar brengën, po ti tani merri kët rroba edhe këpucët dhe të gjitha hudhi në zjarrë, nuk duhet të kemi asnjë gjurmë brenda shtëpisë.
- Të nesërmen fshati dhe disa paralagje të qytetit, ishin skuqur me bojë, njerzit po gumzhinin grupe, grupe, ju lumtë dikush thoshte, po bukur e paskan qëndisur shtonte tjetri. Vetë antarët e partisë, të shqetësuar, shpërndaheshin turmave, dhe me dinakëri vëzhgonin lëvizjet e të rinjëve që po shikonin me admirim parollat nëpër muret e shtëpive të fshatit. Ndërsa policia që kishte ardhur në fshat, si e tërbuar po kryente ekspertiza të gjurmëve nëpër muret e shtëpive të skuqura nga dora e nëntokës kosovare.
- Më ka shpenzuar shumë ngjyrë ky murë, tha bojagjiu, tek po e shikonte atë, pastaj ajo ngjyra e kuqe në ka qenë e shkruar në murë, e ke parë me siguri, për këto pesëmbëdhjet vite sa ka qenë aty? nuk mbulohej lehtë.
- Edhe rrobat i paske prishur, - ja preva shkurtë.
- Më duhet ti hudhë edhe ato, - tha ai, është tharë ngjyra në to dhe nuk vishen më.
- Edhe ne dikur, i kemi hudhë nga një palë, ja përcolla me një të qeshur, po ti ja për ngjyrën dhe rrobat, është dhuratë e imja, fasada e kësaj shtëpie, le të shkëlqej edhe më bukur ajo sotë në liri.
- Gojë hapur mbeti bojagjiu prapa pasqyrës së veturës që po ikte teposhtë rrugës së fshatit, në drejtim të qytetit, të cilën po e ngiste Mërgimi i shoqëruar nga poeti.

Gëzim Ajgerj, Malësi e Vërrinit, mars 2000

SHPËRBLIMI

Gëzim Ajgeraj

www.metaforapoetike.de.vu
www.gezimajgeraj.blog.com

SHPËRBLIMI

Tani më shpërblimi ishte ndarë. Poezia e tij nga juria ishte zgjedhë më e mira. Edhe pse pati shumë dyshime në trupin e jurisë, shpërblimi u nda. Si do që të kishte qen, ai ishte poeti më i mirë i këtij konkurimi. Dyshime e shokëve që kishin ngritur për jurinë, para se të fillonte manifestimi, kishin mbetur vetëm fjalë të pa përfillshme nga radhët e organizatorit. Kush kishte bërë be, se s'do merrte pjesë në konkurse të tilla letrare, një tjetër kishte thënë se ka disa vite që shpërblimet ndahet nga përcaktimet politike të autorit, tjetri në grupe dhe rrethe vicioze, etj. Si do që të kishte qenë në vitet e shkuara dhe sot, këto kishin mbetur vetëm fjalë boshe, që si s`ishin përfillur organizatori.
Tani më dihej fituesi dhe poezia e shpërblyer.
Të tjerët poet, që kishin mbetur jashtë shpërblimit, ishin mbledhur kokë më kokë, atje në kafene e restorantit dhe po e tjerrnin zemrimin e dyshimit.
- Gjithçka është e dyshimt, për mua, - tha dikush.
- As aromë poezie nuk kishte, poezia e shpërblyer - tha tjetri.
Le ti merr ca para, se është i pa punë - u dëgjua një zë i plasur
Plasi qeshura.
Zërat që vinin nga tavolina përtej, sikur na ftonin dhe mua e mikun tim nga Kosova, që ta grinim zemrimin e padrejtësisë.
- Kemi vend dhe për ju, - ftoi pala tjetër.
- Po le ta ndajmë, zemrimin së bashku, - tha miku.
- Por jo edhe shpërblimin, - tha dikush.
Ai siç e pamë, kishte qen i ndarë qysh herët, - fola me zemrim dhe shikimi më ngeli drejtë derës.
- Po na vjen poeti, bashkë me kryetarin e jurisë, - përshpëriti dikush nga mbrapa.
- Bëjini vend, bëjini vend, - na thoshte njëri nga shokët tan më të vjetër.
- Mirëmbrëma, mirëmbrëma, - u dëgjuan zëra që i shoqëronte zhurma e karrigave qe i tërhiqnin nga tavolina tjetër. Një heshtje ra. Askush spo fliste, as s'po uronte.
- Na e morët shpërblimin, - tha njëri nga poetët më në moshë.
- E kishte merituar, - plotësoi dikush.
- Ndoshta kryetari i jurisë, më tepër, - tha miku imë.
Një e qeshur, prapë ra në tavolinë. Vetëm poeti i shpërblyer dhe kryetari i jurisë i munguan atij gazi. Atyre u iku gjaku nga fytyra dhe spo nxirrnin llaf.
Gjithë atë qeshje të zhurmëshme, e ndërpreu kamarieri.
- Ne s'do të pijmë asgjë, foli poeti, se vajti vonë, - dhe shikoi në drejtim të orës mbi murin e banakut.
- Ikim tha tjetri, dhe u zgjuan që të dy.
Natën e mirë - ishte përshpërima e tyre e fundit plotë zemrin.
- Kishte diç, në atë shpërblim, - pyeta unë në drejtim të shokëve në tavolinë.
- Aq, sa për pesë prostituta, - tha dikush në tavolinë, që po shikonte përtej xhamave të restorantit.
Prapë e qeshura e zhurmëshme e pushtoi sallën e restorantit.
Poeti i shpërblyer dhe juristi i tije, tani më po iknin drejtë lagjes së prostitutave.

Prill 2004, Zurich

PSE TREMBEN MIQTË???

Gëzim AJGERAJ

www.metaforapoetike.de.vu
www.gezimajgeraj.blog.com


TREMBA

Pse u trembë ish miku imë i pendës, as sot e kësaj dite nuk e di. Përmes një komunikimi të herë pas hershëm dhe ndonjë takimi aty këtu në ndonjë aktivitet kulturor, mbanim lidhjet me mikun e pendës. E them mik i pendës, sepse të gjithë ata që mbajnë titullin poetit apo shkrimtarit, i dua ti kem miq. Është ves personal i natyrës dhe sinqeritetit tim. Pikërisht kur i kujtoj këto, më dhemb ikja e ish mikut. Arsyen se gjej dot. Ta them do si do nuk mundem. I kujtoj të gjitha, dhe prapë zanafilla më mungon. Ç'nuk do të bëja të dija mendimin e tij. Hiqej si mik i afërt dhe i gatshëm në çdo kohë, për bashkëpunim në interes të kulturës, aktiviteteve dhe organizimeve tjera kombëtare këtu në mërgim, gatishmëri për antologji e vepra të përbashkëta, etj, etj. Ta pranoja si mik, me fillim, dyshoja në sinqeritet, pa llogaritur në potencialin intelektual të tijin. Megjithatë rrugët e miqësisë dhe komunikimit, i lashë te hapura. Ti kujtoj të gjitha, ndiej siklet për mundin e derdhur kotë. Ti fshiej, nuk bën. Herë pas here kisha bërë edhe recensione për vargjet në librushkat e tija, për ta vënë në binar të letrave. Aq më keq, lavdatat e kishin vërbuar, sa që vërejtjet mes rreshtave nuk i kishte përfillur fare. S'do të konstatoja se e kishte vërbuar nami, por dyshimi i hulumtimit tim, aty më nxirrte. Këtë dyshim, ma kishte forcuar edhe më, tregimi i një mikut tim që e njihte më për së afërmi. Bile kjo ma vërtetonte mendimin se miku i pendës ishte trembur nga ankthi i paragjykimeve të veta, se një ditë mundë edhe të kritikohej vargu i tij nga kritika e ime. Pikërisht kësaj frike kishte ikur ish miku, edhe pse asnjëherë nuk e kisha ngacmuar rreth dobësisë së vargut. Tani më ai është strehuar diku dhe jeton jashtë ankthit, se dikush mundë ta këshilloi a qortoi për vargun. Po, po, ai nuk i kthen përgjigjie kujt, nuk u përgjigjet ftesave ku janë shumica e miqëve të pendës. Ata, nuk e ka fare në qejf ti takoi, ka ikur brenda qetësisë së vetë. Çfar të them, fillimisht isha ndier keq dhe ndieja keqardhje për ish mikun. Një takim mes miqëve të pendës, tek po debatohej mungesa e tij, nuk isha i vetmi që e ndaja këtë mendim. Kjo më qetësoi dhe më dha edhe një mësim të mirë. Miqtë e tillë përpara se ti ofrosh duhet situr mirë personaliteti dhe karakteri i tyre. Fatkeqësisht, jo gjithmonë, i kam rrespektuar rregullat e tilla. Kjo na ka vjedhë shumë kohë dhe mundë e që deomos ka qen e dëmshme për mua. Fatkeqësishtë

29.12.2005, Zvicër

Tregim: Vullnetarët

TREGIM

Gëzim Ajgeraj

www.metaforapoetike.de.vu
www.gezimajgeraj.blog.com

VULLNETARËT

Thirrja e atdheut ishte shpërndarë në të gjitha skajet e botës, ndërsa pushkët e lirisë po i thirrnin djalërinë shqiptare, për t'i dalë zot atdheut. Dheu i Kosovës po digjej e përgjakej në çdo cep nga ushtria barbare e okupatorit serbë. Gjaku që derdhej damarëve të tokës arbërore, e shpon dhembjen çdo shqiptari jashtë atdheut. ndërsa djalëria militante, kishin filluar të ktheheshin drejtë atdheut, për të i ngjeshur armët e lirisë. Mes korriku i nëntëdhjet e tetës, Vërrinin e kishte gjetur nën uniformën e lirisë, ndërsa djalëria militante e cila gjendej në mërgim, po pregaditej për kthim. Lista e vullnetarëve shtohej çdo çastë, ndërsa pritja për nisje ishte e besdisshme. Rrobat, armët dhe gjërat e nevojshme për vullnetarët e lirisë, pritnin qdo qastë nisjen nga alpet e evropës, drejtë vijave të frontit në tokat shqiptare. Mëngjezi i së shtunës, që agoi pa vënë gjum në sy, ishte nata e fundit në dhe të huaj.
Duam të çmallemi thoshte Rexha, pastaj luftë është, dhe kush e di se a do të shihemi më, - dhe shtonte; edhe nëse shihemi, vetëm në Kosovën e lirë.
Dhe kur i tha këto fjalë, sytë ju mbushën me lotë.
Vetëm në liri, shtoi Sabriu e Qaza, tek po i bënin gati rrobat për nisje.
Vullneti për rrugën e lirisë, shkëlqente në sytë djelmoshave militantë, që kishin vendosur t'i ktheheshin atdheut, për të i dalë zot.
Nata ishte e gjatë, për vullnetarët, - por ajo po ikte shpejtë për ata që po i përcillnin.
Jeni gati trima, - thirri Rexha, me agun e parë të mëngjezit, - që nga ky momentë fillonë rregulli ushtarak, shtoi ai,- tek po e lëshonte një buzëqeshje të lehtë.
Gati thirrën Sabriu e Qaza, - thuaj se me një zë, dhe mbi shpinë hodhën qantat e stërmbushura me paisje ushtarake.
Qastet e para të mëngjezit të fundit, në alpe, fokusoheshin në dioptrinë e fotoaparateve, për të u shkrirë në kujtime të përjetshme për gjeneratën e epokës së lavdishme. Buzëqeshjet e atijë mëngjezi, shënoheshin memoareve të kameras si një kujtim që gjithmonë do të nxjerrin mallë dhe do ta trazojnë atë.
Orët që po rridhnin, shtriheshin bashkë me shikimet fushave dhe bjeshkëve të Zvicrës, që i përcillnin të dy skajet e magjistrales Buchs - Cyrich.
Arau ishte pritja dhe përcjellja e ushtarëve të lirisë, drejtë atdheut.
Asgjë më e bukur dhe më rrënqethëse nuk po rridhte, se sa qastet e atijë mëngjezi, që po ecnin me hapin e vullnetarëve të lirisë, që po niseshin për t'i dalë zot atdheut.
Betimi në flamur, përpara nisjes është besa që shënon vendosmërinë e djemve të lirisë, se gjakun e tyre do ta shkruanjë maleve të Kosovës, për atdheun e lirë.
Televizioni Zviceran, po fokusonte qastet e para të itervistës, me ushtarët e lirisë
Po shkojmë për të vdekur për lirinë e atdheut, - tha Rexha.
Deri sa Sabriu e Qaza, ngritën grushtat lartë, për simbolikën e vendosmërisë dhe qëndresës në rrugën e nisë.
Prapa përqafimeve të përmallta, mbetën kujtimet e viteve të mërgimit, ndërsa djemt e lirisë, i kishin pritur krahëhapur, rinia heroike e Vërrinit dhe ju kishte bërë vende nëpër istikame, maleve të atdheut.
Pas një viti agoi liria në Kosovë.

Malësi e Vërrinit, 1999 Gëzim Ajgeraj