Gëzim Ajgeraj
www.gezimajgeraj.blog.com
www.metaforapoetike.de.vu
TV BESA
Pjesë të shkëputura nga intervista me Gëzim Ajgeraj, në Tv Besa, intervistoi gazetari: Qazim Thaçi
1. TV Besa:LIRIKU I ARRATISUR
Gëzim Ajgeraj, poeti i arratisur larg atdheut, për gati dy dekada, apo me mirë të themi gati gjysmën e jetës së tij e kaloi jashtë vendit të vetë. Zvicra ishte stacioni i fundit, kur në vitin 1988 u arratis nga atdheu i tij i robëruar dhe mori botën në sy. Ai fletë me nostalgji, për vitet e rinis së tij, vite këto që i kaloi ë qytetin e bukur buzë Lumbardhit. U lind në qytetin e Prizrenit, u rritë në Vërri zonë kjo shumë e dëshmuar në luftërat për çlirim kombëtar. Shkollimin e mbaroi në Malësi dhe në qytetin e lindjes për të vazhduar më vonë edhe në Zvicër. Ishin vitet e rënda, vitet e lëvizjeve të mëdha në Kosovë, kur Ai u largua por nuk i mungoi kurrë asaj. Gjashtë vitet e ilegalitetit të tij në atdhe, që nga rinia e hershme, e kishin kalitur për qëndresë, moral dhe ideal të fortë në përpjekjet për çlirimin e atdheut. Ai që në rinin e hershme, qysh si nxënës i shkollave të mesme në qytetin e tij, e gjend gjithmonë nëpër demonstrata kundër shtypjes dhe dhunës, nga regjimi i Beogradit. është dalluar gjithmonë për konspiracion të lartë në mesin e ilegalëve të Kosovës. Gjatë viteve '82-88 dha kontribut shumë të çmuar ë shpërndarjen e materialeve propagandistike, për vetëdijësimin e masave të thjeshta të popullit. E gjithë kjo përpjekje dha rezultate më vonë. Në vitin 88, nga njerëz të besuar ishte njoftuar se së bashku me një shokun e tij (S.P), nga shërbimet sekrete të shtetit okupator, po pregaditeshin dosje dhe se së shpejti do të arrestoheshin. Për tu ikur këtyre kthetrave, Ai detyrohet të largohet nga atdheu, duke mos e bërë publike kurrë një informacion të tillë, por largimin duke e arsëtuar gjithmonë për shkaqe ekonomike.
Krijimtaria e tij letrare ka zanafillën, që në klasën e pestë të fillores. Por me një përkushtim të veçantë ai u dallua gjatë shkollimit të mëtutjeshëm. Botonte në shumë revista dhe gazta të kohës. Ishte kohë e cenzurës dhe jo gjithçka i gjente dritën, megjithatë herë pas here ndonjë shkrim i publikohej nëpër gazeta.
Vitet 88-89, sollën lëvizje të mëdha në Kosovë. Brenda këtyre lëvizjeve Ajgerajn e gjejmë kudo, në Gjenevë, Bernë, Cyrih, Prizren, Prishtinë, e deri në Hag-ë. U dallua si në vend ashtu edhe jashtë, si veprimtar dhe organizator i pa lodhshëm, në shërbim të kombit dhe atdheut.
Kjo veprimtari, e tija në shërbim të çështjes kombëtare, ka filluar që nga viti 81, si pionier dhe nxënës i vitit të parë në shkollat e qytetit, e deri në përfundimin e luftës më 1999. Edhe gjatë luftës ai dha kontribut shumë të çmuar, duke i organizuar Vërrin-asit, nëpër të gjithë evropën, për ta ndihmuar Luftën Autoriteti i tij në masat e gjëra, ndikoi që gjatë gjithë kohës deri në përfundimin e luftës çlirimtare, ai dhe shokët e tij e mbështetën në të gjitha mënyrat e organizimit.
Është e pa ndashme krijimtaria letrare e tij gjatë gjithë kësaj kohe. Në vitin 1987, e botoi libri e parë me poezi;1.Klithmë malli, poezi, „Rilindja“, Prishtinë,1997 2.Ëndrra për parajsë, poezi,“Rilindja“,Prishtinë, 1998, 3.Qiellit po digjem, poezi, „Rilindja“, Prishtinë, 1998, 4.Flakë në plagë, poezi, „Rilindja“, Prishtinë, 1998, 5.Kënga e babait, poezi për fëmijë, „Apolonia“, Prishtinë, 1998. 6.Urti popullore të Vërrinit 1 (bashkautorësi), „Apolonia“, Prishtinë,1998 7.Mallëngjimi, poezi, „Rilindja“,2000. 8. Balada e Vërrinit, K.L. „F. S. Noli“, Prizren, 2001. 9.Rruga e lirisë, Dramë, „Meshari“Prishtinë, 2001. 10. Rruga e lirisë (intervistë) me Zafir Berishën, botoi Asociacioni i veteranëve të ish UÇK-së – Prizren, 2002. 11. Atdheu në trastë-cikli me poezi, e botoi revista letrare "Jeta e re" nr. 4, korrik-gusht 2002, viti LIV. Prishtinë. 12. Pëllumbat e lirisë, Novelë për fëmijë, Edicioni i revistës; Fidani, Prizren, 2004. 13. Ditët e bardha, Novelë për fëmijë, Edicioni i revistës; Fidani, Prizren, 2004. 14. Atdheu i copëtuar-cikël me poezi, në librin: Pikoi molla gjak (Lirikë me motive arvanitase), botoi MKRSÇJR-Departamenti i Çështjeve Jorezidente, Prishtinë, 2004. 15. Cikël me poezi; “Udhë e zjarmi”, në librin: Muzat i bien lyrës, Edicioni i revistës; Fidani, Prizren, 2005, 16. “Lulëkuqet e Vërrini”t, edicioni “Metafora”, poezi, Zvicër 2005. Ka bashkëpunuar dhe bashkëpunon me të gjitha gazetat dhe revistat e kohës, si: “Rilindja”, Zvicër - Prishtinë, “Bujku”, - Prishtinë, “Zëri i Kosovës”, Zvicër - Prishtinë, “Bota sot”,- Zvicër, “Koha ditore”, - Prishtinë, “Epoka e re”, - Prishtinë, “Zëri”,- Prishtinë”, “Fakti”, - Shkup, “Ars” – Tiranë, “Penashqiptare”, - Prishtinë, “Pionieri” – Prishtinë, “Zogu i mëngjesit”, - Prishtinë, etj. Nga janari i vitit 2004, editon revistën: ”Metafora” (Editorial i poetit) që del çdo tre muaj. Është anëtarë i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, në Prishtinë. Nga 23 marsi 2002 është anëtarë i lidhjes së shkrimtarëve të Zvicrës (SSV). Jeton dhe krijon në Zvicër.
2.Tv Besa: z. Ajgeraj, mirë se keni ardhur në stacionin e Televizionit Besa, nikohësishtë shprehim falemënderimet tona, në përgjigjen që i dhatë ftesës sonë, për të qen mysafir tek ne. Me z. Ajgeraj do të bisedojmë rreth krijimtaris së tij, preokupimeve, letërsisë, zhvillimet politike tek ne dhe shumë çështje tjera që na preokupojnë sot.
Vargu i juaj është mirëpritur tek lexuesi në Kosovë, që në botimet e para(flasim për periudhën e paraluftës), tani keni të përkthër edhe në dy tri gjuhë tjera, deri ku keni arritur në këtë drejtim?
Ajgeraj: Falemënderit për fjalët e mira për vargun tim. Ka qenë tjetër kohë ajo. Atëherë për mes vargut, jemi munduar ta thëjmë atë dhembjen e robërise që na ndrydhte çdo ditë, dhe ai shpërthim më vinte sikur një çlirim nga ajo ndrydhje që na e bënte okupatori. Ndoshta me këtë jemi munduar ë sjellim mesazhe dhe shpresë edhe tek populli ynë, flasim gjithmonë në kohë, dhe ndoshta kjo e ka bërë që ky varg të përqafohet nga lexuesi. Sot, pamvarësishtë se i krijoj të gjitha stilet e poezisë, poezia moderne që quhet sot, sikur nuk ,ë tërheq fort. Megjithatë është trend i kohës dhe pa tjetër duhet të jemi në zhvillime. Ajo tani është ndrydhur si tepër, është mbytur përkushtimeve, është sakatosur. Megjithatë ka edhe poezi të mirë. Përkthimet. Dikur kam menduar se me përkthimin e vargut apo edhe pjesës tjetër të krijimtarisë, kush i di ç'nder do të jet të jesh i përkthër. Kam qen ithtar i sajë. Kam të përkthëra poezi në gjuhën gjermane nga përkthësja Sara Gretler dhe në gjuhën Rumune nga Adrian Kristian Kyqyku. Ka pëpjekje nga disa miq të mi, edhe në gjuhën turke, në Turqi. Dua të shtoj edhe diç, rreth përkthimeve; Në një komunikim me përkthësin anglez Robert Elsie, i shpreha shqetësimin e përkthimit të poezisë. Mos u shqetëso për një çështje të tillë, tha ai, deri më sot edhe Lasgushi nuk është përkthër dhe ju e dini më mirë se ne, kush është Lasgushi në poezin shqipe. Ai ka një varg kompleks që shumica e përkthësve i ikin përkthimit të vargut të tij. Mua më duket sikur vargu i juaj më tingëllon ashtu. Kjo i kujtoi vështërsit rreth disa fjalëve të konvertimit të tyre nga gjuha shqipe në atë gjermane, që e kishte pasur përkthësja e ime. Tani kjo çështje pak më preokupon. Koha do ti sjellë edhe ato. Jam shumë më i interesuar të dal me romane, sepse aty ka qka të thuhet dhe lexohet më shumë në letërsitë tjera. Megjithatë, përkthimet e romaneve jan të kushtueshme edhe pse deri më sot për përkthimet e mia nuk kam shpenzuar as edhe një lek të vetëm. Por në përkthimet me shumicë, puna qëndron ndryshe.
3. A ka qenë krijimtaria e juaj, nxjerrje nga harrimi i humbellave të mërgimit, siç e thoni shpesh nëpër vargjet tuaja?
Nëse përpara luftës, poezinë e kultivoja si shpërthim i një ndjenje te shtypur që kërkonte çlirim, tani si poet i mërguar, kjo qëndron. Qëndron mu për faktin se ajo është ndjenjë e çastit që në të shumtën e rasteve më çetëson dhe më bën të ndihem i lirë. Poezia për mua është dhe do të mbetet një terapi shëruese nga ai malli i atdheut. Ajo për mua shëron plagë, dhembje, të ç'deh nga malli, të nxjerrë nga ai harrim i humbellave të mërgimit, siç thatë ju. Pamvarsishtë se në raport me letërsinë botërore, kam mendim tjetër për kultivimin e vargut, të cilin do ta them më vonë.
ATDHETARIZMA
4. Tv Besa: Ju tani më po i bëni gati dy dekada në mërgim, dhe aktiviteti i juaj është shumë i pasur edhe në shërbim të çështjes kombëtare?
I kam kryer detyrat dhe obligimet që mi shtroi atdheu dhe kombi, mendoj gjithmonë se jam përpjekur ta bëjë më të mirën për popullin tim, për lirinë e tij, për Kosovën. Ndoshta do të duheshin ditë të tëra për të folur për këto çështje, le të flasë koha dhe të tjerët për to. Atdheut ja kishim borgjë, dhe mendojë se nuk kemi ngecur në ketë drejtim. Sot ndjehem i lumtur për ato që i kam bërë në shërbim të popullit tim, sa do modest të jetë ai kontribut.
5. Tv Besa: LIRIKU SI HISTORIOGRAF
Si i ri, Autori kishte lexuar libra nga historiografia (Edhe pse ishin të pakte dhe te cenzuruara ato) dhe ishte frymëzuar, duke ushqër gjithmonë ndjenjën dashurisë për atdheun, për lirinë, për dëshmorët. Ky frymëzim ishte mishëruar në të, ndërsa idealizma e tij kombëtare, në asnjë kohë dhe në asnjë periudhë nuk ishte luhatur. Pikërisht kësaj vije kanë ecur çlirimtaret që luftua për atdheun. Duhet të jesh i mishëruar me luftën për liri, sepse vetëm atëherë do të jesh në gjendje ta sjellësh frymën e çlirimtarëve, në libra. Pra, jo rastësisht lirikun e gjejmë edhe në mesi e librave të historiografis sonë më të re. Për neve që i kemi përcjellë publikimet e autorit; Në libra, revista, faqe interneti dhe duke e pare librat e përfunduar (Monografi për dëshmorin Xhevat Berisha, Masakra e Tusuzit, Vërrini dhe lufta për çlirimin e Kosovës 1998-99, Dy meteor pranë diellit-monografi për Astret dhe Arsim Ponikun), shohim se Ajgeraj një pjesë shumë të madhe të krijimtaris së tije, i ka kushtuar edhe historiografis. Ajo është pjesë e pa ndashme e tij, është vetë ndjenja e idealit me të cilin bashkëjeton. Nuk është nacionalizëm ta duash atdheun tënd, çlirimin dhe lirinë e tij, është vetëdijësim se pa lirin e atdheut nuk ka as liri individuale. Prandaj, ai dhe mbetet luftëtar i përhershëm i lirisë. Atdheun, lirinë, nuk e gjejmë vetëm në libra historiografik, ai është kudo edhe në poezin e tij. Është vetë atdheu dhe kombi frymëzimi brenda të cilit shtrohet e gjithë krijimtaria poetike e tij. Dhe ky mishërim e përcjellë gjithë krijimtarin poetike.
6. Tv Besa: Nga kjo qe u tha, përveq preokupimeve në letërsi, ju jeni angazhuar edhe në historiografinë e luftës së Kosovës 1998/99, me theks të veqantë luftës në rajonin e Prizrenit, në veçanti asaj në Vërri?
Ajgeraj: Për një krijues qe e donë atdheun, lirin e tij, për ne që çlirimin e atdheut e mbështetëm në të gjitha format, është e pa mundëshme si krijues të gjendesh jashtë rrjedhave. Jo se unë kam bërë aq ndoshta sa kërkohej, jam përpjekur. Por zhvillimet gjatë luftës, pa tjetër duhej të dokumentoheshin diku, do të u duhen brezave. Çfarë më shtyri mua? Zhvillimet e pas luftës, nga faktor të caktuar, përbuzja, injoranca, ndërkamcat e hilet që ju bënë luftëtarëve të lirisë dhe luftës, më shtynë që ti qasem punës në nxjerrjen ne dritë të kontributit të luftetarëve të lirisë, gjakut te derdhur të dëshmorëve dhe të gjithë atyre që kontribuan për lirinë. Në anën tjetër, ndjehem shumë i nderuar që më ra hise, që kontributin ti ta japë edhe me pendë dhe te jem pjesë e kësaj historiografie. E them shpesh; ndoshta kam hyrë në një fushë të minuar, që jam përzier në punët e historisë. Duke e ndier këtë mungesë, nuk u pajtova me fatin që gjithë ato zhvillime dhe luftra të popullit tonë, me theks të veçantë në Vërri e Prizren, ti mbuloi harresa. Në këtë pikë, mendoi se për deri në kohën që po bisedojmë, edhe pse në histori vitet nuk llogariten, një pjesë bukur e mirë e historianëve, kanë rënë nga provimi që ua shtroi koha. S'dua ta lëndoi askënd, por dua ta zgjoi ndërgjegjien e fjetur, sepse heshtja është pajtim me atë çfarë ka ndodhur. Duke u kthër serish tek historiografia, ju siç e di, nuk kam publikuar edhe një libër për luftën e Verrinit: Rruga lirisë (Intervistë me Zafir Berishën), dëshmitar kyq i kësaj lufte, dhe këtu do ta citoi një fjalë të z. Jakup Krasniqi e që të njejtën ma e patë thënë edhe z. Sabahudin Cena; "Ju e keni gatuar brumin për një libër historik, dhe historianët do ta kenë shumë lehtë ta pjekin atë bukë. Pra, brumi i ngjarjeve të renditura egziston dhe ato janë publikuar, le të merren historianën me hulumtimin dhe zbërthimin historik të atyre ngjajeve. Ne e bëmë atë që mundëm dhe ditëm, atë që menduam se është më e mira.
POLITIKA DHE ZHVILLIMET E PAS LUFTES NE KOSOVË
7. Tv Besa: Edhe pse keni dhënë kontribut të çmuar në shërbim të çështjes kombëtare, në politik nuk u angazhuat, sa jeni ju sot në rrjedhat dhe zhvillimet që po ndodhin tek ne,, dhe ç'mendim ndani për politikën tek ne, sot?
Ajgeraj:Politika nuk është arti imë. Fatkeqësisht kam pak respekt për politik, pjesërisht edhe politikan. Për ta respektin tek unë, një politikan duhet të reflektoj për mua shumë atdhedashuri dhe fare karrierizëm. Nocionin politikan, unë e shoh argat të këtijë populli. Ai është i obliguar ti shërbej popullit e atdheut, dhe nga ky këndëvështrim ta shoh veten në raport me popullin. Ndërsa tek ne sot krijohen VIP-a e Ç'VIP-a, që nganjëherë populli ju duket shum poshtë kur ulen nëpër karrika të pushtetit. Harrojnë se ai i solli këtu. Dua të jem më i qartë; nëse e njihni qëndrimin e popullit Zvicran, për politikan as që u bën bujë fare. Bile nganjëherë nuk e dinë se kush është krëtar. Për ta është shteti dhe ligji. Të gjithë të barabartë përpara tij. Pra, respekti i stërtepruar tek ne për politik e politikan, është neveritës për mua. Për mua ka atdhe, komb, shtet dhe ligj. Të tjera janë hiq. Të mos dal nga pëtja, pas përfundimit të luftës, energjinë dhe potencialin tim e kam orientuar në pendë. Pra në një front tjetër, por gjithmonë në të mirë të komit dhe atdheut tim. Dhe me këtë rrugë të vazhduar, mendoi se nuk kam gabuar aspak.
SHPRESA
8. Tv Besa: Sërish tek politika, ""aty ku dhemb dhëmbi, shkonë gjuha", si e shihni të ardhmen e Kosovës dhe të Ballkanit në përgjithësi?
Ajgeraj: Unë do ta citoi një fjali që e kam thënë ne monografin për Masakrën e Tusuz-it; Njerzit, regjimet apo pushtetet okupuese qe lumturin e tyre mundohen ta ndërtojnë mbi fatkeqësin e popujve tjerë, perfundonje vete brenda asajë fatkeqësie, prandaje, njerëzit regjimet apo pushtetet,siç ishin ato nga beogradi, s'kanë ç'të kerkojnë në Kosovë, ajo eshte e Kosovarëve, ju takonë dhe do të ju takojë atyre, ky është ligji i të drejtës natyrore të të jetuarit. Dhe këtë të drejtë, nuk do të ketë fuqi kush të na e mohoi. Mendoj se Kosova, si Kosovë do ta realizoj të drejtën e vetë, kjo është e pa tjetersueshme. Për këtë të drejtë, është luftuar derdhur gjak dhe nuk ka kushh fuqi ta mohojë atë. Por, më e keqja, se një pjesë e madhe e Shqiptarëve, po mbeten nëpër shtete të ndryshme, që u krijuan dhe po krijohen këto ekadat e fundit në Ballkan. Kjo pjesë e popullit tonë, po mbetet nën administrmin e shteteve të huaja për ta Kjo është fatkeqësi dhe pa drejtësi që na u be e po na bëhet neve shqiptarëve. Pra, si popull nëpër teritoret tona autoktone, po tkurremi dhe shikuar këtë në vizion, ne po humbim vazhdimishtë teritore. Kjo është e dhimbshme, por është shum reale. Le të shikojmë nëpër histori, shqiptarët i kishe gati në Nish, ku i ke sot? Shqiptaret në Maqedoni, me një status të pa zgjidhur, në Preshevë, Bujanovc e Medvegjë, sërish nën çizmën serbe, Në mal të zi, po ashtu, për Qamëri kush flet sot. Ndërsa ne si Kosovë, një shtet i ndarë nga shteti amë. Duke u kthër në problemin real, të asaj çka është sot përpara neve, ne si Kosovë duhet a bëjmë shtetin e pastaj ta synojmë evropën. E them këtë, sepse gjithmonë duhet llogaritur edhe në shkatërrimin e evropës dhe pastaj? Pra, nëse ne nuk e kemi krijuar shtetin tonë, problemet do të na përsëritin, siç do te na përsëritet dhe hakmirret historia. Ne si komb, duhet të integrohemi në të gjitha lëmit e jetës, fillimisht mes veti, për ta ruajtur një kompaktësi kombëtare në gjitha fushat dhe pastaj të synojmë përpara. Ndryshe, po shkuam të ndarë, do të ndodhë ajo që e thash më lartë. Ndërsa, për sa i përket udhëheqjes politike, si komb duhet të investojm në brezat e ri, unë aty i shoh shpresat e këtij populli. Edhe një çështje, që desh harrova; ne duhet të forcohemi ekonomokisht si shtet, me një ekonomi të përparuar, do të mundë të krijonim premisa bashkimi dhe integrimi fillimisht mes vete, pastaj me evropën.
PRAP TEK LETËRSIA
9. Tv Besa: I përcjellni vazhdimisht edhe aktivitetet dhe zhvillimet kulturore, në qytetin tonë, sa herë që vini në pushime, çfarë mundë të na thoni për krijuesit e qytetit tone dhe sa i përcjellë ata dhe krijimtarinë e tyre?
Ajgeraj: Jeta kulturore këto vitet e fundit mendoj se po përjeton një krizë, është një krizë e përgjithshme në çdo lëmi, pa tjetër edhe kultura bashkëjeton po këtij fati. Kjo nuk do të thotë se nuk bëhet kulturë apo zhvillohen aktivitete kulturore, për kundër kushteve në cilat gjendet sot Kosova, dinamika e zhvillimeve kulturore, qëndron ende mirë. Edhe në qytetin tonë ka një gjallëri kulturore, nga ajo sa e kam përcjellur unë, qoftë nga larg apo edhe kur gjendem këtu. Thënë të drejtën, sot mundësitë për ti përcjellur zhvillimet kulturore janë kudo, janë televizionet, radiot, shtypi, interneti, por mbi të gjitha unë kam shumë miq edhe këtu në Prizren me të cilët komunikoj rregullisht. Në krahasim me qendrat tjera në Kosovë, pos Prishtinës, që ka një dinamik të përditshme kulturore, Prizreni qëndron mirë. Ka aktivitete kulturore, ka paraqitje dhe botime të librave dhe mendoj se ky ritëm i po avancon gjithnjë më tepër. Në fund të fundit, Prizreni është qendër dhe vatra e kulturës Shqiptare, Prizreni është vetë kultura e këtij populli. Ai përherë ka reflektuar kulturë e cila ka qen shembull ndër ne. Në Prizren ka krijues të mirë dhe kjo është shpresëdhënëse. Megjithatë letërsia është rrugëtim i përjetshëm që krijuesin e përcjellë gjatë gjithë jetës, dhe në këtë maratonë të gjatë nisen shumë atletë, kush ndalet që në start, tjetri në gjysmë, neve na mbetet të themi, le të ia lëmë kohës dhe ardhmërisë të flasë. Do të flasë më ë miri koha. Për të iu përgjigjur pëtjes plotësisht, edhe krijuesit e qytetit tonë i përcjell, i lexoi krijimet e tyre dhe kjo më gëzon shumë, kur i shoh që bashkëqytetarët e mi, ecin përpara. Në të shumtën e rasteve dua ti motivoj, ti ndihmoj në këtë rrugë të vështirë dhe me plotë pengesa. Më duhet të shtoi edhe një fakt, se nganjëherë edhe na ikin libra që nuk mundë ti kemi apo edhe ti lexojmë, sepse është kohë e prurjeve të mëdha dhe koha e jonë është e kufizuar, e këtë dua të them se lexoi edhe nga krijuesit tanë, por ë leximin e librave jam shumë striktë dhe përzgjedhës. Ndoshta do të dalim nga tema, nëse e citoj edhe një mendim; lexoi më tepër letërsi botërore, ndërsa për sa i përket tonës, krijuesi duhet të ketë emër dh pastaj te ndajë kohë. Fatkeqësisht kriteret që i kam vënë vetes, më bëjnë të tillë.
10. Tv Besa; Shpesh më ka rënë të dëgjoi nga krijuesit se; Në letërsi mundë të mbetesh, qofte edhe me një varg apo poezi?
Ajgeraj: Një miku imë i penës thotë; poezia është ”arti i dembelëve”. S'dua të mohoi as të ofendoi në këtë pikë. Larg asaj, unë kam gati dhjetë libra me poezi. Dikush thotë është maja e artit. As me ketë nuk pajtohem Nuk pajtohem me mendimin se dikush e hudhë një tezë dhe ajo qëndron, jo. Nga përvoja e ime në krijimtari dhe kultura e shumë popujve të evropës, shumë gjëra i shoh ndryshe këto që i thashë. Sot në evropë, shumë pak krijohet apo lexohet poezi, nga ajo sa e kam përcjellur unë. Nuk dua të jem apsolut, krijohet dhe lexohet nga shtresat e veçanta, por jo sa tek ne në Ballkan. Tek ne krijohet shumë dhe lexohet pak. Por dua të dal tek pëtja, nuk dua të them se letërsia mundë të vlerësohet në volum, por qëndroi kategorik se në letërsi mundë të hyhet me një poezi. Ndoshta tek ne po, por për një koh të caktuar dhe për zhvillime të caktuara, me kohën do të bindeni se kjo tezë, do të bjer edhe tek ne dhe do të duket shumë bajate, për të mos dalë ekstrem me thënjen. Do të doja ta vërtetoja këtë thënje. Cili poet sot ka mbet në letërsin botrore me një poezi? Është shije individuale e çastit nga individ të caktuar, por jo e përjetshme, sepse brezat ndryshojnë siç ndryshon shija. Nuk dua ta mohoj artin e krijimit të poezisë, sepse e krijoj dhe vetë, bile shumë, por po më duket se tek ne pak me tepric po kultivohet poezia. Në krahasim me kulturat tjera. Shumica e poetëve, kërkojnë me ca vargje të përkthëra, të futen diku. Kjo është vetëm një vetëkënaqësi individuale, sepse po deshëm sot të dalim në botë, me letërsi, unë do të ua jap një shembull;Po e marrim suksesin e Kadares në letërsin botërore, një sukses që e nderon letërsinë tonë. Le ta marrim Coelon, romanet e tija që kanë pushtuar gjuhët e botës, apo psikologun Watson dhe sukseset e tija. Ka këso shembuj plotë nëse duam ne ti shohim.
11. TV Besa: Nga kjo që e thatë, doni të thoni se me roman, do të mundë të epërtonte më shume letërsia e jonë në botë, dhe sa jeni ju të orientuar në këtë drejtim?
Ajgeraj: Apsolutisht po. Ndërsa, për sa më përket mua, unë me romane të shkruara çëndroj shumë mirë, janë 6 romane që presin, por ende nuk kam publikuar pos dy për fëmijë. Dhe në të ardhmen shumë më tepër do ti përkushtohem romanit, krahas zhanreve tjera që i kultivoj me shumë kënaqësi të gjitha.
12. Tv Besa; Përmendët Kadarenë, në krijimtarinë e tij e gjejmë shpeshherë Gjirokastrën, vendlindjen e tij, një fenomen që e kemi hasur edhe tek ju?
Ajgeraj: Le ta kujtojmë Lasgushin, kush i ka kënduar në varg, më shumë se ai, Poradecit, Apo Shkrelin, që aq bukur i këndoi nëpër vargje, vendlindjes së tij Rugovës. Kjo ndoshta na përcjell edhe neve, që ju keni plotësisht të drejtë. Është një mishërim me vendlindjen, njerëzit e mi, tek të cilët e marr fuqinë, motivin për të krijuar. Është ai mishërimi me tokën, njerëzit, Vërrinin, Prizrenin, Atdheun. Dhe të gjitha këto janë forca, gjeneratori që neve na mbajnë gjallë, na mbushin shpresa dhe na motivojnë në krijimtarinë tonë.
13. Tv Besa; Sikur e ndjejë një qasje tjetër nga vitet e kaluara, si me kohën zhvillimet në shoqëri dhe ë letërsi?
Ajgeraj: Ka elemente dhe nuanca që ju japin të drejtë. Është shumë e vërtet, se zhvillimet në kohë, na bëjnë ti përshtatemi situatave, por kjo nuk do të thotë se ne ecim pas kohës. Gjithmonë synoj të jem në trend, bile shumëçka i parashoh shumë më herët. Një faktor tjetër, është vetë jeta e ime në dhe të huaj, zhvillimet atje, në evropë e në botë, mes shumë kulturash etj. Këto na bëjnë shpesh të kemi mendime edhe të ndryshme, për çështje të caktuara, për të cilat gjithmonë jam i bindur se kam pasur të drejtë. Jo që e them unë, por faktet po i vërteton koha.
14. Tv Besa: Një pjesë bukur e madhe e krijuesve, jeton në mërgim, cilat janë raportet mes krijuesve atje, sa krijohet e njihet letërsia e jonë si tek ne po ashtu edhe tek kulturat tjera, cila është ajo letërsi sot etj?
Ajgeraj: Është një pëtje shumë e gjerë, dhe nganjëherë nuk jam ithtarë i asaj të flasë në suaza të gjëra. E them këtë, nga se ka të tillë që japin vlerësime e ç'vlerësime, kuptohet ato janë dhe mbeten qëndrime individuale. Ç'far dua të them; letërsia është çështje individuale dhe mendoj se duhet të jem shumë të arsëshëm në vlerësime. Nëpër shumë shtete të evropës edhe të botës, ka shumë krijues. Ata janë të shpërndarë gjithandej dhe është e vështirë të numërohen. Dhe nëse filloi të përmendë emra, kujtoj se do ti hyj në hak ndonjërit. Raportet. Për fat të mirë letërsia siç e thash, është çështje individuale dhe këto vitet e fundit, tek shumica e krijuesve, e shoh një mbyllje në vetvete. Një largim nga njëri tjetri, një lloj smire mes njëri tjetrit. Kjo është për të ardhur keq, por unë e shoh si krizë të përgjithshme, ketë problem. Pra, edhe niveli i organizimit, ka qarje e çalime. Me këto që po i them, dua të jem real, sepse makiazhet dhe maskimet nuk i pëlqej. Kam qen ithtar i transparecës dhe do të mbetem i tillë. Vetëm të sinqertë mundë të ecim përpara dhe të bashkohemi me njëri tjetrin. Mendoj se edhe mërgata, edhe krijuesit, po e jetojnë ketë krizë te përgjithshme që po na shoqëron. Për sa i përket krijimeve dhe krijimtarisë, mërgata ka pasur dhe ka krijues shumë të mirë. Ata kanë qen gjithmonë fryt për letrat e atdheut dhe do të jen gjithmonë. Letërsia e krijuar në mërgim, është po ajo që krijohet në Prishtinë, Tiranë, Shkup, Ulqin e kudo ku shkruhet shqip.
15. Tv Besa: Ju prej vitesh editoni në internet web-faqen: Metafora poetike dhe së fundi, nga janari i këtij viti editoni revistën letrare Metafora, si revistë për tre muajshme letrare?
Njohuritë e mia për informatikën, në veqanti kompjuterizmin, kam dashur ti shfrytëzoi edhe në këtë drejtim. Përpara gjashtë vitesh e krijova web-faqen: Metafora poetike. Një faqe letrare për prezantimin e krijimtarisë sime por edhe të miqëve të mi te pendës. Kërkoja një prezantim edhe për mes internetit, në mënyrë që një pjesë të lexuesit në internet ta kemi më afër. Kjo është një formë më e shpejtë dhe më e lehtë për lexuesin. Edhe pse web-faqet, nuk munde ta zavendësojn kurrë librin e shkruar, suksesi i tyre është mjaft i lartë. Ato sot i lexon në gjitha anët e botës, brenda pak kohe dhe mendoi se kjo përhapje e shpejtë e krijimtarisë së publikuar aty, sot lexohet shumë. Rreth kësaj çështje munde të flitet me orë të tëra, por më së miri fletë lexuesi dhe përdoruesi i tyre, që tani më është me mijëra, sepse vetë faqja na e mundëson përcjelljen e numrit të lexuesve. Në Metaforë, un¨kam prezentuar një pjesë nga krijimtaria e ime, dhe shumë miq të mi të pendës, pra shkrimtarë që kanë emër në letrat tona. Edhe diçka që është e rëndësishme për bashkëqytetarët tanë; aty kam prezantuar edhe një kënd me krijuesit Prizren-as. Ka qen ideja që edhe ata, ti afirmoj sa më tepër përpara lexuesit të Metaforës, dhe këtë ide e kanë përshëndetur edhe shumë miq të njohur të pendës. Gjithmonë kam synuar të bëjë diç të bukur dhe të mirë për secilin. Thënë të drejtën, më është dashur shumë kohë të investojë në web-faqe, edhe përkundër asaj se kthyen e kam shumë të cunguar dhe të çmuar. Revista letrare: Metafora. Është një projekt i imi personal, të cilin e kam filluar në janar të këtij viti dhe sukseset e kanë marr të mbarën. Deri më tani kam publikuar tre numra, çdo dy tre muaj dhe është mirëpritur nga lexuesi. Kur jemi këtu, kjo reviste, lexuesin e ka bukur të përzgjedhur, nga se është revistë kryesisht letrare. Ka krijime të ndryshme; debate rreth letërsisë, tregime, ese, poezi, shpalime historike, intervista, prezantime të krijuesve etj. Nuk do të flas shumë rreth përmbajtjes së sajë, por niveli i sajë është çmuar lartë nga penda të njohura të letrave tona. Kam edhe këshillin editues me bashkëpunëtor, dy miq të m në Prishtinë, një ne Belgjikë e Tiranë, në Gjermani dhe në Prizren. Nga numri 5 i Metaforës, do ta shtyp edhe në Prizren, sepse këto ditë kam kryer një marrveshtje me një shtypshkronjë e cila do të merret me shtypin e sajë. Metafora, është një arenë e hapur e fjalës së lirë pa cenzurë në editim, dhe përpjekje e sajë është që sa më tepër të krijoj hapësirë për fjalën e lirë dhe krijuesin. Në këtë drejtim mendoj se deri më tani ja kemi arritur qëllimit tonë, për të krijuar një kulturë të gjerë të shprehjes dhe mendimit. Me Metaforën do të vazhdojmë edhe më tej, deri sa të kemi forcë dhe motiv. Dhe forca e motivi për të shkruar tek unë, mendoi se qëndrojnë mirë në mua. Më duhet të citoj pa tjetër edhe një fakt, e qe është edhe për tu falemënderuar, se; pa ndihmën e mikut tim lektorit të revistës, z. Ilam Berisha, suksesi i Metaforës, nuk do të ishte ky. Ai më ka mbështetur dhe përkrahur pa rezerva dhe udhët e Metaforës, kanë qenë të hapura, për të arritur deri tek lexuesi, që siç e thash më lartë, e ka mjaftë të përzgjedhur.
Tv Besa: Ç'far mundë të pritet nga Ajgeraj, në të ardhmen?
Mendoj se ritmin e punës në pendë, e kam shum stabil dhe këtë ritëm gjithnjë e më shumë e plotësoj me përvoja dhe njohuri të reja, që janë më se të domosdoshme për sukseset në letërsi. E kam kohën e rregullt të shkrimit, me një ritëm të përditshëm të të punës. Dikur më duhej frymëzimi, sot përpara meje kam aq shum projekte të planifikuara, sa qe shpeshë e definoj me një fjalë; nuk kam kohë të vdes. Pastaj çështja e rikthimit nëpër shkrime, kërkonë kohë. Mendoj se këto dy vitet e fundit, jam përqëndruar më tepër në roman, pa e lënë anash poezin, esenë, tregimin, reportazhet, artikujt e ndryshëm etj. Jan edhe disa angazhime të mia në një gazetë Zvicerane, që quhet Werdenberg, dhe aty herë pas here shkruajmë rreth integrimit të të huajve në shoqëri Zvicerane. Një pjesë bukur të madhe të kohës ma marrin web-faqet me lajme të përditshme që i drejtojmë me miqtë e mi në Prishtinë, Tiranë e Bruksel. Pra është fjala për disa web-faqe tjera që ne i drejtojm së bashku. Revista Metafora, është preokupim i pa ndashëm, sepse atë o të vazhdoi ta nxjerr në letër. Dhe ajo do të jetë një plotësim i publikimeve të mia në libra. Për sa i përket librave, kam disa libra të perfunduara dhe disa projekte për publikim. Jam më tepër i dhënun pas romanit, por një shtypje të veçantë ma bën arkiva e ime e shkrimeve, që duhet pa tjetër ti publikoi. Shpresoj në seri me Art-Metaforën, aty ti përmbledhë një pjesë bukur të madhe të punimeve të mia. Megjithatë do të ia lë kohës, të flasë vetë. Le të jenë surpriza për lexuesin.
Tv Besa: z. Ajgeraj, në mër timin dhe stafit të Televizionit Besa, të cilin e nderoni qdo vjetë kur vini në Kosovë, me praninë tuajë në studiot tona, ju urojmë gjithmonë suksese në rrugën tuaj të artit, duke ju dëshiruar të gjitha të mirat në jetë dhe në krijimtari.
Ajgeraj: Nderë është dhe për mua, që përmes signalit të frekuncave të Tv Besës, që gjithmonë më ka nderuar, të përshendes bashkëqytetarët e mi, stafin editues dhe juve në veqanti, z. Thaqi.
Prizren, 2 gusht 2005
14 shkurt 2009
Nga Libri:Balada e Vërrinit
GËZIM AJGERAJ
www.gezimajgeraj.blog.com
www.metaforapoetike.de.vu
BALADA E VËRRINIT
PROLOG
Ç`janë kto udhë e ato turma
Pse po shterren ato kulla
Ç`është ai barë mbi ato pragje
Pse po shterren ato konaqe
Nëpër vërri mos ra murtaja
Apo ikjet i zu hataja
U zgjatën shpresat nëpër binarë
Udhët me trastë jan bërë barrë
Edhe në u zgjatshin udhët e zeza
Nëpër vërri prapë frymon jeta
Dhe në u djegshin zemrat mallit
Nëpër vërri jehon këngë malit
Po në u mbushtë qielli dallëndyshe
Kah fluturojnë rrugës përpjetë
Shuani mallin në krah të tyre
Edhe të falat që shkojnë rreshtë
Po në knofshin zogjtë e malit
A cicërrima nëpër lisa
Nuk janë zogj por jan fëmijë
Nëpër mallë ju dogjë rrita
A në knofshin zana mali
Kah qëndisin motet nëpër vërri
Votër në votër pragjet ja rritin
I mbushin kullat kësaj malësi
Po në i desht a t`jet nevoja
Në krah të burrave për atëdhe
Tym e flakë nxjerrin nga goja
Sokolesha i ka ky dhe
E malësis ftyrën ja shëndrisin
Hallet kohës ja qëndisin
Me mallë të burrave vijnë e shkojnë
Zot shtëpie në prag qëndrojnë
Thonë për burra është kurbeti
I rrin fjalës amaneti
Se këto janë malet e larta
Ruhet besa mbahet fjala.
1.BALADA E VËRRINIT
1.
Ç`farë ka hëna maje sharri
Ç`farë ka dielli që s`bënë dritë
Pse s`del rrezja maje mali
Kush ja vodhi bukuritë
Mos janë qyqe a zana mali
Ato britma ikë përpjetë
Janë britma a vaje fëmije
Kush i zdathë e kush i zdeshë
E aj tym që shkon përpjetë
A mos qielli është i zi
Kulla stogje shkurre e male
Çfarë ka zoti me këtë malësi
Pa më thuaj moj zanë mali
Pa më thuaj pashë ata sy
Ç`far kanë bërë këta malësorë mali
Ç`faj kanë bërë ata fëmijë
Mos janë gjyle moj zanë mali
Apo korba në qiell të zi
Mos o zotë tanke rrëzë mali
Apo miga përmbi vërri
2.
Po atje rrëzë atij mali
Çfarë janë ato ordi
Më bëjnë sytë në mos janë tanët
A po luhet ndonjë tradhti
Sa e rëndë kjo besë e jona
Mosë o zotë sa po na djeg
Janë ushtarë në rroba tona
Vesh armiqtë që marrin jetë
Çfar ka qielli që vjell tymin
Në mos Vërrini vjell vullkan
Po lufton Malësi e Vërrinit
Janë mbledhur trimat anembanë
Dridhet toka digjet Vërrini
Dhëmbë për dhëmbë e jetë për jetë
Nxihet qielli skuqet Drini
Nuk janë kroje gjak po rrjedh
Nisin gjëmët britma fëmija
Nuse plaka edhe pleq
Marrin malet marrin bjeshkët
Flaka e shkrumi kullat merr
3.
Kullojnë gjakë kullat e rrugët
Rrjedha turmën pas e ndjek
Kushë në dorë ka një fëmijë
Dikush të gjallë e dikush vdekë
Gjithkah mbrapa nga një varr
Kush pak dhe e kush ma thellë.
Kush nji gur e kush një dru
Oh malësi ç`kobë t`paska gjetë
Mbushen grykat mbushen lugjet
Edhe malet plot përpjetë
Kalojnë ditët kalojnë netët
Kulm mbi kokë qielli ka mbetë
Sa me frikë po mbaron dita
Sa e gjatë po bëhet nata
Sa fëmijë britma ndër lisa
E sa nëna duar thata
oh po etshëm po më therë plaga
heu Malësi e q`tpaska gjet
çfarë janë këta korba të zeza
mos o zotë veç marrin jetë
4.
Bjeshkë e male skuqen lëndina
Sa e rëndë po ndihet britma
për çdo çast po rritet plaga
sa e gjatë bëhet balada
ka nisur lufta dhëmbë për dhëmbë
në Berishë po ndihet gjëmë
bëjnë qëndresë djemtë e berishës
ushtojnë bjeshkët në çdo anë
me ordi e me ushtri
hasmi djeg mbi këtë malësi
herë nga toka herë nga qielli
për mbi dhe bënë shkrum e hi
ushtojnë kullat e lëshojnë gjëmë
ka marrë flakë malësia nënë
morën malet malësi e ngrata
nëpër plumba dhe granata
ushtojnë britmat në çdo anë
për qdo hap rrjedh nga një plagë
dikush plagë e dikush mbet
burrave krah shumkush i del
5.
Qiellin tymi e ka mbuluar
kullat flaka i ka kapluar
kush mbi tanks kush mbi helmetë
kush mbi pushkë në front ka mbetë
sa e gjatë s`po mbaronë dita
bajnë qëndresë djemtë nëpër prita
sa me gjakë po afronë nata
mbushë me flakë malësi e ngrata
hajmedet për këtë shtatorë
në vendë ditarit pushkë në dorë
nuk durohet kjo robëri
kur të rrin hasmi përmbi
heu sa gjat trimat qëndruan
deri në fund s`iu nënshtruan
i ranë tokës me plot nder
për liri e për atëdhe
se liria i shkonte shoshe
ata ecnin gjithnjë pa frikë
rrugëve gjak për në fitore
ta mposhtin armikun e ligë
6.
Edhe ti moj gjugje moj
mas Pashtrikut pse po fsheh
dil këtej gurin ta qajmë hallin
të paktën plagët me m`i njeh
në mos munqë ditën me ma zbardhë
apo natën me ma hjekë
t`paktën n`do folma ndoj fjalë
zemrës time jepi shpresë
në mos mundsh fjalën me ma 4u
dal te guri e po të presë
nxito pak ndihmomë mue
po vonove unë po vdes
jo mor jo kush tha atë fjalë
se malësia është ende gjallë
në kofshin kullat se janë djeg
kurr nuk humbet ni kjo farë
pa ndigjomë edhe një herë
pse po heshtë kush t`ka mbyllë derë
edhe nji herë shprishe hirin
bëjë çka bënë nëna për birin
po se bëre edhe sot
nesër vonë shumë vonë për mot
7.
të ka rënë në dorë historia
hajde nënë këtej kah malësia
më shiko duart si i kamë zgjatë
e po të pres o nënë e ngratë
dil prej hiri dhe një herë
ta harrojmë të shkumen verë
ajde pra për hatër timin
dil këtej gurin ma largo tymin
ajde pra edhe këtë herë
krah për krah ta bëjmë pranverë
sa të luta si s`më ndigjonë
pse po hesht në natën tonë
hajde pra në dasmën e madhe
ta shpëtojmë malësin kësaj radhe
e të dalim poshtë në rrafshë
ara e fusha t`i bëjmë bashkë
me ujë Drini e t`i lajmë
bashkërisht arën ta bëjmë
se po mbeti ajo shkretë
dhe për ty s`do të ketë më jetë
8.
Do të ketë veç udhë e varre
e veqë shkrum në Malësi të Madhe
fol një fjalë të lutem mos shuaj
mos më lerë në mëshirë të huaj
të kamë nënë e bijë më ke
të lutem pak ujë më hudh këndejë
po se bëre dhe këtë verë
do të mallkojnë kullat përherë
e shumë vonë do të nxen hataja
vaj medet për ty Nënëmadhja
edhe ti mor korb i zi
mbi kokë time që më flutron
sa do shkrum të bën mbi malësi
farën tonë kurrë se nënshtron
krejt në u shofshin ato rrajë fisi
e në u mbushtë qyqe mali
del një zog prej majes plisit
ja nis kangës prapë prej së pari
e në u tretë ky dhe i zi
pa zë s`do mbetesh ti
9.
Prapë do të ngritet kjo malësi
do t`i bëjë kullat e reja
do t`i mbushim prapë me nipa
e prapë Vërrini do të mbushëllojë
jo nuk shuhet kurrë Arbëria
se akush nuk e nënshtrojë
edhe në mbet ma i mbrami zog
prapë mbi kulla do të këndojë
se këtu ishim jetë e motë
në këto shkrepa veç shqipet rrojnë
heu malësi e pashë njatë mall
për këtë shpirt që ma ke kallë
e këtë zemër që ma djeg
më thuaj si t`kam moj burrneshë
edhe mos mujq ni fjalë me ma çuar
një dallëndyshe nisma shpejt
një për një varret me m`i numruar
e më trego se çfaë të ka gjetë
e më trego pashë ata sy
për atë tokë për ato kulla
10.
Ato nana gra e pleq
ata fëmijë në male ata burra
zbrit njëherë deri në malësi
nën gërmadha e gjurmo
numëro plagët numëro të rënët
po të lutem e më trego
pa më thuaj dhe një fjalë
heu burrneshë si të paskan bërë
plaga e jote mua po më ther
e nuk kam ma lot me qa
një nga një letrës m`i shkruaj
me shtatorin çka u ba
e pastaj të lutem më thuaj
pse në Vërri vjeshta u ndalë
folë njëherë o shpend shtegëtarë
të paktën gjallë thua kush ka mbetë
na ka djem dhe neve larg
e ne prapë do ta rrisim shpejt
heu po fort qan kjo nënë
paj qe besa s`du me u dhënë
11.
Nuk kam krahë me fluturue
e me dalë gjer te ti nanë
unë po e nisi një dallëndyshe
fluturimthi në ato bjeshkë
e të lutem shiko malësinë
shihe në shkrum se si është veshur
e kur të ndalesh në mal të gjermanit*
t`ma mallkosh atë përjetë
ato gëzhoja ato granata
shih kah shpella gjithë ç`ka mbetur
mos harro dhe deri në Shalë
kam do varre me m`i pa
përmbi ta t`i me mu kënduar
një për një me ua numëruar
mos harro nënën e Berishës
e kam gjakë e nip më ka
e pakë dhe përmbi të m`i hedhësh
m`i thuaj nënës s`ka me qa
për shaljanë kam shumë të them
edhe aty kam gjakun tem
* toponim në Vërri
12.
Kam një mbesë mu në atë derë
loti i saj në shpirt më ther
mos harro ato pleq e plaka
dhe ata djem të ri
lum që i patë malësi e bardha
lum që i patë kjo shqiptari
po në u lodhsh ulu me pushue
hallin tim me ma kuptue
ulu te gurra dhe pusho
për malësi nisë e mendo
e me më dalë dhe ti dallëndyshe
hallin tim me ma kuptue
unë nuk kam qfarë me të uruar
gjith Kosovën me ma kërkuar
kam një babë dhe kam një nënë
edhe gjakun aty e kamë
në zemër të sajë kam një fole
e ka bë hasmi rrafsh me dhe
edhe ashtu si është e dua
më ka djalë është nënë për mua
13.
Pasha të madhin mëmëdhe
atje eshtrave u dua pre
më pritë pak moj dallëndyshe
se më pushtoi mua një mall
e s`po mundem me dal ndryshe
nganjëherë dhe burrat qajnë
heu kur të del në ato livadhe
nën ata lisa ato blerina
në ato hije e ato fllade
ato ara mbetur djerrina
po malësin kur ta shikon
janë oxhaqe po tym s`kanë
merrë pak ujë gjaqet mej la
se frym të gjallë nuk ke me pa
e në t`u nxaftë fryma prej shkrumi
nis teposhtë në fund të Vërrinit
mi mbledh zogjtë në fusha e shkurre
m`u fresko ballin me ujë drini
e kur të ngjitesh kodrës përpjetë
kam do trima në ato bjeshkë
14.
Oh sa shumë jam përmallue
ditë natë rri duke menduar
e kur të ngjitesh rrëzë Cvileni*
në ato lëndina mbi atë kodër
ngritë njëherë sytë kah malësia
do ta shohësh në pëllëmbë të dorës
pashë njatë tokë e t`madhin zot
pa shiko me syrin tem
pastaj merr fshima njatë lotë
edhe plagën që po më rrjedhë
dhe shumë rrugë ti ke me ba
mbi malësi me dalë me pa
varre të reja ku më kanë mbetur
një për një të gjithë mej gjetur
nëpër shalë deri në Berishë
te ata djem me syrin pishë
kam mësues e shokë nga banka
kam kujtim e dhurata
një nga një të gjithëve t`u këndosh
me lavdi si këndohen trimat
* Bjeshkë në Vërri
15.
Një për një me i numërue
se i pata si vetima
dhe për mësuesit ku i pata
që i rënë tokës me nder
lumë për ta malësi e bardha
lum Vërrini që i bënë nder
e për të gjithë ata djem të ri
lum si pushka për liri
djem petrita trima si rrufeja
lum me ta epopeja
po për ata dy djem komandant
s`u besoj veshëve të ken rënë
se nuk shkulet shkëmbi nga mali
për pa dalë mbi dhe vullkani
e për të gjithë ata pleq
krahë i djemve u dhanë jetë
për të gjitha ato plagë
për malësinë ranë me nderë
oh jam këput e jam mërzitë
jamë në ëndërr a është ditë
16.
Nuk besojë kush të ketë vdekë
a Vërrini të jetë djegur
sa jamë lodh e jam dërmuar
flakës mallit jam shkrumuar
padrejtësive shkoi kjo jetë
dikush gjallë e dikush vdek
ah po ty mor korb i zi
që m`i rrinë liris përmbi
për flamur për mëmëdhe
mëkatin tëndë se lanë ky dhe
mirë e din kullat e ngrata
q` atëherë kur erdh korbëgjata
se sa varre kjo tokë numron
ndalni pak ndigjomni mua
qdo shtëpi është shkrumua
e qdo kullë është e rrafshuar
ah pra ty mor korb i zi
mirë e di një kjo Malësi
mirë e dinë se çka do ti
do ta japë ty imi Vërri
Zvicër,11.shtator 1998.
IKJA E MADHE
Po n`pastë met ndoi zog i malit
A n`pat shterrë malësia krejt
Del nji za prej gurëve t`varrit
Ku jan trimat Ku më kanë mbetë?
Ç`janë këto udhë e ato varre
E aj vargë që s`ka të tretë
pse u shkund malësi e madhe
e askush më aty s`mbetë
o zotë ç`gjamë po del prej tokës
e atij vargu që nuk shterr
veq kujtimi mbeti pragut
shkrumi e flaka qiellin merr
oh sa rëndë po ec ky vargë
gjama e tokës qiellit shkon
dikush qan kush i lidh plagët
kush mbledhë zogjtë kush i vajton
kujtë pak dhe e kush mbi tokë
kush në zjarr e kush një gropë
askush s`mbeti e shumëkush shkoi
rrjedha gjaku vargun përshkoi
oh sa etshëm gjëmon dheu
plagë mbi plagë u mbush atdheu
edhe qielli fort lotoi
rrjedha e vargut ikjes shkoi
përmbi kulla ra hataja
e mbi pragje ra murtaja
dhe oborret u shkretuan
kulla e votra u shkrumuan
edhe zogjtë më nuk cicërrojnë
as bilbilat këngë s`këndojnë
edhe krojet ujin shterruan
diellit rrezet ju errësuan
mos o zotë ç`është ky mallkim
n`atë Kosovë mbi vendin tim
mbi rob të tu ka rënë hataja
lumej gjaku e vargje të gjata
gjëmon toka qielli nxihet
pa kthye shpinë malësia digjet
marrin pragjet shkrumë e erë
e mbuloi flaka për së treti herë
me ç`frenim po vjell mesjeta
shtohen plagët vritet jeta
është tërbuar barbaria pëllëmbë e fushë
gjatë historia ikën liria
e më largohet brigjeve të shpresës
e streohet ikje të madhe
bëhet jeta qiellit të hapur
e nëpër shkrepa varg e varre
mbjell mesjeta mëshirës së fatit
dergjet jeta plagë të mëdha
mbjell barbaria rrugë e gjatë
deri te liria oh sa dhembshëm
hesht malësia brigje shpate
kulla e vërria as dhe lulja
më nuk çel as pranvera
s`është pranverë mos o zot
mos jam në ëndërr më bëjnë sytë
apo zgjëndër si shterroj
malësia krejt as zog pule
ma nuk mbeti ikën rreshtat
varg e vijë gra e pleq
edhe fëmijë shumkush shkoi
e askush s`mbet dikush maleve
u ngjit përpjetë shterroi kënga
shterroi gazi iku kënga
te oxhaku ikën gëzimet
nga këto vatra mbetën shkrumb
kullat e thata
ATËDHEU IM PREJ HIRI
Mëmëdhe në zjarr i varrosur
Sa po digjem larg më ke
Në trup e shpirt i sakatosur
Vetëm në fjalë pranë më ke
Nëpër ëndrra i dërrmuar
Nëpër mall i përvëluar
Në dëshira i lulëzuar
Në dritë të syrit i përlotuar
Oh sa thershëm rrjedh ky tren
Gjëmë të madhe me vete bie
Drejt humnerës qiellit të zi
M`i hap plagët një nga një
Po sa thershëm e merrë plagën
Po sa etshëm e bënë gjamën
Sa të ëmbël dashurinë
Sa të ngrohtë afërsinë
Krahëve të hapur i mërguar
Në krahëror i mishëruar
Në dëshira i kërkuar
Nëpër mall i shkrumuar
Qiellit të nxirë m`i nxjerr dhëmbët
Mos o zot mos jam në ëndërr
Është mesjetë apo në zgjëndërr
A fundëshekulli po e bën gjëmën
Mureve të kafkës më ngatrrojnë shekujt
Njërit skaj ngjitet mesjeta
Në një tjetër nis liria
Është ngatërruar historia
Po të dua me kurorë
Do të më kesh për jetë dasmor
Po më djeg veq një dëshirë
Të të shoh nën qiell të lirë
Kam një plagë rëndë po më djeg
Një grusht dhe e mbaj në xhep
E një tjetër shumë të rëndë
Qiellit tënd nën ato gjëmë
Nëpër mote e trazuar
Nëpër shekuj e dërmuar
Në dekada e përvëluar
Asjëherë kurrë e çliruar
Zvicër, 1998-1999
www.gezimajgeraj.blog.com
www.metaforapoetike.de.vu
BALADA E VËRRINIT
PROLOG
Ç`janë kto udhë e ato turma
Pse po shterren ato kulla
Ç`është ai barë mbi ato pragje
Pse po shterren ato konaqe
Nëpër vërri mos ra murtaja
Apo ikjet i zu hataja
U zgjatën shpresat nëpër binarë
Udhët me trastë jan bërë barrë
Edhe në u zgjatshin udhët e zeza
Nëpër vërri prapë frymon jeta
Dhe në u djegshin zemrat mallit
Nëpër vërri jehon këngë malit
Po në u mbushtë qielli dallëndyshe
Kah fluturojnë rrugës përpjetë
Shuani mallin në krah të tyre
Edhe të falat që shkojnë rreshtë
Po në knofshin zogjtë e malit
A cicërrima nëpër lisa
Nuk janë zogj por jan fëmijë
Nëpër mallë ju dogjë rrita
A në knofshin zana mali
Kah qëndisin motet nëpër vërri
Votër në votër pragjet ja rritin
I mbushin kullat kësaj malësi
Po në i desht a t`jet nevoja
Në krah të burrave për atëdhe
Tym e flakë nxjerrin nga goja
Sokolesha i ka ky dhe
E malësis ftyrën ja shëndrisin
Hallet kohës ja qëndisin
Me mallë të burrave vijnë e shkojnë
Zot shtëpie në prag qëndrojnë
Thonë për burra është kurbeti
I rrin fjalës amaneti
Se këto janë malet e larta
Ruhet besa mbahet fjala.
1.BALADA E VËRRINIT
1.
Ç`farë ka hëna maje sharri
Ç`farë ka dielli që s`bënë dritë
Pse s`del rrezja maje mali
Kush ja vodhi bukuritë
Mos janë qyqe a zana mali
Ato britma ikë përpjetë
Janë britma a vaje fëmije
Kush i zdathë e kush i zdeshë
E aj tym që shkon përpjetë
A mos qielli është i zi
Kulla stogje shkurre e male
Çfarë ka zoti me këtë malësi
Pa më thuaj moj zanë mali
Pa më thuaj pashë ata sy
Ç`far kanë bërë këta malësorë mali
Ç`faj kanë bërë ata fëmijë
Mos janë gjyle moj zanë mali
Apo korba në qiell të zi
Mos o zotë tanke rrëzë mali
Apo miga përmbi vërri
2.
Po atje rrëzë atij mali
Çfarë janë ato ordi
Më bëjnë sytë në mos janë tanët
A po luhet ndonjë tradhti
Sa e rëndë kjo besë e jona
Mosë o zotë sa po na djeg
Janë ushtarë në rroba tona
Vesh armiqtë që marrin jetë
Çfar ka qielli që vjell tymin
Në mos Vërrini vjell vullkan
Po lufton Malësi e Vërrinit
Janë mbledhur trimat anembanë
Dridhet toka digjet Vërrini
Dhëmbë për dhëmbë e jetë për jetë
Nxihet qielli skuqet Drini
Nuk janë kroje gjak po rrjedh
Nisin gjëmët britma fëmija
Nuse plaka edhe pleq
Marrin malet marrin bjeshkët
Flaka e shkrumi kullat merr
3.
Kullojnë gjakë kullat e rrugët
Rrjedha turmën pas e ndjek
Kushë në dorë ka një fëmijë
Dikush të gjallë e dikush vdekë
Gjithkah mbrapa nga një varr
Kush pak dhe e kush ma thellë.
Kush nji gur e kush një dru
Oh malësi ç`kobë t`paska gjetë
Mbushen grykat mbushen lugjet
Edhe malet plot përpjetë
Kalojnë ditët kalojnë netët
Kulm mbi kokë qielli ka mbetë
Sa me frikë po mbaron dita
Sa e gjatë po bëhet nata
Sa fëmijë britma ndër lisa
E sa nëna duar thata
oh po etshëm po më therë plaga
heu Malësi e q`tpaska gjet
çfarë janë këta korba të zeza
mos o zotë veç marrin jetë
4.
Bjeshkë e male skuqen lëndina
Sa e rëndë po ndihet britma
për çdo çast po rritet plaga
sa e gjatë bëhet balada
ka nisur lufta dhëmbë për dhëmbë
në Berishë po ndihet gjëmë
bëjnë qëndresë djemtë e berishës
ushtojnë bjeshkët në çdo anë
me ordi e me ushtri
hasmi djeg mbi këtë malësi
herë nga toka herë nga qielli
për mbi dhe bënë shkrum e hi
ushtojnë kullat e lëshojnë gjëmë
ka marrë flakë malësia nënë
morën malet malësi e ngrata
nëpër plumba dhe granata
ushtojnë britmat në çdo anë
për qdo hap rrjedh nga një plagë
dikush plagë e dikush mbet
burrave krah shumkush i del
5.
Qiellin tymi e ka mbuluar
kullat flaka i ka kapluar
kush mbi tanks kush mbi helmetë
kush mbi pushkë në front ka mbetë
sa e gjatë s`po mbaronë dita
bajnë qëndresë djemtë nëpër prita
sa me gjakë po afronë nata
mbushë me flakë malësi e ngrata
hajmedet për këtë shtatorë
në vendë ditarit pushkë në dorë
nuk durohet kjo robëri
kur të rrin hasmi përmbi
heu sa gjat trimat qëndruan
deri në fund s`iu nënshtruan
i ranë tokës me plot nder
për liri e për atëdhe
se liria i shkonte shoshe
ata ecnin gjithnjë pa frikë
rrugëve gjak për në fitore
ta mposhtin armikun e ligë
6.
Edhe ti moj gjugje moj
mas Pashtrikut pse po fsheh
dil këtej gurin ta qajmë hallin
të paktën plagët me m`i njeh
në mos munqë ditën me ma zbardhë
apo natën me ma hjekë
t`paktën n`do folma ndoj fjalë
zemrës time jepi shpresë
në mos mundsh fjalën me ma 4u
dal te guri e po të presë
nxito pak ndihmomë mue
po vonove unë po vdes
jo mor jo kush tha atë fjalë
se malësia është ende gjallë
në kofshin kullat se janë djeg
kurr nuk humbet ni kjo farë
pa ndigjomë edhe një herë
pse po heshtë kush t`ka mbyllë derë
edhe nji herë shprishe hirin
bëjë çka bënë nëna për birin
po se bëre edhe sot
nesër vonë shumë vonë për mot
7.
të ka rënë në dorë historia
hajde nënë këtej kah malësia
më shiko duart si i kamë zgjatë
e po të pres o nënë e ngratë
dil prej hiri dhe një herë
ta harrojmë të shkumen verë
ajde pra për hatër timin
dil këtej gurin ma largo tymin
ajde pra edhe këtë herë
krah për krah ta bëjmë pranverë
sa të luta si s`më ndigjonë
pse po hesht në natën tonë
hajde pra në dasmën e madhe
ta shpëtojmë malësin kësaj radhe
e të dalim poshtë në rrafshë
ara e fusha t`i bëjmë bashkë
me ujë Drini e t`i lajmë
bashkërisht arën ta bëjmë
se po mbeti ajo shkretë
dhe për ty s`do të ketë më jetë
8.
Do të ketë veç udhë e varre
e veqë shkrum në Malësi të Madhe
fol një fjalë të lutem mos shuaj
mos më lerë në mëshirë të huaj
të kamë nënë e bijë më ke
të lutem pak ujë më hudh këndejë
po se bëre dhe këtë verë
do të mallkojnë kullat përherë
e shumë vonë do të nxen hataja
vaj medet për ty Nënëmadhja
edhe ti mor korb i zi
mbi kokë time që më flutron
sa do shkrum të bën mbi malësi
farën tonë kurrë se nënshtron
krejt në u shofshin ato rrajë fisi
e në u mbushtë qyqe mali
del një zog prej majes plisit
ja nis kangës prapë prej së pari
e në u tretë ky dhe i zi
pa zë s`do mbetesh ti
9.
Prapë do të ngritet kjo malësi
do t`i bëjë kullat e reja
do t`i mbushim prapë me nipa
e prapë Vërrini do të mbushëllojë
jo nuk shuhet kurrë Arbëria
se akush nuk e nënshtrojë
edhe në mbet ma i mbrami zog
prapë mbi kulla do të këndojë
se këtu ishim jetë e motë
në këto shkrepa veç shqipet rrojnë
heu malësi e pashë njatë mall
për këtë shpirt që ma ke kallë
e këtë zemër që ma djeg
më thuaj si t`kam moj burrneshë
edhe mos mujq ni fjalë me ma çuar
një dallëndyshe nisma shpejt
një për një varret me m`i numruar
e më trego se çfaë të ka gjetë
e më trego pashë ata sy
për atë tokë për ato kulla
10.
Ato nana gra e pleq
ata fëmijë në male ata burra
zbrit njëherë deri në malësi
nën gërmadha e gjurmo
numëro plagët numëro të rënët
po të lutem e më trego
pa më thuaj dhe një fjalë
heu burrneshë si të paskan bërë
plaga e jote mua po më ther
e nuk kam ma lot me qa
një nga një letrës m`i shkruaj
me shtatorin çka u ba
e pastaj të lutem më thuaj
pse në Vërri vjeshta u ndalë
folë njëherë o shpend shtegëtarë
të paktën gjallë thua kush ka mbetë
na ka djem dhe neve larg
e ne prapë do ta rrisim shpejt
heu po fort qan kjo nënë
paj qe besa s`du me u dhënë
11.
Nuk kam krahë me fluturue
e me dalë gjer te ti nanë
unë po e nisi një dallëndyshe
fluturimthi në ato bjeshkë
e të lutem shiko malësinë
shihe në shkrum se si është veshur
e kur të ndalesh në mal të gjermanit*
t`ma mallkosh atë përjetë
ato gëzhoja ato granata
shih kah shpella gjithë ç`ka mbetur
mos harro dhe deri në Shalë
kam do varre me m`i pa
përmbi ta t`i me mu kënduar
një për një me ua numëruar
mos harro nënën e Berishës
e kam gjakë e nip më ka
e pakë dhe përmbi të m`i hedhësh
m`i thuaj nënës s`ka me qa
për shaljanë kam shumë të them
edhe aty kam gjakun tem
* toponim në Vërri
12.
Kam një mbesë mu në atë derë
loti i saj në shpirt më ther
mos harro ato pleq e plaka
dhe ata djem të ri
lum që i patë malësi e bardha
lum që i patë kjo shqiptari
po në u lodhsh ulu me pushue
hallin tim me ma kuptue
ulu te gurra dhe pusho
për malësi nisë e mendo
e me më dalë dhe ti dallëndyshe
hallin tim me ma kuptue
unë nuk kam qfarë me të uruar
gjith Kosovën me ma kërkuar
kam një babë dhe kam një nënë
edhe gjakun aty e kamë
në zemër të sajë kam një fole
e ka bë hasmi rrafsh me dhe
edhe ashtu si është e dua
më ka djalë është nënë për mua
13.
Pasha të madhin mëmëdhe
atje eshtrave u dua pre
më pritë pak moj dallëndyshe
se më pushtoi mua një mall
e s`po mundem me dal ndryshe
nganjëherë dhe burrat qajnë
heu kur të del në ato livadhe
nën ata lisa ato blerina
në ato hije e ato fllade
ato ara mbetur djerrina
po malësin kur ta shikon
janë oxhaqe po tym s`kanë
merrë pak ujë gjaqet mej la
se frym të gjallë nuk ke me pa
e në t`u nxaftë fryma prej shkrumi
nis teposhtë në fund të Vërrinit
mi mbledh zogjtë në fusha e shkurre
m`u fresko ballin me ujë drini
e kur të ngjitesh kodrës përpjetë
kam do trima në ato bjeshkë
14.
Oh sa shumë jam përmallue
ditë natë rri duke menduar
e kur të ngjitesh rrëzë Cvileni*
në ato lëndina mbi atë kodër
ngritë njëherë sytë kah malësia
do ta shohësh në pëllëmbë të dorës
pashë njatë tokë e t`madhin zot
pa shiko me syrin tem
pastaj merr fshima njatë lotë
edhe plagën që po më rrjedhë
dhe shumë rrugë ti ke me ba
mbi malësi me dalë me pa
varre të reja ku më kanë mbetur
një për një të gjithë mej gjetur
nëpër shalë deri në Berishë
te ata djem me syrin pishë
kam mësues e shokë nga banka
kam kujtim e dhurata
një nga një të gjithëve t`u këndosh
me lavdi si këndohen trimat
* Bjeshkë në Vërri
15.
Një për një me i numërue
se i pata si vetima
dhe për mësuesit ku i pata
që i rënë tokës me nder
lumë për ta malësi e bardha
lum Vërrini që i bënë nder
e për të gjithë ata djem të ri
lum si pushka për liri
djem petrita trima si rrufeja
lum me ta epopeja
po për ata dy djem komandant
s`u besoj veshëve të ken rënë
se nuk shkulet shkëmbi nga mali
për pa dalë mbi dhe vullkani
e për të gjithë ata pleq
krahë i djemve u dhanë jetë
për të gjitha ato plagë
për malësinë ranë me nderë
oh jam këput e jam mërzitë
jamë në ëndërr a është ditë
16.
Nuk besojë kush të ketë vdekë
a Vërrini të jetë djegur
sa jamë lodh e jam dërmuar
flakës mallit jam shkrumuar
padrejtësive shkoi kjo jetë
dikush gjallë e dikush vdek
ah po ty mor korb i zi
që m`i rrinë liris përmbi
për flamur për mëmëdhe
mëkatin tëndë se lanë ky dhe
mirë e din kullat e ngrata
q` atëherë kur erdh korbëgjata
se sa varre kjo tokë numron
ndalni pak ndigjomni mua
qdo shtëpi është shkrumua
e qdo kullë është e rrafshuar
ah pra ty mor korb i zi
mirë e di një kjo Malësi
mirë e dinë se çka do ti
do ta japë ty imi Vërri
Zvicër,11.shtator 1998.
IKJA E MADHE
Po n`pastë met ndoi zog i malit
A n`pat shterrë malësia krejt
Del nji za prej gurëve t`varrit
Ku jan trimat Ku më kanë mbetë?
Ç`janë këto udhë e ato varre
E aj vargë që s`ka të tretë
pse u shkund malësi e madhe
e askush më aty s`mbetë
o zotë ç`gjamë po del prej tokës
e atij vargu që nuk shterr
veq kujtimi mbeti pragut
shkrumi e flaka qiellin merr
oh sa rëndë po ec ky vargë
gjama e tokës qiellit shkon
dikush qan kush i lidh plagët
kush mbledhë zogjtë kush i vajton
kujtë pak dhe e kush mbi tokë
kush në zjarr e kush një gropë
askush s`mbeti e shumëkush shkoi
rrjedha gjaku vargun përshkoi
oh sa etshëm gjëmon dheu
plagë mbi plagë u mbush atdheu
edhe qielli fort lotoi
rrjedha e vargut ikjes shkoi
përmbi kulla ra hataja
e mbi pragje ra murtaja
dhe oborret u shkretuan
kulla e votra u shkrumuan
edhe zogjtë më nuk cicërrojnë
as bilbilat këngë s`këndojnë
edhe krojet ujin shterruan
diellit rrezet ju errësuan
mos o zotë ç`është ky mallkim
n`atë Kosovë mbi vendin tim
mbi rob të tu ka rënë hataja
lumej gjaku e vargje të gjata
gjëmon toka qielli nxihet
pa kthye shpinë malësia digjet
marrin pragjet shkrumë e erë
e mbuloi flaka për së treti herë
me ç`frenim po vjell mesjeta
shtohen plagët vritet jeta
është tërbuar barbaria pëllëmbë e fushë
gjatë historia ikën liria
e më largohet brigjeve të shpresës
e streohet ikje të madhe
bëhet jeta qiellit të hapur
e nëpër shkrepa varg e varre
mbjell mesjeta mëshirës së fatit
dergjet jeta plagë të mëdha
mbjell barbaria rrugë e gjatë
deri te liria oh sa dhembshëm
hesht malësia brigje shpate
kulla e vërria as dhe lulja
më nuk çel as pranvera
s`është pranverë mos o zot
mos jam në ëndërr më bëjnë sytë
apo zgjëndër si shterroj
malësia krejt as zog pule
ma nuk mbeti ikën rreshtat
varg e vijë gra e pleq
edhe fëmijë shumkush shkoi
e askush s`mbet dikush maleve
u ngjit përpjetë shterroi kënga
shterroi gazi iku kënga
te oxhaku ikën gëzimet
nga këto vatra mbetën shkrumb
kullat e thata
ATËDHEU IM PREJ HIRI
Mëmëdhe në zjarr i varrosur
Sa po digjem larg më ke
Në trup e shpirt i sakatosur
Vetëm në fjalë pranë më ke
Nëpër ëndrra i dërrmuar
Nëpër mall i përvëluar
Në dëshira i lulëzuar
Në dritë të syrit i përlotuar
Oh sa thershëm rrjedh ky tren
Gjëmë të madhe me vete bie
Drejt humnerës qiellit të zi
M`i hap plagët një nga një
Po sa thershëm e merrë plagën
Po sa etshëm e bënë gjamën
Sa të ëmbël dashurinë
Sa të ngrohtë afërsinë
Krahëve të hapur i mërguar
Në krahëror i mishëruar
Në dëshira i kërkuar
Nëpër mall i shkrumuar
Qiellit të nxirë m`i nxjerr dhëmbët
Mos o zot mos jam në ëndërr
Është mesjetë apo në zgjëndërr
A fundëshekulli po e bën gjëmën
Mureve të kafkës më ngatrrojnë shekujt
Njërit skaj ngjitet mesjeta
Në një tjetër nis liria
Është ngatërruar historia
Po të dua me kurorë
Do të më kesh për jetë dasmor
Po më djeg veq një dëshirë
Të të shoh nën qiell të lirë
Kam një plagë rëndë po më djeg
Një grusht dhe e mbaj në xhep
E një tjetër shumë të rëndë
Qiellit tënd nën ato gjëmë
Nëpër mote e trazuar
Nëpër shekuj e dërmuar
Në dekada e përvëluar
Asjëherë kurrë e çliruar
Zvicër, 1998-1999
Nga libri:Milingonat e fjalëve
Gëzim Ajgeraj
www.gezimajgeraj.blog.com
www.metaforapoetike.de.vu
LIRIA
Etje e mishëruar
Në dhe të atëdheut
Pëllumb i kërkuar pritjeve
PAVARSIA
Mjerë europa
Për gardhiqet e reja
Do ti shqyet fustani
Ska më
Kuj të ja pin gjakun
MËRGIMI
Anatem e mallit
Na mallkoi me ikje
Evropën për me pushtue
FATE
Dallgëve të lumit të jetës
Përdhunon padrejtësia
Edhe globi
E shtrembron rrotullimin
ORA
Ja numron hapat e kohës
Pushim u përcakton të tjerëve
Asnjëher s`pushon vetë
POEZIA
Dallëndyshe krahëshkruar
Mehlem i shpirtit të trazuar
Brumbull i mallit të shkarkuar
KUFIRI
Bjeshkë e këputur
Mal i ndarë përgjysmë
Një sharrë i ndarë në tresh
MAGJIA E FJALËS
Gjuhë e një dalte prej pushi
Mjeshtri e vargut,mendjes së hollë
Tehë shpate,e më të mirit gladiator
RRJEDHA E DRINIT
Tërë jetën rrodhi
shqip shqipnajave
Kurrë si bashkoi ato
ORIGJINA E KRIMIT
Mos ja kërko origjinën e krimit
Ajo të gjenë vetë qdo ditë
Mjerë Kosova për bishat
me fytyrë njeriu
dhurata e Londërmadhes plakë.
VLORA
Po e kuqe po e vlortë
Erdhi vlora
Vetëm flamurin se mori.
KUKSI
Gjithë jetën etje në sy e pata
Po tej gurin
Me dorë se kapa
TRASTA E MËRGIMTARIT
Gjithë jetën i hëngri vitet
Po su ngop me ta.
MALLI
Dallëndyshe që fluturon qdo ditë
Medet për krahët e sajë
HOMAZH
Pak para se dita
Ta mbyllte syrin
Ai e mbylli i pari
I qoftë i lehtë dheu.
MASAKRA
Bankat u mbushën lulkuqe
Sytë plotë lotë
Mungesa me arsye
Dikush tha.
BABAI
pemë nën diellin
E mallit të pa shuar
Shkop i moshës së shkuar.
NËNA
Flaka e mallit të pa shuar
Qiell me shi i mbuluar
Udhëve të pritjes e vërbuar.
PAS SHIUT
Qielli u tha
Toka e shoi etjen
POETËT
Cikrrimtarët e mjerë
Me qeliza fjalësh
Bëhen pre e vargut
DHUNË
Prej nga ra ajo fjalë
Kush e barti nga mesjeta
DRINI
Kurr nuk e ndali udhëtimin
As edhe kur me pushkë
Ja ruajtën kufirin.
RRIPI I VËRRINIT
Shtizë e rritur
Për mollë bajraku
Freski sharri në verë pa shi
Kështjellë e luftës
Për liri.
DITA NË BUCHS
Flet e këputur tej harrimit
Pellgë i mallit
pritjen e një lamtumire
Dhe udhët e kthimit
SHTEGTARËT
Një dallëndyshe
U nisë kah lindja
Posa të ftoftit alpik e preku
Dhe mallin timë ja dhashë
Mjerë krahët e sajë.
KURBETI
Të gjithëve na mërgoi
udhëve të botës
asnjëherë vetë se provoi
KROI
Gjithë jetën
Ua shoi etjen të tjerëve
Kurrnjëherë vetvehtes
CILA ËSHTË KJO KOHË?
Në fundfillim shekullit
Nëpër ballkan, satanizmin
E vulos mesjeta
Mjerë kosova dhe trojet e veta.
MALKIMI
Kurbetin askush
nuk e ka mallkuar
Më shum se malli
BRENGA E TOKËS
Tokë e shkrumuar
Gurë i dërmuar
Qëndrron dhembjes sate
Ah sikur edhe një herë
Satanën ta bëja dhe...
VDEKJA
Me vdekjen der në pikpjekje
Na ndanë ura e jetës
Nuk e di ku më pretë
Në kullë a mbi shkrepa
MALLI
Etje e përvëluar
E një dashurie të larguar
AZILANTI
Mallë i votrës
Këngë në buzë të motrës
Pëllumb i trazuar i botës
LOTI
Shi nga një re e trazuar
Dhëmbje e një qielli të mjegulluar.
* * *
Na mori lumi
se na pat mbytë gjumi
mallin mos e kërkoni
në kurbet e takoni
dallëndyshes ju prish folea
kur i mori dhenat tjera
me që e përsëritëm historin
e mësuam gjeografin
në koh të mjegullës
ja sheh turirin dhelprës
e mësoi gjeografin e botës
po se gjeti rrugën e vetë
i ka humbë udha në oborr
e po e kërkon nëpër evropë
i kërkoj udhët e botës
se nxunë sokaqet e Kosovës
nëse don politik
eja në Zvicër
mbylli veshët edhe ikë.
kungujt e pilitikës
ja shqyen lëkurën karrikës
fukarallëk me fol shumë thot populli
në diaspor politika është hobi
dy rrug i ka politika
ja rrena ja karrika
askush se njeh gjeografin e botës
më mir se shqiptarët
sa vite ja hëngri kurbeti
por asnjë se ndau për veti
liria është e ëmbël për të gjith njësoj
por s`paguhet një lloj
kohë e keqe për varg
qdo ditë mbushet me gjak
mos të ishte fajsia
s`kish nevoj drejtësia
lufta për pushtet
e ha kokën e vetë
gjumi i të vegjëlve
i ka zënë të mëdhejt
mos të ishte karrike
sdo të ish politika
populli është zgjuar
se po flen kryetari
ja mbyllën gojën të tjerët
se se mbylli vetë
ja dhanë dënimin e merituar
se për të kish punuar
fjalët si qaushi
punën si kërkushi
pështyn të tjerët
ta lajë vetvehten
gur nuk la pa trazuar
shoqërin pa e shkatërruar
nuk u pajtuan në asnjë pikë
se politika ishte bërë karrikë
gjithë jetën vrapoi ti ushqej të tjerët
vdiq urie për veti
asnjë gëzim se pati për veti
se ja mori kurbeti
kurr se deshi kyrbetin
atje e kaloi jetën
për kyrbetin jan të përmalluar
vetëm ata që se kanë provuar
kur ske në kokë
ke në shpinë me okë
lufta do trimëri
friga bën tradhëti
ata që mbahen për dega
bëhen fryt i gjithkujt
ata që merren me të tjerët
vetvehtja merret me ta
gjeografia na është përzier në gjakë
se historisë i kemi hyrë në hak
na ka mbetur shpresë sa qimja e flokut
mirë që ende s`është këputur
dikuj spo i shohin dritat
se perdet ja kann zënë pritat
e mori lumi
se su zgjua nga gjumi
të mirën e dinë
të keqes i prinë
sa vetë duan samar
ska nevoj për aqë gomar
sa politikan ka diaspora
ska aqë karrika kosova
sa vetë bëjnë politik
mjer e zeza karrikë
mbeti duke ua treguar udhën
të tjerëve
kurrë se gjeti të vetën
kërkoi lirin e të tjerëve
e robëroi vetvehten
do ta përziejmë natalitetin
se gjeografis sja prishëm qejfin
kërkon liri për të tjerët
e mbyti robëria e vetvehtes
asnjë herë spati dëshirë
të jatë kush më i mirë
se ndëgjuan q`tha
po q`figurë ka
disa kthehen nga biografia
e jo nga punët i tija
në dasëm shkojnë të gjithë
në luftë shum pakë
përkrahja e mëndimit të gabuar
është fukarallëk
disave kurrë sdo tu kullohet koka
se lumi e ka prishur rrjedhën
mos e kërkoni pangjajshmërin
e fëmijës te shpija
dilni te kojshia
mbasi si hapëm sytë në histori
do të vrapojmë udhëve
nëpër gjeografi
derisa të gjithëve tu del gjumi
do të zbardhë mëngjezi
agonia e durimit
po ja merrë jetën trimit
frigacakët jetojnë
hijeve të trimave
në fillim i kurdisi
gënjeshtrat afatgjata
pastaj paloi para të thata
mos kërko ndryshim në gjeografi
pa ndërruar histori
gjithë jetën eci shtrembër
që rrugën të ja gjej drejtësia
ai që e mbiqmon vetvehten
ka nënqmimin e shoqëris
populli mbushet përdit
po zbrazet një ditë
disa mezi po jetojnë
disa nga biznesi
e disa nga fondi i partisë
dikur shum patriot kishte Kosova
sot më shumë ka diaspora
fjalët janë varfëri
puna është pasuri
shko pas mendjes së shëndoshë
nëse duash të përfitosh
freno gjuhën
se mundë të ta shqyen gojën
mos ju hidhëroni tradhëtarit
lirisht kërkonja babain
e patë durimi
kur su durua krimi
u zgjua populli
se i zuri gjumi udhëheqësit
na i zgjatën veshët
duke i dëgjuar gënjeshtrat
edhe qenqe jetohet
po për të mirën duhet të punohet
disa e shikojnë q`po bënë evropa
disa q`po bënë dikushi
pa bërë asgjë vetë
disave u prish qetsia
se su ka interesuar liria
e lehtë për ata që bëjnë politik
se e kanë nxehtë poshtë në karrikë
leta provojnë malin edhe vetë
vetëm se prapanicën duhet u ndrruar
krejtë
ata që dikur armikun shërbenin
lufta ua gjeti vendin
ata që i shohin vetëm gabimet e
të tjerëve
nuk i shohin të vetat
disa në mërgim që vetëm
ekonomin e shohin pasuri
mos harroni
në kokë kanë zbrastësi
disa e kërkojnë fajsin te tjetri
pa e gjykuar vetvehten
në perendim e ke lirinë
vetëm atëdheu mungon
sju nda kurgeti
se e zgjodhi për veti
gjithqka mori në kurbet
vetëm malli këtu i mbetë
një herë në jetë gaboi
po shtrejt e pagoi
qajtën për të
se i përqeshte të tjerët
dikush me ne po qeshet
derisa durimi na i hëngër veshët
për gjumë skemi nevojë
se mjaft kemi fjetur
plasi që vetit famë ti qetë
duke shkruar në gazetë
nuk e don askënd
se është dashuruar në vetvehten
u mbytë
duke ju bërë varr të tjerëve
brenga jonë e sotme
qd¨të na sjellë e nesërmja
dikur trimëria këndohej odave
sotë ajo po këndon maleve
dikuj nga naiviteti
i ka hyrë në qejf veti
na ngopi me fjalë
se ska tjetër ideal
llafi i tijë politika
ëndrra karrika
u loshë për famë
as këmbët vend spo i nxanë
vdes pas famës
e jeton për të
i nënqmon të tjerët
se e mbiqmon vetvehten
i ndjeri
vdiq nga pandershmëria
e mbyti vetvehten
duke i shëruar të tjerët
i shkreti
pasurin se mori me veti
e dënuan për kolaboracionizëm
sepse e tërë jeta e tijë e tillë ishte
vizioni i tijë është fama
po kurrë se arriti
iku në perendim
tash ëndrrat i ka kthim
në perndim është ztabilizuar
bile-edhe shtëpin e ka harruar
dikush shpeshëherë dasdhurohet
në vetvehten,e e mbush gazetën
për biografin e tijë
shkruan edhe në histori
zgjidhja e jonë me politik
ka mdetur ulur në karrikë
ejani në mërgim-po deshët politik
se frika azil ka ikë
në mërgim-sa politikan ka nëpër
migrosa nuk i sosë as kosa
kur ju sosën llafet
e theu qafet
kur si shiten rrenët
i ndërron kuvendet
me rrenat e tijë
u ngop kjo shoqëri
nuk ja falën
se se mbajti fjalën
i hëngri fjalët
po e pagoi shpina
ja bëri goja
e psoi koka
disa i përtypin dhëmbët
kur ushqehen të tjerët
mbi kurriz të viktimës
e ndërtoi ardhmërin
nuk premton shumë
ka vetëm fjalë-ska punë
e zeza e vetvehtes
e bardha shoqnis
mos kërko drejtësi
kur je i shtrembër
po deshët fjalë dhe gazeta
në diaspor i kemi krejta
i hyri politikës
se u dashurua pas karrikës
shkurtëpamësia e dikujt
ja mbushi xhepat
eja në mërgim
vehten po deshe ta gjesh jetim
disa gazetar në diaspor
shkruajnë vehten sa për ta bërë horë
iku koha e politikës
se i dhanë azil frikës
në mërgimë shumica mendojnë
se vetëm ata kanë të drejtë
kurbeti u duket fakultet
në Zvicër jetojmë në vend demokratik
prandaj shumica merren me politik
disa në diasporë menxi presin diqka
të ndodhë në Kosovë
xhepat ti pasurojnë
disa mendojnë se kontribojnë për
atëdhe-duke shitë kaseta për video
shkurtëpamësia e tijë
ja shkurtoi jetën tjetrit
në diasporë pluralizmi
ndryshe është kuptuar
për përqarje është shfrytëzuar
vdiqë duke qarë
se tërë jetën kishte kënduar
ka hyrë në lojën e armikut
si duhet arbitër
agjensit e udhëtimit
na lanë udhëve
u mbushën metrot e evropës
u thanë rrugët e Kosovës
në mërgim më shumë ka
fukara në kokë se në xhep
friga i ka hyrë në palcë
prandaj si del para shpirtit
mërgim me udhë
janë gjeografi e hidhur
buka e mërgimit
kafshat që skapërdihet
mos i futni mendimit frikë
se durimi do të u bëhet politik
kur e shtërnguan
e ndali torruan
i mbiu nga koka
por nuk ishte qime-ide
ja ndezën qiriun
pasi ja fikën jetën
bukurin blu
e shëmtoi nata
ylbereve të mallit
i zhuriti motet e gjeografis
kot kërkon kthim
ikjet sjan penduar
ndoqëm udhë të gabuar
prandaj cakun se arritëm
jeta është plot zikzake
vdekja është pa kthesa
qdo ditë shkonte këtej
ai më kurrë sdo të vijë
fndin e udhëve tona
do ta përcaktoj dikush tjetër
veproi në mes nesh
po pambuk patëm vënë vesh
na gënjeu të gjithëve
se s`deshëm ta besonim realitetin
erdhi të na sjellë lirin
po se kish marrë me vehte
liria tha është në mes jush
po se besoi askush
u bë vegël e tjetërkujt
se sdonte punë
ne në mërgim
duam një rend të ri botror
se me pluralizëm u bëmë hor
dikur një ppolitikani ja mbanin
mikrofonin
sot po e rrahin me të
prezantoi për mrekulli
nga se mungoi juri
e zgjodhi mërgimin
nga se skish rrugë tjetër
mërgimtarin më parë e djeg malli
pastaj ai e djeg vehten
biznesmenët në mërgim
më parë e przantuan veten patriot
pastaj paluan pare me bollëk
syzet i ka vënë
mos të ja shohim sytë
në perendim
se kisha lënë asnjë parti për besë
se na bënë pik e pesë
na zuri pa pregadit demokracia
erdhi shum shpejtë
tymi i kosovës
dikuj po ja vërbon sytë
ka vënë syze, mos të shehë largë
tregoi fakte
duke e sfiduar të vërtetën
mendon se di shumë
se në shkollë flinte në gjumë
është shumë i pa ditur
jashtë shkollës është rritur
fjala si zuri vend
se sìshte për atë kuvend
i ngul këmbët
se kot i then dhëmbët
një miku im luftën po e bënë maleve
një tjetër nga pallati
ai më ekstremi nga gjermania
është shumë radikal
në mërgim para kush s`mundë ti dal
premtoi shumë në reklam
është o kurvë o politikan
duke e shtrembëruar të vërtetën
e arsyeton vetvehten
të mirën mos e lakmo
se gjithkush e do
ja treguan të vërtetën
po e ddigjoi vetvehten
evropës ja pushtuam edhe metrot
se apartamentet jan mbushur plot
ai ka filluar të merret me intriga
po e prvon jetën e intrigantit
ngrit intriga mbi të tjerët
ngase me to jeton
kërkoi shumë
pa ofruar asgjë
u ngrit fatkeqsi të tjerëve
don ta ndërtoj lumturin e vetë
e mashtroi gjithkënd
prandaj si beson askush
s`mbeti asgjë nga e kaluara
e shkrumoi e sotmja
ka fjalë të pa kripura
koka shpesh ja kryen abortin
vdes qdo ditë
se frigën e ka mit
e ka në gjak tradhëtin
se e ruajti trashëgimnin
ëndërron shum në jetë
se flen pakë
u bë gurë
se qdo ditë prishte murë
gëzimet e parakohshme
jan të idhëta më vonë
ai që dikur i hante të tjerët
sotë e hëngri veten
kur digjet vargu
balli ka zjarmi
i hapëm portat e evropës
se i mbyllëm tonat
shumica sta duan të mirën
nga se e ruajn për veti
e mashtroi gjithkënd
prandaj si beson askush
evropës ja pushtuam edhe metrot
se apartamentet u mbushën plot
këndinim gjithmon me folklor
se na qante zemra
durimi shumvetë i vuri në gjumë
nuk e di cilën lloj tablete e pinë
mjaft u përqamë me të kaluarën
si ta ndërtojmë të ardhmen
ata e dhanë dritën jeshile
dikush po e bënë me hile
ata që me pushkë ja ndërruan
faqet historis
do të ja ndërrojnë edhe gjeografis
hyri në faqet e arta të historis
ti shkëlqej aedhmëris
ai që shpejt harron
e pson
politikanët tanë po bëjnë politik
të thatë
edhe pse po i ushqejm mjaft
dikur i këndonim liris
se robëria na kish pushtuar
e psuam
se shumkujt i besuam
su msuam me psime
prandaj e psuam
i duruam gjatë nëpër kolltuqe
prandaj jeta na shkoi me huqe
është dhelpër në politik
prandaj aqë gjatë qëndroi në karrikë
pus i ka punët
se e zunë në pusi
kanë shum punë organet e drejtësis
tregojnë se sa shumë padrejtësi kemi
është shumë elastik
e lakojnë të tjerët
atë që se arrin me dituri
e lufton me gjelozi
asnjëherë s`ndau drejtësi
se në shpirtë ka dinakri
me këmbëngulje deshëm të shkojmë
në mërgim
vështir e kemi ti nxjerrim këmbët
jam shumë i hidhëruar në disa politikan
vështir e kamë të pajtohem me ta
ecë me kohën
po mos me gjithkënd
ai që në jetë ka fjetë gjatë
kurr s`mund të arrij në cak
u bënë dy brigje
se e prishën urën
se deshi realitetin
prandaj e dënoi vetin
ai që dashuron me sy
shpejt ka për tu vërbuar
u dashurua që ditën e parë
prandaj si shkoi marë
kur foli bota
i mbylli veshët
tash ajo me të qeshet
asgjë nga premtimet
nuk u përmbush
se fjalën e kishin dhënë në fushë
atë që e kishte ëndërr për jetë
azil u tretë
e dashura e la në rrugë
se në rrugë e gjeti
ishte shum i pafat
se e dashura e tradhëtoi që në start
provoi edhe lule tjera
por u kishte ikur pranvera
se ngrohu dielli i mëngjezit
po e pret të mbrëmjes
na u përzie edhe nataliteti
se evropën e bëmë për veti
në mërgim kërkoi lumturi
por azil i kishte ikur fati i tijë
ideali i gruas
si ta ruaj burrin
idetë i pjellin në kokë
se mendjen e ka femër
është shum e dashur
dashuron shumë
loti po ja lagë kujtimet
se asnjëherë si pranoi gabimet
asnjëherë fatin se gjeti
se i mungoi sinqeriteti
një herë në dashuri pat dështuar
se e dyta e patë mashtruar
si ze besë askujt
se tradhëton vetë
ka plotë shoqëri
se xhepat i ka plotë
është burrë me okë
se xhepat i ka plot
ka shumë shoqëri
pinë edhe raki
bëri shumë pasuri
gjithqka shkretoi për rreth tijë
e ka mikë për besë
vetëm një dobësi e ka
një qikëz interes
dikujt spo i shohin sytë
se i është turbulluar koka
gjarpëri lëkurën e ndërron
por këmbët si zbulon
arsyeja në mesë të gënjeshtrës
dhe realitetit
qëndronë në shpirtin e njeriut
një burrë një fjalë
një grua një fjalorë (Gj)
bajraktarizmat moti i kemi
hudhë
në ujrat e zeza
skizofreninë
duhet frenuar
ata që i duan nam vetit
i nxen nama
PIKNIK
Buzë pyllit
U prishë qetsia
Thehen karthia
Tymi u ngrit në qiell
NË DIELL
Dielli hyri
Nën lëkurë
Deri sa ti
Rrin ulur mbi gurë.
MALLË
Balli i tijë
Digjet vetmisë
Nga zjarri i tjerëve
Përtej largësisë
LINDJE
Matanë po qanë
Një fëmijë
Është vai i parë
I tijë
KOLABORACIONISTI
Atijë ja gjetë vendin
Në mes të malit
Ishte shërbëtor i djallit
BARIU
Freskohet në mes të pyllit
Dëgjohet
Fishkëllima e fyellit
FILLIMI
Bukuroshe
Me se të të nderojë ty
Prandajë po e mbyllë
Njërin sy
Mbolli të kqija
Prandajë po i korrë
Ua terrojë jetën të tjerëve
Prandaj spo e shehë dritën
Ka gjithë jetën që merret
me akuza
prandaj shtrembër i mbeti buza
gjith jetën ka qenë enë lëpirës
prandaj e ka gjuhën e mprehtë
1995-2008
www.gezimajgeraj.blog.com
www.metaforapoetike.de.vu
LIRIA
Etje e mishëruar
Në dhe të atëdheut
Pëllumb i kërkuar pritjeve
PAVARSIA
Mjerë europa
Për gardhiqet e reja
Do ti shqyet fustani
Ska më
Kuj të ja pin gjakun
MËRGIMI
Anatem e mallit
Na mallkoi me ikje
Evropën për me pushtue
FATE
Dallgëve të lumit të jetës
Përdhunon padrejtësia
Edhe globi
E shtrembron rrotullimin
ORA
Ja numron hapat e kohës
Pushim u përcakton të tjerëve
Asnjëher s`pushon vetë
POEZIA
Dallëndyshe krahëshkruar
Mehlem i shpirtit të trazuar
Brumbull i mallit të shkarkuar
KUFIRI
Bjeshkë e këputur
Mal i ndarë përgjysmë
Një sharrë i ndarë në tresh
MAGJIA E FJALËS
Gjuhë e një dalte prej pushi
Mjeshtri e vargut,mendjes së hollë
Tehë shpate,e më të mirit gladiator
RRJEDHA E DRINIT
Tërë jetën rrodhi
shqip shqipnajave
Kurrë si bashkoi ato
ORIGJINA E KRIMIT
Mos ja kërko origjinën e krimit
Ajo të gjenë vetë qdo ditë
Mjerë Kosova për bishat
me fytyrë njeriu
dhurata e Londërmadhes plakë.
VLORA
Po e kuqe po e vlortë
Erdhi vlora
Vetëm flamurin se mori.
KUKSI
Gjithë jetën etje në sy e pata
Po tej gurin
Me dorë se kapa
TRASTA E MËRGIMTARIT
Gjithë jetën i hëngri vitet
Po su ngop me ta.
MALLI
Dallëndyshe që fluturon qdo ditë
Medet për krahët e sajë
HOMAZH
Pak para se dita
Ta mbyllte syrin
Ai e mbylli i pari
I qoftë i lehtë dheu.
MASAKRA
Bankat u mbushën lulkuqe
Sytë plotë lotë
Mungesa me arsye
Dikush tha.
BABAI
pemë nën diellin
E mallit të pa shuar
Shkop i moshës së shkuar.
NËNA
Flaka e mallit të pa shuar
Qiell me shi i mbuluar
Udhëve të pritjes e vërbuar.
PAS SHIUT
Qielli u tha
Toka e shoi etjen
POETËT
Cikrrimtarët e mjerë
Me qeliza fjalësh
Bëhen pre e vargut
DHUNË
Prej nga ra ajo fjalë
Kush e barti nga mesjeta
DRINI
Kurr nuk e ndali udhëtimin
As edhe kur me pushkë
Ja ruajtën kufirin.
RRIPI I VËRRINIT
Shtizë e rritur
Për mollë bajraku
Freski sharri në verë pa shi
Kështjellë e luftës
Për liri.
DITA NË BUCHS
Flet e këputur tej harrimit
Pellgë i mallit
pritjen e një lamtumire
Dhe udhët e kthimit
SHTEGTARËT
Një dallëndyshe
U nisë kah lindja
Posa të ftoftit alpik e preku
Dhe mallin timë ja dhashë
Mjerë krahët e sajë.
KURBETI
Të gjithëve na mërgoi
udhëve të botës
asnjëherë vetë se provoi
KROI
Gjithë jetën
Ua shoi etjen të tjerëve
Kurrnjëherë vetvehtes
CILA ËSHTË KJO KOHË?
Në fundfillim shekullit
Nëpër ballkan, satanizmin
E vulos mesjeta
Mjerë kosova dhe trojet e veta.
MALKIMI
Kurbetin askush
nuk e ka mallkuar
Më shum se malli
BRENGA E TOKËS
Tokë e shkrumuar
Gurë i dërmuar
Qëndrron dhembjes sate
Ah sikur edhe një herë
Satanën ta bëja dhe...
VDEKJA
Me vdekjen der në pikpjekje
Na ndanë ura e jetës
Nuk e di ku më pretë
Në kullë a mbi shkrepa
MALLI
Etje e përvëluar
E një dashurie të larguar
AZILANTI
Mallë i votrës
Këngë në buzë të motrës
Pëllumb i trazuar i botës
LOTI
Shi nga një re e trazuar
Dhëmbje e një qielli të mjegulluar.
* * *
Na mori lumi
se na pat mbytë gjumi
mallin mos e kërkoni
në kurbet e takoni
dallëndyshes ju prish folea
kur i mori dhenat tjera
me që e përsëritëm historin
e mësuam gjeografin
në koh të mjegullës
ja sheh turirin dhelprës
e mësoi gjeografin e botës
po se gjeti rrugën e vetë
i ka humbë udha në oborr
e po e kërkon nëpër evropë
i kërkoj udhët e botës
se nxunë sokaqet e Kosovës
nëse don politik
eja në Zvicër
mbylli veshët edhe ikë.
kungujt e pilitikës
ja shqyen lëkurën karrikës
fukarallëk me fol shumë thot populli
në diaspor politika është hobi
dy rrug i ka politika
ja rrena ja karrika
askush se njeh gjeografin e botës
më mir se shqiptarët
sa vite ja hëngri kurbeti
por asnjë se ndau për veti
liria është e ëmbël për të gjith njësoj
por s`paguhet një lloj
kohë e keqe për varg
qdo ditë mbushet me gjak
mos të ishte fajsia
s`kish nevoj drejtësia
lufta për pushtet
e ha kokën e vetë
gjumi i të vegjëlve
i ka zënë të mëdhejt
mos të ishte karrike
sdo të ish politika
populli është zgjuar
se po flen kryetari
ja mbyllën gojën të tjerët
se se mbylli vetë
ja dhanë dënimin e merituar
se për të kish punuar
fjalët si qaushi
punën si kërkushi
pështyn të tjerët
ta lajë vetvehten
gur nuk la pa trazuar
shoqërin pa e shkatërruar
nuk u pajtuan në asnjë pikë
se politika ishte bërë karrikë
gjithë jetën vrapoi ti ushqej të tjerët
vdiq urie për veti
asnjë gëzim se pati për veti
se ja mori kurbeti
kurr se deshi kyrbetin
atje e kaloi jetën
për kyrbetin jan të përmalluar
vetëm ata që se kanë provuar
kur ske në kokë
ke në shpinë me okë
lufta do trimëri
friga bën tradhëti
ata që mbahen për dega
bëhen fryt i gjithkujt
ata që merren me të tjerët
vetvehtja merret me ta
gjeografia na është përzier në gjakë
se historisë i kemi hyrë në hak
na ka mbetur shpresë sa qimja e flokut
mirë që ende s`është këputur
dikuj spo i shohin dritat
se perdet ja kann zënë pritat
e mori lumi
se su zgjua nga gjumi
të mirën e dinë
të keqes i prinë
sa vetë duan samar
ska nevoj për aqë gomar
sa politikan ka diaspora
ska aqë karrika kosova
sa vetë bëjnë politik
mjer e zeza karrikë
mbeti duke ua treguar udhën
të tjerëve
kurrë se gjeti të vetën
kërkoi lirin e të tjerëve
e robëroi vetvehten
do ta përziejmë natalitetin
se gjeografis sja prishëm qejfin
kërkon liri për të tjerët
e mbyti robëria e vetvehtes
asnjë herë spati dëshirë
të jatë kush më i mirë
se ndëgjuan q`tha
po q`figurë ka
disa kthehen nga biografia
e jo nga punët i tija
në dasëm shkojnë të gjithë
në luftë shum pakë
përkrahja e mëndimit të gabuar
është fukarallëk
disave kurrë sdo tu kullohet koka
se lumi e ka prishur rrjedhën
mos e kërkoni pangjajshmërin
e fëmijës te shpija
dilni te kojshia
mbasi si hapëm sytë në histori
do të vrapojmë udhëve
nëpër gjeografi
derisa të gjithëve tu del gjumi
do të zbardhë mëngjezi
agonia e durimit
po ja merrë jetën trimit
frigacakët jetojnë
hijeve të trimave
në fillim i kurdisi
gënjeshtrat afatgjata
pastaj paloi para të thata
mos kërko ndryshim në gjeografi
pa ndërruar histori
gjithë jetën eci shtrembër
që rrugën të ja gjej drejtësia
ai që e mbiqmon vetvehten
ka nënqmimin e shoqëris
populli mbushet përdit
po zbrazet një ditë
disa mezi po jetojnë
disa nga biznesi
e disa nga fondi i partisë
dikur shum patriot kishte Kosova
sot më shumë ka diaspora
fjalët janë varfëri
puna është pasuri
shko pas mendjes së shëndoshë
nëse duash të përfitosh
freno gjuhën
se mundë të ta shqyen gojën
mos ju hidhëroni tradhëtarit
lirisht kërkonja babain
e patë durimi
kur su durua krimi
u zgjua populli
se i zuri gjumi udhëheqësit
na i zgjatën veshët
duke i dëgjuar gënjeshtrat
edhe qenqe jetohet
po për të mirën duhet të punohet
disa e shikojnë q`po bënë evropa
disa q`po bënë dikushi
pa bërë asgjë vetë
disave u prish qetsia
se su ka interesuar liria
e lehtë për ata që bëjnë politik
se e kanë nxehtë poshtë në karrikë
leta provojnë malin edhe vetë
vetëm se prapanicën duhet u ndrruar
krejtë
ata që dikur armikun shërbenin
lufta ua gjeti vendin
ata që i shohin vetëm gabimet e
të tjerëve
nuk i shohin të vetat
disa në mërgim që vetëm
ekonomin e shohin pasuri
mos harroni
në kokë kanë zbrastësi
disa e kërkojnë fajsin te tjetri
pa e gjykuar vetvehten
në perendim e ke lirinë
vetëm atëdheu mungon
sju nda kurgeti
se e zgjodhi për veti
gjithqka mori në kurbet
vetëm malli këtu i mbetë
një herë në jetë gaboi
po shtrejt e pagoi
qajtën për të
se i përqeshte të tjerët
dikush me ne po qeshet
derisa durimi na i hëngër veshët
për gjumë skemi nevojë
se mjaft kemi fjetur
plasi që vetit famë ti qetë
duke shkruar në gazetë
nuk e don askënd
se është dashuruar në vetvehten
u mbytë
duke ju bërë varr të tjerëve
brenga jonë e sotme
qd¨të na sjellë e nesërmja
dikur trimëria këndohej odave
sotë ajo po këndon maleve
dikuj nga naiviteti
i ka hyrë në qejf veti
na ngopi me fjalë
se ska tjetër ideal
llafi i tijë politika
ëndrra karrika
u loshë për famë
as këmbët vend spo i nxanë
vdes pas famës
e jeton për të
i nënqmon të tjerët
se e mbiqmon vetvehten
i ndjeri
vdiq nga pandershmëria
e mbyti vetvehten
duke i shëruar të tjerët
i shkreti
pasurin se mori me veti
e dënuan për kolaboracionizëm
sepse e tërë jeta e tijë e tillë ishte
vizioni i tijë është fama
po kurrë se arriti
iku në perendim
tash ëndrrat i ka kthim
në perndim është ztabilizuar
bile-edhe shtëpin e ka harruar
dikush shpeshëherë dasdhurohet
në vetvehten,e e mbush gazetën
për biografin e tijë
shkruan edhe në histori
zgjidhja e jonë me politik
ka mdetur ulur në karrikë
ejani në mërgim-po deshët politik
se frika azil ka ikë
në mërgim-sa politikan ka nëpër
migrosa nuk i sosë as kosa
kur ju sosën llafet
e theu qafet
kur si shiten rrenët
i ndërron kuvendet
me rrenat e tijë
u ngop kjo shoqëri
nuk ja falën
se se mbajti fjalën
i hëngri fjalët
po e pagoi shpina
ja bëri goja
e psoi koka
disa i përtypin dhëmbët
kur ushqehen të tjerët
mbi kurriz të viktimës
e ndërtoi ardhmërin
nuk premton shumë
ka vetëm fjalë-ska punë
e zeza e vetvehtes
e bardha shoqnis
mos kërko drejtësi
kur je i shtrembër
po deshët fjalë dhe gazeta
në diaspor i kemi krejta
i hyri politikës
se u dashurua pas karrikës
shkurtëpamësia e dikujt
ja mbushi xhepat
eja në mërgim
vehten po deshe ta gjesh jetim
disa gazetar në diaspor
shkruajnë vehten sa për ta bërë horë
iku koha e politikës
se i dhanë azil frikës
në mërgimë shumica mendojnë
se vetëm ata kanë të drejtë
kurbeti u duket fakultet
në Zvicër jetojmë në vend demokratik
prandaj shumica merren me politik
disa në diasporë menxi presin diqka
të ndodhë në Kosovë
xhepat ti pasurojnë
disa mendojnë se kontribojnë për
atëdhe-duke shitë kaseta për video
shkurtëpamësia e tijë
ja shkurtoi jetën tjetrit
në diasporë pluralizmi
ndryshe është kuptuar
për përqarje është shfrytëzuar
vdiqë duke qarë
se tërë jetën kishte kënduar
ka hyrë në lojën e armikut
si duhet arbitër
agjensit e udhëtimit
na lanë udhëve
u mbushën metrot e evropës
u thanë rrugët e Kosovës
në mërgim më shumë ka
fukara në kokë se në xhep
friga i ka hyrë në palcë
prandaj si del para shpirtit
mërgim me udhë
janë gjeografi e hidhur
buka e mërgimit
kafshat që skapërdihet
mos i futni mendimit frikë
se durimi do të u bëhet politik
kur e shtërnguan
e ndali torruan
i mbiu nga koka
por nuk ishte qime-ide
ja ndezën qiriun
pasi ja fikën jetën
bukurin blu
e shëmtoi nata
ylbereve të mallit
i zhuriti motet e gjeografis
kot kërkon kthim
ikjet sjan penduar
ndoqëm udhë të gabuar
prandaj cakun se arritëm
jeta është plot zikzake
vdekja është pa kthesa
qdo ditë shkonte këtej
ai më kurrë sdo të vijë
fndin e udhëve tona
do ta përcaktoj dikush tjetër
veproi në mes nesh
po pambuk patëm vënë vesh
na gënjeu të gjithëve
se s`deshëm ta besonim realitetin
erdhi të na sjellë lirin
po se kish marrë me vehte
liria tha është në mes jush
po se besoi askush
u bë vegël e tjetërkujt
se sdonte punë
ne në mërgim
duam një rend të ri botror
se me pluralizëm u bëmë hor
dikur një ppolitikani ja mbanin
mikrofonin
sot po e rrahin me të
prezantoi për mrekulli
nga se mungoi juri
e zgjodhi mërgimin
nga se skish rrugë tjetër
mërgimtarin më parë e djeg malli
pastaj ai e djeg vehten
biznesmenët në mërgim
më parë e przantuan veten patriot
pastaj paluan pare me bollëk
syzet i ka vënë
mos të ja shohim sytë
në perendim
se kisha lënë asnjë parti për besë
se na bënë pik e pesë
na zuri pa pregadit demokracia
erdhi shum shpejtë
tymi i kosovës
dikuj po ja vërbon sytë
ka vënë syze, mos të shehë largë
tregoi fakte
duke e sfiduar të vërtetën
mendon se di shumë
se në shkollë flinte në gjumë
është shumë i pa ditur
jashtë shkollës është rritur
fjala si zuri vend
se sìshte për atë kuvend
i ngul këmbët
se kot i then dhëmbët
një miku im luftën po e bënë maleve
një tjetër nga pallati
ai më ekstremi nga gjermania
është shumë radikal
në mërgim para kush s`mundë ti dal
premtoi shumë në reklam
është o kurvë o politikan
duke e shtrembëruar të vërtetën
e arsyeton vetvehten
të mirën mos e lakmo
se gjithkush e do
ja treguan të vërtetën
po e ddigjoi vetvehten
evropës ja pushtuam edhe metrot
se apartamentet jan mbushur plot
ai ka filluar të merret me intriga
po e prvon jetën e intrigantit
ngrit intriga mbi të tjerët
ngase me to jeton
kërkoi shumë
pa ofruar asgjë
u ngrit fatkeqsi të tjerëve
don ta ndërtoj lumturin e vetë
e mashtroi gjithkënd
prandaj si beson askush
s`mbeti asgjë nga e kaluara
e shkrumoi e sotmja
ka fjalë të pa kripura
koka shpesh ja kryen abortin
vdes qdo ditë
se frigën e ka mit
e ka në gjak tradhëtin
se e ruajti trashëgimnin
ëndërron shum në jetë
se flen pakë
u bë gurë
se qdo ditë prishte murë
gëzimet e parakohshme
jan të idhëta më vonë
ai që dikur i hante të tjerët
sotë e hëngri veten
kur digjet vargu
balli ka zjarmi
i hapëm portat e evropës
se i mbyllëm tonat
shumica sta duan të mirën
nga se e ruajn për veti
e mashtroi gjithkënd
prandaj si beson askush
evropës ja pushtuam edhe metrot
se apartamentet u mbushën plot
këndinim gjithmon me folklor
se na qante zemra
durimi shumvetë i vuri në gjumë
nuk e di cilën lloj tablete e pinë
mjaft u përqamë me të kaluarën
si ta ndërtojmë të ardhmen
ata e dhanë dritën jeshile
dikush po e bënë me hile
ata që me pushkë ja ndërruan
faqet historis
do të ja ndërrojnë edhe gjeografis
hyri në faqet e arta të historis
ti shkëlqej aedhmëris
ai që shpejt harron
e pson
politikanët tanë po bëjnë politik
të thatë
edhe pse po i ushqejm mjaft
dikur i këndonim liris
se robëria na kish pushtuar
e psuam
se shumkujt i besuam
su msuam me psime
prandaj e psuam
i duruam gjatë nëpër kolltuqe
prandaj jeta na shkoi me huqe
është dhelpër në politik
prandaj aqë gjatë qëndroi në karrikë
pus i ka punët
se e zunë në pusi
kanë shum punë organet e drejtësis
tregojnë se sa shumë padrejtësi kemi
është shumë elastik
e lakojnë të tjerët
atë që se arrin me dituri
e lufton me gjelozi
asnjëherë s`ndau drejtësi
se në shpirtë ka dinakri
me këmbëngulje deshëm të shkojmë
në mërgim
vështir e kemi ti nxjerrim këmbët
jam shumë i hidhëruar në disa politikan
vështir e kamë të pajtohem me ta
ecë me kohën
po mos me gjithkënd
ai që në jetë ka fjetë gjatë
kurr s`mund të arrij në cak
u bënë dy brigje
se e prishën urën
se deshi realitetin
prandaj e dënoi vetin
ai që dashuron me sy
shpejt ka për tu vërbuar
u dashurua që ditën e parë
prandaj si shkoi marë
kur foli bota
i mbylli veshët
tash ajo me të qeshet
asgjë nga premtimet
nuk u përmbush
se fjalën e kishin dhënë në fushë
atë që e kishte ëndërr për jetë
azil u tretë
e dashura e la në rrugë
se në rrugë e gjeti
ishte shum i pafat
se e dashura e tradhëtoi që në start
provoi edhe lule tjera
por u kishte ikur pranvera
se ngrohu dielli i mëngjezit
po e pret të mbrëmjes
na u përzie edhe nataliteti
se evropën e bëmë për veti
në mërgim kërkoi lumturi
por azil i kishte ikur fati i tijë
ideali i gruas
si ta ruaj burrin
idetë i pjellin në kokë
se mendjen e ka femër
është shum e dashur
dashuron shumë
loti po ja lagë kujtimet
se asnjëherë si pranoi gabimet
asnjëherë fatin se gjeti
se i mungoi sinqeriteti
një herë në dashuri pat dështuar
se e dyta e patë mashtruar
si ze besë askujt
se tradhëton vetë
ka plotë shoqëri
se xhepat i ka plotë
është burrë me okë
se xhepat i ka plot
ka shumë shoqëri
pinë edhe raki
bëri shumë pasuri
gjithqka shkretoi për rreth tijë
e ka mikë për besë
vetëm një dobësi e ka
një qikëz interes
dikujt spo i shohin sytë
se i është turbulluar koka
gjarpëri lëkurën e ndërron
por këmbët si zbulon
arsyeja në mesë të gënjeshtrës
dhe realitetit
qëndronë në shpirtin e njeriut
një burrë një fjalë
një grua një fjalorë (Gj)
bajraktarizmat moti i kemi
hudhë
në ujrat e zeza
skizofreninë
duhet frenuar
ata që i duan nam vetit
i nxen nama
PIKNIK
Buzë pyllit
U prishë qetsia
Thehen karthia
Tymi u ngrit në qiell
NË DIELL
Dielli hyri
Nën lëkurë
Deri sa ti
Rrin ulur mbi gurë.
MALLË
Balli i tijë
Digjet vetmisë
Nga zjarri i tjerëve
Përtej largësisë
LINDJE
Matanë po qanë
Një fëmijë
Është vai i parë
I tijë
KOLABORACIONISTI
Atijë ja gjetë vendin
Në mes të malit
Ishte shërbëtor i djallit
BARIU
Freskohet në mes të pyllit
Dëgjohet
Fishkëllima e fyellit
FILLIMI
Bukuroshe
Me se të të nderojë ty
Prandajë po e mbyllë
Njërin sy
Mbolli të kqija
Prandajë po i korrë
Ua terrojë jetën të tjerëve
Prandaj spo e shehë dritën
Ka gjithë jetën që merret
me akuza
prandaj shtrembër i mbeti buza
gjith jetën ka qenë enë lëpirës
prandaj e ka gjuhën e mprehtë
1995-2008
Nga libri:Lulëkuqet e Vërrinit
Gëzim Ajgeraj
www.gezimajgeraj.blog.com
www.metaforapoetike.de.vu
MONOLOG LULËKUQESH
Në jehonë malesh
shpalos shushimën e plagëve
që mbërthejnë
nëpër rrapëllimën e hapave tona
dridhen malet
bjeshka nxjerr shkëlqim
guri tym
flakë digjet
dheu
lulet
Kosova...
2.
Në heshtjen
e netëve tona pa gjumë
dëgjojeni klithmën e atdheut
plagët kah ia mëkojmë
për shpresat e bardha
3.
Hapave tona
rrapëllojnë dhembjet
ndrydhet zemërimi kohëligës
terrnatës
me korbin përmbi
4.
Heu Kosovë
zgjuar na kanë malet
kodrat oshëtijnë
krismave tona
5.
Me nga një pushkë krahut
emblemën mbi vetull
ia marrim këngën e lirisë
6.
Po të vijmë lulëkuqe në flamur
pëllumba të bardhë
në qiellin e bardhë
yje përjetësie
në lapidarët e atdheut
7.
Le t'u flasin dhembjet
buzëqeshjeve tona
t'i shëndrijnë lirisë
8.
Me shkëlqimin tonë
amanetin ndriçoni
sa herë bën furtunë
e turren karpatet
sa herë nxihet qielli
e harbojnë korbat
e gjarpëri i zi
harbon me zjarr
frengjin, syrin pishë
dhe veriun
kujdes
Malësi e Vërrinit, 1999
KRYETRIMI I LEGJENDËS
( Adem Jasharit)
Diku kërciste një pushkë
e s`pushonte një këngë
atdheu kërkonte krushq
Kosova lëshonte gjëmë.
Nga zemra e tokës buroi
kushtrimi i krismave për liri
malet e Drenicës jehuan
nga krismat e kënga e tij.
Dhe krisma prej kullave vazhdoi
maleve e fushave për liri
kryetrimi i legjendës flijoi
pishtar u bë për liri.
21 shkurt 1999
MILITANTI
(Remzi Ademaj - Petriti)
Mbrëmë gjithë natën i rrethuar me mallin
nëpër lirikë gjakonte Militanti i ri
nëpër rreshta rridhnin thirrjet nga zëri i tij
pushka që kishte etje për liri
gjatë e rrahu llafin për Vërrinin, Kukësin
Drenicë e Junik
gjerë e gjatë i ra Kosovës në çdo pikë
diku mes vetullave ndrydhej zemërimi i tij
pushka, besa, fjala, kullonte etje për liri
nëpër rimat e lirikës deri në agun e ri
një det me pelin ra përmbi
Dikur i kënduam edhe një këngë Kosovës
Adem Jasharit i bëmë edhe poezi
E diku në Qafë të Zhurit
një lumë lotësh u shkri
afër meje ai s'ishte më me trup e me zë
Vargut militonte thirrja e tij
qëndresa e paepur
mjaft më këtu
andej nga Kosova
Ejani ta marrim pushkën lumjançe
E iku, e iku, e iku me hijen e tij.
24 gusht 1998
EJANI NË LEGJENDË
Nëpër vijat e mallit
i vizatova udhët e dritës
grushtit ku skuqej liria
tonat ishin rrugët sheshet, qytetet
errësira, udhët, vetmia
jona ishte robëria
Orët e historisë rrodhën padurimit
të dhimbshmet, të kuqet
për ikjet e zeza për ardhjet e bardha
ngritjen gjatë e prita mërgimit
Mjaft më udhëve të mallit në çdo pikë
të gjithë së bashku
me kushtrimin e Drenicës
zgjohuni ju o të robëruar
me vrullin e shekullit të ri
plisbardhët të mirët e mi
Apokalipsit i duhet paguar fajësia
Kosovës i duhet dritë e ardhmërisë
t'i bashkojmë krismat
për ditët e bardha që po vijnë
urtakët të shtypurit e mi
ejani në legjendë
Ejani, ejani, ejani....
Shtator 1998, 2000
TRIBUNI I VËRRINIT
(Selajdin Berishës)
Nis e dridhen malet se deshi liria
fërshëllejnë pushkëgjatat e ngritet trimëria
nis kënga kreshnike e shkruhet legjenda
tri shkronja mbi ballë një vullkan nga zemra
merr forcë atdheu rilind Dardania
nis e flasin shkrepat e skuqet trimëria
këmishë e kuqe pajë e lirisë
flamur maje bjeshke simbol i trimërisë
kushtrim i atdheut rrënjë e lirisë
për agun e ri këngë e Dardanisë
lapidar drite rreze ardhmërisë.
Shtator 1998
FJALA E DHËNË
(Bekim Berishës)
Ra heroikisht më 1 shtator 1998 në Lez
Derisa po nisej në vijën e frontit, ushtari i UÇK-së, Bekim Berisha, nënës i tha:
Nënë: Pa kaluar tanket e shkaut mbi trupin tim
nuk do të hyjnë në Lez!
Me lamtumirën në gojë
e me pushkën krahut
iu bashkua legjendës
me bacë Salën
Xhevatin, Shefqetin, Nehatin
Hasimin e Alajdinin
Shahadinin, Naipin, Ibrahimin
Kosovës ia mbajtën fjalën
Besën nënës
Bekimi i atdheut.
Shtator 1998
AH, SIKUR TË ISHTE SOT
XHEVAT BERISHA ME SHOKË!!!
1.
Ah, sikur të ishte sot bre
Xhevat Berisha me shokë
e t'i gëzonim këto ditë të bardha në Vërri
Odave të bardha plot dritë
të mbushura me rrezet e lirisë
e telin t`ia këputnim çiftelisë
gëzimin ta derdhnim në kupë të qiellit
Me plakun plisbardhë
ta luanim vallen e lirisë
kah mbushëllojnë bjeshkët në tupan
Natën ta bënim ditë
deri në rrezen e parë
të agut të ri
2.
Xhevat vëlla
nuk e di si do t'i shkrinim
kujtimet e netëve të gjata
për Kosovën e lirë
Në Dukagjin e Drenicë
në Kukës e Vërri
nga një flamur ta flatronim
Dhe sa herë bajlozi
t`ia ndalte flatrimin
me hovin e Gjergj Elez Alisë
t'ia shpaguanim zemërimin
3.
Dhe po të ishe sot
cicërimës së vogëlushëve
me abetare në dorë
shkollën e re do ta gëzonim
filiza e pipa të ri
plot do t'i çelnin Kosovës
sa mirë do t'i rreshtonim
brezat e lirisë
4.
Dhe po të ishe sot bre
Xhevat Berisha me shokë
nënave tona do t'u thoshim
misërniken e lirisë të na pjekin
në çerep, me saçin e bakrit te votra
e ujë nga krojet e bardha të
Vërrinit të pimë
dhe gjakut tonë t'i japim vrull
në damarë, me vrullin e lirisë
dhe me zemër kreshnikësh
kaçakçe bjeshkës përmbi t'i rrimë
kullat do të mbushëllonin oshëtimë
dhe forcë do t'u jepnin
ushtarëve të lirisë
5.
Dhe po të ishe sot
kur ende na bën furtunë
atdheut, e përreth
me bacë Salën e gjoksin sa bjeshka
furtunë karpatesh
s`do të frynte më në këto anë
Me shokët e tu
barbarit do t'ia paguanim të gjitha
6.
Dhe sot kur i drejtohem lapidarit
më mungon shumë
edhe dëshmitari i kohës
që t'i mësoja të gjitha
ngjarjet e legjendës
Dhe ti me buzëqeshjen tënde
më thua se i di të gjitha
unë druhem nga ajo
7.
Dhe sot kur ma prekin Kosovën
këmishën e kuqe të saj
e m'i bëjnë prita lirisë
me vete them:
Ah, sikur të ishe sot
Xhevat Berisha me shokë!!!
Atëherë mbushem vrer
e rrebelohem
E kërkoj fillin
e këtij lëmshi
E i them vetes
ruajna zot nga mallkimi i gjakut
të paktën shpëto Kosovën
8.
Dhe sot jam mbushur
më shumë se kurrë
pa ty dhe shokët e tu:
Salën, Shefqetin, Hasimin, Alajdinin,
Bekimin, Shahadinin, Ibrahimin,
Nehatin e Naipin
dy pleqtë: Asllanin e Izeirin
9.
Dhe po të ishe sot bre
Xhevat Berisha me shokë
pushkën do ta linim në frengji
me grykë, kah veriu
e t'i mprehnim pendat
e t'i shkruanim lirika atdheut
nga molla e kuqe
e deri në Çamëri.
7,8 maj 2001
Pishtarët e lirisë
(Dëshmorëve të kombit që ranë heroikisht në betejën e
1 shtatorit 1998 në fshatin Lez të Prizrenit: Selajdin Berisha,
Xhevat Berisha, Shefqet Berisha, Asim Berisha, Alajdin Berisha,
Bekim Berisha, Shahadin Berisha, Naip Berisha, Nehat Berisha,
Ibrahim Osmani dhe dy pleqtë, Izair Berisha e Asllan Berisha).
1.
Atëherë kur nata bëhej korb e dita lot
gjithçka ndrydhej në heshtje
mortja na kërkonte harrimin
dhe vrulli ndrydhej përpjekjes për pak dritë
nën qiellin plot re të zeza e hijerënda
që shkarkohej dheut
A nuk skuqej pranvera lulëkuqeve
lulet e saj që i shkëpuste stina
sythet që piponin degëve
dhe lulëkuqet shtoheshin stinëve të përpjekjes
se rrënjët i kishin në gjak
shikimin kah dielli
në rrezen e parë të atdheut!?
2.
Atëherë kur këmbanat e vdekjes s`pushonin
e durimi mbyllej arkivoleve
nga pabesitë e prapashpinës
ju thyet akujt e dimrave plot acar
dhe kur pritjes iu mbyllën udhët
ju vërshuat me vrullin e lumenjve të Vërrinit
hapët shtigje të reja drite
me shkëlqimin e rrezes së pranverës
cila ishte ajo kohë ora e pritjes?!
3.
Dhe dashuria doli në dritë me kushtrimin
malet u veshën blerim
që me agun e pranverës
Zogu i Kosovës e nisi këngën
për ardhjet e bardha që do të vijnë
me rrugën e nisur
Dhe gjithçka nisi fshehtësi
me allkat e para të zinxhirit
që do ta lidhin armikun
Njësitet e nisën marshin maleve të lirisë
atëherë kullat u mbushën dritë në shpresat e bardha
Malësori hapi portat dhe zemrat
Nënat gatuan bukën e ushtarëve të lirisë.
4.
Me ju malet morën këngën
lisat u veshën në blerim
e bilbili ia tha këngës
për ditët e bardha që marshonin përpara
që të ketë kuptimësi jeta
që bisha më
të mos ketë mesjeta
nëpër ardhjet e bardha
se s`deshët fole pa atdhe
tokë të nëpërkëmbur e shpirt të nëpërdhëmbë
5.
Dhe barbarin e pushtuan ethet
lisat u bënë hije, e hijet gryka
ballit të veriut të zi
Satani s`njeh gjuhë tjetër ju thatë
kur i puthët tytat e armëve të lirisë
kur i ngjeshët brezat
Se zot të këtij dheu jemi ne
Kosova në Kosovë, gjarpëri i zi në veri
ky është bekimi i nënlokes
amaneti i shkrepave të lirisë
6.
Dhe gjithçka nisi para lindjes së diellit
rrezja e parë u nxi
tërbimit të barbarisë së karpateve
bjeshkët villnin zjarr kullave të lirisë
apokalipsët po vijnë
Çeta u vunë ballë muranë pozicioneve
grykave u dhanë zjarr
komandanti u prin
Me dinakëri dhelpre afrohet një ordi
„a doni vëllezër ndihmë“ me emblemë
e flamur me shkabë
ja dhe ne po vijmë!
Ata janë armiq, zjarr komandant Sala
mbi shtatëdhjetë po i grijnë
Nga krahu tjetër grykat marrin oshëtimë
Asimi, Bekimi, Alajdini, Naipi, Ibrahimi,
Shahadini, Nehati
Me zjarr e mbajnë vijën
si korbat armiqtë po bien.
Xhevati e Shefqeti thërrasin
jepi bacë të pastë atdheu
ja dhe ne po vijmë
Tetëdhjetë luftëtarë përballen me
gjashtëmijë armiq me skafandër
e plot artileri
Çeta luftoi trimërisht më një shtator
gjithë atë ditë.
7.
Bjeshkët gjëmojnë, digjen kullat
çeta luftën s'e ndali
rrugës së lirisë
Malit të Kosovës nis e i bien lisat
një nga një
kodrat lëshuan oshëtimë kobit
mbuluan kullat
E gjatë ishte ajo ditë me zjarr
Xhevat, Salë, Shefqet, Asim,
Alajdin, Bekim, Shahadin, Naip, Ibrahim,
Nehat...
kodra u mbush lule gjaku
luftës për liri
Dhjetë trima po i ndahen çetës
e hynë rreshtave të pishtarëve të lirisë
lule gjaku në kopështin e trimërisë.
8.
Dhe u ngjitën yjeve
për t'i bërë dritë atdheut
netëve të gjata
Rreze të mëngjeseve pa diell
me ju liria themelet
i ka në gjak
Ju lulëkuqet e Vërrinit
flamurtarë lirie
në festat e bardha të Kosovës
Ju yje përjetësie
pishtarë të lirisë.
1998
KA TRIMA VËRRINI
(Dëshmorëve të rënë në Jeshkovë)
Ka trima Vërrini , Agim trim
është etja e gatuar ndër kulla
etja jonë për dritë
që s'e patëm ndër shekuj
tek na kokasnin kobëzezat
çative tona
përpara agimeve të bardha.
Ka trima Vërrini, Besim vëlla
unë besimit tënd i rris lulëkuqet në varg
i ujis ato me dashurinë tënde
për t'i rritur agimeve të bardha
në atdheun e besës.
Ka lisa Vërrini, Fatmir o trim
për shtizë bajraku e për mollëkuqe
kah flatron kuq e ziu
e rriten filizat e atdheut
nëpër pranverat që do të vijnë.
Ka plisbardhë Vërrini, Avdi bacë
është bora e bjeshkës së Sharrit
që i fal bardhësinë
edhe kur tymojnë mjegullnajat
te oxhaku
edhe ku na do atdheu
prapa gurit
e na thërret liria.
Ka trima Kosova
i shihni këta në lapidarë.
Qershor 1999
RËNIA E TRIMIT
(Fatmir Berishës)
Rënkoi toka qielli e retë
mbi plagët e trimit që ra
një pushkë në dorë amanet
luftë deri në fund shokëve u tha
Rënkoi nënlokja për trimin
nga mali një lis kur ra
lotoi Arbëria e Vërrini
mbi trupin e trimit plot plagë
Po s'ndahet se s'ndahet motra
plagët e trimit mëkon
skuqet Drini e Valbona
nënlokja më trimin vajton
Të kuqe i shkroi rrezet dielli
i kuq u bë Drini si në baladë
Ai ra, u bë pishtar i legjendës
Vigani me zemër shqiponje, plot plagë.
Shtator 1998
MUNGESË
Dëshmorit Alajdin Berisha
(shokut tim të klasës)
Zbriti ajo fjalë, dhimbje u mbush kthimi
plot zbrazëtirë mori jeta
shpërthyen kujtimet zbritën legjendat
ç`kob të zi na dhuroi mesjeta
na ndanë ikjet, trimëritë, pavdekësia
mallin e shuam mbi pllakë
rrodhën kujtimet
pritja juaj me lule të freskëta
kthimin tim e mbushi plagë
ra etjes fjala, ra etjes kthimi
dita u shua mbi një kronikë
një fjalë e kërkuar zbriti nga kujtimi
e u bë varg.
27 gusht 1999
HOMAZH PËR MËSUESIN
( Dëshmorit Asim Berisha,
mësuesit tim)
Sonte s`lexova as libra
as poezisë s'i dhashë udhë
nën dritën e qiriut
kujtimi djeg si kurrë
Sonte as në algjebër s`hyra
si moti dikur
në terrin e netëve pa dritë
nata verboi si kurrë
Me natën bëmë rrethe rreth qiriut
si dikur për notën e mirë
një legjendar m'i ngacmon kujtimet
mungesës digjet vetmia
Dhembja m'i tërbon kujtimet
deri në agun e ri
për ushtarin, legjendarin, trimin
pushka e etjes për liri
Me rënien nuk ikin trimat
ka ikur vetëm hija e tij.
Shtator 1998
ÇLIRIMTARËT E LIRISË
(Xh. Berishës dhe shokëve të tij të rënë heroikisht
në fshatin Lez në shtator të vitit 1998)
Para flamurit u betuan
s'e duruan barbarin
për atdheun ata flijuan
që ta gëzojmë ne lirinë.
Kur ra kushtrimi nga Drenica
thirrja e tyre në Vërri jehoi
u ngritën plisat rrugës së dritës
zëri i atdheut kullat i mbuloi.
Ushtuan bjeshkët edhe malet
ushtoi Vërrini anembanë
heroikisht ata qëndruan
për lirinë e Kosovës nënë.
Kur villte vrerë barbaria
bjeshkëve të larta u bënë shkëmb
për ditë të bardha për ditë të mira
me gjak ia lanë tokës çdo pëllëmbë.
Kur ra tërbimi i barbarisë
me tanke, topa e me ushtri
ata gjokset i bënë mburoja
në luftë për atdhe e për liri.
Në zemrat tona thellë jetojnë
u këndojmë këngë e poezi
në zemër të atdheut ata qëndrojnë
pishtarë të dritës për liri.
15 shkurt 1999
FLAMURTARËT E LIRISË
(Heronjve të Vërrinit dhe të të gjithë Kosovës)
Juve më besnikë u pat atdheu
që kullat e krenarisë të frymojnë lirishëm
kur na turret veriu e na e kërkon harrimin
Ju i dhatë jetë nga jeta juaj
dritë nga shkëlqimi juaj
kur na e kërkuan vdekjen me natë
Me ju liria rrënjët i ka në gjak
e shkëlqimin në qiell
nëpër ditët e bardha
Ju yje të pashuar që na i ndriçoni rrugët,
edhe kur na bën natë
O pishtarë të dritës në qiellin e atdheut
O drita të pashuara që i hapni rrugën njerëzisë
edhe kur na bën mjegull përpara
e humbim errësirës
Ju i dhatë këngë jetës, shkëlqim flamurit
në festat e atdheut
që të shkëlqeni historisë
sa herë të na përsëritet ajo
Ju hytë legjendave të dritës
prej ku nis e shkruhet biografia e atdheut
i dhatë ngjyrë lirisë
I dhatë frymëzim vargut në pendën e poetit
ju jap fjalë, penda ime do të gjakojë për ju
O flamuj të atdheut.
Qershor 1999
VARGJE PËR LEGJENDARË
Vetëm legjendat i gjeta dhe lapidarin o trima
kullat e krenarisë që frymojnë lirishëm
Në gojën e filizave të trashëgimisë
e të plisbardhëve te oxhaku
në muret e dyert e llamarinta
duke ndjekur rrezen e diellit
që na e nxinin retë e zeza
Në gurin e legjendës ku shruhej biografia
e dritës
Kush thotë, ka pak heronj Vërrini
e dini sa yje ka qielli, i shihni këta në lapidarë
janë më shumë se yje, më shumë se rreze
Me ta s`ia zë kush diellin atdheut
as kur tërbohen motet e bën furtunë veriu
as kur hijenat e natës na sulen
ata të zgjuar rrinë
Besim, Agim, Fatmir, Avdi
Salë, Xhevat, Shefqet, Hasim, Alajdin, Bekim,
Nehat, Naip, Shahadin, Ibrahim
Bashkim, Ymridin, Alajdin, Feriz, Tahir,
Hysen, Skender, Hajdar Hamit...
Me ta matet mali e i numëron lisat
Me ta matet fusha e i numëron lulëkuqet
Me ta matet bjeshka e i numëron gurët
Ata janë më shumë se lisat
Më shumë se lulëkuqet
Më shumë se gurët
Me ta hapëron liria e i numëron legjendat
Nëpër lapidarët e atdheut.
Prill 1999
DHEMBJA MBI GUR
(Dëshmorëve dhe martirëve të fshatit Kushtendil: Tamil Shala, Refki Shala, Milaim Thaçi, Ramadan Thaçi dhe Sejdi Thaçi)
Buzë bjeshkës shpaloset dhembja
Lulëkuqeve mbi lapidarë
ditëbardha skaliti emra
me trimat legjendarë.
Shtatorët shkojnë e vijnë
Vërrini gëzon dritës së re
atdheu rritet me lirinë
mungesa juaj, plagë ndër ne.
Ju yje të pashuar përjetësie
pishtarë për të bardhën dritë
ditëbardhave lulëkuqe krenarie
Lirisë i dhatë rritë.
1 shtator 2004, pranë lapidarit mbi kodrën e fshatit Kushtendil-Vërri
(Poezi për fëmijë)
RËNIA E PËLLUMBIT
(Vogëlushit Arlind Kryeziu, i vrarë nga granatat serbe në shtator të 1998-s. në Lybeqevë të Prizrenit)
Toka fort po dridhet
gjëmon anembanë
një pëllumb Kosove
dhembshëm lëshon gjëmë.
Malet morën flakë
dielli ndali dritën
një lule e njomë
sot e ndali rritën.
Toka thellë rënkoi
gjëma qiellit ra
një vogëlush Kosove
nga krahu kur ra.
Pranverës së pestë
vjeshta i ndali rritë
një Arlind Kosove
iku shpejt pa pritë.
Vërrini hapi plagët
zemrat në dysh u çanë
një pëllumb Kosove
nga rrita e ndanë.
Zvicër, 21 janar 1999
KURRË NUK I LËSHOJMË KULLAT
(Besimit, Agimit,Avdi e Fatmirit dhe të
rënëve tjerë në Jeshkovë të Prizrenit)
Nga një mbesë më vjen një zë trimi
po më flet nipi si t`ishte vetë Besimi
dhe një fjalë besa po ma thotë
s'i lëshojmë kullat sa t`kemi barot.
Shkrep një rreze, rreze prej Agimi
me za t`bukur po i flet lirisë
gjëmojnë malet është pushka e trimit
ia shkurton gjunjët barbarisë.
Për nënloken bukur vdesin trimat
është Besimi, Agim, Avdi e Fatmir
ata ranë bash si vdesin trimat
për një ditë të bardhë, për një ditë të mirë.
Zvicër, 20 janar 1999
DY METEORË TË PASHUAR PRANË DIELLIT
(Kushtuar dy dëshmorëve të kombit, të rënë më
7 shtator 1998 në Prizren. Astret dhr Arsim Ponikut)
Të dhimbshëm janë shtatorët vëlla
sa dhembja që godet në krahëror
Dritëliria është shkëlqimi juaj
Lavdia e atdheut në kurorë.
E butë, e ëmbël qe fjala juaj
si flatrimi i shqiponjës në flamur
Ju lulëkuqet e shtatorit
dy emra që nuk shuhen kurrë.
Dy drita që japin një shkëlqim
e përflaken qiellit tëndë Kosovë
Astret shkëndijë drite e Arsim
ditëve të bardha, atdheut i ndriçojnë.
Dy meteorë të pashuar pranë diellit
territ i dhanë dritë e shkëlqim
Emra të lavdisë kësaj lirie
Astret shkëndijë drite e Arsim.
Dhe dhembja s'na ligështon
se atdheut liria ka ardhur
Guximi juaj na trimëron
dy emra, rreze drite në lapidarë.
Malësi e Vërrinit, 2 shtator 2004
KUR BIEN PISHTARËT
(Anif Mujit)
Kur bien pishtarët
nata mbyt me terr
Harbon kohëzeza kullave
skuqet Sharri e Vërrini
Kur bien pishtarët
ndrydhen kodrat e varret
lulëkuqet pikojnë dhembje
Kur bie pishtarët
zbrazen votrat
klith mali e Sharri
Kur bien pishtarët
thonë është afër drita
liria po vjen.
Maj 1999
MASAKRA
(Kushtuar pleqve të Malësisë së Vërrinit,
që u masakruan nga ushtia serbe më 2 shtatorë 1998)
Nëpër Malësi harbuan bishat karpatike
shkrumb e hi mbeti prapa tyre
me duar të përgjakura ikën
krimin e morën me vete.
Malësisë i shkruan kulmin e së keqes
krimin e prenë ndër shpata
kullat i lanë në gjak
etjes së tyre satanike
Malësia plagët i numëroi
hirit që u shtrua.
Kobi u mbyt kullave të shkrumbuara
rrënojave plagët mbetën
mbuluar hirit e shkrumit.
Fillimshtatori u la në gjak
Malësia ra në zi
Barbari iku
Fundlufta i mblodhi plagët.
Shtator 1998
E DI VRASËSIN E GJYSHES
I tronditur dje mora lajmin e kobit
nën hijen e diellit të nxënë
përtej reve të tërbuara
lajmi erdhi rrufeshëm
ballit tim të shkrumbuar alpeve
shtator i kuq u mbyte në zi
të njëjtën ditë
rrodhen kujtimet e vogëlisë
në përqafimin e gjyshes
tek i shtrydhte kujtimet duart
nëpër thatësinë e skamjes
unë i flisja për rritën
kur do të bëhemi të pasur
për lirinë që do ta kemi nesër
...
s'e dinim se Vërrinin
do ta mbysë shkrumbi
për lirinë e Kosovës
...
E di vrasësin e gjyshes
...
Serbin
me gjarpër në kokë
gjarpër
që ma vrau gjyshen
në oborr.
2 shtator 1999
GJURMËT E BARBARIT
(Jeshkovë, tetor 2000)
Paradite në Jeshkovë - Gjeq
Diell plot shkëlqim e dritë
m'i ndriçon lirisë
paradite tetori në Jeshkovë
mirë se erdhe nip
më thotë fotografia e gjyshes mbi mermer
dhe lulet mbi varret e martirëve
pranë lapidarit u thashë lavdi dëshmorëve
Trimat e lirisë
Mureve të trasha
dyerve të llamarinta
numërova plagët, plumbat e barbarisë
me grupin e vogëlushëve
Ne i kënduam edhe këngë atdheut
Besimit, Agimit, Fatmirit, e Avdiut.
Edhe 11 Marsin nuk e harruam
betejën e dytë
Luftëtarët e Lirisë
paradita në Jeshkovë,
plot plagë homazh trimërie.
Tetor 2000
PISHTARI I DRITËS
(Dëshmorit Nazim Buduri, i cili ra heroikisht
në betejën e Koshares në pranverë të vitit 1999)
Ty ndër më të mirët të zgjodhi atdheu
dhe flamurit i dhe shkëlqimin e gjakut
i bardhë të jetë qielli flatrimit të shqiponjës
Pranverës iu zbardhën ditët
para agut të dritës
natës së klithjeve tona
Mali e nisi këngën gjelbërimit të pranverës
me grykën e pushkës tënde plot shpresë
për ardhjet e bardha
Guximi u ngrit lavdisë së atdheut
terrin e robërisë e çau drita
që shpërndahej mbi ditët e netët shqiptare
Pushka jote shenjoi terrin e pritjeve
thirrjes trimërore Drenicë Pashtrik e Vërri
Ti i dhe dritë Tokës e Qiellit
e jehona e këngëve do të klithë Vërrinit
me dhembjet e bardhësisë që ecën pa ty
Ti pishtar i kthyer në flamur breznish
skalitur në bronz
Lirisë i jep hijeshi hyjnish.
Hoqë e Qytetit, 16 korrik 2003
M A R T I R I Z I M
(Masakrës së Tusuzit- paralagje e Prizrenit,
ku forcat serbe më 26 maj 1999 vranë dhe
masakruan 25 shqiptarë nëpër shtëpitë e tyr si:; Halil Poniku, Xhemali Poniku,Rexhep Maçkaj,Fazile Maçkaj, Bislim Qengaj, Selvinaze Qengaj,Avdi Berisha, Refki Berisha, Selim Berisha, Feim Berisha, Salih Elshani, Sani Bajrami, Neki Gashi, Fadil Ramadani, Nijazi Muja, Hyrmet Sylejmani, Behar Abdylmexhidi,
Shefik Abdylmexhidi, Sami Abdylmexhidi,
Rafet Abdylmexhidi, Hesat Xhemshiti, Bejan Xhemshiti, Mirsat Osmani, Hajrim Arifi, Ymer Thaçi).
Juve më besnikë u patën kullat
që zjarri i pashuar të na presë te votra
për t'u ngrohur shpresat e kthimeve tona
Ju zgjodhët flijimin, në vend të egzodit biblik
ju i mbajtët gjallë shpresat e kthimeve tona
që të mos vdesin ato në kolonën e ikjes
Ju mbetët gur përjetësie në themelet e kullave
që të mos rrënohen ato pritjes sonë
vonimit të ardhjeve të bardha
Ju mbajtët ndezur fanarin e dritës në kulla
netëve tona pa gjumë nëpër male
që të na i ndriçoni rrugët e pushkëve të lirisë
Ju mbetët dëshmitarë të furtunave karpatike
që na ranë këtejpari me tërbimin e veriut
kullave të Kosovës shkrumb e hi
Lulëkuqeve tuaja dielli lëshon rrezet
që flatrat e lirisë të na i ngrohë
për të fluturuar lirshëm pëllumbat e ardhjeve të bardha
Ju martirë në tokën e atdheut
që e deshët me peshën e gurit në vendin e vet.
Prizren, Tetor 1999
KUMANOVA
(Ismet Jasharit)
S`është skaji i atdheut Kumanova
a dega e ndarë e fisit nga trungu
është krisma e pushkës për bashkim
Ismet vëlla!
As Orizarja s`është vetëm fushë lulëkuqesh
në palë të kuqeziut
është rrënja ku rriten lisat e atdheut
e të shtizës së flamurit për bashkim
Ismet o trim!
S`është Kumanova vetëm rreze dielli
në agun e mëngjesit
as vetëm pishtar drite netëve në errësirë
është më shumë se diell, më shumë se legjendë
në shkëlqimin e ditëve të bardha
për bashkim
Ismet Jashari...
O trim!
Shtator 1998
ZGJOHU PRESHEVË
Zgjohu Preshevë motra ime
këmishëkuqja e shqyer plot gjak
ara ime e shkretë matan gardhi
Zgjohu moj, po t'vijnë trimat plisbardhë
të flasin shqip kullave shqip lirisë
me zjarr robërisë
në dorën mbi vetull
bartin amanetin e të parëve
të trashëguar damarëve
Zgjohu e m'i thuaj Europës
ku është zëri i shpirtit tim
Kjo është klithma e kullave të mia
Zgjohu Preshevë e të ma presësh
Prizrenin, Vërrinin e Përdrininë
po të vijnë Betim Berisha
Eqrem Hoxha e Shkëlzen Krasniqi
t'ti mbjellin lule lirisë
Zgjohu Preshevë motra ime prej gjaku
Zgjohu, zgjohu, zgjohu!
20 tetor 2000
OXHAQET E KULLAVE TË SHKRETA
(Lezi, plagë e dhembjes dhe e krenarisë kombëtare)
Ditëvera që na gjeti pranë jush të pikëlluar
e i hapi plagët që në hapin e parë
s`ishin mjegullnajat as zjarri te votra
kokëlart vetëm ju nëpër rrebeshe e furtuna
mbi gërmadha të rrënuara të kullave të qëndresës
që s`dinë ku kanë mbetur ata që duhet t`i ndezin
se nëpër furtunë ikën e s`u kthyen më kurrë
kush në parajsën e atdheut lulëkuqeve të lirisë
që t'i hapin rrezet diellit që mungonte
vrull ujit burimeve e oshëtimë maleve
këngëve të pakënduara jehonë në hapësirë
e zogut flatrimin në palë të kuqeziut
epokës që iku legjendën e lavdisë
një kronikë mbi gur emër historisë
dhe vargut ngjyrën e gjakut rimë trimërisë
filiza e pipa rritë ardhmërisë
nëpër ditë të bardha lulëkuqe lirisë
emër në lapidar dritë ardhmërisë
atdheun e lirë amanet breznisë.
Lez, gusht 2002
PRILLI I VRARË
Prillit ia vranë qiellin,
bilbilin e ndalën në këndim
diellin i ndalën trëndafilit,
pranvera rrodhi pikëllim
Lumëbardhit iu skuq rrjedha,
atdheut pala në flamur
ideal i vrarë prilli,
ligjërim i papërfunduar
Dhembja në këngë u shua,
qëndresa guxim lëshoi
udhë brezash
ideal rrezatoi.
Prizren,1997
NJË TJETËR JETË
Tani më kandili i idealit tënd shkëlqen
shkëlqimi trazohet nëpër agimet e bardha
pëllumbat e emrit tënd flatrojnë kuqeziut
në fletë lulesh rrezet e idealeve të ardha.
Emri yt flatron me diellin
vakim zemrat e ditëve pa trishtim
lirikë përmallimi nokturno emrit
rrezeve të dritës plot shkëlqim.
Shfletojmë ditët e ikjeve të zeza
dhembja na mbyt trishtimit
qiellit mbulon korbzeza
Atdheu gjakon në pikëllim.
Atdheu ideal i flijimit
emri i skalitur përjetësisë
për bardhësitë e ardha për bashkimin
gjak në flamurin e ardhmërisë.
Prizren, shtator 1999
IDEALI I LIRISË
(Xhemajli Berisha)
Rënia për ideal është pavdekësi
lule e këputur ligjërimi, ëndërr e vrarë drita
Shpresë e këputur liria
prapa dritareve të burgut bishat tërbohen
klithma e shpresave të vrara gjakun mbulon
pse e ndale shkëlqimin para hienave të natës
Ti ishe shkëndijë prej diellit
hijenat trazojnë amshimit, shkëlqimit të të ndalin
Dashuria në buzëqeshje të vizatohej
liria tek rrjedh pavdekësisë
Prizren, 2000
UDHË BREZASH
(Xhemajli Berishës)
Më jep ngrohtësi nga jeta jote
t'ua vak zemrën të tjerëve
Më jep amanetin e këngëve
të pakënduara
ta dërgoj ndër breza
Më jep fjalën tënde që ngeli pa thënë
t'u jap oshëtimë bjeshkëve
Më jep dëshirën e idealit tënd
kult përë rrugën e lirisë
Më jep uratë nga mermeri yt
t'u jap udhë këngëve të pathëna
Prizren, 1997
COPA E GURIT TË THYER
Nuk është gur i larë me ujë Drini
as gur fushe ku pëlcet shati
është copë sharri i larë me gjak trimi
copë Vërrini, gur i atij shpati.
Është copë e djegur në flakë
për legjendën flet një histori
djalë Vërrini e ka larë me gjak
në ditë të kuqe luftës për liri.
Është copë guri ku shkruhet lavdia
ku ikën terri e tek shkëlqen drita
pranë tij grykave foli trimëria
roje gjaku e trimit në prita.
Vërri, tetor 1998
VËRRINI
1.
Tre plumba manxerre rripin
një pikë gjaku në gjeografinë e atdheut
me shtatë buzë Sharri
rrita e fëmijërisë sime
hijeve të tua
ku freskohen zotrat e dashurisë
në këngë, në vaj
në mall të kam
në ty i shartoj pipat e shpresës
me pranverat e bardha që po vijnë
për ta lulëzuar shtatin
ku rrjedhin udhët e zgjaten ato
shpresat e kthimeve i mbajmë në gji
2.
Kullave të larta
qëndresë nëpër shekuj
ku rriten pishtarët e atdheut
oda për burra
që gdhendin eshkën e fjalës
te oxhaku
i mprehin shpatat e mendimeve
për t' u përballur me fortunat
si t'u prehen kokat bajlozëve
të tërbuar mbi atdheun tonë
frenxhi me syrin vëngër
në rojë të atdheut
votra për loket që gatuajnë brumin
për bukën e lirisë
djepa për nëna
që këndojnë ninullat e atdheut
i pathyeshëm ndër mote
3.
Plot plagë shtatin
në luftën çlirimtare ballëlart
pishtarët e lirisë
në flakën e atdheut syrin pishë
për ardhjet e bardha
netëve të errëta pa dritë
zgjuar të pata e të kam
syrin pishë në frenxhi
grykë kah veriu
shkëlqimi i pishtarëve të tu
dritë m'i bën atdheut
nëpër bardhësitë e ardha
të bardhat që erdhën.
4.
Sa krenar më je në histori
me trimat e tu që i vure gjokset atdheut
kur e kërkoi ai
kodrave të tua ku u shkruan legjendat
ju pre udha armikut që deshi të na hedhë
farën e harrimit
lisat e tu të përgjakur me shikim kah dielli
dëshmitarët e erërave te forta që ranë këndej pari
me furi karpatesh e s' i shkulen dot
për trimat e tu
që ditëve të kuqe satanit i dhanë barot
e atdheut më të shtrenjtën jetën
gjithçka rreth teje
sot frymon ballëlart në liri
5.
Të vrullshme m' i ke gurrat
ku ma freskon shtatin
damarëve të tu shtrihen rrjedhat
që i japin rritë barit, aromë lules
ujë krojeve që gurgullojnë kullave
kur fyti të ka zjarrmi, kur ka vera vapë
e Drini kur ka etje
kullave të tua fshihet freskia e borës së Sharrit
edhe rrezja e diellit
shkrihet rrjedhave të tua
6.
Çdo kullë jotja
e ruan nga një plagë
për djemtë që m'i ke larg
për vendin e zbrazët në oda
për derën e mbyllur në dry
pas rrjetës së merimangave
oxhaku s' tymon më
plasarinave të gurëve të kullave
shërohen të çarat e pritjeve
për udhët që s' u kthyen më
sa i gjatë ky udhëtim
i zogjve të tu botës
Vërrini im
fole e dallëndysheve shtegtare
7.
Dhe sa herë kam ethe e digjem zjarrmisë
mallit tend ti më je vargu maje pende
barë i shërimit në këtë udhëtim
nëpër çdo varg që ia them
ah sa më therin plagët e tua
gjurmët e barbarit të veriut
të kam dhe në këngë e në vaj
në mall të këtij udhëtimi alpik
s' na ndahet etja, Vërrini im.
Zvicër, 1999
MALLI QË S'DO TË SHUHET KURRË
(Rinisë heroike të Vërrinit)
Asnjë fjalë nuk e ndërruam si moti
det më është bërë malli
mungon kënga, liria, drita
një oshëtimë legjendash më vjen prej së largu
sonte edhe fjala më del nga vargu
nëpër histori ndizen kandilat
ndërsa vetmia digjet mes ballit
për fjalën, etjen, për bilbilat
një dallgë prej deti trazohet ballit
bjeshkëve të Vërrinit fluturon kujtimi
rrjedhin lumenjtë gurra prej gjaku
merr udhë legjenda e skuqet drini
gjithçka është ngjitur yjeve legjendave
nëpër epikë ka marrë rrjedhë jeta
më djeg një mall në mungesë
kohë të historishme solli mesjeta
ku rrjedhojnë gurrat e merr udhë jeta
ku gjelbërojnë malet e frymon jeta
ku blerojnë fushat e lulëzojnë sheshet
kujtimet shkretojnë mallit.
Zvicër, mars 1999
MLLEF E ZJARRMI
Sonte s`do të flasim
çunat e mi
sonte do të flejmë
nesër do t'ia numërojmë
plagët Vërrinit
Sonte do ta derdhim mallin
në gërmadhat e asaj kulle
kërkoni plojën e shtratit
të paktën sonte ta mbulojmë kokën
nesër hirin do ta mbledhim
t'i bëjmë bashkë germat
t'i lexojmë librat e babait
abetaren tuaj
Sonte do të flejmë, çunat e mi.
Malësi e Vërrinit, verë 1999
MBIJETESA
Kur e ngrit kokën lart
qiellin e kam shtëpi
Kur uria gjurmon
hirit thuren ëndrrat
Kur frymon jeta maleve
Kosova prapë nis e zgjohet
oxhaqet bëjnë roje
Mirë se vini
në shtëpinë time prej najloni.
E mërkurë, 17 nëntor 1998
PLISI I VËRRINASIT
Ç'borë ia zbardhi
e s'ia nxinë kohët
Në ç'gur e mori qëndresën
që s'ia thyen furtunat
Kush ia dha krenarinë
e e mbajti mbi vetull
Bardhësisë së tij
harroi rreze dielli
Ç'bukuri e bardhë
mbi kokën e arbërit
Vërrinasi im.
Malësi e Vërrinit, korrik 2003
RIEMËRTIMI I KATUNDIT
(Arbërisë)
Në zemrën e maleve në Vërri
katundi riktheu emrin
Lashtësinë, origjinën, toponimin
barit të harrimit e mbolli
Barbarizmën e ikjeve të dhunshme
ikjeve të zeza
mes të sotmes dhe të djeshmes
Dhunshëm rëndoi emërtimi
deri në ardhjet e bardha
Vërrini hapi krahët për agun e ri
hapi zemrat, i mbushi malet
Kodrat u mbushën pëllumba
për ditën e bardhë me emrin e ri
Dita hyri përjetësisë në ARBËRI.
Arbëri, e diel, 17 tetor 1999
KËNGA E FITORES
Tash le të gëzojmë pasi e fituam
është më mirë të këndojmë se sa të skuqemi
kohëbardha është ngritur kërkon rimëkëmbje
dritës së ardhur që aq shumë na pat skuqur
ndërsa unë e ti digjemi mallit nëpër shpresë
Ani çka, edhe kjo është jetë!
Nuk kam çfarë t'i bëj tjetër fatit
dashurinë ndoshta do ta djegim mallit
por udhëve kurrë s`do të vdesim
le të gëzojnë të tjerët
Ne e kemi të njëjtën dashuri
le t'i këputim zemrat
e t'i bëjmë bashkë diku
edhe nëse tretemi mallit
e sot le ta gëzojmë bardhësinë
ti atje me plisat e tu e unë këtu mes mallit
e t'i këndojmë ardhmërisë
me ata që erdhën e ikën pavdekësisë
Për ardhjet tona të bardha.
VËRRINI
Shtatit tënd shkarkuan mllefet barbare
trupit të la thonjtë urrejtja
shtatorit çdo vit ia kujtojmë plagët
që rrodhën motit të përdalë
të kuqtë e boncës së Sharrit deri në Dri
lisave të tu ranë erërat e egra karpatike
gurëve i thyen kafkat, ti e di
sa të egra ishin furtunat e erërave barbare
bukuria jote i vrau theqafjes
shkëlqimi i ngritjes sate
që po vinte me diellin
tani më dritëndrin historisë së atdheut
që merr rreze nga rrezja jote
shkëlqimndritur.
Malësi e Vërrinit, 30.7.2003
www.gezimajgeraj.blog.com
www.metaforapoetike.de.vu
MONOLOG LULËKUQESH
Në jehonë malesh
shpalos shushimën e plagëve
që mbërthejnë
nëpër rrapëllimën e hapave tona
dridhen malet
bjeshka nxjerr shkëlqim
guri tym
flakë digjet
dheu
lulet
Kosova...
2.
Në heshtjen
e netëve tona pa gjumë
dëgjojeni klithmën e atdheut
plagët kah ia mëkojmë
për shpresat e bardha
3.
Hapave tona
rrapëllojnë dhembjet
ndrydhet zemërimi kohëligës
terrnatës
me korbin përmbi
4.
Heu Kosovë
zgjuar na kanë malet
kodrat oshëtijnë
krismave tona
5.
Me nga një pushkë krahut
emblemën mbi vetull
ia marrim këngën e lirisë
6.
Po të vijmë lulëkuqe në flamur
pëllumba të bardhë
në qiellin e bardhë
yje përjetësie
në lapidarët e atdheut
7.
Le t'u flasin dhembjet
buzëqeshjeve tona
t'i shëndrijnë lirisë
8.
Me shkëlqimin tonë
amanetin ndriçoni
sa herë bën furtunë
e turren karpatet
sa herë nxihet qielli
e harbojnë korbat
e gjarpëri i zi
harbon me zjarr
frengjin, syrin pishë
dhe veriun
kujdes
Malësi e Vërrinit, 1999
KRYETRIMI I LEGJENDËS
( Adem Jasharit)
Diku kërciste një pushkë
e s`pushonte një këngë
atdheu kërkonte krushq
Kosova lëshonte gjëmë.
Nga zemra e tokës buroi
kushtrimi i krismave për liri
malet e Drenicës jehuan
nga krismat e kënga e tij.
Dhe krisma prej kullave vazhdoi
maleve e fushave për liri
kryetrimi i legjendës flijoi
pishtar u bë për liri.
21 shkurt 1999
MILITANTI
(Remzi Ademaj - Petriti)
Mbrëmë gjithë natën i rrethuar me mallin
nëpër lirikë gjakonte Militanti i ri
nëpër rreshta rridhnin thirrjet nga zëri i tij
pushka që kishte etje për liri
gjatë e rrahu llafin për Vërrinin, Kukësin
Drenicë e Junik
gjerë e gjatë i ra Kosovës në çdo pikë
diku mes vetullave ndrydhej zemërimi i tij
pushka, besa, fjala, kullonte etje për liri
nëpër rimat e lirikës deri në agun e ri
një det me pelin ra përmbi
Dikur i kënduam edhe një këngë Kosovës
Adem Jasharit i bëmë edhe poezi
E diku në Qafë të Zhurit
një lumë lotësh u shkri
afër meje ai s'ishte më me trup e me zë
Vargut militonte thirrja e tij
qëndresa e paepur
mjaft më këtu
andej nga Kosova
Ejani ta marrim pushkën lumjançe
E iku, e iku, e iku me hijen e tij.
24 gusht 1998
EJANI NË LEGJENDË
Nëpër vijat e mallit
i vizatova udhët e dritës
grushtit ku skuqej liria
tonat ishin rrugët sheshet, qytetet
errësira, udhët, vetmia
jona ishte robëria
Orët e historisë rrodhën padurimit
të dhimbshmet, të kuqet
për ikjet e zeza për ardhjet e bardha
ngritjen gjatë e prita mërgimit
Mjaft më udhëve të mallit në çdo pikë
të gjithë së bashku
me kushtrimin e Drenicës
zgjohuni ju o të robëruar
me vrullin e shekullit të ri
plisbardhët të mirët e mi
Apokalipsit i duhet paguar fajësia
Kosovës i duhet dritë e ardhmërisë
t'i bashkojmë krismat
për ditët e bardha që po vijnë
urtakët të shtypurit e mi
ejani në legjendë
Ejani, ejani, ejani....
Shtator 1998, 2000
TRIBUNI I VËRRINIT
(Selajdin Berishës)
Nis e dridhen malet se deshi liria
fërshëllejnë pushkëgjatat e ngritet trimëria
nis kënga kreshnike e shkruhet legjenda
tri shkronja mbi ballë një vullkan nga zemra
merr forcë atdheu rilind Dardania
nis e flasin shkrepat e skuqet trimëria
këmishë e kuqe pajë e lirisë
flamur maje bjeshke simbol i trimërisë
kushtrim i atdheut rrënjë e lirisë
për agun e ri këngë e Dardanisë
lapidar drite rreze ardhmërisë.
Shtator 1998
FJALA E DHËNË
(Bekim Berishës)
Ra heroikisht më 1 shtator 1998 në Lez
Derisa po nisej në vijën e frontit, ushtari i UÇK-së, Bekim Berisha, nënës i tha:
Nënë: Pa kaluar tanket e shkaut mbi trupin tim
nuk do të hyjnë në Lez!
Me lamtumirën në gojë
e me pushkën krahut
iu bashkua legjendës
me bacë Salën
Xhevatin, Shefqetin, Nehatin
Hasimin e Alajdinin
Shahadinin, Naipin, Ibrahimin
Kosovës ia mbajtën fjalën
Besën nënës
Bekimi i atdheut.
Shtator 1998
AH, SIKUR TË ISHTE SOT
XHEVAT BERISHA ME SHOKË!!!
1.
Ah, sikur të ishte sot bre
Xhevat Berisha me shokë
e t'i gëzonim këto ditë të bardha në Vërri
Odave të bardha plot dritë
të mbushura me rrezet e lirisë
e telin t`ia këputnim çiftelisë
gëzimin ta derdhnim në kupë të qiellit
Me plakun plisbardhë
ta luanim vallen e lirisë
kah mbushëllojnë bjeshkët në tupan
Natën ta bënim ditë
deri në rrezen e parë
të agut të ri
2.
Xhevat vëlla
nuk e di si do t'i shkrinim
kujtimet e netëve të gjata
për Kosovën e lirë
Në Dukagjin e Drenicë
në Kukës e Vërri
nga një flamur ta flatronim
Dhe sa herë bajlozi
t`ia ndalte flatrimin
me hovin e Gjergj Elez Alisë
t'ia shpaguanim zemërimin
3.
Dhe po të ishe sot
cicërimës së vogëlushëve
me abetare në dorë
shkollën e re do ta gëzonim
filiza e pipa të ri
plot do t'i çelnin Kosovës
sa mirë do t'i rreshtonim
brezat e lirisë
4.
Dhe po të ishe sot bre
Xhevat Berisha me shokë
nënave tona do t'u thoshim
misërniken e lirisë të na pjekin
në çerep, me saçin e bakrit te votra
e ujë nga krojet e bardha të
Vërrinit të pimë
dhe gjakut tonë t'i japim vrull
në damarë, me vrullin e lirisë
dhe me zemër kreshnikësh
kaçakçe bjeshkës përmbi t'i rrimë
kullat do të mbushëllonin oshëtimë
dhe forcë do t'u jepnin
ushtarëve të lirisë
5.
Dhe po të ishe sot
kur ende na bën furtunë
atdheut, e përreth
me bacë Salën e gjoksin sa bjeshka
furtunë karpatesh
s`do të frynte më në këto anë
Me shokët e tu
barbarit do t'ia paguanim të gjitha
6.
Dhe sot kur i drejtohem lapidarit
më mungon shumë
edhe dëshmitari i kohës
që t'i mësoja të gjitha
ngjarjet e legjendës
Dhe ti me buzëqeshjen tënde
më thua se i di të gjitha
unë druhem nga ajo
7.
Dhe sot kur ma prekin Kosovën
këmishën e kuqe të saj
e m'i bëjnë prita lirisë
me vete them:
Ah, sikur të ishe sot
Xhevat Berisha me shokë!!!
Atëherë mbushem vrer
e rrebelohem
E kërkoj fillin
e këtij lëmshi
E i them vetes
ruajna zot nga mallkimi i gjakut
të paktën shpëto Kosovën
8.
Dhe sot jam mbushur
më shumë se kurrë
pa ty dhe shokët e tu:
Salën, Shefqetin, Hasimin, Alajdinin,
Bekimin, Shahadinin, Ibrahimin,
Nehatin e Naipin
dy pleqtë: Asllanin e Izeirin
9.
Dhe po të ishe sot bre
Xhevat Berisha me shokë
pushkën do ta linim në frengji
me grykë, kah veriu
e t'i mprehnim pendat
e t'i shkruanim lirika atdheut
nga molla e kuqe
e deri në Çamëri.
7,8 maj 2001
Pishtarët e lirisë
(Dëshmorëve të kombit që ranë heroikisht në betejën e
1 shtatorit 1998 në fshatin Lez të Prizrenit: Selajdin Berisha,
Xhevat Berisha, Shefqet Berisha, Asim Berisha, Alajdin Berisha,
Bekim Berisha, Shahadin Berisha, Naip Berisha, Nehat Berisha,
Ibrahim Osmani dhe dy pleqtë, Izair Berisha e Asllan Berisha).
1.
Atëherë kur nata bëhej korb e dita lot
gjithçka ndrydhej në heshtje
mortja na kërkonte harrimin
dhe vrulli ndrydhej përpjekjes për pak dritë
nën qiellin plot re të zeza e hijerënda
që shkarkohej dheut
A nuk skuqej pranvera lulëkuqeve
lulet e saj që i shkëpuste stina
sythet që piponin degëve
dhe lulëkuqet shtoheshin stinëve të përpjekjes
se rrënjët i kishin në gjak
shikimin kah dielli
në rrezen e parë të atdheut!?
2.
Atëherë kur këmbanat e vdekjes s`pushonin
e durimi mbyllej arkivoleve
nga pabesitë e prapashpinës
ju thyet akujt e dimrave plot acar
dhe kur pritjes iu mbyllën udhët
ju vërshuat me vrullin e lumenjve të Vërrinit
hapët shtigje të reja drite
me shkëlqimin e rrezes së pranverës
cila ishte ajo kohë ora e pritjes?!
3.
Dhe dashuria doli në dritë me kushtrimin
malet u veshën blerim
që me agun e pranverës
Zogu i Kosovës e nisi këngën
për ardhjet e bardha që do të vijnë
me rrugën e nisur
Dhe gjithçka nisi fshehtësi
me allkat e para të zinxhirit
që do ta lidhin armikun
Njësitet e nisën marshin maleve të lirisë
atëherë kullat u mbushën dritë në shpresat e bardha
Malësori hapi portat dhe zemrat
Nënat gatuan bukën e ushtarëve të lirisë.
4.
Me ju malet morën këngën
lisat u veshën në blerim
e bilbili ia tha këngës
për ditët e bardha që marshonin përpara
që të ketë kuptimësi jeta
që bisha më
të mos ketë mesjeta
nëpër ardhjet e bardha
se s`deshët fole pa atdhe
tokë të nëpërkëmbur e shpirt të nëpërdhëmbë
5.
Dhe barbarin e pushtuan ethet
lisat u bënë hije, e hijet gryka
ballit të veriut të zi
Satani s`njeh gjuhë tjetër ju thatë
kur i puthët tytat e armëve të lirisë
kur i ngjeshët brezat
Se zot të këtij dheu jemi ne
Kosova në Kosovë, gjarpëri i zi në veri
ky është bekimi i nënlokes
amaneti i shkrepave të lirisë
6.
Dhe gjithçka nisi para lindjes së diellit
rrezja e parë u nxi
tërbimit të barbarisë së karpateve
bjeshkët villnin zjarr kullave të lirisë
apokalipsët po vijnë
Çeta u vunë ballë muranë pozicioneve
grykave u dhanë zjarr
komandanti u prin
Me dinakëri dhelpre afrohet një ordi
„a doni vëllezër ndihmë“ me emblemë
e flamur me shkabë
ja dhe ne po vijmë!
Ata janë armiq, zjarr komandant Sala
mbi shtatëdhjetë po i grijnë
Nga krahu tjetër grykat marrin oshëtimë
Asimi, Bekimi, Alajdini, Naipi, Ibrahimi,
Shahadini, Nehati
Me zjarr e mbajnë vijën
si korbat armiqtë po bien.
Xhevati e Shefqeti thërrasin
jepi bacë të pastë atdheu
ja dhe ne po vijmë
Tetëdhjetë luftëtarë përballen me
gjashtëmijë armiq me skafandër
e plot artileri
Çeta luftoi trimërisht më një shtator
gjithë atë ditë.
7.
Bjeshkët gjëmojnë, digjen kullat
çeta luftën s'e ndali
rrugës së lirisë
Malit të Kosovës nis e i bien lisat
një nga një
kodrat lëshuan oshëtimë kobit
mbuluan kullat
E gjatë ishte ajo ditë me zjarr
Xhevat, Salë, Shefqet, Asim,
Alajdin, Bekim, Shahadin, Naip, Ibrahim,
Nehat...
kodra u mbush lule gjaku
luftës për liri
Dhjetë trima po i ndahen çetës
e hynë rreshtave të pishtarëve të lirisë
lule gjaku në kopështin e trimërisë.
8.
Dhe u ngjitën yjeve
për t'i bërë dritë atdheut
netëve të gjata
Rreze të mëngjeseve pa diell
me ju liria themelet
i ka në gjak
Ju lulëkuqet e Vërrinit
flamurtarë lirie
në festat e bardha të Kosovës
Ju yje përjetësie
pishtarë të lirisë.
1998
KA TRIMA VËRRINI
(Dëshmorëve të rënë në Jeshkovë)
Ka trima Vërrini , Agim trim
është etja e gatuar ndër kulla
etja jonë për dritë
që s'e patëm ndër shekuj
tek na kokasnin kobëzezat
çative tona
përpara agimeve të bardha.
Ka trima Vërrini, Besim vëlla
unë besimit tënd i rris lulëkuqet në varg
i ujis ato me dashurinë tënde
për t'i rritur agimeve të bardha
në atdheun e besës.
Ka lisa Vërrini, Fatmir o trim
për shtizë bajraku e për mollëkuqe
kah flatron kuq e ziu
e rriten filizat e atdheut
nëpër pranverat që do të vijnë.
Ka plisbardhë Vërrini, Avdi bacë
është bora e bjeshkës së Sharrit
që i fal bardhësinë
edhe kur tymojnë mjegullnajat
te oxhaku
edhe ku na do atdheu
prapa gurit
e na thërret liria.
Ka trima Kosova
i shihni këta në lapidarë.
Qershor 1999
RËNIA E TRIMIT
(Fatmir Berishës)
Rënkoi toka qielli e retë
mbi plagët e trimit që ra
një pushkë në dorë amanet
luftë deri në fund shokëve u tha
Rënkoi nënlokja për trimin
nga mali një lis kur ra
lotoi Arbëria e Vërrini
mbi trupin e trimit plot plagë
Po s'ndahet se s'ndahet motra
plagët e trimit mëkon
skuqet Drini e Valbona
nënlokja më trimin vajton
Të kuqe i shkroi rrezet dielli
i kuq u bë Drini si në baladë
Ai ra, u bë pishtar i legjendës
Vigani me zemër shqiponje, plot plagë.
Shtator 1998
MUNGESË
Dëshmorit Alajdin Berisha
(shokut tim të klasës)
Zbriti ajo fjalë, dhimbje u mbush kthimi
plot zbrazëtirë mori jeta
shpërthyen kujtimet zbritën legjendat
ç`kob të zi na dhuroi mesjeta
na ndanë ikjet, trimëritë, pavdekësia
mallin e shuam mbi pllakë
rrodhën kujtimet
pritja juaj me lule të freskëta
kthimin tim e mbushi plagë
ra etjes fjala, ra etjes kthimi
dita u shua mbi një kronikë
një fjalë e kërkuar zbriti nga kujtimi
e u bë varg.
27 gusht 1999
HOMAZH PËR MËSUESIN
( Dëshmorit Asim Berisha,
mësuesit tim)
Sonte s`lexova as libra
as poezisë s'i dhashë udhë
nën dritën e qiriut
kujtimi djeg si kurrë
Sonte as në algjebër s`hyra
si moti dikur
në terrin e netëve pa dritë
nata verboi si kurrë
Me natën bëmë rrethe rreth qiriut
si dikur për notën e mirë
një legjendar m'i ngacmon kujtimet
mungesës digjet vetmia
Dhembja m'i tërbon kujtimet
deri në agun e ri
për ushtarin, legjendarin, trimin
pushka e etjes për liri
Me rënien nuk ikin trimat
ka ikur vetëm hija e tij.
Shtator 1998
ÇLIRIMTARËT E LIRISË
(Xh. Berishës dhe shokëve të tij të rënë heroikisht
në fshatin Lez në shtator të vitit 1998)
Para flamurit u betuan
s'e duruan barbarin
për atdheun ata flijuan
që ta gëzojmë ne lirinë.
Kur ra kushtrimi nga Drenica
thirrja e tyre në Vërri jehoi
u ngritën plisat rrugës së dritës
zëri i atdheut kullat i mbuloi.
Ushtuan bjeshkët edhe malet
ushtoi Vërrini anembanë
heroikisht ata qëndruan
për lirinë e Kosovës nënë.
Kur villte vrerë barbaria
bjeshkëve të larta u bënë shkëmb
për ditë të bardha për ditë të mira
me gjak ia lanë tokës çdo pëllëmbë.
Kur ra tërbimi i barbarisë
me tanke, topa e me ushtri
ata gjokset i bënë mburoja
në luftë për atdhe e për liri.
Në zemrat tona thellë jetojnë
u këndojmë këngë e poezi
në zemër të atdheut ata qëndrojnë
pishtarë të dritës për liri.
15 shkurt 1999
FLAMURTARËT E LIRISË
(Heronjve të Vërrinit dhe të të gjithë Kosovës)
Juve më besnikë u pat atdheu
që kullat e krenarisë të frymojnë lirishëm
kur na turret veriu e na e kërkon harrimin
Ju i dhatë jetë nga jeta juaj
dritë nga shkëlqimi juaj
kur na e kërkuan vdekjen me natë
Me ju liria rrënjët i ka në gjak
e shkëlqimin në qiell
nëpër ditët e bardha
Ju yje të pashuar që na i ndriçoni rrugët,
edhe kur na bën natë
O pishtarë të dritës në qiellin e atdheut
O drita të pashuara që i hapni rrugën njerëzisë
edhe kur na bën mjegull përpara
e humbim errësirës
Ju i dhatë këngë jetës, shkëlqim flamurit
në festat e atdheut
që të shkëlqeni historisë
sa herë të na përsëritet ajo
Ju hytë legjendave të dritës
prej ku nis e shkruhet biografia e atdheut
i dhatë ngjyrë lirisë
I dhatë frymëzim vargut në pendën e poetit
ju jap fjalë, penda ime do të gjakojë për ju
O flamuj të atdheut.
Qershor 1999
VARGJE PËR LEGJENDARË
Vetëm legjendat i gjeta dhe lapidarin o trima
kullat e krenarisë që frymojnë lirishëm
Në gojën e filizave të trashëgimisë
e të plisbardhëve te oxhaku
në muret e dyert e llamarinta
duke ndjekur rrezen e diellit
që na e nxinin retë e zeza
Në gurin e legjendës ku shruhej biografia
e dritës
Kush thotë, ka pak heronj Vërrini
e dini sa yje ka qielli, i shihni këta në lapidarë
janë më shumë se yje, më shumë se rreze
Me ta s`ia zë kush diellin atdheut
as kur tërbohen motet e bën furtunë veriu
as kur hijenat e natës na sulen
ata të zgjuar rrinë
Besim, Agim, Fatmir, Avdi
Salë, Xhevat, Shefqet, Hasim, Alajdin, Bekim,
Nehat, Naip, Shahadin, Ibrahim
Bashkim, Ymridin, Alajdin, Feriz, Tahir,
Hysen, Skender, Hajdar Hamit...
Me ta matet mali e i numëron lisat
Me ta matet fusha e i numëron lulëkuqet
Me ta matet bjeshka e i numëron gurët
Ata janë më shumë se lisat
Më shumë se lulëkuqet
Më shumë se gurët
Me ta hapëron liria e i numëron legjendat
Nëpër lapidarët e atdheut.
Prill 1999
DHEMBJA MBI GUR
(Dëshmorëve dhe martirëve të fshatit Kushtendil: Tamil Shala, Refki Shala, Milaim Thaçi, Ramadan Thaçi dhe Sejdi Thaçi)
Buzë bjeshkës shpaloset dhembja
Lulëkuqeve mbi lapidarë
ditëbardha skaliti emra
me trimat legjendarë.
Shtatorët shkojnë e vijnë
Vërrini gëzon dritës së re
atdheu rritet me lirinë
mungesa juaj, plagë ndër ne.
Ju yje të pashuar përjetësie
pishtarë për të bardhën dritë
ditëbardhave lulëkuqe krenarie
Lirisë i dhatë rritë.
1 shtator 2004, pranë lapidarit mbi kodrën e fshatit Kushtendil-Vërri
(Poezi për fëmijë)
RËNIA E PËLLUMBIT
(Vogëlushit Arlind Kryeziu, i vrarë nga granatat serbe në shtator të 1998-s. në Lybeqevë të Prizrenit)
Toka fort po dridhet
gjëmon anembanë
një pëllumb Kosove
dhembshëm lëshon gjëmë.
Malet morën flakë
dielli ndali dritën
një lule e njomë
sot e ndali rritën.
Toka thellë rënkoi
gjëma qiellit ra
një vogëlush Kosove
nga krahu kur ra.
Pranverës së pestë
vjeshta i ndali rritë
një Arlind Kosove
iku shpejt pa pritë.
Vërrini hapi plagët
zemrat në dysh u çanë
një pëllumb Kosove
nga rrita e ndanë.
Zvicër, 21 janar 1999
KURRË NUK I LËSHOJMË KULLAT
(Besimit, Agimit,Avdi e Fatmirit dhe të
rënëve tjerë në Jeshkovë të Prizrenit)
Nga një mbesë më vjen një zë trimi
po më flet nipi si t`ishte vetë Besimi
dhe një fjalë besa po ma thotë
s'i lëshojmë kullat sa t`kemi barot.
Shkrep një rreze, rreze prej Agimi
me za t`bukur po i flet lirisë
gjëmojnë malet është pushka e trimit
ia shkurton gjunjët barbarisë.
Për nënloken bukur vdesin trimat
është Besimi, Agim, Avdi e Fatmir
ata ranë bash si vdesin trimat
për një ditë të bardhë, për një ditë të mirë.
Zvicër, 20 janar 1999
DY METEORË TË PASHUAR PRANË DIELLIT
(Kushtuar dy dëshmorëve të kombit, të rënë më
7 shtator 1998 në Prizren. Astret dhr Arsim Ponikut)
Të dhimbshëm janë shtatorët vëlla
sa dhembja që godet në krahëror
Dritëliria është shkëlqimi juaj
Lavdia e atdheut në kurorë.
E butë, e ëmbël qe fjala juaj
si flatrimi i shqiponjës në flamur
Ju lulëkuqet e shtatorit
dy emra që nuk shuhen kurrë.
Dy drita që japin një shkëlqim
e përflaken qiellit tëndë Kosovë
Astret shkëndijë drite e Arsim
ditëve të bardha, atdheut i ndriçojnë.
Dy meteorë të pashuar pranë diellit
territ i dhanë dritë e shkëlqim
Emra të lavdisë kësaj lirie
Astret shkëndijë drite e Arsim.
Dhe dhembja s'na ligështon
se atdheut liria ka ardhur
Guximi juaj na trimëron
dy emra, rreze drite në lapidarë.
Malësi e Vërrinit, 2 shtator 2004
KUR BIEN PISHTARËT
(Anif Mujit)
Kur bien pishtarët
nata mbyt me terr
Harbon kohëzeza kullave
skuqet Sharri e Vërrini
Kur bien pishtarët
ndrydhen kodrat e varret
lulëkuqet pikojnë dhembje
Kur bie pishtarët
zbrazen votrat
klith mali e Sharri
Kur bien pishtarët
thonë është afër drita
liria po vjen.
Maj 1999
MASAKRA
(Kushtuar pleqve të Malësisë së Vërrinit,
që u masakruan nga ushtia serbe më 2 shtatorë 1998)
Nëpër Malësi harbuan bishat karpatike
shkrumb e hi mbeti prapa tyre
me duar të përgjakura ikën
krimin e morën me vete.
Malësisë i shkruan kulmin e së keqes
krimin e prenë ndër shpata
kullat i lanë në gjak
etjes së tyre satanike
Malësia plagët i numëroi
hirit që u shtrua.
Kobi u mbyt kullave të shkrumbuara
rrënojave plagët mbetën
mbuluar hirit e shkrumit.
Fillimshtatori u la në gjak
Malësia ra në zi
Barbari iku
Fundlufta i mblodhi plagët.
Shtator 1998
E DI VRASËSIN E GJYSHES
I tronditur dje mora lajmin e kobit
nën hijen e diellit të nxënë
përtej reve të tërbuara
lajmi erdhi rrufeshëm
ballit tim të shkrumbuar alpeve
shtator i kuq u mbyte në zi
të njëjtën ditë
rrodhen kujtimet e vogëlisë
në përqafimin e gjyshes
tek i shtrydhte kujtimet duart
nëpër thatësinë e skamjes
unë i flisja për rritën
kur do të bëhemi të pasur
për lirinë që do ta kemi nesër
...
s'e dinim se Vërrinin
do ta mbysë shkrumbi
për lirinë e Kosovës
...
E di vrasësin e gjyshes
...
Serbin
me gjarpër në kokë
gjarpër
që ma vrau gjyshen
në oborr.
2 shtator 1999
GJURMËT E BARBARIT
(Jeshkovë, tetor 2000)
Paradite në Jeshkovë - Gjeq
Diell plot shkëlqim e dritë
m'i ndriçon lirisë
paradite tetori në Jeshkovë
mirë se erdhe nip
më thotë fotografia e gjyshes mbi mermer
dhe lulet mbi varret e martirëve
pranë lapidarit u thashë lavdi dëshmorëve
Trimat e lirisë
Mureve të trasha
dyerve të llamarinta
numërova plagët, plumbat e barbarisë
me grupin e vogëlushëve
Ne i kënduam edhe këngë atdheut
Besimit, Agimit, Fatmirit, e Avdiut.
Edhe 11 Marsin nuk e harruam
betejën e dytë
Luftëtarët e Lirisë
paradita në Jeshkovë,
plot plagë homazh trimërie.
Tetor 2000
PISHTARI I DRITËS
(Dëshmorit Nazim Buduri, i cili ra heroikisht
në betejën e Koshares në pranverë të vitit 1999)
Ty ndër më të mirët të zgjodhi atdheu
dhe flamurit i dhe shkëlqimin e gjakut
i bardhë të jetë qielli flatrimit të shqiponjës
Pranverës iu zbardhën ditët
para agut të dritës
natës së klithjeve tona
Mali e nisi këngën gjelbërimit të pranverës
me grykën e pushkës tënde plot shpresë
për ardhjet e bardha
Guximi u ngrit lavdisë së atdheut
terrin e robërisë e çau drita
që shpërndahej mbi ditët e netët shqiptare
Pushka jote shenjoi terrin e pritjeve
thirrjes trimërore Drenicë Pashtrik e Vërri
Ti i dhe dritë Tokës e Qiellit
e jehona e këngëve do të klithë Vërrinit
me dhembjet e bardhësisë që ecën pa ty
Ti pishtar i kthyer në flamur breznish
skalitur në bronz
Lirisë i jep hijeshi hyjnish.
Hoqë e Qytetit, 16 korrik 2003
M A R T I R I Z I M
(Masakrës së Tusuzit- paralagje e Prizrenit,
ku forcat serbe më 26 maj 1999 vranë dhe
masakruan 25 shqiptarë nëpër shtëpitë e tyr si:; Halil Poniku, Xhemali Poniku,Rexhep Maçkaj,Fazile Maçkaj, Bislim Qengaj, Selvinaze Qengaj,Avdi Berisha, Refki Berisha, Selim Berisha, Feim Berisha, Salih Elshani, Sani Bajrami, Neki Gashi, Fadil Ramadani, Nijazi Muja, Hyrmet Sylejmani, Behar Abdylmexhidi,
Shefik Abdylmexhidi, Sami Abdylmexhidi,
Rafet Abdylmexhidi, Hesat Xhemshiti, Bejan Xhemshiti, Mirsat Osmani, Hajrim Arifi, Ymer Thaçi).
Juve më besnikë u patën kullat
që zjarri i pashuar të na presë te votra
për t'u ngrohur shpresat e kthimeve tona
Ju zgjodhët flijimin, në vend të egzodit biblik
ju i mbajtët gjallë shpresat e kthimeve tona
që të mos vdesin ato në kolonën e ikjes
Ju mbetët gur përjetësie në themelet e kullave
që të mos rrënohen ato pritjes sonë
vonimit të ardhjeve të bardha
Ju mbajtët ndezur fanarin e dritës në kulla
netëve tona pa gjumë nëpër male
që të na i ndriçoni rrugët e pushkëve të lirisë
Ju mbetët dëshmitarë të furtunave karpatike
që na ranë këtejpari me tërbimin e veriut
kullave të Kosovës shkrumb e hi
Lulëkuqeve tuaja dielli lëshon rrezet
që flatrat e lirisë të na i ngrohë
për të fluturuar lirshëm pëllumbat e ardhjeve të bardha
Ju martirë në tokën e atdheut
që e deshët me peshën e gurit në vendin e vet.
Prizren, Tetor 1999
KUMANOVA
(Ismet Jasharit)
S`është skaji i atdheut Kumanova
a dega e ndarë e fisit nga trungu
është krisma e pushkës për bashkim
Ismet vëlla!
As Orizarja s`është vetëm fushë lulëkuqesh
në palë të kuqeziut
është rrënja ku rriten lisat e atdheut
e të shtizës së flamurit për bashkim
Ismet o trim!
S`është Kumanova vetëm rreze dielli
në agun e mëngjesit
as vetëm pishtar drite netëve në errësirë
është më shumë se diell, më shumë se legjendë
në shkëlqimin e ditëve të bardha
për bashkim
Ismet Jashari...
O trim!
Shtator 1998
ZGJOHU PRESHEVË
Zgjohu Preshevë motra ime
këmishëkuqja e shqyer plot gjak
ara ime e shkretë matan gardhi
Zgjohu moj, po t'vijnë trimat plisbardhë
të flasin shqip kullave shqip lirisë
me zjarr robërisë
në dorën mbi vetull
bartin amanetin e të parëve
të trashëguar damarëve
Zgjohu e m'i thuaj Europës
ku është zëri i shpirtit tim
Kjo është klithma e kullave të mia
Zgjohu Preshevë e të ma presësh
Prizrenin, Vërrinin e Përdrininë
po të vijnë Betim Berisha
Eqrem Hoxha e Shkëlzen Krasniqi
t'ti mbjellin lule lirisë
Zgjohu Preshevë motra ime prej gjaku
Zgjohu, zgjohu, zgjohu!
20 tetor 2000
OXHAQET E KULLAVE TË SHKRETA
(Lezi, plagë e dhembjes dhe e krenarisë kombëtare)
Ditëvera që na gjeti pranë jush të pikëlluar
e i hapi plagët që në hapin e parë
s`ishin mjegullnajat as zjarri te votra
kokëlart vetëm ju nëpër rrebeshe e furtuna
mbi gërmadha të rrënuara të kullave të qëndresës
që s`dinë ku kanë mbetur ata që duhet t`i ndezin
se nëpër furtunë ikën e s`u kthyen më kurrë
kush në parajsën e atdheut lulëkuqeve të lirisë
që t'i hapin rrezet diellit që mungonte
vrull ujit burimeve e oshëtimë maleve
këngëve të pakënduara jehonë në hapësirë
e zogut flatrimin në palë të kuqeziut
epokës që iku legjendën e lavdisë
një kronikë mbi gur emër historisë
dhe vargut ngjyrën e gjakut rimë trimërisë
filiza e pipa rritë ardhmërisë
nëpër ditë të bardha lulëkuqe lirisë
emër në lapidar dritë ardhmërisë
atdheun e lirë amanet breznisë.
Lez, gusht 2002
PRILLI I VRARË
Prillit ia vranë qiellin,
bilbilin e ndalën në këndim
diellin i ndalën trëndafilit,
pranvera rrodhi pikëllim
Lumëbardhit iu skuq rrjedha,
atdheut pala në flamur
ideal i vrarë prilli,
ligjërim i papërfunduar
Dhembja në këngë u shua,
qëndresa guxim lëshoi
udhë brezash
ideal rrezatoi.
Prizren,1997
NJË TJETËR JETË
Tani më kandili i idealit tënd shkëlqen
shkëlqimi trazohet nëpër agimet e bardha
pëllumbat e emrit tënd flatrojnë kuqeziut
në fletë lulesh rrezet e idealeve të ardha.
Emri yt flatron me diellin
vakim zemrat e ditëve pa trishtim
lirikë përmallimi nokturno emrit
rrezeve të dritës plot shkëlqim.
Shfletojmë ditët e ikjeve të zeza
dhembja na mbyt trishtimit
qiellit mbulon korbzeza
Atdheu gjakon në pikëllim.
Atdheu ideal i flijimit
emri i skalitur përjetësisë
për bardhësitë e ardha për bashkimin
gjak në flamurin e ardhmërisë.
Prizren, shtator 1999
IDEALI I LIRISË
(Xhemajli Berisha)
Rënia për ideal është pavdekësi
lule e këputur ligjërimi, ëndërr e vrarë drita
Shpresë e këputur liria
prapa dritareve të burgut bishat tërbohen
klithma e shpresave të vrara gjakun mbulon
pse e ndale shkëlqimin para hienave të natës
Ti ishe shkëndijë prej diellit
hijenat trazojnë amshimit, shkëlqimit të të ndalin
Dashuria në buzëqeshje të vizatohej
liria tek rrjedh pavdekësisë
Prizren, 2000
UDHË BREZASH
(Xhemajli Berishës)
Më jep ngrohtësi nga jeta jote
t'ua vak zemrën të tjerëve
Më jep amanetin e këngëve
të pakënduara
ta dërgoj ndër breza
Më jep fjalën tënde që ngeli pa thënë
t'u jap oshëtimë bjeshkëve
Më jep dëshirën e idealit tënd
kult përë rrugën e lirisë
Më jep uratë nga mermeri yt
t'u jap udhë këngëve të pathëna
Prizren, 1997
COPA E GURIT TË THYER
Nuk është gur i larë me ujë Drini
as gur fushe ku pëlcet shati
është copë sharri i larë me gjak trimi
copë Vërrini, gur i atij shpati.
Është copë e djegur në flakë
për legjendën flet një histori
djalë Vërrini e ka larë me gjak
në ditë të kuqe luftës për liri.
Është copë guri ku shkruhet lavdia
ku ikën terri e tek shkëlqen drita
pranë tij grykave foli trimëria
roje gjaku e trimit në prita.
Vërri, tetor 1998
VËRRINI
1.
Tre plumba manxerre rripin
një pikë gjaku në gjeografinë e atdheut
me shtatë buzë Sharri
rrita e fëmijërisë sime
hijeve të tua
ku freskohen zotrat e dashurisë
në këngë, në vaj
në mall të kam
në ty i shartoj pipat e shpresës
me pranverat e bardha që po vijnë
për ta lulëzuar shtatin
ku rrjedhin udhët e zgjaten ato
shpresat e kthimeve i mbajmë në gji
2.
Kullave të larta
qëndresë nëpër shekuj
ku rriten pishtarët e atdheut
oda për burra
që gdhendin eshkën e fjalës
te oxhaku
i mprehin shpatat e mendimeve
për t' u përballur me fortunat
si t'u prehen kokat bajlozëve
të tërbuar mbi atdheun tonë
frenxhi me syrin vëngër
në rojë të atdheut
votra për loket që gatuajnë brumin
për bukën e lirisë
djepa për nëna
që këndojnë ninullat e atdheut
i pathyeshëm ndër mote
3.
Plot plagë shtatin
në luftën çlirimtare ballëlart
pishtarët e lirisë
në flakën e atdheut syrin pishë
për ardhjet e bardha
netëve të errëta pa dritë
zgjuar të pata e të kam
syrin pishë në frenxhi
grykë kah veriu
shkëlqimi i pishtarëve të tu
dritë m'i bën atdheut
nëpër bardhësitë e ardha
të bardhat që erdhën.
4.
Sa krenar më je në histori
me trimat e tu që i vure gjokset atdheut
kur e kërkoi ai
kodrave të tua ku u shkruan legjendat
ju pre udha armikut që deshi të na hedhë
farën e harrimit
lisat e tu të përgjakur me shikim kah dielli
dëshmitarët e erërave te forta që ranë këndej pari
me furi karpatesh e s' i shkulen dot
për trimat e tu
që ditëve të kuqe satanit i dhanë barot
e atdheut më të shtrenjtën jetën
gjithçka rreth teje
sot frymon ballëlart në liri
5.
Të vrullshme m' i ke gurrat
ku ma freskon shtatin
damarëve të tu shtrihen rrjedhat
që i japin rritë barit, aromë lules
ujë krojeve që gurgullojnë kullave
kur fyti të ka zjarrmi, kur ka vera vapë
e Drini kur ka etje
kullave të tua fshihet freskia e borës së Sharrit
edhe rrezja e diellit
shkrihet rrjedhave të tua
6.
Çdo kullë jotja
e ruan nga një plagë
për djemtë që m'i ke larg
për vendin e zbrazët në oda
për derën e mbyllur në dry
pas rrjetës së merimangave
oxhaku s' tymon më
plasarinave të gurëve të kullave
shërohen të çarat e pritjeve
për udhët që s' u kthyen më
sa i gjatë ky udhëtim
i zogjve të tu botës
Vërrini im
fole e dallëndysheve shtegtare
7.
Dhe sa herë kam ethe e digjem zjarrmisë
mallit tend ti më je vargu maje pende
barë i shërimit në këtë udhëtim
nëpër çdo varg që ia them
ah sa më therin plagët e tua
gjurmët e barbarit të veriut
të kam dhe në këngë e në vaj
në mall të këtij udhëtimi alpik
s' na ndahet etja, Vërrini im.
Zvicër, 1999
MALLI QË S'DO TË SHUHET KURRË
(Rinisë heroike të Vërrinit)
Asnjë fjalë nuk e ndërruam si moti
det më është bërë malli
mungon kënga, liria, drita
një oshëtimë legjendash më vjen prej së largu
sonte edhe fjala më del nga vargu
nëpër histori ndizen kandilat
ndërsa vetmia digjet mes ballit
për fjalën, etjen, për bilbilat
një dallgë prej deti trazohet ballit
bjeshkëve të Vërrinit fluturon kujtimi
rrjedhin lumenjtë gurra prej gjaku
merr udhë legjenda e skuqet drini
gjithçka është ngjitur yjeve legjendave
nëpër epikë ka marrë rrjedhë jeta
më djeg një mall në mungesë
kohë të historishme solli mesjeta
ku rrjedhojnë gurrat e merr udhë jeta
ku gjelbërojnë malet e frymon jeta
ku blerojnë fushat e lulëzojnë sheshet
kujtimet shkretojnë mallit.
Zvicër, mars 1999
MLLEF E ZJARRMI
Sonte s`do të flasim
çunat e mi
sonte do të flejmë
nesër do t'ia numërojmë
plagët Vërrinit
Sonte do ta derdhim mallin
në gërmadhat e asaj kulle
kërkoni plojën e shtratit
të paktën sonte ta mbulojmë kokën
nesër hirin do ta mbledhim
t'i bëjmë bashkë germat
t'i lexojmë librat e babait
abetaren tuaj
Sonte do të flejmë, çunat e mi.
Malësi e Vërrinit, verë 1999
MBIJETESA
Kur e ngrit kokën lart
qiellin e kam shtëpi
Kur uria gjurmon
hirit thuren ëndrrat
Kur frymon jeta maleve
Kosova prapë nis e zgjohet
oxhaqet bëjnë roje
Mirë se vini
në shtëpinë time prej najloni.
E mërkurë, 17 nëntor 1998
PLISI I VËRRINASIT
Ç'borë ia zbardhi
e s'ia nxinë kohët
Në ç'gur e mori qëndresën
që s'ia thyen furtunat
Kush ia dha krenarinë
e e mbajti mbi vetull
Bardhësisë së tij
harroi rreze dielli
Ç'bukuri e bardhë
mbi kokën e arbërit
Vërrinasi im.
Malësi e Vërrinit, korrik 2003
RIEMËRTIMI I KATUNDIT
(Arbërisë)
Në zemrën e maleve në Vërri
katundi riktheu emrin
Lashtësinë, origjinën, toponimin
barit të harrimit e mbolli
Barbarizmën e ikjeve të dhunshme
ikjeve të zeza
mes të sotmes dhe të djeshmes
Dhunshëm rëndoi emërtimi
deri në ardhjet e bardha
Vërrini hapi krahët për agun e ri
hapi zemrat, i mbushi malet
Kodrat u mbushën pëllumba
për ditën e bardhë me emrin e ri
Dita hyri përjetësisë në ARBËRI.
Arbëri, e diel, 17 tetor 1999
KËNGA E FITORES
Tash le të gëzojmë pasi e fituam
është më mirë të këndojmë se sa të skuqemi
kohëbardha është ngritur kërkon rimëkëmbje
dritës së ardhur që aq shumë na pat skuqur
ndërsa unë e ti digjemi mallit nëpër shpresë
Ani çka, edhe kjo është jetë!
Nuk kam çfarë t'i bëj tjetër fatit
dashurinë ndoshta do ta djegim mallit
por udhëve kurrë s`do të vdesim
le të gëzojnë të tjerët
Ne e kemi të njëjtën dashuri
le t'i këputim zemrat
e t'i bëjmë bashkë diku
edhe nëse tretemi mallit
e sot le ta gëzojmë bardhësinë
ti atje me plisat e tu e unë këtu mes mallit
e t'i këndojmë ardhmërisë
me ata që erdhën e ikën pavdekësisë
Për ardhjet tona të bardha.
VËRRINI
Shtatit tënd shkarkuan mllefet barbare
trupit të la thonjtë urrejtja
shtatorit çdo vit ia kujtojmë plagët
që rrodhën motit të përdalë
të kuqtë e boncës së Sharrit deri në Dri
lisave të tu ranë erërat e egra karpatike
gurëve i thyen kafkat, ti e di
sa të egra ishin furtunat e erërave barbare
bukuria jote i vrau theqafjes
shkëlqimi i ngritjes sate
që po vinte me diellin
tani më dritëndrin historisë së atdheut
që merr rreze nga rrezja jote
shkëlqimndritur.
Malësi e Vërrinit, 30.7.2003
07 shkurt 2009
POEZI NGA DITARI NË VARGJE
POEZI
Gëzim Ajgeraj
http://www.gezimajgeraj.blog.com/
http://www.metaforapoetike.de.vu/
POEZI NGA DITARI NË VARGJE
SËRISH TYMOJNË OXHAQET
Pasluftë. Liri e shpresë në Malësi.
Tak -tuk mbi kulme. Rindërtim.
Jetë e re. Ëndrra plotë dritë.
Gëzim e lot bashkë. Ditë të bardha.
Vërrini i gëzon lirisë. Gëzon Malësia
Sërishtë mbushëllojnë kullat. Voglushët.
Sërishtë tymojnë oxhaqet
Në Vërri ka ardhë liria.
Mes-Qershori, 1999
SONTE IA PORTRETOVA EKLIPSIN HËNËS
Zgjur jam deri para agimit, unë dhe nata
kuvendonim vetmevete. Ajo me terrin. Unë
me librat. Hënën. Ca qen teposhte katundit
alarmonin kopilat e natës. Një këngë hutini
përmbi *Rrina. Një zog cicërrin mbi *Gjeq-ën.
Në qiell retë ia zënë dritën hënës, pak
përpara agimit të mëngjesit.
Unë, sonte ia portretova eklipsin Hënës, mbi libra
Nga dhoma përtej, nëna thirri; u vërbove biro, pusho...
Malësi e Vërrinit, 2001
NJË DITË NGA UDHËT DO TË IKIM
Ngado ku vemi e shkojmë
Me mallin e ngarkuar mbi shpinë
Një dit do të kthehemi me mbathcat
Këtu s'do të rrimë
Sa do të na ikin motet
Dhe largësitë që na ndajnë
Një ditë do të hipim mbathcave
Na udhët që pengë na mbajnë
Se një ditë pa tjetër do të ikim
Nga udhë ne këtë e dimë
Kthimet që plotë shpresë i rritim
Një ditë pa tjetër do te ikim,
këtu s'do te rrimë
Zvicër, 29.1.2009
DO IKIM, SE NGELËM TË HARRUAR
Me furtunë na morën udhët
Mashtruar na kanë tmerrësisht
Një shpresë plotë ëndrra të mashtruara
Na vodhën por jo dhe rastësisht
Me dashje ndoshta u mashtruam
Shpëtimin e kërkuam arratisë
Se ishim rob në dheun tonë, të huaj
Në kërkim të dritës së lirisë
Me shpresën jemi mishëruar
Për kthimet që ende s'po vijnë
Do ikim, se ngelëm të harruar
Liria në atdhe, kthimit na i prinë.
Zvicër, 29 janar 2009
PRAPË PO KTHEHEM MES JUSH
Prapë po kthehem mes jush,
Të dashurve, të mirëve. Vërrinit.
Të ju shoh. Të ju falë dashuri
njerëzit e mi. Dashurin e mbledhë
përmallimit
Prapë po kthehem mes jush
njerëzit e mi. Malësis së Vërrinit.
Ta çmallim mallin e përmallimit
korrik, 2008, Malësi e Vërrinit
KU TA VENDOSË VARGUN?
Çfarë t`i them fjalës. Ti japë vargut.
Në cilin diell ta ngrohë. Në cilën
gurre ti japë ujë, të ia freskojë ballin.
Nën cilin qiell ta vendosë. Këtu në
Alpe bën ftoftë. Për Sharrin digjet mallit.
Më mirë ta përcjellë në Vërri,
vetëm atje ka freski
për zjarmin e ballit.
Zvicër, 2009
Gëzim Ajgeraj
http://www.gezimajgeraj.blog.com/
http://www.metaforapoetike.de.vu/
POEZI NGA DITARI NË VARGJE
SËRISH TYMOJNË OXHAQET
Pasluftë. Liri e shpresë në Malësi.
Tak -tuk mbi kulme. Rindërtim.
Jetë e re. Ëndrra plotë dritë.
Gëzim e lot bashkë. Ditë të bardha.
Vërrini i gëzon lirisë. Gëzon Malësia
Sërishtë mbushëllojnë kullat. Voglushët.
Sërishtë tymojnë oxhaqet
Në Vërri ka ardhë liria.
Mes-Qershori, 1999
SONTE IA PORTRETOVA EKLIPSIN HËNËS
Zgjur jam deri para agimit, unë dhe nata
kuvendonim vetmevete. Ajo me terrin. Unë
me librat. Hënën. Ca qen teposhte katundit
alarmonin kopilat e natës. Një këngë hutini
përmbi *Rrina. Një zog cicërrin mbi *Gjeq-ën.
Në qiell retë ia zënë dritën hënës, pak
përpara agimit të mëngjesit.
Unë, sonte ia portretova eklipsin Hënës, mbi libra
Nga dhoma përtej, nëna thirri; u vërbove biro, pusho...
Malësi e Vërrinit, 2001
NJË DITË NGA UDHËT DO TË IKIM
Ngado ku vemi e shkojmë
Me mallin e ngarkuar mbi shpinë
Një dit do të kthehemi me mbathcat
Këtu s'do të rrimë
Sa do të na ikin motet
Dhe largësitë që na ndajnë
Një ditë do të hipim mbathcave
Na udhët që pengë na mbajnë
Se një ditë pa tjetër do të ikim
Nga udhë ne këtë e dimë
Kthimet që plotë shpresë i rritim
Një ditë pa tjetër do te ikim,
këtu s'do te rrimë
Zvicër, 29.1.2009
DO IKIM, SE NGELËM TË HARRUAR
Me furtunë na morën udhët
Mashtruar na kanë tmerrësisht
Një shpresë plotë ëndrra të mashtruara
Na vodhën por jo dhe rastësisht
Me dashje ndoshta u mashtruam
Shpëtimin e kërkuam arratisë
Se ishim rob në dheun tonë, të huaj
Në kërkim të dritës së lirisë
Me shpresën jemi mishëruar
Për kthimet që ende s'po vijnë
Do ikim, se ngelëm të harruar
Liria në atdhe, kthimit na i prinë.
Zvicër, 29 janar 2009
PRAPË PO KTHEHEM MES JUSH
Prapë po kthehem mes jush,
Të dashurve, të mirëve. Vërrinit.
Të ju shoh. Të ju falë dashuri
njerëzit e mi. Dashurin e mbledhë
përmallimit
Prapë po kthehem mes jush
njerëzit e mi. Malësis së Vërrinit.
Ta çmallim mallin e përmallimit
korrik, 2008, Malësi e Vërrinit
KU TA VENDOSË VARGUN?
Çfarë t`i them fjalës. Ti japë vargut.
Në cilin diell ta ngrohë. Në cilën
gurre ti japë ujë, të ia freskojë ballin.
Nën cilin qiell ta vendosë. Këtu në
Alpe bën ftoftë. Për Sharrin digjet mallit.
Më mirë ta përcjellë në Vërri,
vetëm atje ka freski
për zjarmin e ballit.
Zvicër, 2009
Abonohu te:
Postimet (Atom)