POEZI
Gëzim Ajgeraj
http://www.gezimajgeraj.blog.com/
http://www.metaforapoetike.de.vu/
POEZI NGA DITARI NË VARGJE
SËRISH TYMOJNË OXHAQET
Pasluftë. Liri e shpresë në Malësi.
Tak -tuk mbi kulme. Rindërtim.
Jetë e re. Ëndrra plotë dritë.
Gëzim e lot bashkë. Ditë të bardha.
Vërrini i gëzon lirisë. Gëzon Malësia
Sërishtë mbushëllojnë kullat. Voglushët.
Sërishtë tymojnë oxhaqet
Në Vërri ka ardhë liria.
Mes-Qershori, 1999
SONTE IA PORTRETOVA EKLIPSIN HËNËS
Zgjur jam deri para agimit, unë dhe nata
kuvendonim vetmevete. Ajo me terrin. Unë
me librat. Hënën. Ca qen teposhte katundit
alarmonin kopilat e natës. Një këngë hutini
përmbi *Rrina. Një zog cicërrin mbi *Gjeq-ën.
Në qiell retë ia zënë dritën hënës, pak
përpara agimit të mëngjesit.
Unë, sonte ia portretova eklipsin Hënës, mbi libra
Nga dhoma përtej, nëna thirri; u vërbove biro, pusho...
Malësi e Vërrinit, 2001
NJË DITË NGA UDHËT DO TË IKIM
Ngado ku vemi e shkojmë
Me mallin e ngarkuar mbi shpinë
Një dit do të kthehemi me mbathcat
Këtu s'do të rrimë
Sa do të na ikin motet
Dhe largësitë që na ndajnë
Një ditë do të hipim mbathcave
Na udhët që pengë na mbajnë
Se një ditë pa tjetër do të ikim
Nga udhë ne këtë e dimë
Kthimet që plotë shpresë i rritim
Një ditë pa tjetër do te ikim,
këtu s'do te rrimë
Zvicër, 29.1.2009
DO IKIM, SE NGELËM TË HARRUAR
Me furtunë na morën udhët
Mashtruar na kanë tmerrësisht
Një shpresë plotë ëndrra të mashtruara
Na vodhën por jo dhe rastësisht
Me dashje ndoshta u mashtruam
Shpëtimin e kërkuam arratisë
Se ishim rob në dheun tonë, të huaj
Në kërkim të dritës së lirisë
Me shpresën jemi mishëruar
Për kthimet që ende s'po vijnë
Do ikim, se ngelëm të harruar
Liria në atdhe, kthimit na i prinë.
Zvicër, 29 janar 2009
PRAPË PO KTHEHEM MES JUSH
Prapë po kthehem mes jush,
Të dashurve, të mirëve. Vërrinit.
Të ju shoh. Të ju falë dashuri
njerëzit e mi. Dashurin e mbledhë
përmallimit
Prapë po kthehem mes jush
njerëzit e mi. Malësis së Vërrinit.
Ta çmallim mallin e përmallimit
korrik, 2008, Malësi e Vërrinit
KU TA VENDOSË VARGUN?
Çfarë t`i them fjalës. Ti japë vargut.
Në cilin diell ta ngrohë. Në cilën
gurre ti japë ujë, të ia freskojë ballin.
Nën cilin qiell ta vendosë. Këtu në
Alpe bën ftoftë. Për Sharrin digjet mallit.
Më mirë ta përcjellë në Vërri,
vetëm atje ka freski
për zjarmin e ballit.
Zvicër, 2009
07 shkurt 2009
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment