Gëzim Ajgeraj
www.gezimajgeraj.blog.com
www.metaforapoetike.de.vu
IKJE DREJT HARRIMIT
Në përditshmërinë e udhëve tona
motet e mashtrimit
Zbardhen vitet me bardhësinë e alpeve
na i thirr harrimit
Ç'na dogjën ikjet
ç'zjarrmi
As atje as këtu
plot mall
etje bëhet kthimi
e hartat rendojnë si një thes mbi shpinë
Është e tmerrshme koha ikje
brishtësi e ëndrrave të mashtruara
E unë, kronikoj moteve të mashtrimit
me mallin që djeg në gji
për atdheun tim larg
21 maj 2006
NËN HIJEN E SHPRESËS
Shpresës së mbathëseve
ma zjarrin e mallit
nëpër gjeografinë e udhëve
dhe syrin e përlotur pendimeve
ëndrrat e presin kthimin
21 maj 20006
DERI TE DRITA
Udhët njëherë të marrin
kthimit nuk i dihet
udhëtojmë moteve pa arbitër
deri te dita
dita e shpresës së madhe
mbetur ka edhe shumë
mëngjesi po vononte
21 maj 2006
PIPAT E FJALËS
Pipojnë ato sythave të etjes
blerojnë lisat e vargjeve
dhembjet harbojnë vargut
stinëve pa arbitër
Bryma e ikjeve i zvetënon
pika loti lëngojnë vargut
vapës së mallit
Me pesticidin e etjes i spërkas
për mbrojtje nga moti i lig i udhëve
prapë stinëve të mallit zbresin
Pipojnë ato truallit të dhembjes
lëshojnë gjethe fjalës
e bëhen varg
dhjetor, 2003
16 shkurt 2009
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment