21 shkurt 2009

PËRRALLA PËR FËMIJË

Gëzim Ajgeraj

http://www.gezimajgeraj.blog.com/
http://www.metaforapoetike.de.vu/

DRILONI DHE MIU

Miu që e dinte se çdo mëngjes, atypari kalonte Driloni i cili shkonte në shkollë, një ditë ishte shtrirë përpara derës dhe shtirej si i vdekur. Tek po kalonte aty pranë derës, Driloni u habitë kur e pa miun e shtrirë, për një qastë u ndalë dhe po e shikonte miun e shtrirë, tek o i lëvizte këmbët herë pas here.
Ç'bën aty?, e pyeti miun Ai.
Vdiqa urie tha miu, që po e njihte urtinë e Drilonit.
Drilonit i erdhi keq, dhe u kthye në kuzhinë, ku mori ca bukë djathë nga dhe ia solli miut. Miu po sa e mori bukën e djathin, iku drejtë strofullës së tij, pa u falemënderuar fare. Ndërsa Driloni drejtë shkollës.
Kur u kthye nga puna, mamaja e Drilonit, e gjeti të thyer enën e qelqtë ku e ruante djathin. Ajo e zemrua shumë, edhe më shumë kur e gjeti tërë bukën të grisur e të shpërndarë copa copa, nëpër shtëpi. Si ka mundësi, - thoshte me vete që Driloni ta ketë bërë një veprim të tillë.
Kur u kthye nga shkolla, Driloni sillej i gëzuar si gjithmonë me mamanë. Ndërsa mamaja e priti me zemrim, duke menduar se të gjitha dëmet i kishte bërë Driloni.
Nga ky zemrim i mamasë, Driloni u gjend i habitur. Por kur ajo i tregoi se si e kishte gjetur shtëpinë, të mbushur me copa buke, e enën e thyer të djathit, atij iu kujtua se të gjitha këto të zeza ja kishte bërë miu. Pasi i tregoi mamasë të gjithë ndodhinë, mamaja u qetësua dhe nga ai qastë vendosën të sillnin një mace në shtëpi. Të nesërmen, miun grabitqar, e kishin parë në gojën e maces laroshe. Nga ajo ditë, kurrë nuk ndodhi dëm në shtëpi.

2000, Malësi e Vërrinit


NË CIRK

Sot të gjithë picimulët ndjehen te gëzuar. Ata të gjithë së bashku kanë ardhur në cirk, ku duhet ti prezantojnë edhe ca pika cirku nga loja e tyre. Përpara se të hynin në cirk, Mici i vogël iu afrua një kafazi prej hekurave ku po mbaheshin mbyllur majmunët. Pa pritmas, njeri nga majmunët nga përtej hekurave, ia kapi kapelën nga koka Micit të vogël.
Kapelën time, kapelën time, - thirrte Mici i vogël drejtë Colit i cili po priste në rreshta për të hyrë brenda në arenën e cirkut. Coli për ti ardhur në ndihmë shokut të tij, nga çanta e nxorri një banae dhe u afrua pranë hekurave të kafazit, ku po mbaheshin të mbyllur majmunet. Majmuni, kur e pananen në duar të të Colit u afrua pranë hekurave të kafazit dhe po i zgjaste duart. Më jep kapelën, - tha Coli në drejtim të majmunit, e unë do të japë këtë banane. Majmuni duke u joshur pas bananes, i hodhi kapelën e Micit të vogël. Edhe Coli u tregua zemërgjerë dhe i dhuroi një banane, majmunit prapa hekurave. Të dy picimulët u kthyen në arenën e cirkut. Cirku filloi. Qeni e mbante një kamxhikë me një tojë të gjatë lëkure dhe e fërshkëllente herë pas here. Arushi që e mbante një kapelë mbi kokë, i mbushte balonat me frymë dhe i hidhte drejtë publikut i cili ulej shkallëve të arenës. Ngacmuesi Ceni, e kishte mbushur një kovë me ujë dhe spërkaste herë pas here në drejtim të publikut. Orkestra e derrave, e egzekutonte muzikën e cirkut. Xixëllonja kishte hipur mbi një kalë të bardhë dhe e vraponte nëpër rrethin e fushës së arenës. Publiku nëpër shkallët e arenës, duartrokiste pa u ndalur. Në rendin e parë ishin ulur picimulët, pastaj lepujt, minjët, urithët, derrat, arushët, elefantët etj. Pjesa e dytë vazhdoi me pikën e lojës me topa. Cimi i cili e kishte pregaditur këtë pikë e prezantoi për mrekulli. Ai i hidhte topat njëri pas tjetrit, përpjetë dhe asnjëherë nuk e huqte, që ndonjëri ti binte në tokë. Macja e prezantonte lojën me katër rretha plastike, të cilat i rrotullonte pa u ndalur. Ndërsa majmunët bënin akrobacione nëpër litarët e lëshuar nga kulmi i arenës. Pika e tretë, ishte Mici i vogël, i cili e mbante në dorë një rreth të rrumbllakët, nëpër të cilin dukej të kalonin dy qen të vegjël. Ata nga prapa i gjuanin me topa, grupi i minjëve. Pika ishte e mrekullueshme dhe duartrokitjet s`kishin të ndalur. Culi e kishte më së vështiri. Ai duhej të qëndronte gatitu pranë një muri, ndërsa arushi symbyllur duhej ti hudhte thikat përskaj tij. Edhe për kundër frikës së Culit, arushi u tregua mjeshtër i vërtetë. Të gjitha thikat i nguliti në mur, duke kaluar përskaj Culit. Sa u gëzua Culi, kur përfundoi kjo pikë, e cila fitoi më së shumti duartrokitje nga publiku në arenë. Edhe sportisti Coli e kishte shumë vështirë. Ai duhej të kalonte hipur mbi një rreth biçiklete, nëpër litarin e lidhur në dy skajet e arenës, në një lartësi të madhe. Në skajin tjetër e priste zonjusha xixëllonjë e ila shkëlqente nga vezullimat e dritave. Edhe këtë pikë Coli e kaloi për mrekulli. Ai kaloi nëpër fijen e litarit, hipur mbi rrethin e biçikletës deri në skajin tjetër, duke e mbajtur drejtëpeshimin e tij, me një shkop që e mbante në duar. Pas kësaj pike plot ankth, edhe tek publiku, pati shumë duartrokitje nga të pranishmit në sallë. Sot picimulët u dëshmuan shumë të shkathët. Mjeshtria e tyre shkëlqeu në sallë, sa që i kënaqi të gjithë të pranishmit në arenën e cirkut. Ata u treguan artistë të vërtetë cirku. Në mbrëmje u kthyen në kasollen e tyre përplot kënaqësi që u solli kjo ditë e bukur për ta.

1999

MIQËSIA E PICIMULËVE ME LUANIN

Gjashtë picimulët; Toni, Coli, Culi, Cimi, Ceni dhe mici i vogël, janë shokë shumë të mirë mes veti. Ata jetojnë në një kasolle prej drurit, në një skaj të pyllit. Të gjashtët janë të mëdhenj, sa një gisht i dorës së një voglushi. Ata janë shokë të pa ndarë. Vjeshta që ka filluar ta ftohë motin, u ka sjellë të ftohtë edhe picimulëve në kasollen e tyre prej drurit. Ata janë ndarë në dy grupe dhe janë nisur përpjetë pyllit, për të mbledhë dru. Cimi, Ceni dhe mici i vogël në njërin skaj të pyllit, ndërsa Toni, Coli dhe Culi në anën tjetër po mblidhnin dru, për ta ndezur zjarrin në shtëpi.
Nga thellësia e pyllit,u dëgjua një klithmë, që i ra në vesh Micit të vogël.
Ç'mudë të jetë? pyeti ai ne drejtim të shokëve. Të tre shokët, krijuan qetësi në pyll, për ta dëgjuar se nga vinte ai zë. Edhe mua, më duket si klithmë, - tha Cimi, dhe u nisën drejtë nga vinte zhurma.
Duhet të jetë klithma e luanit, - tha Mici, dhe po shikonte nga prapa lisave, nga vinte klithma. Ndërsa luani, që kishte rënë në kurthin e gjahtarëve, që e kishin ngritur për dhelprën, ndihej ngushtë.
Ju lutem, më ndihmoni, - iu lutë, picimulëve që ta largonin nga kurtha.
Të tre picimulët, iu afruan luanit dhe filluan ta ndihmojnë të dalë nga kurtha. Cimi e tërhoqi në njërin skaj dhe Ceni në skajin tjetër, ndërsa Mici i vogël e ndihmoi luanin që ta nxirrte këmbën nga kurtha e gjahtarëve. Ndërsa luani, pasi ju falemënderua picimulëve, filloi ta lëpinte këmbën e tijë që i rridhte gjak.
Picimimulëve që u vinte keq për luanin, e lutën që të vite tek kasollja e tyre, nga se atje kishin fasho, dhe do te ia lidhnin plagën.
Luani që ndiente dhimbje ne këmbën e tij, menxi e priti ndihmën e picimulëve. Ata u nisën drejtë kasollës se tyre së bashku me luanin. Luani u ulë përpara kasolles së picimulëve dhe aty miqtë e vegjël i ofruan ndihmën e parë. Morën ca ujë në lumë dhe ia lanë gjakun që rridhte nga këmba e luanit, pastaj me ca barëra e fasho, ia fashuan plagën në këmbë. Në ndërkohë ishin kthyer dhe picimulët e tjerë Toni, Coli e Culi dhe kishin sjellur edhe ca dru me të cilat e ndezën zjarrin. Të gjashtë picimulët dhe luani, atë mbrëmje darkuan së bashku. Në mbrëmjen e vonë, pasi u falemënderuar për ndihmën e dhënë, luani u largua përjetë pyllit. Përpara se të largohej, luani ia kishte falur një pip fishkëllues, picimulit Coli dhe e kishte porositur; që sa herë të ndiheshin në rrezik ai dhe shokët e tij, vetë ta fishkëllenin pipin dhe ai do të vinte në ndihmë në qdo kohë.


* * *

Kishin kaluar disa ditë nga miqësia e picimulëve me luanin. Një ditë picimulët kishin dalë në shëti pyllit. Një zhurmë e çuditshme që i ngjante një vrapi, i trazoi edhe ata. Një qengj i vogël po vraponte drejtë tyre, ndërsa nga prapa po e ndiqte një ujk.
Uaaa, - klithi Coli, - ujku, ujku, dhe filluan vrapin drejtë kasolles së tyre. Prapa u shkonte edhe qengji i vogël.
Ndërsa Mici i vogël, e nxorri nga xhepi, pipin të cilin ia kishte dhuruar luani, dhe filloi ta fërshkëllej.
Frrrrrrr, frrrrrrrr, frrrrrrrrrrrr, dhe të gjashtë picimulët u futën në kasollën e tyre. Edhe qengji i vigël arriti të futej brenda në kasolle, dhe picimuli Micu, e mbylli derën nga prapa. Shpëtuam, - tha Coli.
Shpëtoi edhe qengji i vogël, - tha Culi, i cili po shikonte përtej dritares, ujkun i cili po i shkonte vërdallë kasolles.
Mici i vogël, vazhdimishtë fërshkëllente me pipin e tijë; Frrrr, Frrrrrrrr, Frrrrrrr.
Luani që e kishte dëgjuar fërshkëllimën e pipit të Micit, erdhi vrapë përpara kasolles së picimulëve. Ai u ndeshë në dyluftim me ujkun i cili po sillej vërdallë rreth kasolles. Në këtë dyluftim, luani u tregua shum i fuqishëm, sa që e shqeu ujkun dhe e hudhi teposhtë në luginë. Të gjithë këtë skenë e kishin parë edhe picimulët, nga dritaret e kasolles. Ata u gëzuan shumë për trimërinë e mikut të tyre. Ndërsa luani, pasi e kishte përfunduar me ujkun, u afrua pranë kasolles së miçëve të tij të vegjël dhe i ftoi që të dilnin të lirë pyllit, sepse ujku nuk jetonte më. Të gjashtë picimulët dhe qengji, ju falemënderuan luanit, për ardhjen në ndihmë, në momentet më të vështira, kur ata patën nevojë. Luani pasi i pyeti miqtë se a ishin të gjithë shëndosh e mirë, u la porosinë se sa herë të ishin ngushtë, vetëm ta fishkëllenin me pipin e tij, dhe ai do të gjendej gjithmonë aty. Kështu pra edhe luani iu gjend në ditën më të vështirë miçëve të vegjël të tij dhe nga ajo ditë, picimulët nuk shqetësoi askush më. Edhe qengji i vogël u kthë në kope tek mamaja e tij. Nga ajo ditë të gjashtë picimulët, e fituan edhe një mik të ri, bariun e kopesë së deleve, i cili kujdeset vazhdimishtë për picimulët e vegjël.

2. mars, 1999


Katër picimulët dhe hutini

- Picimuli Culi dhe tre shokët e tij Ceni Cani e Coli një pasdite vere vendosën të dalin në piknik. Të katër shokët morën çantat e mbushura me plaçkat e nevojshme dhe dolën përpjetë livadheve e pyjeve. Pranë një qershize të madhe e cila gjendej mu pranë një lumi që kalonte përskaj livadheve, të katër shokët vendosën të bëjnë piknik.
Vend i mrekullueshëm për piknik, - tha Culi
- Këtu do të vendosemi -shtoi Ceni.
Ashtu edhe u bë. Të katër shokët lëshuan çanta e mbushura me plaçka dhe ulën të pushojnë. Dielli që rrezonte përmbi, Canit dhe Colit ia shtonte etjen për tu larë në lum, ndërsa Ceni, nga rruga që e kishte kaluar, ndiente lodhje dhe ishte shtrirë të pushoi. Culi kishte dëshirë që të bëjë ca shëtitje drejtë kodrës përpjetë. I luti dhe shokët e tij, por ata u treguan dembelë.
- Do të shëtis vetëm - tha ai, dhe me çantën mbi shpinë u nis kodrës përpjetë. Kur u ngjitë afër majës së kodrës, që mbulohej vetëm nga shkëmbinjët, filluan të dukeshin disa vrima të errëta që qonin në brendinë e shpellave. Culi u bë shumë kurioz të dinte se ku të qonin ato hyrje të errëta. Nga çanta e nxorri llampën e dorës dhe e ndezi drejtë brendisë së shpellës. Errësira po vazhdonte tutje përmes shkëmbinjëve ndërsa Culi prapa shkëlqimit të llapës, po ecte tutje shpellës. Nga brendia e shpellës filluan të fluturojnë lakuriqët e vëbuar nga drita, ndërsa mu përpara Culit një hutin i kishte mbyllur sytë me flatrat e tija dhe se duronte dotë dritën e llampës së Culit.
- Më vërbove, - thirri hutini, - të lutem shuaje atë dritë, - u lutë picimulit Culi.
- Si është e mundur, - pyeti Culi, - unë pa llampë nuk shoh fare.
- Sytë e mi, nuk mundë ti përballojnë dritës, prandaj fluturoi vetëm natën, - sqaroi hutini.
- Tani e kuptova, - tha Culi dhe nga çanta e tij nxorri ca syze dielli të cilat ia ofroi hutinit.
- Tani nuk më pengon fare, drita e llampës, - tha hutini, pasi i vendosi syzet Culit.
Do ti provojmë dhe në dritën e diellit, - propozoi Culi dhe vazhdua drejtë daljes së shpellës.
I pari nga shpella doli hutini, i cili u ndie shumë i lumtur kur vërejti se tani më as drita e diellit nuk po e pengonte, - kjo është mrekulli - i tha Culit, dhe për të mirën që më bëre, unë do të të shpërblejë; ne do ë fluturojmë së bashku deri atje ku të duash ti – tha hutini.
Ndërsa Culi që edhe ashtu ndihej i lodhur, menxi e priti këtë shpërblim që ia ofroi hutini. Të dy shokët fluturuan gjithandej kodrave, deri sa arritën tek vendi ku po bënin piknik Ceni, Cani e Coli. Të tre shokët u habitën kur e panë Culin tek po fluturonte nën krahët e hutinit. Culi u tregoj të gjithë ndodhinë shokëve të tij, ndërsa hutini i shpërbleu edhe shokët e Culit, me të tjera fluturime.
Sa të lumtur u ndanë atë pasdite katër picimulët dhe hutini, shoku i ri i tyre. Në mbrëmje u kthyen në shtëpi, ndërsa hutini vazhdoi fluturimin e tij, lartë mbi kodra.

27.9.2995, Zvicër

NË DITËLINDJEN E COLIT

Picimuli Coli sot e ka ditëlindjen, ai i ka mbushur pesë vjet dhe është rritur sa një gishto. Për çudi, ai sot është zgjuar vonë, deri sa të gjithë shokët e tij: Toni, Culi, Cimi, Ceni dhe Mici i vogël, kanë ikur në pyll, për të mbledhur lule. Kanë ardhur edhe lepujt, të cilët me vete e kanë sjellur edhe një lakër për Colin. Me ta ishte edhe lepurushi i vogël, i cili ishte zgjuar shumë vonë dhe kishte mbetur pa ngrënë. Ai provoi që vjedhurazi ta kafshoi lakrën që i kishin sjellur Colit, por këtë veprim e vërejti lepurushi plakë dhe i terhoqi veshin atij. Kështu që dhurata për picimulin Coli, shpëtoi e pa prekur. Në urime kishin ardhur edhe dy minjët më të mëdhej të cilët për dhuratë e kishin sjellë një pako plotë djath. Ndërsa urithi që sa po doli nga toka, me vete e kishte sjellur një karrotë, si dhuratë për Colin. Sa po e pa lepurushi i vogël, vrapoi ta kapur karotën, por lepurushi plakë, sërish e gjend pranë dhe i kapi veshin. Zogjtë që kishin ardhur si kor, ia filluan këngë pranë krevatit ku po flinte Coli. Ata i kënduan këngën për ditlindjen e tij, pranë shtratit ku po flinte. Ndërsa dhelpra që kishte ardhur për urim, nuk kishte sjellur asgjë. Ajo në dorë e mbante një pupël pule, me të cilën here herë e ngacmonte Colin tek këmbët, dhe ai strukej nën plafin e shtratit të tij. Dhe sa here që Coli, kokën e mbulonte me plafin e tij, dhelpra i hante gjësendet nëpër pjata, që ia kishin sjellu Colit për ditëlindje. Ndërsa picimulët tjerë, e kishin shtruar tavolinën në kopsht dhe aty e kishin vendosur një tortë, e mbi të i kishin ndezur edhe pesë qirinj. Të gjithë të ardhurit, edhe Coli, u vendosën pranë tavolinës për ta filluar festën. Në atë qastë, aty pranë kaloi xixëllonja e hipur në një aeroplanë, prapa të cilës filluan të vrapojnë të gjithë, picimulët, lepujt, urithi, minjët. Dhelpra vrapoi pas tyre, por aty pranë pyllit, u kthë dhe shpejt e shpejtë e hëngri tortën e Colit. Në pjatë i la vetëm ca trosha të vogla të cilat filluan ti hanin zogjtë. Thirrjet e dhelprës dinake, se tortën po e hanin zogjtë, i ktheu pranë tavolinës të gjithë picimulët dhe ardhurit e tjerë. Por tani më s'kishte ngelur asgjë nga torta e Colit. Zogjtë e hëngrën tortën, - thirrte dhelpra.
Ndërsa picimuli Culi, që ia kishte vërejtur turirin e përlër me kremën e tortës, iu drejtua dheprës; kjo e hëngri tortën, ia shihni gojën, e ka plotë kremë nga torta.
Të gjithë e kuptuan dredhinë e dhelpren dhe e dëbuan nga shoqëria. Ndërsa festën e ditëlindjes së Colit e vazhduan të tjerët, por pa dhelprën në atë mes.
Edhe pse, kënaqësinë e festës, ua prishi dhelpra, ata e kaluan shumë mirë atë ditë në ditëlindjen e Colit. Edhe Coli u nda shume i lumtur atë ditë.

1999

KETRI DHE ARRA

Ketri që gjithë ditën e kalonte nëpër pemë, duke kërcyer her andej e herë këndej, menxi priste sa të piqej arra. Shpesh i provonte, por arrat nuk dilnin nga lëkura e gjelbërt e tyre, deri sa i erdhi stina, e u poqën frutat. Dhe tani, që kokrrave u kishte ardhur stina e tyre, ato dilnin vetë nga lëkura, dhe shpesh binin edhe në tokë kokrrat e arrës. Tani që pema ishte pjekur, ketri ndihej i gëzuar, kërcente nga dega në degë. Filloj të i provoj kokrrat e arrës, që ti thyente me dhëmbët e tij të vegjël. Por kokrrat ishin shumë të forta, për dhëmbin e ketrit. E provoi një, dy, tre, katër, por nuk ia arrinte që ta thyente asnjërën. Nga që nuk ia arriti të thyente asnjë kokërr arre, u zemrua dhe filloi ti hudh ato nga pema. Aty pranë pemës kishte kaluar një grup fëmijësh dhe kishin filluar të i mblidhnin kokrrat e arrave, që i përbuzte ketri. Pastaj, kishin mbledhur edhe nëpër degët më të afërme të pemës, deri sa i kishin mbushur xhepat e ishin kthyer në shtëpi. Ndërsa ketri i zemruar nga që nuk po ja arrinte ti thente kokrrat e arrës, i përbuzi ato gjatë gjithë stinës.
Erdhi viti tjetër, dhe pema në degët më të larta që i kishte përbuzur ketri, nuk kishte bërë fare kokrra. Pema ishte hidhëruar me ketrin dhe nuk ia kishte falur asnjë kokërr vitin tjetër. Ndërsa në degët ku kishin mbledhur fëmijët, kishte plotë kokrra.
Ketri që ishte zemruar në pemën, kishte zbritur në degët e poshtme dhe e kishte vazhduar atë avazin e vjetër të përbuzjes.
Por voglushët që e kishin hetuar zilinë e ketrit, një ditë e kishin ruajtur nën pemë, dhe e kishin përzënë përgjithmonë nga arra.
Edhe pema ishte gëzuar shumë dhe vitin tjetër përsëri ishte mbushur me kokrra që ua falte fëmijëve.

Malësi e Vërrinit,16. 6. 1999

NË DETË

Sportisti Coli dhe qesharaku Cimi, kishin shkuar për pushime në det. Ata, qysh herët në mëngjez, kishin dalur në plazh për të zënë një vendë më të mirë. Me që ishin të parët, vendin e kishin gjetur më të përshtatshmin për ta dhe i kishin vendosur edhe çadrat për mbrojtje nga dielli i fortë i ditës. Me daljen e diellit, edhe lazhi filloi të mbushej me pusheus. Sportisti Coli, nuk kishte dëshirë që shoku i tij Cimi, të futej në thellësitë e detit, sepse nuk dinte notë. Edhe ai vetë, nuk ndihej i sigurt, nga se ishte hera e parë në detë. Ndërsa picimuli Cimi, as që donte të dëgjonte këshillën e shokut të tijë.
Unë do të provoj të notoj, - tha Cimi
Ndërsa unë të lutem, që të mos hysh në thellësi, ja lahu këtu në skaj të plazhit, - tha Coli.
Picimuli Cimi, as që deshi të dëgjoi. E mori vrapin në drejtim të detit dhe u futë deri në thellësinë e tijë. Pa pritmas, fillojë të fundoset nën ujin e detit teposhtë.
Ndihmë, ndihmë, ndihmë, - u dëgjuan thirrjet e Cimit.
Ndërsa delfini, që në ato qaste kishte kaluar aty pranë, e kishte dëgjuar klithmën e Cimit. Ai shumë shpejtë u gjend pranë dhe e nxorri Cimin nga fundosja. Trupin Cimin e solli në skaj të detit, deri sa Cimi e kishte humbur vetëdijen nga uji i tepërt në trup.
Njëri nga shpëtimtarët që u gjendën aty afër në plazhë, i ofroi ndihmën e parë, duke i dhënë frymarrje Cimit të alivanosur.
Pas disa kollitjeve, Cimi kishte shpërthër në të vjellur dhe kishte nxjerrë ujin e tepërt, jashë
Pasi kishte ardhur në vete, aty ishin kthyer në apartamentin e tyre ku ishin vendosur, nga se atë ditë picimuli Cimi, ndiente kokë dhimbje.
Ditëve tjera në vazhdim, picimulët ishi larë në skaj të detit, deri sa e kishin përvetësuar mjeshtrin e notit.
Ata, përpara se të largoheshin nga pushimet, nuk kishin harruar që ta falemënderonin edhe delfinin, i cili e shpëtoi Cimin nga mbytja në det.

2000, Durrës

RËNJA NGA MOLLA

Dy picimulët e vegjël sa një gishto, Ceni dhe Toni dalin në shetitje. Rrugës ata e shohin një pemë molle e cila nuk kishte të numëruar se sa fruta kishte. Kishin rënë shumë kokrra molle edhe në tokë dhe s'kishte këmbën ku ta lëshoje nga frutat.
Uaaaa sa shumë fruta paska kjo mollë, - tha Toni
Sa mirë, - shtoi Ceni, - unë do të ngjitem në pemë dhe do të këpus një mollë nga degët.
Unë nuk do të ngjitem lartë, do të marr një kokërr nga këto që kanë rënë nga pema, - shtoi Toni
Ndërsa Ceni, që ishte ca edhe i pa rehatshëm dhe shumë i lëvizshëm, u ngjitë lartë në pemë. Kishte hipur mbi një degë të pemës dhe po i mbushte duart. Pa pritmas, dega e pemës u thë dhe picimuli Ceni ra nga pema në tokë.
Ai lëshoi vetëm një klithmë oh, dhe mbeti fare pa frymë.
Picimuli Toni vrapoi drejtë tij duke e thirrur; Ceni, Ceni, Ceni, por nuk merrte përgjigjie nga ai. Nuk dinte çfarë të bënte picimuli Toni. Aty pranë kalonte një vijë uji dhe kur e pa, Tonit iu kujtua që ta freskonte me ujë mbi faqe shokun e tij. Ai i mbushi grushtat me ujë dhe fillojë ta lagë nëpër faqe Cenin. Pas pakë, Ceni filloi të lëshoi ca klithma; oh, oh, oh këmba e ime më dhemb, - foli ai, - mos më lëviz të lutem, - i tha Tonit i cili po tentonte ta zgjonte nga vendi.
Pasi erdhi ne vetëdije Ceni, por mbeti ulur në vendin ku ishte, e luti Tonin që të shkonte dhe të lajmëronte shokët në kasollën e tyre, për atë se çfarë kishte ndodhur.
Në vrap erdhën të gjithë picimulët për ti dalë në ndihmë shokut të tyre. Pasi e vendosën mbi një lesë trupin e Cenit filluan ta bartnin me rendë të gjithë picimulët, për ta sjellë në kasollen e tyre.
Pasi e sollën në kasolle Cenin, Coli dhe Cimi morën vrapin drejtë qytetit për ta lajmëruar mjekun.
Rruga ishte e gjatë deri sa kishin arritur tek mjeku. Pastaj së bashku me të deri sa ishin kthyer në kasolle. Ata e kishin ndihmuar edhe mjekun, ta bartnin çantën e tij me barëra dhe mjete tjera që i kishte marrë me vete mjeku.
Prandaj dhe kishte kaluar ca kohë e gjatë dhe picimuli Ceni kishte ndier shumë dhimbje gjatë asaj pritje.
Çfarë ke voglush? - e pyeti mjeku, Cenin, tek po afrohej pranë tij.
Më dhembë këmba xhaxhi doktor, - tregoi Ceni, - ja këtu, - dhe tregoi me dorë drejtë vendit të dhimbjes.
Mjeku i mori në dorë këmbën, e preku disa herë rreth vendit ky dyshonte se ishte dhimbja dhe filloi ta lyej me ca barëra. E lëmoi disa herë vendin e dhimbjes, dhe filloi ta përdredhë andej këndej këmbën e Cenit.
Ndërsa klithmat e Cenit, bëheshin edhe më të forta.
Bëhu i fortë, voglush, tani do të të kaloi, sa ta kthej në vend muskulin e përdredhur, - tha doktori, i cili po e lëvizte lehtë herë majtas, herë djathtas këmbën e Cenit.
Ndërsa picimulët e tjerë, e ndihmonin mjekun për të gjitha që ai i kërkonte në ato qaste, për ta shëruar shokun e tyre.
Pas një tërheqje që i bëri mjeku, këmbës së Cenit, një shkrrap e lehtë u dëgjua nga këmba e Cenit, i cili në ato qaste lëshoi edhe një klithmë më të fortë.
Më duket se ra në vend, - tha mjeku, - ke dhembje tani? - e pyeti Cenin.
Më duket sikur u qetësua dhimbja, - foli Ceni i skuqur fytyrës dhe dhimbjet.
Do të bëhet mirë, ishte vetëm një përdredhje tha mjeku, ti ke pasur fat që nuk është thyer ashti, se do të vuaje shumë më tepër, - fliste mjeku, tek po ja lidhte vendin në këmbën e cenit me disa fasho.
Ti nuk duhet të zgjohesh nga shtrati një muaj, pastaj me shumë kujdes do të fillosh të ecësh. Unë do të vijë të kontrollojë herë pas here dhe ti do të ma mbash fjalën, apo? - këshilloi mjeku.
Po, xhaxhi doktor, - premtoi Ceni.
Hë pra, herave tjera s'do të hipësh në pemë, sepse sërish do ta pësosh, - shtoi mjeku.
Jo xhaxhi doktori, më mire ta kisha dëgjuar Tonin, e mos të hipja në pemë, s'do të më ndodhte kjo që ndodhi, - e pranoi fajin Ceni.
Mjeku, pasi ia lidhi mire këmbën, i këshilloi picimulët tjerë të kujdesen për shokun e tyre he u largua në drejtim te qytetit.
Ceni i kishte zbatuar të gjitha këshillat e mjekut i cili herë pas here kishte ardhur dhe e kishte kontrolluar gjendjen e këmbës së Cenit. Pasi kishte kaluar një muaj, këmba e Cenit ishte shëruar dhe mjeku e kishte konstatuar se ai mundë të zgjohej dhe të ecte me kujdes të shtuar.
Edhe mjeku, ishte ndarë shumë i kënaqur nga mbajtja e fjalës, nga ana e Cenit.
Kështu, tani më kishte ardhur edhe dimri dhe lëvizjet e picimulëve ishin të kufizuara nga bora. Në pranverë, Ceni doli plotësisht i shëruar dhe nuk ndiente asnjë dhimbje në këmbën e tij.
Për shërimin e tij të plotë u gëzua shumë doktori, por edhe shokët të cilët u kujdesën shumë për Cenin.

1999

KËSULËKUQJA KONI KËRKONË NJË SHTËPIZË

Kësulëkuqja koni kishte mbetur pa shtëpi. Nga shirat e pranverës që kishin rënë, kishin vërshuar lumenjët dhe kishin marrë me vete gjithçka kishin gjetur. Edhe shtëpinë e konit, e cila ishte pranë një lumi. Për fat, koni atë ditë nuk ishte gjendur aty, kishte qenë tek bleta për një vizitë dhe atje kishte mbetur deri sa kishin pushuar vërshimet. Kur ishte kthyer në shtëpi, nuk kishte gjetur asgjë aty pari. Kishte qajtur për shtëpinë e sajë dhe ishte nisur pyllit përpjetë në kërkim te ndonjë strehe tjetër. Rrugës e kishte takuar ketrin të cilit i ishte treguar hallin e sajë.
Nëse të pëlqen, këtu në lis, mundë të rrish edhe tek unë, pastaj atje lartë është edhe zogu në folen e tij dhe do të jetojmë së bashku - ishte treguar zemër gjerë ketri.
E mbetur në rrugë, kësulëkuqja koni, menxi e kishte pritur ofertën e ketrit. Edhe zogu u tregua emërgjere dhe i ofroi gjysmën e foles së tij.
Përgjatë gjithë natës së parë, kësulëkuqja koni nuk mundi të flejë. Fqiu i parë korbi, për gjatë gjithë natës nuk i la të qetë. Krrokama dhe rrëmuja që vinte nga foleja e korbit, Kësulëkuqen koni e detyroi që të nesërmen sërish të vazhdoje në kërkim të një strehe tjetër.
Eci e eci maleve e fushave, dhe aty pranë një kënete e takoi bretkosë. I tregoi gjithë hallin ç'kishte sa që bretkosës i erdhi shumë keq.
Ja këtu ne skaj kënetës, e kam strofullën time, po deshe këtu ta gjej një vend dhe ty, - tha bretkosa.
Ashtu dhe bëri Kësulëkuqja koni. Natën e kaloi buzë kënetës së bashku me bretkosën, por pa fjetur fare. Nuk kishte mundë ti mbyllte sytë nga gërrhama e bretkosës dhe lejlekët që nuk i linin të qetë aty në kënetë.
Të nesërmen, pasi e falemënderoi bretkosën për zemërgjersin e treguar, kësulëkuqja koni vazhdoi rrugën në kërkim të ndonjë vendi më të qetë.
Gjatë rrugës e takoi lepurin, të cilit i tregoi hallin që kishte.
Edhe lepurushi u tregua zemërgjere. Bile ai i mblodhi të gjithë shokët e tij të pyllit; ketrat, zogjtë, iriqët, bletën dhe aty në brendinë e një lisi i ndërtuan një kasolle të vogël. Sa shumë i pëlqeu shtëpiza Kësulëkuqes koni. Bile shokët i sollën edhe shumë gjëra të nevojshme për të, dhe mobile tjera shtëpiake. Sa e gëzuar u ndie atë ditë kësulëkuqja koni. Ajo së bashku me fqinjët e ri të pyllit, bëri festë të madhe në ditën e përurimit ty shtëpisë së sajë.

6. 10.2005,

ARIU I VOGËL BESI DHE DORDOLECI

Arushi i vogël Besi, kishte fjetur gjatë gjithë dimrit brenda në shpell, pranë pridërve të tij. Një ditë kur ishte zgjuar dhe kishte dalë nga shpella, dimri po i numëronte ditët. ndërsa bora ngadalë kishte filluar të shkrihej. Në fillim Besi i vogël filloi të luajë mbi borë, duke bërë topa bore. Pastaj iu kujtua ta ndërtojë një dordolec nga bora. Kjo ide e gëzoi shumë ariun e vogël Besi. Filloi të mbledhë borën dhe bëri dy toptha të mëdhenj dhe një topth të vogël bore, të ilat i vurin njërën mbi tjetrën dhe e bëri dordolecin e tij. Mbi kohë i vendosi një copë guri të rrafsht, dy gur të vegjël në vend të syve dhe një shkop druri në ven të hundës. Dukej i bukur dordoleci i ariut të vogël Besi. Kjo e gëzonte shumë ariun Besi. Ai pasi e mbaroi tërë dordolecin, vrapoi drejtë shpellës ku po flinin prindërit e tij. Iu lute atyre që tedilnin në oborrin e shpellës dhe ta shihnin dordolecin që e kishte ndërtuar Ai. Deri sa prindërit e arushit të vogël Besi u zgjuan nga gjumi dhe dualën ta shihnin dordolecin e Besit, dielli që e kishte pushtuar natyrën, e kishte shkrirë edhe dordolecin e Besit. Dordoleci ishte zvogëluar nga nxehtësia e diellit që e kishte shkrirë borë dhe e kishte humbur pamjen e dordolecit. Kjo e theu në shpirt arushin e vogël Besi. Ai filloi të qaj. Ndërsa prindërit e tij që e dinin misterin e shkrirjes së dordolecit, i thanë se dimri po ikte dhe bora nuk i përballon më nxehtësis së diellit. I premtuan, se dimrin tjetër do të zgjoheshin më herët, pa ikur dimri dhe do të bënin dordolec. Kjo e qetësoi arushin e vogël Besi, i cili bashkë me prindërit e tijë, vazhduan ti gëzojnë ditëve të pranverës.

21. 3. 2006, Zvicër

LEPURI, LAKRA, QENI DHE URITHI

Në një kopsht të shtëpisë, një bujk kishte mbjellur shumë lakra. Lepuri, që e kishte përcjellur mbjellën dhe rritën e lakrave, nuk kishte pasur mundësi të hante asnjë lakër, nga se bujku e ruante vazhdimisht kopshtin e tij. Deri sa bujku i ruante lakrat nga grabitqarët dhe hajdutët mbi tonë, urithi kishte bërë shumë vrima nëpër kopsht dhe ua kishte dëmtuar rrënjët e lakrave, të cilat kishin filluar të kalbeshin. Një ditë, bujku ishte zemruar në urithin të cilin e kishte ruajtur në kopsht. Pasi e kishte përcjellur me kujdes lëvizjen e tij nën dhe, e kishte goditur në kokë. Nga ajo ditë, bujku ndihej i qetë dhe rojën e lakrave të tija e kishte ndërprerë. Mungesën e bujkut, e kishte hetuar lepuri, i cili e kishte vëzhguar vazhdimisht. Këtë mungesë të rojës së kopshtit, e shfrytëzoi lepuri i cili e vodhi lakrën më të madhe që gjendej aty. Lakra ishte e madhe dhe kjo i kishte sjellur vështërsi lepurushit për ta bartur deri në strofullën e vetë. Ai e tërhoqi deri në skajin e arës, duke e rrotulluar lakrën herë andej e herë këndej. Dikur, ishte lodhur dhe lakra i kishte shpëtuar nga këmbët e tija. Aj ishte rrotulluar teposhtë kopshtit dhe e kishte goditur në kokë qenin i cili po flinte në skaj të kopshtit. Qeni ishte zgjuar trembëshëm dhe po sa e kishte ngritur kokën, në skajin e kopshtit e kishte parë lepurin i cili ia kishte marrë ikës. Qeni i zemruar, ishte vënë në vrap prapa lepurit të lodhur, të cilin pas një vrapi të gjatë e kishte nxënë dhe e kishte shqyer me dhëmbët e tij të mprehtë. Kështu, nga ajo ditë, më askush nuk ia kishte vjedhur lakrat e bujkut në arë.

21. 8. 1999, Malësi e Vërrinit

NË KOPSHT

Picimulët Toni, Coli, Culi, Cimi, Ceni dhe Mici i vogël, sotë kan dalur ne kopsht per të luajtur. Është mot i mirë, prandajë ata duan ta shfrytëzojnë ngrohtësinë e diellit dhe motin e mirë, duke luajtur në kopsht.
Dembeli Toni, nuk ka dëshirë të luajë. Ai e ka lidhur një litarë mes dy lisave, e ka vënë një qarqaf mes litarëve dhe ka rënë të flejë mbi të. djehet si në piknik dhe nuk ka dëshirë ti pengojë askushë.
Sportisti Coli, është vënë në gare me lepurin, se cili do të ia kaloi në vrapim, ndërsa Mici i vogël e ndanë drejtësinë e gjyqtarit. Cimi bënë duartrokitje për fitoren e Colit. Ndërsa Ceni, nuk e lenë të qete dembelin Toni dhe me ndihmën e zogjëve, ai nuk e len të flej fare. Edhe minjët, i gëzohen fitores së Colit, nga lepuri. Ndërsa sorra e mbanë medaljonin në sqep, se cili do të arrijë i pari në cak, të ia dhurojë.
Dembeli Toni, as sesi të gjejë qetesi nga Ceni dhe zogjtë mbi lisa.
Ai filloi ti qortoi zogjtë, që ia prishnin qetësinë, bile u hidhërua edhe në shokun e tijë Cenin.
Në ato qaste Ceni dhe culi, e sollën një shporte me topa tenisi dhe filluan serish ta goditnin dembelin toni.
Edhe Toni i hidhëruar filloi të mbledhë topa dhe të gjuajë në drejtim të shokëve të tijë. Kështu që edhe dembeli Toni, u futë pa dashur në lojën e shokëve.
kur mbaruan lojën, picimulët u kthën në kasollën e tyre, por q'të shohësh. Në kasolle ishin mbledhur kopeja e derrave, dhelpra, minjët, lepurushët, miilingona etj.
Çfarë ka ndodhur? - pyeti Toni.
Sotë është dita e parë e pranverës, dhe ne deshëm të festonim, por me që ti doje qetësi, ne u futëm këtu në kasollen tuajë,që të mos të te pengonim - tha ketri.
Vërtetë, - tha Toni dhe vazhdoi të festonte me shokët e tjerë.
Kështu të gjithë së bashkë, vazhduan festën, për ditën e parë të pranverës. Ishte vërtetë një ditë e bukur, që i gezoi të gjithë picimulët dhe miqtë e tyre që festuan në kasolle.

1999

DHELPRA DHE BILBILI

Në degën e një lisi, po këndonte një bilbil, ndërsa aty pranë po kalonte dhelpra e cila ishte nisur në gjueti. Kishte kohë që bilbili ishte kthyer në strofull, sepse vjeshta kishte ikur dhe kishte ardhur dimri me borë. Ndërsa dhelpra që e pëlqente dimrin, ishte nisur për jueti drejtë fshatit.
Për ku je nisur o dhelpër?, e pyeti bilbili nga lartë në degë.
Për gjueti, - tha ajo plotë inat, nga gjelozia për këngën e bukur të bilbilit.
Ndërsa bilbili, që ia njihte gjelozin e dhelprës, si për inat, i tha; nëse shkon në fshat, pët dhe për këngët e mia, nëse ju pëlqejnë fshatarëve.
Por dhelpra iku me rrëmbim teposhtë dhe as që e përfilli, fjalën e bilbilit.
Pasi nuk kishte gjetur asgjë në fshatë, ajo po kthehej sërish të njejtës rrugë. E zhgënjyer, dhe kokë ulur po kalonte pranë lisit ku po këndonte bilbili.
U ktheve, o dhelpër? e pyeti bilbili, duke e përqeshur.
Nuk gjete asgjë?
Jo, - tha ajo me gjysëm zëri.
Po q'thonë fshatarët, për këngët e mia?
Ata nuk i duan fare këngët e tua, - tha dhelpra plotë inat.
Ndërsa bilbili që ia njihte inatin e sajë, ia filloi një këngë të bukur, për inatin e dhelprës. Do ta këndoi kur të vjen behari, atje mbi fshatë, dhe kur ta dëgjojnë fshatarët, do të u gëzohet zemra nga këngët e mia. Ata, ty nuk të duan. Je grabiqare, ua vjedhë pulat në kotec, u bënë dëme nëpër shtëpi. E sheh si të kanë përzënë nga fshati, mirë që e ke shpëtuar kokën, moj vjedhacake, - ia numroi bilbili një për një.
Dhelpra plotë zemrim, i tha bilbilit; po zbrite poshtë, do të të shqyej, dhe pështyu drejt tij. Pështyma i ra sërish mbi fytyrën e vetë. Ndërsa bilbili, për inatin e sajë, vazhdoi ta këndonte këngën e pranverës.
Nga inati, dhelpra iku plotë tërbim, pyllit përpjetë.

5 shkurt, 2000, Malësi e Vërrinit

LISI, QUKAPIKU DHE KRIMBI

Një qukapik i bie vërdallë pyllit dhe shëtitë lis më lis. E kërkonte lisin më të mirë të pyllit për ta ndërtuar strofullën e tij. Diku ia vuri syrin dhe u ndalë mbi degën e një lisi. Pasi e vështroi mirë vendin ku do ta hapte strofullën e tij, ia filloi punës. Qak, qak, qak, filloi të qukas në trungun e lisit. Në fillim, e qukati lëkurën e trungut, pastaj duke shpuar me sqepin e tij, filloi të depërtoi në brendinë e trupit të lisit. Qukati, e qukati, qukapiku gjithë ditën e gjatë, deri sa e hapi një vrimë të madhe në zemrën e lisit. Buzë mbrëmjes, u vendosë brenda në strofull. Nga dhembjet që i kishte sjellur qukapiku, lisi ishte hidhëruar shumë. Në njërin skaj, gjethet e tija, ia hante krimbi, pa e pyetur fare dhe e çveshte nga bukuria dhe në anën tjetër qukapiku, ia shponte zemrën e tij, për të bërë strofullën për vete. Nga këto dëmtime që i sillnin këta dy armiq të tij ai pas një kohe u tha. Qukapiku mbeti pa strofull, kurse krimbi vdiq urie, sepse s'kishte më ku të hante gjethe. Ndërsa pylli mbeti pa freskinë e hijes dhe bukurinë, që i jepte lisi më i bukur i tij.

Malësi e Vërrinit,16. 16. 1999

NË PIKNIK

Toni, Coli, Culi, Cimi, Ceni dhe Mici i vogël, një ditë vere vedosën të dalin në piknik. Ata u vendosën nën hijen e një lisi dhe filluan të i nxjerrin nga çantat e tyre gjësendet dhe ushqimet që i kishin marrë me vete. Mici e Coli, morën dy gurë të cilët i vendosën pranë njëri tjetrit, Cimi kishte mbledhur ca karthia për ta ndezur zjarrin. Toni që ishte më dembeli, e kishte zgjedhur punën më të lehtë. Ti fuste pijet , në ujin e lumit për të u ftohur. uli që ishte ca më dinaku, e kishte ndezur zjarrin, për të pjekur ca mish. Sa po ishin qetsuar të gjithë picimulët dhe po piqnin mish pranë zjarrit, një klithë u dëgjua nga thellësia e pyllit.
Çfarë mundë të jetë kjo klithmë, - pëti Culi që e dëgjoi i pari.
Nuk e di, - tha Coli dhe të gjithë picimulët vrapuan drejtë klithmës kah pylli. Kërkuan nepër pyllë, por nuk u pa asgjë.
E lëmë kërkimin - tha dembeli Toni dhe të gjithë picimulët u kthyen në vendin ku bënin piknik.
Uaaaa, - klithi Culi që po i afrohej i pari, zjarrit të ndezur, - po mishi ç'u bë, dikush na e paska vjedhur
Kush mundë të jetë? - pyeti Ceni.
Nuk gjetën asnjë gjurmë se kush ua kishte ngrënë mishin.
Dita po ikte dhe picimulët nuk kishin më për të ngrënë, ata u kthyen të dëshpruar në kasollen e tyre.
Pasi kishin ikur ca ditë, nga dita e piknikut të parë, ata kishin vendosur përsëri të dilnin në piknik. Por ketë radhë, dinaku Culi u kishte propozuar shokëve të tij që me vete ta merrnin edhe një kurthë.
Pasi u vendosën në vendin ku do të bënin piknik, e ndezën zjarrin dhe filluan të piqnin mish.
Përsëri u dëgjua një klithmë nga brendia e pyllit.
Përsëri ajo klithma, - tha Mici i vogël
Vërtetë, - tha Toni
Culi, propozoi që prapa klithmës të shkonin të gjithë, por kurthën ta vendosnin për rreth zjarrit ku piqej mishi. Pasi e vendosën kurthën, rreth e rreth zjarrit ku piqej mishi, picimulët u nisën drejtë pyllit.
Dhelpra, që tani më ishte mësuar me vjedhjen e mishit, iu afrua zjarrit dhe po provonte ta kapte copën e mishit. Pa pritmas ra në kurth dhe duke provuar të dalë, u ngatërrua edhe më keq dhe ngeli e zënë ngushtë.
Të gjithë picimulët vrapuan drejtë zjarrit, dhe kur u afruan, e panë dhelprën të ngatërruar nëpër kurthin e ngritur nga ata.
Ha ha ha, qeshën të gjithë picimulët
Ti qenke dhelpër, ajo që po na e vjedhë mishin, - tha picimuli Culi
Edhe herën tjetër, ti paske qenë, - tha Mici i vogël
Unë etëm desha të kaloja këndej pari dhe u ngatërrova nëpër këtë kurth, - gënjeu dhelpra
E sheh se vetë je nxënë duke vjedhur, dhe tani na gënjen, - tha eni
Jo, unë nuk gënjej, - ngulte këmbë dhelpra
Në ato qaste nga pylli dualën gjahtarët dhe erdhën tek picimulët
Ju lumtë voglushë, - tha njëri nga gjahtarët, - a paskeni punuar kësaj dinake, ajo çdo ditë po na i vjedhë pulat nga koteci
Pasi e dëgjuan ndodhinë e picimulëve, gjahtarët e vranë dhelprën. Pasi e rjepën trupin e sajë, mishin e hodhën në luginë, ndërsa lëkurën e morën me vete për të ua shitur zonjave të qytetit, për ndonjë shall rreth qafe. Ndërsa picimulët i kishin shpërblyer me para, sepse dhelpra ishte e tyre dhe i kishin uruar për mjeshtrin e treguar në zënjen e vjedhësit. Kështu më asnjëherë nuk kishte ndodhur që picimulëve të u vidhej mishi. Ata dilnin të qetë në piknik dhe askush më kurrë nuk i shqetësoi.

1999

ARUSHI I VOGËL I KËRKON PRINDËRIT

Arushi i vogël Bufi, ka ditë që rrinë i mbyllur në kopshtin e xhahtarit Sylë.
Xha Syla e kishte gjetur atë, një ditë në pyll dhe e kishte sjellë në shtëpi.
Bufi e kishte quajtur xha Syla dhe kështu e thirrnin të gjithë. I kishte bërë një kotec në kopsht dhe e mbante të mbyllur.
Mërzitej arushi Bufi dhe herë pas here qante. Një ditë tek po qante, një zog iu afrua pranë dhe me keqardhje e pyeti: se ç'kishte?
- Më kanë grabitur nga pylli dhe kam mbetur pa prindërit e mi, - u përgjigj arushi duke qarë, - tani ata nuk e dinë se ku gjendem unë dhe as unë nuk mundë të ikë nga këtu që ti gjejë përsëri prindërit e mi.
U mblodhën të gjithë zogjtë, kërkuan e kërkuan nëpër kopsht, deri sa e gjetën një dalje nga rrethoja e kopshtit të shtëpisë së xha Sylës.
- Do të ndihmojmë, - tha njëri nga zogjtë dhe i treguan rrugën arushit Bufi, se nga duhej të ikte përtej rrethojave.
Kështu zogjtë i prinin përpara arushit, ndërsa ai ecte kah e drejtonin zogjtë. Ai ia arriti të ikte përtej rrethojave dhe të ikë nga lagjja në drejtim të pyllit.
- Kamë shumë uri, - u tha zogjëve gjatë rrugës arushi Bufi.
Zogjtë i treguan një pemë, ku arushi Bufi mundë të hante qershiza dhe fluturuan përpjetë qiellit..
Arushi i vogël u ngjit ne pemë dhe filloi të hante qershiza. Një cicërrimë e një zogu të vogël, i mbetur vetëm në strofull e trazoi.
Kishte uri edhe zogu i vogël dhe nuk kishte kush ta ndihmonte.
Edhe prindërit e tij, kush e di nga kishin ikur. Arushi Bufi, mblodhi një grusht qershiza dhe i ofroi në strofull zogut të vogël.
Ai filloi të hante qershiza, ndërsa me cicërrimën e njomë të tij e falemënderoi arushin e vogël.
Në pemë takoi edhe krimbin, të cilit i dha një qershizë.
Kur e shoi urinë, arushi bufi u nisë pyllit përpjetë.
Rrugës arushi i vogël takoi ketrin, lepurin, iriqin dhe i pyeti nëse dinin gjë për strofullën e arinjëve, por ata nuk mundën ta ndihmojnë bufin e vogël. Sa ecte e afrohej nata, ndërsa arushi gjithnjë e më tepër brengosej se nëse do të mundë ti gjente prindërit e tij. Në mbrëmja aty pranë një lisi, hutini e këshilloi të pushonte, nga se rruga natën për arushin ishte e rrezikshme, kishte brigje e kodra nga ku mundë të pësonte. Por arushi nuk e përfilli fare, këshillën e hutinit. Tani më gjithçka ishte mbuluar me errësirë, ndërsa arushi i vogël ecte e ecte e nuk ndalej. Pa pritmas rrëshqiti në një breg dhe kur e pa veten në ujin e një liqeni. E ndihmoi bretkosa të dilte nga uji deri në skajin e liqenit.
Të thashë të mos ecësh natën se do ta pësosh, - i tha hutini, i cili iu gjendë sërish aty afër.
Ndërsa arushi i vogël, me sytë i kishte të mbushura plotë lot, vazhdoi rrugën pa folur asnjë fjalë.
Kjo e pikëlloi së tepërmi hutinin, i cili po fluturonte pranë tij dhe po e shoqëronte rrugës.
Hutini e dinte se ku ndodhej shpella e arinjëve, dhe e ndihmoi arushin Bufi ti gjente prindërit e tij.
Pak para mëngjesit, arushi Bufi u gjend përpara strofullës së prindërve të tij, të cilët e pritën me shumë gëzim, ndërsa hutini u kthye në strofullën e tij.
Nga ajo ditë arushi bufi dhe hutini, mbetën shokë të pa harruarë, ata herë pas here e vizitojnë njëri tjetrin dhe e ndihmojnë sa herë që ndonjëri nga ta e ka ndonjë hall.

2005

Vërejtje: Këto përralla, i publikoi të pa redaktuara dhe lekturuara, për arsye kohe. Dëshira më shtynë që lexuesit e vegjël të mundë të lexojnë këto përralla nga një pjesë e krijimtarisë time. Shpresoj në mirëkuptim, pamvarësisht në gabime. G.Ajgeraj.

No comments:

Post a Comment