29 dhjetor 2008

POEZI - Gëzo

Gëzim Ajgeraj

www.gezimajgeraj.blog.com
www.metaforapoetike.de.vu

GËZO

Gëzo plisëbardh sot për lirinë
për lirinë e pavarësinë

Gëzo Kosovë vendi imë
Që nga Vlora deri në Prishtinë

Ti këngëtarë atje në kor
Merr një këngë letë jehoi

merr një këngë për dëshmorë
edhe bjeshka të gjëmoi

Ti punëtorë në uzinë
Bëj një vepër për lirinë

Që të rroj nëpër shekuj
Si kujtim për pavarësinë

Ju mësues nëpër shkolla
Hapni librin e lirisë

Shpjego sot sa të zgjatë ora
Shpjego rrugën e pavarësisë

Ti poet e shkrimtarë
Thuaj vargut radhë e radhë

Këndoi bukur ditës së bardhë
Dritë për brezat që sot ka ardhë

Thua vargut për liri
Shpalos dëshirat si di ti

Dritë breznive në ardhmëri
Mbushëllo vargun me dashuri


Këtë frymë lirie bart ndër breza
Të gëzojnë sa të jetë jeta

17 shkurt 2008

POEZI -MIGLIMA VARGJESH ME MALL

Gëzim Ajgeraj

MIGLIMA VARGJESH ME MALL

1.
Ç`trazim fjalësh
Kësaj nate vonë
Ndjenjë mëmëdheu

Milingona vargjesh
Më zgjojnë etjen

Ç`pikëllim mërgimi
Ra mbi letër

Digjet balli i vargut

2.
Në kopshtin e dhimbjeve
Çdo ditë bie shi
Me pika mëmëdheu

Janë lotët e mallit
Shkunden retë e udhëve
Mbi ylberet e largësive

Etja shuhet
Përmallimit

3.
Çdo ditë shaloj
Kuajt e mallit
E i përcjellë tek ti

Krelave të tyre
U lidh gërshetat e të falave

Mallëngjimin
E vesh si dhëndërr
Ylbereve të kthimeve

Sa larg më je ti

4.
Prapë po bie shi
Mbi lirikë

Nëpër mallin e vargut
Vërshojnë pikat e fjalëve
Tek struken strehës së përmallimit

Sa i pa fat o varg
Që u shkrove mallëngjimit

5.
Sonte ti përkëdhela muzgjet
Miglimave të errësirës
Mblodha kujtimet
E i përqafova me mall

Sa e zjarmishme erdhi mbrëmja
Në restorantin Helvetia

6.
Humbellave të udhëve
Aromë harrimi
Ç`largësi në mes

Vetëm ylberet e kujtimeve
Nisen plotë mall
Ëndrrave të sfilitura

Largësia frynë
Harrimit

7.
Nga vorbulla e ikjeve
Po derdhet kupa e mallit

Ylberet e ikjeve
Anojnë kthimeve
Shalojnë shpresat

Heu....
Udhës s`po i duket fundi.

Zvicër, 2008

24 dhjetor 2008

DIANETIKA DHE PERSONALITETI KRIJUES APO POLITIK

Gëzim Ajgeraj


DIANETIKA DHE PERSONALITETI KRIJUES APO POLITIK

Le ta kemi parasysh njeriun krijues apo politikanin dhe ta zbërthejmë atë sipas metodës së Dianetikës. Duam të themi le ta zbërthejmë shëndetin mendorë te këtyre dy karaktereve që vumë në spikamë. Le ti zbërthejmë, për ti parë se sa jemi në vigjilencë të përceptimit real dhe jo real të përceptimit të tanishmes apo realitetit që na rrethon neve. E gjithë filozofia e të tanishmes është e lidhur ngushtë me të kaluarën dhe të ardhëmen. Kur i vëmë në peshojë këto tri kohë dhe intelektualin apo politikanin në anën tjetër, na del një kaos që vështirë të shihet drita shkëlqyese e të ardhmes. Kjo na del nëse gjërat shihen nga prizmi negativ i çështjes. Pse mos ti shohim nga ky prizëm, kur punët nuk na kanë shkuar mbarë në të kaluarën. Edhe nëse ka pasur veprime dhe punë të mira, në detin e gjithë atyre të këqijave që kaluam, është shumë vështirë ndarja. S'duam të mohojmë se nuk kishte veprime të mira, por ato kanë qenë individuale dhe as që duam të hyjmë atyre detajeve. Me që nuk kishim pushtet tonin, arsyetimi se problemi është prekur nga këndi kritik, i qëndron, siç qëndron edhe një pjesë e krijuar dhe e veshur me këtë vello. Flasim krejt për një çështje tjetër dhe as që do të ndalemi tek këto problematika të kohës së shkuar. Megjithatë gjatë shtjellimit të mëposhtëm të temave që u prekën, do të na del se këto çështje kanë shumë rëndësi, sepse është individi pjesë edhe e kohës së shkuar që do ta zbërthejmë. Pra, nuk duam të mbetemi as tek Dianetika si shkencë e shëndetit mendorë, por njeriun tonë duam ta vëmë në pasqyrën e ligjeve dianetike, për të parë se si ishim, si jemi dhe kush do të jemi? Le ta marrim një krijues, dhe ta zbërthejmë ate, për ta parë sa është në gjendje ta përceptoj realitetin e tanishëm dhe ta pasqyrojë atë ne krijimtari. Sa është në gjendje të rikthehet në të kaluarën, sa ka qenë në gjendje ta përceptojë atë, a ka jetuar brenda rrjedhave reale, apo brenda atyre që i kane shtruar interesat, koha, situata apo edhe interesat e ngushta, duke anashkaluar misionin e përgjithshëm, që ka personaliteti krijues. Nëse ai ka qene viktimë e kohës dhe nuk është përballur realisht me realitetin, por ka qenë në shërbim të interesave të caktuara, si e sheh sot atë realitet dhe mos sërish rrëshqet interesave xxx, si do të mundë ta ndërtoj vizionin e shëndoshë për të ardhmen. Këtu pra na del problemi që e zbërthen dianetika. Ajo vërteton se veprimet e gabuara në të kaluarën, shumë herë janë vërtetuar edhe si gabime në të tanishmen. Sepse vetë përballja e trurit me të kaluarën, me jo realitetin, krijonë apo bartë të meta që ndryshe të akceptohet e tanishmja, kur i kemi parasysh ndryshimet tek ne. Të jemi më të qartë, akceptimi i gabueshëm i të kaluarës, krijon premisa me defekte për mos përballje me realitetin, pra gjithmonë duke e pasur kohën dh këtë kaos, - gërshetim interesash tek ne. Ta lëmë krijuesin, a nuk kemi politikan të tillë, edhe sot. Sa janë në ballë të situatës ata dhe si e perceptojnë realitetin e tanishëm? Pra, sipas metodës dianetike të rikthimit, duhet të pësim: Cila është e kaluara e tyre? Pra, duke e pasur gjithmonë parasysh sistemin e huajë që patë dominuar tek ne dhe nëse politikani ka qenë i lidhur me të, automatikisht ndryshimet e tanishme sjellin tek pikëpyetja e jonë. Larg mohimit, dorën në zemër për ata që punuan drejtë. Po kthehemi tek e tanishmja ndryshe, kur komplet shërbimi rreth interesave ka ndryshuar. Pra vijmë tek pika, se i aberruari i kohës ë shkuar do të kaloi llapsusit të po atyre interesave të së kaluarës, dhe koha e tanishme sërish do ti ikë aberrimit. Kur i kemi parasysh këto dy kohë, pa tjetër se edhe e ardhmja do të çaloi. I morëm këto krahasime, për të sqaruar më konkretisht kohët dhe njeriun tek ne. Për të mos e keqkuptuar problemin vetëm në aspektin negativ, përsëri sipas dianetikës egzistonë njeriu Clear dhe ai i aberruar.

Përceptimi i të tanishmes

Përceptimi i të tanishmes apo metoda e përballjes me realitetin. E trajtojmë këtë çështje për faktin se përceptimi të tanishmes ndryshon nga një individ në tjetrin, dhe kjo është e rëndësishme edhe për fatin e ndërtimit të së ardhmes. ka shumë arsye pse e trajtojë këtë çështje e cila gjatë shtjellimit do të kuptohet. Përceptimi sa më real i të tanishmes nga individi, sipas shkencës së Dianetikës është i lidhur ngushtë me realitetin individual te se kaluarës së individit. Pra, në një far mënyre individi që është në gjendje të përballet me realitetin e të shkuarës ai do të jetë në gjendje ta përceptoi drejtë edhe të tanishmen. Dhe përballja me të kaluarën kërkon zotrimin e aftësisë së rievokimit apo rikthimit. Aftësia e rievokimit apo rikthimit, i jep hapsië egzaminimit të figurave shqisore të regjistruara në kohë dhe në ngjarje të caktuara. Dhe ky kthim në konkluzionet e parafytyrimit të së shkuarës është një ndihmë e konsiderueshme në studime, kërkime apo edhe akceptime sa më reale të të tanishmes. Pra është një rizgjim i ndjenjave, për ta zgjeruar aftësinë e përceptimit tek individi që përballet me një çështje të caktuar në kohën e tashme. Sipas neve, gjatë këtyre zbërthimeve na dalin dy çështje që lidhen me njëra tjetrën. E para, se sa ka qen real individi në përceptimet e tija në të kaluarën, që lidhet drejtë për së drejti me veprimet e tija. Apo sipas dianetikës, ka qenë në fazën e njeriut Clear apo atë të Aberruar. Nëse ka qenë në të parën, pa tjetër se edhe me të tanishmen do të jetë në gjendje të përballet. Por e gjithë kjo, po lidhet me problemin e dytë të çështjes, rievokimin apo rikthimin i cili u jep hapësirë egzainimit të figurave shqisore të regjistruara më herët. Dhe nëse ato figura që individi është përballë në te kaluarën në gjendjen Clear, është shumë afër mundësisë që edhe me realitetin e tashëm të jetë ashtu. por nëse individi ka qenë në gjendjen e aberruar në përballje me realitetin në kohën e shkuar, sërish do ta ndjejë një gjendje të tillë. Për ta thjeshtësuar këtë që e thamë, do të sqarojmë; ushqimi i trurit në të kaluarën me gjëra të gabuara, do të krijojë gjithmonë premisa tek individi për gabime në përballje me realitetin. Dhe së dyti, aftësia e rikthimit, do ta kthej pikërisht në ato zbatica që i pasur dikurë, që hapin mundësi gabimi në përceptimin e të tashmes. Kjo s`do të thotë se individi nuk do të jetë i korigjueshëm, me punë vullnet dhe dëshirë arrihen të gjitha. Dhe për këto çështje merret dianetika e cila përmes metodave të sajë, ne masë të caktuar ja arrin. Por ne u munduam që përmes këtij shkrimi të bëjmë një ndarje apo klasifikim në mes të asajë që mundë të quhet Clear dhe aberrim, përmes metodës së përeptimit të tanishmes, duke i vënë në paralele gjendjen e individit dhe metodën e rikthimit.

Gëzim Ajgeraj, 12.10.05, Buchs - CH.

Dianetikë - Teknologji e shërimit shpirtëror apo Shkenca e shëndetit mendorë.

Clear - Person racional, për faktin se ai formulon zgjidhjet më të mira të mundëshme që ai bënë mbi bazë të dhënave që ka nga këndvështrimi i tij.

Aberracion - Largim nga mendimi apo sjellja racionale.


www.metaforapoetike.de.vu

TREGIM-GJURMËT NUK FSHIHEN LEHTË

Gëzim Ajgeraj


GJURMËT NUK FSHIHEN LEHTË

- Vapa e verës përcëllonte kudo,ndërsa djersët i rridhnin ballit si pikat e shiut që po mungonte prej kohësh. Në të dy skajet e lagjes, dy të rinj paralajmëronin vozitësit e automjeteve që kalonin aty pranë të ulnin shpejtësinë e makinave.
- Ngrihet shumë pluhur, - tha njëri nga të rinjët, tek po kujdesej për ngadalësimin e komunikacionit, fasada është ende e freskët dhe ngjitet pluhur mbi të.
- Për rreth shtëpisë, një bojaxhi, po shikonte se mos diku kishte mbetur ndonjë njollë që i kishte shpëtuar brushës, apo edhe muri nuk e kishte marrë si duhet ngjyrën.
- Duket shumë më e bukur tani, - i tha Shpendi i cili sa po ishte kthyer nga Mërgimi. Tek po e vështronte fasadën e zbardhur të shtëpisë në fund të fshatit, brenda shikimit të fasadës përpjetë po kërkonte gjurmë të një kohe të shkuar e plotë sakrificë, që brenda tij i ruante ende si kujtime të pa harruara të kohëve të ilegales.
- Bukur tha ai, - kujtojë se nuk ka mbetur asnjë gjurmë nga e kaluara, ah sa shumë më ka munduar ajo ngjyra e kuqe që ishte e shkruar, dhe ofshau, tri herë më është dashur ta lyej të njejtin vend dhe prapë tejdukej.
- Nuk fshihen edhe lehtë ato gjurmë, jo - tha Shpendi, janë gjurmë kohe. Brenda tijë po bluante mendimin e një moti të ikur, po ku mbetën gjurmët e asaj kohe tani, vallë a do të mbetet ndonjë gjurmë diku, apo nuk do të dihet asgjë pas disa dekadave? ndoshta vetëm në kujtesën e atyre që e rrotulluan atë kohë. Kjo po i mbillte trishtim. Sa e pa fat është ajo kohë që nuk shkruhet askund, pëshpëriti në vete, - ajo rrezikon të humbet dhe kështu humbë një histori, një kohë, një epokë, bashkë me ne.
- Më ka shpenzuar shumë ngjyrë ky mur, vazhdoi bojaxhiu, - tek po e shikonte atë, pastaj ajo ngjyra e kuqe që ka qenë e shkruar në mur, e ke parë me siguri, për këto pesëmbëdhjet vite sa ka qenë aty? nuk mbulohej lehtë – u ankua ai.
- Edhe rrobat i paske prishur, - ndërpreu Shpendi.
- Më duhet ti hudhë edhe ato, - vazhdoi Ai, - është tharë ngjyra në to dhe nuk vishen më.
- Edhe ne dikur, i kemi hudhë nga një palë rroba, ia preu Shpendi me një të qeshur, po ti ja për ngjyrën dhe rrobat, është dhuratë e imja, fasada e kësaj shtëpie, le të shkëlqej edhe më bukur ajo sot në liri.
- Gojë hapur mbeti bojagjiu prapa pasqyrës së veturës që po ikte teposhtë rrugës së fshatit, në drejtim të qytetit, të cilën po e ngiste Mërgimi i shoqëruar nga Shpendi.


Gëzim Ajgeraj, Malësi e Vërrinit, verë, 1999.

www.metaforapoetike.de.vu

Gëzim Ajgeraj - Tregim

Çlirimtarët


Dritëdielli sa po kishte filluar të i shpërndante rrezet mbi malet e mbuluara me borën e fillim marsit që shkrihej ngrohtësisë së pranverës që po vite. Ndërsa tufat e borës që aty këtu ishin shkrirë kodrave për rreth, krijonn imazhin e hartve të deformuara që vinin me stuhitë ballkanike. Pranvera e dytë e luftës po fillonte, maleve të Vërriit. Ende nuk ishi mbuluar plagët e betejës së shtatorit, ndërsa bora që po shkrihej, po i shpaloste ato me gjithë vrazhdësinë e krimit të okupatorit barbarë. Ato hapeshin si një gjoksit të Vërrinit si një si një plagë që kullonte vazhdimishtë dhe e pretë melhemin e dorës magjike për shërim. Kullat e rrënuara, të bëra blozë e hi, përhapnin imazhet e një kohe barbare që kaloi këto anë, vrau, dogji e poqi dhe iku, por krimin e la plagë në zemër të këtyre anëve. Barbarët nuk kishin ikur, ata vetëm ishin larguar nga këtej, ndërsa trupit të atdheut vazhdonin krimet e etjes së tyre barbare mbi popullatën kosovare. Këtijë mendimi po bredhte komandanti, deri shikimi i tijë po derdhej shtëpive të fshatit të byera rrënoja. Këto imazhe ja shtonin neverin edhe më tepër atijë. Nuk kishte kush ë i ndërtonte ato, njerzit ishin vrarë, kishin ikur nga aty, pastajë lufta po vazhdonte, nuk i dihej të ardhmes. Ajo shte në prag, si një bombë me sahat dhe mundë të plaste në qdo qastë. Komandanti gjithmonë po dredhte këtyre mendimeve, deri sa ushtarët po rreshtoheshin në oborrin e shtëpisë kazermë, për ngritjen e flamurit dhe marrjen e detyrave të ditës që po fillonte. Ai po e kontrollonte gatishmërinë e ushtarëve dhe gjendjen e tyre fizike, për të i zëvendësuar shokët që kishin bërë roje gjat natës. Një oshtimë zëri që i erdhi nga fundi i fshatit, ja ndërpreu parakalimin përballye rreshtit të ushtarëve, ai e byeri një kthim mbrapa dhe e hodhi shikimin përtej nga vinte jehona e zërit. Drejtë tijë po vinte një vashë, me hapa të trazuara dhe herë herë e hidhte shikimin mbrapa nga po vite. Ajo sa afrohej, e bëhej më e lodhur, vrapi ja kishte vjedhur fuqinë, ndërsa me dorën që i shtërngonte hijet e gjoksit, mundohej ta ruante frymarrjen që ja kishte shpejtuar vrapi.
Ç'ka ndodhur? - pyeti komandanti.
Ajo ende po afrohej, nuk po mundë të përgjigjej, deri sa u afrua fare pranë rreshtit tye ushtarëve dhe komandantit.
Po vijnë ushtria armike, me tanke e blinda, - erdha të ju lajmëroi, mezi i nxorri këto fjalë, nga lodhja.
Komandanti, për një qastë u ndalë shikoi të gjithë ushtarët, pastaj hodhi shikimin kodrave për rreth fshatit, dhe ju drejtua ushtarëve; të gjithë nëpër pozicione - urdhëroi ai, ndërsa ju: - ju drejtua vashës ai, keni bërë punë të shkëlqyeshm me lajmin e sjallë, tani do të ju lutesha të largoheni nga zona, sepse kët do të ketë luftë.
Unë kam ardhur të luftojë bashkë me ju, komandant, të lutem më jepni një pushkë dhe mua - foli vasha e me një këmbëngultësi që i dha të kuptojë edhe komandantit, se nuk duhej zgjatur më tepër.
Ja automatikun tim, - ju drejtua ai, dhe këta karikatorë me fishekë.
Pa folur asnjë fjalë, ajo e mori armën dhe karikatorët dhe u nisë drejtë pozicioneve nga shkuan ushtarët tjerë.
Krismat e tankeve armike drejtë pozicioneve të UçK-së, paralajmëruan fillimin e luftës, të asaj dite të përgjakshme në Vërri. Lufta s'pushoi deri në mesin e natës që erdhi. Deri në plumbin e fundit, luftuan djemtë e tre njësiteve të UçK-së, kundër tremijë e tetëqind ushtarëve dhe artilerisë armike, në mbrojtjen e trojeve stërgjyshore. Tufat e borës së pranverës, u skuqën me gjakun e ushtarëve të lirisë, ndërsa rënja e tyre me shikimin kah dilli, e solli pranverën e parë të lirisë në Kosovë.

Mars, 1999

www.metaforapoetike.de.vu

TREGIM-Qastet e dhembjes

Gëzim Ajgeraj



Qastet e dhembjes

Ora dhjetë, e gjeti të zgjuar si zakonishtë vonë, mbrëmë ai kishte bredhur dhëmbjes dhe kujtimeve të shokëve të rënë heroikishtë në vijën e frontit.
Shpeshë sytë ishin mbushur lotë, gjithë natën nuk kishte mundur ti mbyllte sytë, deri para agut të mëngjezit.kafeja çë priste në tavolinën e punës i dukej pelin sa edhe vet nata që kishte ikur, hamendja e bënte nevrik sepse kohën e fundit ajo kishre filluar ta mundonte së tepërmi. Rënja e shokve i kishte hapur një Plagë të re në shpirt. Penda që rrinte prej dy ditesh mbi fletore i dukej se po rrjedhonte gjake e ftonte ne dy luftim aq me tepër dhembja e shpalosjes se kujtimeve shuhej në lotë, parakalimi gjat gjithë asaj nate ja ngacmonte lotin e shpesh ja pushtonte faqet , le te qmallem tha një herë sepse edhe burrat qajne thote i urti , ndersa thenja e nje miku te pendes diku ne nje varge . se
Aje qe ska lote as dashuri ska
E ligshtoje edhe më, syte e mbushur me lote , thirrja e zonjes nga prapa shpines e nxorri nga kujtimet... tu ftof kafeja i dashur, pergjigjja ju dukë e tepert,e lakmonte qetsin deshironte te kthehej kujtimeve ne per banka kur bisedonin me shoket per idealet, lirine e atdheut te rabëruar, per ikjet e zeza e ardhjet e bardha,mendojë në vehte asnje herë nuk e paskam kuptuar se sa e paskan dashur kosoven ata djemte ,dhembja përsëri e pushtoi lavdi ju qoftë pershpetit ne vete, zonja sikur ja kishte kuptuar deshiren qetesishte ishte larguare,ju tani jeni deshmore te atdheut, deshmore te vërrinit, pasi pershperiti këto dy fjalë sikur mori forcë të shfletoje albumit e kujtimeve, thirrjet e tyre nëpër demostrata peripetite e udhtimeve te tyre për në shqipëri, thirrja e mesuesit drejtuar malsise per nje kryengitje te përgjithshme,sukseset ne organizime dhe ne themelimin e uçk-së deri te lufta ne fronte , ofshama e thelle që i doli nga dhemja e shpirtit ja ndërpreu kujtimet , mjafte i tha vetjes mallkoje udhet e mergimit fatin e emrit te mergimtarit. Te fala qe e kishte percjelle qyshë në pranveren e luftes.. pushkë dhe barote do te ju dergojme sa te doni sikur e qetsoje mire tha me vete qe sot per sotë e kemi edhe mergaten ndryshe kush do ta ndihmonte kosoven .dote ju dergojme sa te doni dhe sa te jete nevoja klithi ne vete , deri ne qlirimin e plote, klithmen qe e nxorri nga mlleifi ndaj armikut ndrythte brenda grushtit te djathtë , liria don gjakë tha dhe shterngojë fortë penden mbi fletoren e shënimeve dhe shenoje: ju ishit drita dhe syri i atdheut, me ju ka shkelqime liria pa ju na mbyte erresira, ju lulëkuqet e atdheut, pishtarët e lirise . Sa qaste i shkrepi ideja se veprën e tyre do ta ndriqoje deri ne shkelqime , ditve te bardha qe do te vijnë . Lavdi klithi në vehte, lufta po vazhdonë tha ajo kerkon pushkë dhe barote u zgjua dhe iku udhetimit të fjalës se dhënë.

3. Shtatore , 1998.Zvicër.

http://www.metaforapoetike.de.vu/

TREGIM-Prita

PRITA

Kolona e të rinjëve e kishte kaluar qindëshen, ndërsa karvani i kuajve tani më numëronte mbi tetëdhjetë. Ajo zgjatej pa ndërprerë, derisa kolona e ushtarëve me karvanin e kuajve kalonte fshatrave të malësisë. Brenda vullnetarëve të lirisë, mbretronte disponim i pa parë ndonjëherë, ndërsa vullneti për rrugën e nisë shprehet kudo në fytyrat e tyre. Vulleti i tyre, shpeshëherë shpërthen edhe në këngë, ndërsa atdheu merrë forcë me ta. Nata e qetë e verës së luftës, e shpërndante trokun e kuajve nëpër pyjet që i visheshin bjeshkës deri në anën tjetër të shpatijeve. Pastaj ai zë shtrihej teposhtë luginës dhe tretej gurgullimave të lumit që rridhte teposhtë nga bjeshkët. Nga një herë dhe ndonjë zë i ushtarëve që bisedonin mes vete, dëgjohej aty. Nëpër këtë qetësi nate, hëna shpërndante rrezet, që ndriqonin në rrugëtimin e ushtarëve të lirisë. Zhurma e trokut të kuajve dhe ndonjë gurë që rrotullohej herë pas here, ishin arsyeja që komandanti kërkojë më tepër qetësi dhe kujdesë nga ushtarët.
Ju lutem, për më tepër qetësi dhe kujdesë, tha ai, pastaj edhe kuajtë bënjë mjaftë zhurmë.
Urdhëri u bartë nga njëri ushtarë tek tjetri, deri në fundin e kolonës.
Pastajë jemi grup i madhë dhe shumë afër kufirit, mundë dhe të na hetojnë, shtoi ai.
Një heshtje e plotë ra në mesin e ushtarëve, pos trokut të kuajve i cili s'ndalej.
Dikush pa i njohur rregullat e udhëtimit, e ndezi shkrepsën për ta ndezur një cigare. Ndërsa shkëlqimi i dritës u shpërnda si një shkëlqim rrufeje në mesin e turmës. Drita u shpërnda me shpejtësi deri përtej kolonës që u hetua edhe përtej shpatit.
Rafalet e rojeve të kufirit që binin drejtë grupit të ushtarëve dhe karvanit të kuajve, nuk i dha mundësi asnjërit nga ushtarët, as edhe komandantit që e drejtonte grupin, të tërhiqte vërejtje për të mos e ndezur shkrepsën.
Të gjithë bini për tokë, urdhëroi komandanti nga fillimi i kolonës.
Vetëm troku i kuajve, që bënin lëvizje të pa kontrolluara në ato çaste dëgjohej aty pari dhe rafalet që s'pushonin.
Grupi i ushtarëve, filloi të marrë pozicione prapa gurëve dhe shpatijeve.
Një kundërpyergjigjie shpërtheu rrëmbyeshëm në drejtim të forcave armike, dhe gjithqka pushoi matanë.
A, jeni të gjithë? - pyeti komandanti.
Njëri pas tjetrit, të gjithë ushtarët filluan t'i tregojnë emrat e tyre.
Nuk mungoi askushë.
Vetëm disa kuajë të shtrirë që ende përpiqeshin lëvizjeve të fundit, nuk u zgjuan më.
Asnjë krismë nuk u dëgjua, ndërsa grupi i furnizimit e vazhdoi rrugën në betimin e dhënë për sigurimin e armatimit dhe mjeteve tjera për luftën çlirimtare.

Vërri, gusht 1998 Gëzim Ajgeraj


http://www.metaforapoetike.de.vu/