24 dhjetor 2008

TREGIM-Prita

PRITA

Kolona e të rinjëve e kishte kaluar qindëshen, ndërsa karvani i kuajve tani më numëronte mbi tetëdhjetë. Ajo zgjatej pa ndërprerë, derisa kolona e ushtarëve me karvanin e kuajve kalonte fshatrave të malësisë. Brenda vullnetarëve të lirisë, mbretronte disponim i pa parë ndonjëherë, ndërsa vullneti për rrugën e nisë shprehet kudo në fytyrat e tyre. Vulleti i tyre, shpeshëherë shpërthen edhe në këngë, ndërsa atdheu merrë forcë me ta. Nata e qetë e verës së luftës, e shpërndante trokun e kuajve nëpër pyjet që i visheshin bjeshkës deri në anën tjetër të shpatijeve. Pastaj ai zë shtrihej teposhtë luginës dhe tretej gurgullimave të lumit që rridhte teposhtë nga bjeshkët. Nga një herë dhe ndonjë zë i ushtarëve që bisedonin mes vete, dëgjohej aty. Nëpër këtë qetësi nate, hëna shpërndante rrezet, që ndriqonin në rrugëtimin e ushtarëve të lirisë. Zhurma e trokut të kuajve dhe ndonjë gurë që rrotullohej herë pas here, ishin arsyeja që komandanti kërkojë më tepër qetësi dhe kujdesë nga ushtarët.
Ju lutem, për më tepër qetësi dhe kujdesë, tha ai, pastaj edhe kuajtë bënjë mjaftë zhurmë.
Urdhëri u bartë nga njëri ushtarë tek tjetri, deri në fundin e kolonës.
Pastajë jemi grup i madhë dhe shumë afër kufirit, mundë dhe të na hetojnë, shtoi ai.
Një heshtje e plotë ra në mesin e ushtarëve, pos trokut të kuajve i cili s'ndalej.
Dikush pa i njohur rregullat e udhëtimit, e ndezi shkrepsën për ta ndezur një cigare. Ndërsa shkëlqimi i dritës u shpërnda si një shkëlqim rrufeje në mesin e turmës. Drita u shpërnda me shpejtësi deri përtej kolonës që u hetua edhe përtej shpatit.
Rafalet e rojeve të kufirit që binin drejtë grupit të ushtarëve dhe karvanit të kuajve, nuk i dha mundësi asnjërit nga ushtarët, as edhe komandantit që e drejtonte grupin, të tërhiqte vërejtje për të mos e ndezur shkrepsën.
Të gjithë bini për tokë, urdhëroi komandanti nga fillimi i kolonës.
Vetëm troku i kuajve, që bënin lëvizje të pa kontrolluara në ato çaste dëgjohej aty pari dhe rafalet që s'pushonin.
Grupi i ushtarëve, filloi të marrë pozicione prapa gurëve dhe shpatijeve.
Një kundërpyergjigjie shpërtheu rrëmbyeshëm në drejtim të forcave armike, dhe gjithqka pushoi matanë.
A, jeni të gjithë? - pyeti komandanti.
Njëri pas tjetrit, të gjithë ushtarët filluan t'i tregojnë emrat e tyre.
Nuk mungoi askushë.
Vetëm disa kuajë të shtrirë që ende përpiqeshin lëvizjeve të fundit, nuk u zgjuan më.
Asnjë krismë nuk u dëgjua, ndërsa grupi i furnizimit e vazhdoi rrugën në betimin e dhënë për sigurimin e armatimit dhe mjeteve tjera për luftën çlirimtare.

Vërri, gusht 1998 Gëzim Ajgeraj


http://www.metaforapoetike.de.vu/

Nuk ka komente:

Posto një koment