TELI I QIFTELISË
E t'hollon
dhembjen e klithmës
së bartur
nëpër tingujt këngës
në çifteli
me vajin e burrit
i dha jetë jetës
nëpër furtuna
Nëpër dridhmën e tijë
U shtërnguan lëkundjt e shekujve
që të mos na pëlcas fara
e fisit të skuqur
nga bonca e gjakut
që rridhte lum
mbi notat e pentagramit të tijë
e ruajtëm krenarinë
që të mos na shuhej etja
për dritën diellin
të lidhur në pranga e zingjir
klithma e tijë u bë tingull
i zërit të etjes per liri
plisit ia ruajti krenarinë
nëpër këngët e kreshnikeve
mbushëlloi oda e kulla
në dasma e gëzime
u bë klithmë lirie
e shpirtit dardan
1999
23 dhjetor 2008
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment