www.metaforapoetike.de.vu
Gëzim AJGERAJ
Luma
1.
Të kuçe ma^ke këmishën
nëpër histori
kështjellë qëndrese
nëpër furtuna
shkëmbë ku thyen
kokat e barbarëve
që përpiçen
të na e hudhin
farën e harrimit
muranë e atdheut
nën shkabën e Ismail Qemailit
te kulla e lumës
skuçen damarët e drinit
barbarit i paguhet fajsia
2.
me shkrepat kryelartë
ku përgjaken motet e tërbuara
të stinëve pa arbiter
fusha plotë lulkuçe
kurorë të atdheut
lumë e bukura e dheut
malli imë mbi pikllimë
dyzet vjetë
mollë e ndalueme
3.
në ty lindin zanat
që rritën sokola
për ti bërë pritë furtunave
rrebesheve të historisë
besnik amanetit të t`parëve
legjendave të lavdisë
për ditë të bardha
flamur mbi shtizë
fole e trimave
4.
fole e përjetshme
e zjarrit të lirisë
në atdheun e ndarë përgjysmë
flamur përtej gurit që na ndanë
më rri krenarë në shtizë
urë e pa këputshme
edhe atëherë kur
vrullshmëm vërshon veriu
e bjeshka çahet përgjysmë
lumë motra ime e pa ndashme
s`na ndajnë as në përjetësi
5.
motra ime prej gjaku
damarëve të fisit
strehë e ditëve të kuçe
për motrat e vëllezërit
plagët e Kosovës
përkrahë vëllzërve përjetë
barot për grykat
e ushtarëve të lirisë
bukë kripë e zemër
për motrën
shami e lotit të nënave,motrave
në egzodin biblik
6.
mirë se vjen më vargë
të kamë në gjakun e pendës
rreshtave të historisë
dhe nëse të kam hyrë në hak
të më falësh
trupin na e patën ndarë
përgjysmë
ti matanë krenare
unë këndej përpëlitjeve
urat e historisë
na i patën lidhë
në zingjirë
na ndanë në vargë
e në rritë
luma ime fortesë e
trimërisë.
Vërrmicë, tetorë,1999.
www.metaforapoetike.de.vu
24 dhjetor 2008
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment