31 dhjetor 2008

URIM PËR MIQTË E MI!

Gëzim Ajgeraj, shkrimtar

www.metaforapoetike.de.vu

www.gezimajgeraj.blog.com


URIM PËR MIQTË E MI!


Urime miqtë e mi! Urime, urime!
Le të jetë edhe ky një vit i mbarë, me të mbara.
Dhashtë zoti të jetë ashtu.

Viti që lamë pas, le të jetë vit i kujtesës për të mirat, që mundë të ua ketë sjellë.
PËR SHTETIN E RI...

Le ti mbledhim ato në një natë, siq i mbledhim brenda një çasti në kujtimet tona, si vit i sukseseve që mundë të ua ketë sjellur. Jemi njerzë dhe të ligat që na përcjellin, duhet bëhemi të fortë, ti përballojmë ato.

Kemi ecur si një atlet, në një vrap me plotë pengesa. Kemi pasur rënje e ngritje.
Por hapat gjithmonë na kan shpier drejt qëllimeve tona.
Urojmë ti kemi arritur ato. Urojmë që të gjitha planet dhe dëshirat të u jenë plotësuar.
Le të jetë ky vit, vit i dëshirave të plotësuara.
Vit që na mbetet në kujtesë, për të mira, ME PAVARËSIN...

Hap të mbarë miqtë e mi! në vitin që po hyjmë.
Le të jetë ky udhëtim i ynë nëpër këtë vitë; vit i punës, sukseseve, të mirave, vit i përmbushjes së planeve tuaja.

Këtijë udhëtimi, merrni me vete te mirat; urtinë, bëmirësinë, humanizmin, sinqeritetin, dashurinë për të ua falur të tjerëve, vetëm atëherë do të ndjeheni të lumtur.
Lumturia do tu përcjellë në jet.
Lëreni: armiqësinë, urrejtjen, të keqen.
Bëjeni akull atë, me acarin e natës së fundit të vitit. Le të ngrihet ajo, në akullnajat e acarit, e ti shkrijë harresa e kohëve te ikura.
Të shkuara e të harruara!

Le të hyjmë ne mëngjezin e parë të vitit të ri, plot hare, gaz e kënaqësi, të na përcjellë ajo gjat vitit.
Gëzuar miqtë e mi, gëzuar, gëzuar.

Le të gëzojmë të gjithë së bashku sepse vetëm atëherë do të jemi të lumtur. Lumturin që e ndërtojmë, tu a falim të tjerë, bashkë me dashurinë.
Urime, urime miqtë e mi!
Gëzuar!

Në vitin e ri: 2009

Nuk ka komente:

Posto një koment